Lajmet në gjuhën shqipe 04/05/2015
---Shkurtimin e negociatave pasi nuk ka kohë për marrëveshje të veçanta i propozon qeveria greke partnerëve të saj, në mënyrë që të shkojmë për një marrëveshje - paketë në fund të majit ose në fillim të qershorit, kështu që të zhbllokohet likuiditeti.
Ky vendim u mor në mbledhjen e djeshme të ekipit ekonomik nën drejtimin e Kryeministrit Aleksi Cipra dhe me pjesëmarrjen e Giáni Varufáki, pasi përsëriten nga sot negociatat në Brussels Group.
Frenim në negociatat është bërë këmbëngulja e FMN-së për shkurtimin masiv të punonjësve dhe për tërheqjen e projektligjit në lidhje me rivendosjen e kontratave kolektive të punës.
---Informacionin e redaktorëve politikë rivendos, duke zbatuar në praktikë premtimin e tij, zëdhënësi qeveritar Gavriíl Sakellarídis.
Salla e konferencës për shtyp në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Informacionit në rrugën Syngrú, u rihap sot, pas dy vjet e gjysmë, për të mirëpritur redaktorët politike që mbulojnë reportazhin e punës së qeverisë.
---Kanë filluar të hënën punimet e planifikuara të Komitetit për të Vërtetën e Borxhit Publik në Parlament.
Punimet i hapi kryetarja e Parlamentit, Zoí Konstantopúlu dhe koordinatori shkencor si dhe kreu i Grupit Ndërkombëtar, Eric Toussaint.
---Në një atmosferë pozitive është mbajtur të hënën mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për Politikën e Jashtme, nën kryesimin e Ministrit të Jashtëm Niko Koxia.
Ministri i Jashtëm duke u referuar në «diskutimin shumë interesant» tre orë rreth marrëdhënieve greko-turke tha se «shkoj në Turqi javën e ardhshme i pajisur dhe me mendimet e partive të tjera».
---Të hënën, kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras ka marrë pjesë në kryeqytetin belg në një aktivitet të institucionit Martens, ku folësi kryesor ishte presidenti i Komisionit Evropian.
Më parë në Bruksel, zoti Samaras pati një drekë pune me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
---Qytetarët grekë duken më pak të kënaqurit me jetën e tyre, siç doli nga një sondazh i OECD-së, që zbuloi se një në dy prej tyre kanë shprehur pakënaqësi me rutinën e përditshme, njoftoi websit-i GreekReporter.
Sidomos, sipas indeksit Për Jetë më të Mirë (Better Life Index), grekët janë më pak të kënaqur me jetën, krahasuar me mesataren e vendeve të OECD-së. Vetëm 52 për qind e tyre thonë se kanë patur përvoja pozitive përgjatë ditës, në ndërkohë që mesatarja e vendeve të OECD-së është 76 për qind.
Indeksi ka për qëllim të krahasojë prosperitetin në të gjitha vendet, bazuar mbi 11 problematika të përditshme, përfshirë kushtet e jetesës dhe cilësinë e jetës, që janë konsideruar të rëndësishme nga OECD-ja.
Njëmbëdhjetë problematikat janë banesa, të ardhurat, puna, komuniteti, arsimi, ambienti, angazhimi qytetar, shëndeti, kënaqësia nga jeta, siguria, balanca punë-jetë.
Në Evropë, qytetarët britanikë, suedezë, gjermanë, finlandezë dhe polakë zgjodhën kënaqësinë nga jeta si prioritet kryesor, ndërkohë që shëndeti ishte më i rëndësishëm për rusët, norvegjezët, islandezët, francezët dhe austriakët.
---Ministria e Shtetit ka dhënë dhe 24 orë të tjera deri të martën, 5 Maj për të interesuarit që të paraqesin kërkesën në shpalljen për vendet e presidentit, drejtorit të bordit dhe tre anëtarëve të tjerë, që do të përbëjnë Bordin e ri të ERT-it të ri.
Sipas njoftimeve, deri më tani janë dorëzuar rreth 100 kërkesa për të pesë vendet.
---Dy të burgosur kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas një konflikti të dhunshëm që shpërtheu të dielën në mbrëmje në burgun e Koridhalos, i cili ndodhet në Pire pranë kryeqytetit grek, Athinë.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat greke, të dënuar shqiptarë dhe arabë kanë sulmuar të burgosurit nga Pakistani. Incidentet e përgjakshme janë zhvilluar me mjete të forta si thika artizanale dhe leva, për shkaqe që ende nuk dihen.
Identiteti i dy viktimave ende nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Tzanios.
Konfrontimi midis te burgosurve ka ndodhur kur ata janë futur në qelitë e tyre. Situata për momentin është e qetë, ndërsa organet greke kanë hapur një hetim të gjerë rreth këtij incidenti.
