Lajmet në gjuhën shqipe - 29/07/2014

Gaza ka përjetuar një nga netët me bombardimet më të rënda nga ajri, deti dhe toka
Gaza ka përjetuar një nga netët me bombardimet më të rënda nga ajri, deti dhe toka, pasi kryeministri izraelit paralajmëroi një konflikt të gjatë përpara.
Izraeli kreu rreth 60 bombardime, duke goditur stacionet televizive dhe ato radiofonike, si dhe objekte të tjera të lidhura me lëvizjen islamike të Hamas. Të paktën 60 persona kanë vdekur nga kjo valë bombardimesh, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi më herët se Izraeli do të vazhdonte ofensivën e tij ushtarake në Gazë, "deri sa të arrijë qëllimin për të shkatërruar rrjetin e tuneleve nëntokësore të Hamasit". 
Kjo deklaratë e tij erdhi në një moment të rritjes së dhunës në Gazë, pavarësisht kërkesave të Kombeve të Bashkuara për përfundim të konfliktit. Zyrtarët thonë se mbi 1.070 palestinezë, shumica prej tyre civilë, janë vrarë në luftimet që nisën më 8 korrik. Ndërsa pala izraelite thotë se janë vrarë 48 ushtarë dhe tre civilë. 
Ditën e hënë sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon bëri thirrje për të ndaluar urgjentisht dhunën në Gazë, duke paralajmëruar se territori palestinez është në “gjendje kritike”. “Në emër të humanizmit, dhuna duhet të ndalet”, tha ai në Nju Jork, pasi u kthye nga një vizitë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Demonstrata masive në solidaritet me popullin palestinez
Demonstrata masive në solidaritet me popullin palestinez bëhennë të gjithë botën,dhemë kryesorjaajoqë u mbajt në Tel-Aviv dhe kambledhur mijëra njerëz.
Sontenë orën 21:00 në Sintagmadotë organizohetprotestë paqësoregjatë gjithënatësnënmoton: "Fëmijëtmeritojnë që t’u ofrojmë buzëqeshjedhejoplumba". Do të jepet një shfaqjeteatralepërfëmijë, në kujtimtë fëmijëvetë vrarë në RripineGazës

Në Parlamentparaqitet sot multiprojektligjime parakushtet për këstinedytë prej 1 miliardë euro
Në Parlamentparaqitet sot multiprojektligjime parakushtet për kestine dytë prej 1 miliardë euro.Multi-projekt-ligji përfshin integrimin e të gjitha fondeve sociale ndihmëse ne ETEA dhe përcaktimin e bregdetit, por dhe dispozita të tjera të shumta, për të përshpejtuar masat e zbatimit te memorandumit. Ndërkohë, një takim është mbajtur në Ministrinë e Financave mes ministrit përkatës dhe referuesve të partisë Demokracia e Re dhe PASOK-ut.

"Mbeturina dhe shkatërrimesuccessstoryi kryeministrit Antoni Samara
"Mbeturina dhe shkatërrime" është successstoryi kryeministrit  Antonis Samaras,pasi zyra e Buxhetit të Parlamentit në raportin tremujor, pak a shumë parashikon qëGreqia do të shkojë në një memorandum të ri për shkak të "vrimëssë zezë" prej14,9 miliardë euro gjatë viteve 2014-15.
Siç thuhet në raportzhvillimi nuk vjen dhe rimëkëmbja është e ngadalshme dhe për këtë arsye, mbikëqyrja do të jetë e vazhdueshme dhe në një kohë të pacaktuar.

Në Paris, vlerësimi i programit ekonomik grek
Jashtë territorit grek, në Paris, do të bëhet vlerësimi i programit ekonomik grek. Qarqet qeveritare zbulojnë se vlerësimi do të bëhet "më i qetë" jashtë vendit, por ka njoftime se në negociata do të marrin pjesë dhe faktorë të tjerë nga Brukseli apo Banka Evropiane dhe në qoftë se këto takime do të mbaheshin në Greqi, do të merrnin një publicitet analog dhe do të shkaktonte pakënaqësinë e njerëzve.
Këshilli i Shtetit pranon veprimin e dytë të Shoqatës Helenike Mjekësore
Është pranuar nga Këshilli i Shtetit dhe veprimi i dytë i Shoqatës Helenike Mjekësore për pezullimin e vendosjes së një tavani në shpenzimet për përshkrimin e recetave për çdo mjek, specialitet dhe zonë gjeografike. 

SYRIZA paraqet dy amendamente në projektligjin e Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike
Dy amendamente në projektligjin e Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike për energji elektrike falas dhe naftë të lirë për ngrohje për grupet në nevojë të popullsisë dhe të varfërit, por dhe për rivendosjen e akcizës së naftës për ngrohje në nivelin e marsit të vitit 2011, ka paraqitur partia kryesore e opozitës. 

