Lajmet në gjuhën shqipe - 22/07/2014
Përpjekje në Lindjen e Mesme me mision armëpushimin
Ndërsa numri i të vrarëve palestinezë ka arritur në më tepër se 500 vetë, kanë vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit, në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze, Hamas.
Këshilli i Sigurisë në OKB ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas zhvillimit të një takimi emergjence me dyer të mbyllura në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme.
Duke folur në Katar, z.Ban po ashtu ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve që kanë marrë mbi 400 jetë njerëzish.
Mbi 60 palestinezë dhe 13 ushtarë izraelitë janë vrarë më 20 korrik, ditën më të përgjakshme në ofensivën 13-ditëshe. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur mbrëmë vonë në rajon, me mision që të kërkojë armëpushim në konfliktin 14 ditësh, "sa më parë që të jetë e mundshme".
Në Kajro të Egjiptit, Kerry është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dhe me këtë rast, zyrtari i lartë amerikan ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do të japin një ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, prej 47 milionë dollarësh.
Nga ana tjetër, dhuna ka vazhduar. Dje, Izraeli i ka bombarduar disa objektiva në bregdet, duke vrarë 28 anëtarë të një familjeje të vetme, gjatë një sulmi.
Ushtria e Izraelit ka njoftuar se janë vrarë edhe 7 ushtarë izraelitë.

Tubim proteste për Gazën më 22 korrik
Në një tubim proteste për Gazën dhe marshim në zyrat e BE-së janë ftuar shumë organizata për të martën 22 korrik në orën 19:00 pasdite në Sindagma që ti jepet fund menjëherë rrethimit të Gazës.
Ndërkohë, thirrje për ndihmë drejtojnë Mjekët në Gaza. Në Greqi, ilaçe për spitalet e Palestinës mbledhin Klinika Sociale Metropolitane në zonën Elliniko dhe organizata Fair Planet, me të cilët mund të kontaktoni në telefonin me numër210 96 31 950 dhe 210 94 09 519.

Është përkujtuar sot një vjetori i vendosjes së disponueshmërisë në sektorin publik
Një marshim nga ndërtesa e ERT-it në Agia Parashkevi drejt Ministrisë së Reformës Administrative kanë organizuar sot në orën 08:30 në mëngjes rojet e shkollave, mësuesit, pastrueset e ministrisë së Financave.
Edhe punonjësit e ERT-it kanë marshuar së bashku me ata, duke përkujtuar në këtë mënyrë përvjetorin e parë të vendosjes së disponueshmërisë në sektorin publik.

Marshimi ka përfunduar në Ministrinë e Reformës Administrative, ku kanë marrë pjesë në një tubim në orën dymbëdhjetë, sindikatat si OLME, POE OTA dhe ADEDY.
Punonjës të shkurtuar nga puna, punonjës në dispozicion dhe punonjës të tjerë nga sektori publik që janë prekur nga masat e qeverisë janë bashkuar, për të kundërshtuar daljen e tyre në disponueshmëri dhe shkurtimin e tyre nga puna, me një ndalesë të punës nga ora 11:00 deri në fund të turnit.

Kiriakos Micotaqis: Vendi duhet të zbatojë detyrimet e tij
Detyrimet ndaj huadhënësve përmend ministri i Reformës Administrative, Kiriakos Micotaqis, duke dërguar një mesazh përçdo drejtim, se vlerësimi do të zbatohet.
"Vendi duhet të jetë konsekuent me angazhimet e tij", mbështeti Kiriakos Micotaqis.

Në grevë punonjësit e industrisë së Plehrave të Greqisë
Punonjësit në industrinë e Plehrave të Greqisë janë sot në grevë dhe kanë ftuar për një tubim jashtë portës së fabrikës nëKavalla edhe punonjës të tjerë. Ata pretendojnë pagën e tyre të rregullt, pagimin e kontributeve të sigurimeve socilae dhemasa shëndetësore dhe sigurisë.
Punonjësit në spitalet publike në grevë të mërkurën nga ora 10:00-15:00
Grevë në të gjithë Attikën nga ora 10:00-15:00 dhe një protestë në orën 11:00 jashtë Ministrisë së Shëndetësisë, do të kenë të mërkurën, 23 korrik, punonjësit në spitalet publike, për të kërkuar anulimin e vlerësimit të punonjësve, që siç thonë, çon në pushime nga puna.
"Sistemi i ri i vlerësimit ka për qëllim privatizimin dhe zvogëlimin e të mirave publike sociale dhe krijon viktima të reja përoreksin e Trojkës", thotë Federata Panhelenike e Punonjësve në spitalet publike dhe vë në dukje se asnjë punonjës nukkishte marrë pjesë në procesin e vlerësimit.

