Lajmet në gjuhën shqipe - 31/07/2014

Buletin i jashtëzakonshëm i fenomeneve të motit
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik dha një buletin të jashtëzakonshëm të
fenomeneve të motit që parashikon shira dhe stuhi të fuqishme që do të
shoqërohen me breshër në Maqedoninë dhe në Thesalinë Veriore.

Mbyllet çështja e Farmakonisit
Fakte interesante rreth çështjes së Farmakonisit dhe për vendosjen e
dosjes në arkiv janë referuar në konferencën për shtyp që ka mbajtur
të enjten Këshilli Grek për Refugjatët dhe organizatat e tjera për të
Drejtat e Njeriut dhe të Migrantëve. Sipas asaj që ka thënë prokurori
i Gjykatës Detare që ekarakterizon dosjen "dukshëm të pabazuar në
thelbin e saj" është bazuar në supozimet e mëposhtme: Se nuk bëhen
rikthime në Greqi dhe se Drejtoria Portuale nuk shkel urdhrat që ata
marrin në mënyrë hierarkike. Të dy këto supozime janë në kundërshtim
jo vetëm nga dëshmitë, por edhe nga organizatat ndërkombëtare,
agjencitë dhe mediat ndërkombëtare. Një tjetër element përshtypës
është se prokurori i konsideron prova të besueshme dëshmitë që janë
marrë përmes përkthyesve, të cilët nuk e njihnin gjuhën e emigrantëve
dhe me ndërhyrjen e personave, të cilët nuk i emëruar, sipas të
njëjtit tekst të prokurorit.Së fundi përshtypje bën fakti se siç
pretendon prokurori asnjë regjistrim i çarjeve të anijeve apo të
bisedimeve midis koordinimit dhe anijes nuk bëhet në fushën e forcave
të armatosura.

Palestinezët në Rripin e Gazës janë në një gjendje alarmante
Palestinezët në Rripin e Gazës janë në një gjendje alarmante, deklaroi
sot Pierre Krahenbuhl, shefi i OKB-së për ndihmë ndaj refugjatëve
palestinezë (UNRWA) në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Duke u shprehur nëpërmjet një videokonference që prej Gazës, ai i
kërkoi Këshillit dhe komunitetit ndërkombëtar “të marrin masat e
nevojshme përballë kësaj situate”.
Krahenbuhl njoftoi se “rreth 220 mijë refugjatë palestinezë ndodhen në
kampet e OKB-së në Gaza dhe se kushtet e jetës në këto kampe janë
gjithnjë e më shumë mjerrane dhe ka mungesë të theksuar sanitare duke
rritur rreziqet për sëmundje”.
Duke i kërkuar të gjitha palëve të respektojnë paprekshmërinë e
kampeve të OKB-së, shefi i UNRWA-së kërkoi një armëpushim të
menjëhershëm dhe të pakushtëzuar por gjithashtu vlerësoi se “bllokimi
i paligjshëm i Gazës duhet të hiqet”.
Pas 24 ditësh konflikt shkatërrues mes Hamasit dhe Izraelit, bilanci
në kraun palestinez është 1 395 të vdekur dhe më shumë se 8 100 të
plagosur, shumica e të cilëve janë civilë. Më shumë se 245 fëmijë
rezultojnë mes të vdekurve, sipas UNICEF-it. Në krahun izraelit, 56
ushtarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore më 17 korrik.

Të dhëna zhgënjyese për profesionistët e lirë
Të dhëna zhgënjyese për lëvizjen në dyqanet regjistron raporti i
ESEE-së, në të njëjtën kohë që gjysma e profesionistëve të lirë nuk
kanë mundësi për të paguar kontributet e tyre, nuk kanë sigurim
shëndetësor dhe janë të kërcënuar me riposedim.

Në muajin qershor 105 konfiskime të pasurisë së patundshme
Në 105 konfiskime të pasurisë së patundshme në muajin qershor vazhdoi
Qendra e Mbledhjes së Detyrimeve të Sigurimeve Sociale. Gjithashtu,
kishim 35 konfiskime të pasurisë së Patundshme dhe 21.826 konfiskime
të tjera, ndërsa 2.016 ishin urdhrat e konfiskimit për të njëjtin
muaj.

