Lajmet në gjuhën shqipe - 1/08/2014

Vetëm dy orë zgjati armëpushimi
Shkelet armëpushimi mdisi Gazës dhe Izraelit, pasi ata kishin rënë
dakord për një armëpushim 72 orësh. Pas më se tri javësh të luftimeve
ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë, sot ishte parashikuar
që në orën 08:00 të fllonte amëpushimi por Izraelitët kanë rifilluar
operacionin ushtarak në rripin e Gazës. Izraeli akuzon grupin Hamas se
ka vijuar bombardimet me raketa. Burimet palestineze njoftojnë për 8
persona të vrarë. Izraeli thotë se ofensiva synon mbrojtjen e
popullatës së vet nga sulmet e militantëve. Ushtria Izraelite udhëzon
banorët që të qëndrojnë në banesat e tyre.
Ndërkaq, arrin në 1440 numri i të vdekurve në Gaza, një bilanc më i
madh se në vitet 2008-09, njoftoi agjencia e lajmeve Maan, ndërsa 16
të tjerë vdiqën gjatë sulmit të fundit izraelit para armëpushimit këtë
mëngjes.
Sipas të dhënave të lëshuara para mëngjesit nga autoritetet
shëndetësore në Rripin e Gazës, numri i përgjithshëm i vdekjeve para
armëpushimit u ngjit në të paktën 1475. Por shifra ishte ende e
pasaktë deri në një nga bombardimet e fundit, ku bilanci u rrit në 11
deri 16 viktima. Sipas të njëjtit burim, të paktën 23 për qind e
totalit të vdekjeve nga ana e palestinezëve janë djem ose fëmijë.
Ndërkohë, të plagosurit janë më shumë se 8.200. Në aksionin e fundit
ushtarak tokësor izraelit në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës mes
dhjetorit të vitit 2008 dhe janarit të 2009, referuar si ”Lead Cast”,
mbetën të vdekur rreth 1416 palestinezë.
Ky operacion gjithashtu mori jetën e dhjetërave ushtarëve dhe tre
civilëve në Izrael.

U votua në parim projekt-ligji për pyjet
Deputetët e koalicionit qeveritar që marrin pjesë në Seancën e Dytë
Verore të Parlamentit votuan dje në parim projektligjin për pyjet, të
cilin e denoncojnë bashkarisht institucionet shkencore të vendit dhe
organizatat mjedisore.
Zëvendësministri i Mjedisit, Nikolaos Tagaras, duke u përpjekur për të
argëtuar përshtypjet, tha se do të marrë në konsideratë komentet dhe
sugjerimet që janë paraqitur nga deputetët e koalicionit.
Ndërkohë, të gjitha partitë e opozitës votuan kundër projekt-ligjit,
duke e akuzuar qeverinë për shërbimin e disa interesave të veçanta
private në dëm të mbrojtjes së pyjeve dhe pasurisë natyrore të vendit.

Hiqen tre taksa të fundit për Fondet ndihmëse
Në heqjen e tre taksave të fundit për fondet ndihmëse procedon qeveria
me multi projekt-ligjin.
Rikujtojmë se në muajin prill të këtij viti ishte votuar heqja e 24
taksave të tjera pro të tretëve, që financonin fondet ndihmëse, të
cilat tani i integron në një Fond të vetëm dhe në mënyrë dramatike
zvogëlon pensionet suplementare deri në zhdukjen e tyre përfundimtare,
në thelb duke vjedhur çfarë kanë paguar për dekada të siguruarit.
Ndërkohë, vazhdohet fabrika e amendamenteve dhe e fundit është ai që
është paraqitur në multi projekt-ligjin nga deputetë të koalicionit
qeveritar, që të përjashtohen fondet e ushtarakëve nga integrimi në
Fondin e Uniformuar të Sigurimeve Shtesë.

Vazhdon festën Adonis Georgiadis për vendimin e Gjykatës
Dhe brenda në Parlament, deputeti i Demokracisë së Re, Adonis
Georgiadis ka vazhduar festën në lidhje me aktgjykimin që ka nxjerrë
të pafajshëm pronarin e tokës dhe rojet e tij, të cilët vitin e kaluar
kishin qëlluar dhe plagosur 35 punëtorë emigrantë, kur ata kanë
kërkuar të paguhen për ditët e punës që kishin punuar. Deputetët e
opozitës kanë dënuar përfaqësuesin fashist të grupit parlamentar të
Demokracisë së Re.