Bashkimi i gazetarëve të Gazetave të Përditëshme të Athinës denoncon NERIT për emërimet e gazetarëve
Në një njoftim të tij, Bashkimi i gazetarëve të Gazetave të Përditëshme të Athinës denoncon, edhe një herë, mënyrën eemërimit të gazetarëve në radio-televizionin shtetëror NERIT, duke vënë në dukje se: "janë kualifikuar përzgjedhje jashtënga çdo arsye. Në momentin që industria e gazetarisë është rrënuar nga papunësia e paparë, NERIT emëron në poste të përhershme të stafit, gazetarë në pension, madje duke i dhënë premisa në mënyrë provokuese".
Koncert i Grupit Muzikor i ERT-it në Sindagma
Të enjten, më 24 korrik në orën 19:00 pasdite, Grupi muzikor i ERT-it të lirë organizon një koncert në solidaritet me luftën e pastrueseve të ministrisë së Financave, në Sindagma. Ne ju ftojmë që të jeni atje, për të bashkuar zërin tonë në një luftë të përbashkët kundër politikës që hedh të zezën në jetën tonë.
Lajme nga Bota
Separatistët prorusë dorëzojnë kutitë e zeza të avionit
Kryengritësit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës i kanë dorëzuar dy kuti të zeza nga aeroplani i rrëzuar i udhëtarëve. Kutitë u janë dorëzuar ekspertëve të Malajzisë.
Lideri separatist, Aleksander Borodai, i ka dorëzuar sot në mëngjes kutitë e zeza në qytetin Donjeck.
"Këto janë kutitë e zeza", u tha ai gazetarëve, që e kishin mbushur një dhomë në selinë e të vetëshpallurës Republikë Popullore e Donjeckut.
Koloneli Mohamed Sakri nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Malajzisë, tha se të dy kutitë e zeza ishin në gjendje të mirë. Njëra nga kutitë i përmban të gjitha bisedat në kabinën e pilotëve të aeroplanit, ndërsa tjetra të dhënat për fluturimin. Mbetet të shihet se a do të mund të nxirren të dhëna të sakta të asaj që i ndodhi këtij aeroplani.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar rezolutën, me të cilën u dënua rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, me 298 vetë në të, dhe ka kërkuar që grupet e armatosura të lejojnë qasje të sigurtë, të plotë dhe të pakufizuar. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet i kanë fajësuar kryengritësit prorusë për rrëzimin e aeroplanit.
Indentifikohet trupi i pronarit të tragetit të mbytur
Policia në Korenë e Jugut ka identifikuar trupin e pajetë të gjetur në muajin qershor, duke vërtetuar se ai i përket pronarit të tragetit të mbytur në muajin prill, ku më shumë se 300 persona u mbytën.
Menjëhera pas ngjarjes tejet të rëndë, Yoo Byung-eun ishte zhdukur, duke shkaktuar me një mobilizim të madh të forcave policore.
Tashmë mostra e ADN-së çuan në identifikimin e personit në fjalë. Yoo, 73 vjeç, ishte kreu i familjes që kishte në pronësi tragetin gjigand. Menjëherë pas tragjedisë ai arriti t’i shmangej policisë, duke u fshehur në anije.
Agjencia e lajmeve vendase njoftoi se policia gjeti një trup të dekompozuar në një fushë në Suncheon, një qytet rreth 300 kilometra në jug të Seulit. Yoo do të merrej në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Polica ka arrestuar edhe disa anëtarë të tjerë të familjes së 73 vjeçarit, djalin edhe vajzën, e cila jeton në Francë dhe tashmë po kërkon ekstradimin.

Moti
Mot të paqëndrueshëm me shira dhe stuhi, në fillim në Greqinë Veriore dhe në Jon dhe më pas në pjesën tjetër të vendit, parashikon për të mërkurën Shërbimi Kombëtar Meteorologjik. Fenomenet ka mundësi që lokalisht të jenë të fuqishme, ndërsa temperatura do të luhatet nga 16ºC deri në 33ºC.

Era në Egjeun Qendror dhe Verior do të fryjë mesatare në drejtimin jugor dhe në Egjeun Jugor në drejtimin perëndimor dhe pothuajse e fuqishme deri në 7 ballë.
Mot të mirë me vransira të pakta do të ketë Attika të mërkurën dhe temperatura do të arrijë në 33ºC.
Shira dhe stuhi presim të mërkurën në Selanik, ndërsa temperatura do të arrijë deri në 30ºC.
Mbetet të shihet se a do të mund të nxirren të dhëna të sakta të asaj që i ndodhi këtij aeroplani.