Sektori shtetëror do të paguajë borxhin e Pallatit të Muzikës
Koalicioni qeveritar vendosi të ndërmarrë pagesën e borxhit të
Pallatit të Muzikës, prej 245 milionë euro, për të lehtësuar bashkimin
e kompanisë DOL me PHGASO. Ambientet e rrugës Vasilissis Sofias do të
kalojnë në sektorin shtetëror grek dhe nuk është bërë e qartë nëse ato
do të hyjnë në Fondin e Shfrytëzimit të Pasurisë Private të Sektorit
Publik.

Lajme nga Bota

Argjentina në prag të falimentimit për herë të dytë në 13 vitet e fundit
Argjentina ka falimentuar për shkak të borxheve të saj, për herë të
dytë në 13 vitet e fundit, pasi bisedimet “e minutës së fundit” në Nju
Jork me një grup zotëruesish të bonove dështuan.
Të ashtuquajturit investitorë “të financimeve në kompani në
vështirësi” kërkuan pagesën e plotë të 1,3 miliardë dollarëve, për
bonot që ata zotërojnë. Argjentina tha se nuk mund ta përballojë diçka
të tillë, si dhe i akuzoi ata se po shfrytëzonin problemet e saj me
borxhet për të përfituar në shuma të mëdha.
Një gjykatë amerikane kishte vendosur një afat deri në orën 6 të
mëngjesit të së enjtes për arritjen e një marrëveshjeje. Kriza e sotme
rrjedh që prej falimentimit të parë të Argjentinës, në vitin 2001.
Të mërkurën në mbrëmje, ministri argjentinas i Ekonomisë, Axel
Kicillof, tha se investitorët kishin refuzuar ofertën e fundit të
qeverisë.
Falimenti i fundit pritet të shtojë problemet në ekonominë e
Argjentinës të goditur nga recesioni. Gjithsesi, efekti nuk mund të
krahasohet me pasojat e situatës së vështirë ekonomike të vendit gjatë
viteve 2001-2002, kur depozitat e popullit u ngrinë, në mënyrë që ata
të mos kishin mundësi t’i tërhiqnin paratë nga bankat, ndërsa
protestat e dhunshme nëpër rrugë çuan në dhjetra të vdekur.

729 të vdekur nga virusi Ebola
Bilanci i epidemisë së ethes hemoragjike në pjesën më të madhe si
pasojë e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore vazhdon të përkeqësohet
me më shumë se 1 300 raste dhe 729 të vdekur, 57 prej të cilëve nga
data 23 deri më 27 korrik, theksoi OBSH.
”Nga data 23 deri më 27 korrik rreth 122 raste të reja të konfirmuara,
të mundshme dhe të dyshuara si dhe 57 të vdekur janë njoftuar në
Guine, në Liberia, në Nigeri dhe në Sierra Leone”, theksoi Organizata
Botërore e Shëndetësisë në një komunikatë.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të premten 1 Gusht 2014
vransira me shira dhe stuhi të fuqishme lokale në Greqinë Veriore, në
Epir, Thesali dhe në zonat malore të Greqisë Qendrore dhe mot të mirë
në rajonet e tjera.
Temperatura do të luhatet nga 18ºC deri në 32ºC në Greqinë Veriore,
nga 19ºC deri në 32ºC në Greqinë Qendrore, nga 22ºC deri në 33ºC në
Greqinë Jugore, nga 18ºC deri në 30ºC në Greqinë Perëndimore dhe nga
23ºC deri në 30ºC në ishujt e Egjeut dhe në Kretë.
Era në Egjeun Verior do të fryjë mesatare në drejtimin lindor dhe
verilindor dhe në pjesën tjetër të Egjeut mesatare në drejtimin
perëndimor. Në detin Jon, era do të fryjë mesatare në drejtimin
veri-perëndimor.
Mot me diell me vransira të pakta presim të premten në Attikë.
Temperatura në qendrën e qytetit do të arrijë në 33ºC.
Mot të paqëndrueshëm me shira dhe stuhi lokale presim të premten në
Selanik, temperatura do të arrijë në 31ºC, ndërsa era në Thermaiko do
të fryjë mesatare.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54