Lajmet në gjuhën shqipe - 17/07/2014

Rrëzohet një avion i kompanisë së fluturimeve ”Malaysia Airlines”
Një numër i madh trupave të pasagjerëve të vrarë si pasojë e rrëzimit
të avionit të linjës malajziane në lindje të Ukrainës janë gjetur në
zonën e aksidentit, theksuan gazetarët e mbërritur në vendngjarje.
Një avion i kompanisë së fluturimeve ”Malaysia Airlines” nisur nga
Amsterdami për në Kuala Lumpur u rrëzua pranë qytetit Chakhtarsk, në
rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës, njoftoi administrata
rajonale e Donetskut.
“Nuk dihet ende numri i të vdekurve”, theksoi administrata në një
komunikatë, duke shtuar se avioni kishte rënë në një zonë të
kontrolluar nga separatistët prorusë.
Ajo konfirmoi informacionet e agjencive ruse të lajmeve Itar-Tass dhe
ukrainase Interfax-Ukraine. Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass ka
cituar burime nga aviacioni dhe Interfax-Ukraine, një burim brenda
forcave ukrainase të sigurisë, duke shtuar se një grup i forcave të
shpëtimit nga Ministria për Situatat Urgjente ishte nisur në
vendngjarje.
Sipas informacioneve të para, avioni transportonte 280 pasagjerë dhe
15 anëtarë të ekuipazhit.
Presidenti amerikan, Barack Obama shprehu keqardhje dhe e cilësoi si
një tragjedi të tmerrshme rrëzimin e avionit të linjës malajziane në
rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës.
”SHBA ofron të gjithë mbështetjen e saj për të ndihmuar dhe për të
zbardhur atë që ka ndodhur”, tha ai para fillimit të një fjalimi mbi
infrastrukturën e transportit në Wilmington, në shtetin Delaware.
Kryeministri holandez, Mark Rutte u shpreh shumë i tronditur pasi një
avion i linjës malajziane nisur nga Amsterdami u rrëzua në lindje të
Ukrainës me rreth 300 persona në bord.
“Jam shumë i tronditur nga ky lajm dramatik”, deklaroi kryeminsitri,
cituar në një komunikatë, ndërkohë që Kievi nuk përjashton mundësinë
që avioni të jetë sulmuar në këtë zonë të kontrolluar nga separatistët
prorusë, pranë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tubime në solidaritet me popullin palestinez
Tubime në solidaritet me popullin palestinez dhe të dënimit të
gjenocidit të tij nga shteti i Izraelit kanë organizuar të enjten
jashtë ambasadës izraelite në Psihiko. Nisma "Një anije për në Gaza i
ka bërë thirrje organizatave palestineze, partive të Majta dhe
shoqatave të tjera, ndërsa Partia Komuniste Greke dhe Rinia komuniste
janë mbledhur në stacionin Panormu të Metrosë dhe kanë bërë një
marshim në rrugën ku gjendet Ambasada e Izraelit. Medikamente për
spitalet e Palestinës mbledh Klinika Sociale Metropolitan dhe
organizata Fair Planet.

Vazhdohen hetimet për Niko Maziotin
Kurohet i ruajtur mirë në spitalin Evangjelismos, Nikos Maziotis që u
arrestuar të mërkurën pasdite. Për një armë që nuk është përdorur në
veprimtari tjetër kriminale referohet laboratori i balistikës së
Policisë Greke me një deklaratë të saj, duke mohuar skenarët që
paraqesnin mediat sistemike. Ndërkohë vazhdohen hetimet e Shërbimit
Antiterrorist në Athinë, por që shoqërohet dhe nga denoncime në
internet për mos respektimin e ligjshmërisë gjatë tyre.

Të padëshiruar deputetët e qeverisë në Orestiadha dhe Serres
Në listën e zezë janë deputetët - zv/ministra të qeverisë në Evro,
thotë Shoqata e Personelit Sezonal të Fabrikës Greke të Sheqerit, pas
vendimit të qeverisë që të mbyllen me procese të menjëhershme fabrikat
e industrisë së sheqerit në Orestiada dhe Serres.

Organizata të ndryshme do të mbyllin për tre ditë bazën e Sudës
Në bllokimin tre ditë të bazës së Sudës në Kretë, që do të fillojë të
shtunën në mesditë ftojnë organizatat koordinuese kundër shkatërrimit
të armëve kimike të Sirisë në Mesdhe.

Marshim kundër shkurtimeve dhe disponueshmërisë më 22 korrik
Në marshime kundër shkurtimeve dhe disponueshmërisë, të cilat do të
përfundojnë në Ministrinë e Reformës Administrative organizojnë më 22
korrik, mësuesit, rojet e shkollave, pastrueset e ministrisë së
Financave, punonjësit e ERT-it, administratorët e universiteteve,
punonjës në Pushtetin Lokal dhe në sektorin privat.
Na marshimin që do të fillojë nga ERT-i, në ora 08:30 në mëngjes do të
marrin pjesë edhe rojet e shkollave.

Lajme nga Bota

Parlamenti Evropian kërkon një armëpushim mes Izraelit dhe Hamas
Parlamenti evropian kërkoi sot një marrëveshje armëpushimi mes
Izraelit dhe Hamasit, duke nënvizuar se nuk ekzistonte asnjë
justifikim për sulmet që synojnë qëllimisht civilët e pafajshëm.
Në një rezolutë të miratuar në seancë plenare, Parlamenti i kërkoi
Hamasit dhe grupeve ët tjera të armatosura t’i japin menjëherë fund
hedhjes së raketave kundër Izraelit që nga Rripi i Gazës. Ai kërkoi
gjithashtu dhënien fund të çdo veprimi ushtarak izraelit kundër Rripit
të Gazës.
“Ky konflikt ka shkaktuar humbje tragjike të jetëve njerëzore dhe
vuajtje të papranueshme për popullsinë civile të dy kampeve”,
nënvizuan parlamentarët në rezolutën e tyre, duke kërkuar ndërprerjen
e menjëhershme të gjitha akteve të dhunës që kërcënojnë jetën e
popullsisë civile.
Në një deklaratë para deputetëve, nënsekretari italian i Punëve të
Jashtme, Benedetto Della Vedova duke u shprehur në emër të shefes së
diplomacis së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton nënvizoi se duhen
bindur zyrtarët izraelitë dhe palestinezë të marrin vendime të
guximshme dhe nevojshme për t’i dhënë fund spirales aktuale të dhunës
dhe të rifillojnë negociatat.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të premten vransira të
pakta, që në mesditë në rajonet kontinentale, në rajonet qendrore të
Jonit dhe në pjesët perëndimore të Kretës do të rriten dhe do të kemi
shira dhe stuhi. Era në Egje do të fryjë në drejtimin verior deri në 6
ballë, ndërsa në Jon do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor dhe
dhe veriperëndimor.
Vransira të pakta dhe ka mundësi shira dhe stuhi kryesisht në pjesën
veriore të saj do të ketë të premten Attika. Temperatura në qendër do
të arrijë në 34ºC, ndërsa në Selanik në 32ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54