Lajmet në gjuhën shqipe - 28/06/2014

Vazhdon zjarri në Malesina
Në zhvillim mbetet zjarri në Mazi Malesinas të Fthiotidës, i cili ka
shpërthyer mbrëmjen e së enjtes. Në vend ndodhen 25 automjete të
shërbimit zjarrfikës me 68 zjarrfikësa, 53 njerëz të grupit të
këmbësorëve, katër çisterna dhe tre makineri komunale. Dy avionë dhe
një helikopter hedhin ujë nga ajri. Në kontroll të pjesshëm është
vendosur zjarri që ka shpërthyer në orën 1:00 në mëngjes në sipërfaqen
pyjore në Sfendali të Malakasas.

Vazhdohet greva e urisë në burgjet e vendit
Katër mijë e gjysëm të burgosur vazhdojnë për të gjashtën ditë grevën
e tyre të urisë, për të protestuar ndaj vendimit të qeverisë, që të
krijojë burgje të sigurisë maksimale, në të cilat të burgosurit nuk do
të kenë asnjë të drejtë. Në heshtje për këtë çështje është si
ministria e Drejtësisë dhe mediat.
Shqetësim për rrezikun që kanë të burgosurit që janë në grevë urie,
shkaktojnë informacionet që raportojnë se ata nuk janë nën kontrollin
e mjekut. Sipas të njëjtave burime, të burgosurit e burgjeve
Koridallo, të cilët janë dhe më të shumtët që janë përfshirë në këtë
grevë, kërkuan dhe kanë marrë - nga të afërmit e tyre që vijnë për
vizitë- matësa për tensionin dhe të sheqerit, në mënyrë që ata të
vetë-organizuar të mund të kenë informacionet e nevojshme mjekësore,
në lidhje me zhvillimin e shëndetit të tyre.
Ndërkohë, planifikohen aktivitete të ndryshme dhe mbledhje të shtunën
në mesditë në Monastiraki, në qendër të Athinës, dhe në qytete të
tjera të vendit, në mbështetje të kërkesës së të burgosurve. Ndalesa
të punës kanë predikuar dhe nënpunësit e burgut, duke protestuar për
mungesat tragjike me personel në burgje.

Punonjësit e DEH-së në greva 48-orëshe
Shitja e Koorporatës Elektroenergjitike e Greqisë ka shkaktuar
kundërshtime nga shumë anë. Greva të përsëritura 48-orëshe, nga data 2
korrik, dita e paraqitjes së projekt-ligjit në Parlament, ka shpallur
sindikata kryesore e punonjësve GENOP, me vendimin e të gjithë
sindikatave të shkallës së parë. Gjithashtu, nga data 2 korrik do të
mbyllen njësitë e DEH-së në Maqedoninë Perëndimore, siç vendosi
sindikata lokale, Spartakos. Kundërshtimi i tyre në shitjen e DEH-së
së vogël kanë shprehur qytetarët e Maqedonisë Perëndimore në tubimin e
tyre të premten në sheshin qendror të Ptolemaidës. Punonjësit e ERT-it
dhe POSPERT mbështesin kolegët e tyre në Koorporatën
Elektroenergjitike të Greqisë (DEH) në luftën e tyre kundër shitjes së
ndërmarrjes.

Javën tjetër vendimet për dividencën sociale
Me dy të ardhura referencë dhe në bazë të të ardhurave më të favorshme
për qytetarin, pritet të vendoset mbi kërkesat që janë paraqitur për
dividendën sociale dhe askush nuk do të kërkohet që të kthejë ndihmën
prapa. Këtë shpjegojnë faktorë të ministrisë së Financave, pasi u
rikonfirmua se të gjitha aplikimet që janë refuzuar, por dhe ato që do
të dorëzohen deri më 30 qershor, do të shqyrtohen në bazë të kufijve
të reja të të ardhurave (të ardhura reference 7.050 euro në vend të
6.000 euro) dhe të deklaratave tatimore të këtij viti, me qëllim që të
zgjerohet baza e përfituesve.
Vendimet përfundimtare priten të merren në takimin e ri që do të
mbahet në Llogarinë e Shtetit javën e ardhshme.

Deri më 14 korrik dorëzimi i deklaratave të të ardhurave
Zgjatje dy javë, deri në mesnatën e së hënës, 14 korrik, pavarësisht
AFM dha ministria e Financave për dorëzimin e deklaratës së të
ardhurave nga individët. Deri të enjten ishin dorëzuar nëpërmjet TAXIS
3,8 milion deklarata tatimore dhe mbeten rreth 2.000.000 të tjera.