Përsëri në grevë urie refugjatët nga Turqia
Në grevë urie edhe për një herë tjetër refugjatë nga Turqia, të
burgosur në burgje të ndryshme të vendit. Pesë aktivistët turq që
ndodhen në burgun e Larisës kanë filluar grevën e tyre të urisë, duke
kërkuar dhënien fund të izolimit të vendosur mbi ta. E vetmja kategori
që i rëndon është rezistenca e tyre kundër autoriteteve gjatë
arrestimit.
Në solidaritet me ata marrin pjesë në edhe tre të burgosur në
Koridallos, një në Nafplio, një në Janinë dhe një në Domoko.

Në kryeministri takimi për çështjet ekonomike të universiteteve
Sot në kryeministri u zhvillua një mbledhje për çështjet ekonomike të
universiteteve dhe institucioneve TEI, me pjesmarrjen e ministrit të
Arsimit, Andrea Loverdos dhe zv/ministrit të Financave, Hristos
Staikuras.
Shkurtimet në institucionet e larta arrijnë në 18%, ndërsa në qendrat
e studimeve të Universiteteve janë më të larta, një fakt që së bashku
me shkurtimet e administratorëve e bëjnë problematik funksionimin e
Institucioneve të larta arsimore.

Më shumë se 30.000 fëmijë mbeten jashtë çerdheve
Më shumë se 30.000 fëmijë të vegjël do të mbeten jashtë çerdheve siç
vlerëson Bashkimi Qendror o Bashkive, pasi shkurtimet në programet e
kujdesit social janë shumë të mëdha.
Me sukses përfundoi evakuimi i të huajve nga porti i Tripolit
Përfundoi me sukses të premten në agim, operacioni i evakuimit të
shtetasve grekë dhe të huajve nga porti i Tripolit në Libi.

Lajme nga Bota

Në Algjeri, vdekje dhe lëndime nga paniku i shkaktuar nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë të shkallës Rihter provokoi panik të
madh në Algjer, sipas radios algjeriane.
”Epiqendra e tërmetit ishte në det, 19 kilometra larg Bologhine, lagje
veriore e Algjerit”, sipas Qendrës Algjeriane të Kërkimeve në
Astrofizikë dhe Gjeofizikë (CRAAG), që shtoi se tërmeti u shoqërua
edhe me pesë pasgoditje më të lehta. Ende nuk ka njoftime për viktima
apo dëme materiale. Në vitin 2003, një tërmet në lindje të Algjerit
shkaktoi vdekjen e më shumë se 3.000 personave.

Në Tajvan, më shumë se 22 të vdekur kanë lënë shpërthimet e një
tubacioni të gazit.
Zyrtarët në Tajvan thonë se nga një seri e shpërthimeve të gazit në
qytetin jugor Kaohsiung, janë vrarë së paku 24 vetë dhe plagosur afro
270 të tjerë. Kryeministri, Jiang Yi-huah, tha se mbrëmë vonë kanë
ndodhur pesë eksplodime. Shkaku i eksplodimit të gazit nuk është i
njohur, por raportohet se ai ishte shkaktuar për shkak se gasjellësi
ishte i dëmtuar. Në mesin e të vrarëve ka edhe zjarrfikës. Mijëra
punonjës të emergjencës dhe ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar në
përpjekjet për shpëtimin e personave që mund t'i kenë shpëtuar
eksplodimeve. Zyrtarët thanë se në hapësirat e afërta njerëzit janë
evakuar dhe dërguar nëpër shkolla.

Moti
Shira ose stuhi në Halkidiki, në Maqedoninë lindore, në Thrakë si dhe
në ishujt e Egjeut verior dhe lindor, ku fenomenet do të jenë më të
forta parashikon për të shtunën Shërbimi Kombëtar Meteorologjik. Moti
gradualisht do të përmirësohet.
Në Attikë temperatura do të arrijë në 33ºC dhe në Selanik 31ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54