Qeveria ndryshon lidershipin e TAIPED
Edhe një herë tjetër qeveria ndryshon lidershipin e TAIPED-it, duke emëruar në postin e Drejtorit Menaxhues z.Paschali Buhori, i cili vjen nga Banka Kombëtare. Ajo që nevojitet nuk është zëvendësimi i vazhdueshëm i atyre që me imunitetin e tyre të garantuar organizojnë shitjen e Pasurisë Publike. Nevoitet prishja e vetë TAIPED-it mëkatar, tha deputetja e SYRIZA-s, Nadia Valavani. 

Amendament për liçensat dhe ndërtimin e objekteve brenda minierave greke në Halkidiki
Një amendament, me të cilin ndër të tjera thjeshtohen dhe modernizohen procedurat për liçensimin dhe ndërtimin e objekteve brenda minierave dhe guroreve ka paraqitur qeveria në projekt-ligjin për pyjet.
Për një "amendament fotografik" që ka lidhje me minierat greke në Halkidiki, bëjnë fjalë SYRIZA dhe Grekët e Pavarur. 

Nga data 1 gusht mbajtja e taksës për pensionistët me mbi dy pensione
Nga data 1 gusht fillon mbajtja e tatimit mbi të ardhurat mujore për pensionistët, të cilët kanë të ardhura nga dy ose më shumë pensione, masë e cila tashmë vlen për pensionistët që marrin vetëm një pension.

Të enjten vendimi për ADEDI
Të enjten në orën 12:00 në mesditë, do të vazhdojë seanca e gjykimit të ADEDI, kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës, që kishte vendosur se greva për vlerësimin e punonjësve në sektorin publik është e paligjëshme.
Në fakt, ky zhvillim çon në një rrugë pa krye veprimet deri tani të ministrisë së Reformës Administrative, pasi në të njëjtën ditë përfundon dhe afati i fundit për dorëzimin e fletëve të vetë-vlerësimit.

Dhe në vitin 2015 pagesa e taksës së veçantë
Dhe në vitin 2015 do të vazhdojë "pagesa e taksës së veçantë", që është bërë e përhershme, pavarësisht pohimeve të zotërinjve Samara dhe Venizelos se nuk do të paguhet. Këtë herë si shkak duket se është vendimi i Këshillit të Shtetit për kthimin e shkurtimeve që qeveria u ka bërë ushtarakëve. 

Zëdhënësja e qeverisë kritikon mënyrën e solidaritetit me pastrueset
Një ditë pas koncertit të djeshëm në solidaritet me pastrueset e ministrisë së Financave, që në fund të korrikut arriti të mbledhë më shumë se 20 mijë njerëz, dhe jo vetëm për të parë, por për të shprehur solidaritetin me këto gra, zëdhënësja e qeverisë - në mënyrë që të ndryshojë përshtypjet - ka deklaruar në një kanal televiziv privat: "Jemi të gjithë pastruese, por ne nuk mund të jemi të gjithë nënpunës shtetërorë. Mendoj se është fyerje dhe sharje që të merremi të gjithë ditën me këtë çështje".

Lajme nga Bota

Policia gjen 15 persona të ekzekutuar në lagjet e kryeqytetit
Policia në Bagdad të Irakut thotë se së paku 15 trupa të pajetë me shenja të plumbave, përfshirë tre femra, janë gjetur gjatë dy ditëve të kaluara në lagjet e Bagdadit. Kjo i ka shtuar shqetësimet për përhapje të dhunës në Irak, pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
Disa nga trupat e vrarë ishin qëlluar me armë, i kishin sytë e mbyllur dhe ishin të lidhur. Policia tha se tri femra, të moshës 25-30 vjeçare, ishin vrarë me të shtëna në kokë dhe me duar të pranguara. Policia thotë se ende nuk dihen motivet e këtyre vrasjeve.

17 civilë, përfshirë tre fëmijë, vdiqën nën goditjet e artilerisë në Gorlovka
Të paktën 17 civilë mes të cilëve edhe tre fëmijë u vranë gjatë 24 orëve të fundit nën goditjet e artilerisë në Gorlovka, një nga bastionet e separatistëve prorusë që ndodhet 45 kilometra në veri të Donetskut, njoftoi administrata rajonale.
Një zi prej tre ditore u dekretua në qytetin ku 13 civilët mes të cilëve edhe dy fëmijë u vranë nën goditjet e granatave hedhësve të shumfishta të tipit “Grad”. Shumë shtëpi dhe godina administrative në qendër të qytetit janë dëmtuar për shkak të predhave, madje edhe godina e spitalit është dëmtuar pjesërishtë.
OKB-ja e dënoi përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara, si nga separatistët prorusë ashtu edhe nga ushtria ukrainase, në një raport të publikuar sot ku flitet për më shumë se 1.100 të vdekurnë luftimetnë lindjeqë prejmesittë prillit.

Moti
Në përgjithësi mot të mirë parashikon për të mërkurën 
ShërbimiKombëtarMeteorologjikdhevetëmshiratë përkohëshmeosestuhidotë ketë në mesditë dhepasditenë rajonetqendroredheveriorekryesishtnë zonatmaloreTemperatura në Athinë do të arrijë në 36ºC dhe në Selanik në 34ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54