Vazhdon kongresi i partisë Potami
Vazhdon sot dhe përfundon nesër në Lavrio, kongresi themelues i
Potamit. Në fjalimin e tij dje, kryetari i kësaj lëvizje, Stavros
Theodorakis ka vënë në dukje se qëllimi i partisë së tij është që të
sjellë ndryshimin e madh, që për shumë dekada njoftohet dhe kurrë nuk
vjen. Foli kundër populizmit të djathtë dhe të majtë dhe një sistemi
"që përpiqet me gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta, për t'u mbajtur në
pushtet".

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Armatimeve, Spiros Travlos në hetuesi
I akuzuar për pabesi në shkallë krimi do të hetohet para hetuesve të
Korrupsionit, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Armatimeve, Spiros
Travlos, kur ministër i Mbrojtjes Kombëtare ishte Janos Papantoniu, në
pjesën e çështjes së armatimit që ka lidhje me nëndetëset e Marinës
Luftarake.


Lajme nga Bota

Merkel për Shqipërinë
Në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel i është
referuar edhe Shqipërisë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Merkel është pyetur mbi qëllimin e organizimit të konferencës për
Ballkanin perëndimor në fund të muajit gusht në Berlin. Ajo është
përgjigjur se, për Gjermaninë është shumë i rëndësishëm fakti që të
ruhet perspektiva europiane për vendet ballkanike dhe të shikohet
përpara.
“Sa për Shqipërinë, ecuria e mëtejshme do të varet nga përparimi i
këtij vendi me reformat”, deklaroi Merkel.
Konferenca organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë
Botërore dhe 75-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore. Vitin tjetër
organizatore do jetë Austria.

Zgjatet armëpushimi në pjesën lindore të Ukrainës
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka shpallur zgjatjen e
armëpushimit, në pjesën lindore të Ukrainës, edhe për 72 orë të tjera.
Kjo shpallje u bë të premten në mbrëmje vonë, pas konsultimeve
ndërmjet Poroshenkos dhe zyrtarëve të mbrojtjes së Ukrainës.
Armëpushimi do të vlejë deri më 30 qershor në orën 22:00. Më herët
gjatë ditës së djeshme, separatistët prorusë në pjesën lindore të
Ukrainës, kanë shprehur gatishmëri për ta respektuar zgjatjen e
armëpushimit.
Nga ana tjetër, liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel, i kanë
tërhequr vërejtjen Rusisë për mundësinë e sanksioneve të reja, nëse
nuk shënohet ulje e tensioneve në pjesën lindore të Ukrainës, deri më
30 qershor.

Ushtria irakiane nisi ofensivën për rimarjen e qytetit Tikrit
Ushtria irakiane nisi sot ofensivën për rimarjen qytetin Tikrit, që
është nën kontrollin e kryengritësve sunitë, ndërkohë që disa avionë
amerikanë pa pilotë patrullojnë mbi Bagdad pavarësisht garancive të
dhëna nga kryeministri Nuri al Maliki për sa i përket sigurisë së
kryeqytetit.
Sipas një përgjegjësi të lartë ushtarak, Iraku koordinon bashkë me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpjekjet e tij për të luftuar kundër
përparimit të shpjetë të kryengritësve xhihadistë ultra radikalë të
Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.
Përball këtij kërcënimi, ajatollahu i madh Ali Al Sistani, autoriteti
më i lartë fetar shiit në Irak, i kërkoi krerëve irakianë që të
bashkohen për të krijuar një qeveri të re me qëllim që të përballen me
këtë krizë.
Shumë përgjegjës të huaj kanë insistuar gjithashtu mbi rëndësinë e
shoqërimit të veprimit ushtarak kundër kryengritësve me një zgjidhje
politike të kësaj krize që vendos bashkëpunimin mes komuniteteve
sunite, shiite dhe kurde.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon shira sporadike ose stuhi
në Maqedoninë Qendrore, në Thrakë, Thesali dhe në Greqinë Lindore, të
cilat në shumë zona të vendit do të shoqërohen me erëra të forta dhe
ka shumë mundësi me breshër. Shira të përkohshëm do të shënohen
pasdite në zonat malore. Era do të fryjë në drejtimin verior deri në 6
ballë dhe në Egje lokalisht deri në 7 ballë. Në rajonet lindore do të
ketë edhe rënie të temperaturës. 33ºC temperatura në Attiki dhe 29ºC
në Selanik.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54