---Është zbuluar nga policia vrasja e vajzës së vogël Ana nga Bullgaria.
Si autori i vrasjes është arrestuar babai i saj, 27 vjeç. Prindërit kishin deklaruar zhdukjen gjoja të vajzës katër vjeçare nga data 21 prill, por ndërkohë kanë dhënë dëshmi kontradiktore në lidhje me mënyrën në të cilën është zhdukur vajza, një fakt që e bëri policinë të shqyrtojë që në momentin e parë të gjitha mundësitë dhe përfundimisht të arrijë në zbulimin tragjik të kësaj çështje.
---50 emigrantë ilegalë janë gjetur dhe kapur të hënën në mëngjes në ishullin e Hios dhe janë transferuar në Autoritetin Qendror Portual nga forcat e portit.
---Grevë nga fillimi i orarit të punës e deri në orën 12:00 në mesditë si dhe një tubim në Gjykatat e Evelpidon në orën 9:00 në mëngjes, në ndërtesën 4, ka shpallur Shoqata e Arkeologëve Grekë për të enjten, 7 Maj, kur do të gjykohet akuza e gazetares Anna Panajotarea kundër ish-kryetares dhe anëtare e këshillit të Shoqatës së Arkeologëve Grekë, Despina Kucuba.
---Në fillim të javës së ardhshme pritet të vihet në aplikim produktiv në Taxis, aplikimi elektronik për paraqitjen e deklaratave të taksave.
Afati i fundit për deklaratat zakonisht skadon më 30 qershor, por vonesa në hapjen e aplikimit përkatës pritet të çojë në shtyrjen e afatit.
---Java botërore e sigurisë në rrugë nga nesër dedikuar për fëmijët.
Në të gjithë botën, 186.300 fëmijë vdesin çdo vit në aksidente rrugore, që do të thotë se më shumë se 500 fëmijë vdesin në ditë dhe mijëra të tjerë plagosen.
Evropa ka legjislacionin më të avancuar dhe infrastrukturën më të sigurt në krahasim me kontinentet e tjera, por megjithatë mbi 15.000 të rinj nën moshën 20 vjeç kanë humbur jetën në Rrjetin Rrugor Evropian, sipas raportit botëror të organizatës Reporterë pa Kufij.
---I mbyllur do të jetë këtë javë tuneli Sterna, në korsinë drejt Korinthit, në autostradën Tripoli-Korinth, për shkak të punimeve të planifikuara të mirëmbajtjes.
---Greqia përfshihet në 10 destinacionet më të dashura në botë për këtë verë, siç del nga të dhënat e platformës amerikane Sojern, e cila mbledh informacion dhe ofron informacion në kompanitë më të mëdha të udhëtimit në mbarë botën.
Për konkluzionet e hulumtimit, Sojern mori në konsideratë sjelljen e udhëtimit nga pesë rajone. Azia-Paqësor, Evropa, Amerika Latine, Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika e Veriut.
Të dhënat janë bazuar në më shumë se 800 milionë kërkime - qëllime të udhëtarëve nga platformat e rezervimit për bileta ajrore, hotele, agjenci turistike on line, etj.
Pra, Greqia përfshihet në 10 vendet top të kërkimeve ndërkombëtare, ku gjenden gjithashtu, SHBA, Meksika, Britania e Madhe, Spanja, Franca, Gjermania, Italia, Turqia dhe Tajlanda.
Shqipëria
---Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) gjatë tre muajve të parë të këtij viti llogariten rreth 30 % më pak se planifikimi për tu arkëtuar në këtë periudhë.
Sipas treguesve fiskale paraprak të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP janë 6.120 milionë lekë nga 8.780 milionë lekë që ishin planiifikuar. Për vitin 2015, financat planifikojne të mbledhin 35.317 milionë lekë të ardhura. Të ardhurat e mbledhura gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015 rezultojnë më të ulëta edhe krahasuar me 3-mujorin e vitit 2014. Referuar statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP gjatë periudhës janar-mars 2014 llogariten në 6.444 milionë lekë.
Të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe: TAP mbi të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga interesat bankare; TAP nga dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash. Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale (TAP)./a.gjonaj/ /a.g/
---Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur të hënën pasdite, për të diskutuar rreth paketës së plotë me propozime ligjore në fushën e sistemit të drejtësisë.
Në mbledhjen e fundit komisioni miratoi listën me 20 ekspertë shqiptarë e të huaj të propozuar nga institucionet kombëtare, por dhe misionet ndërkombëtare, për të mundësuar hartimin e një drafti të plotë propozimesh.
Komisioni, i miratuar me vendim të Kuvendit në fund të vitit të kaluar, synon një reformë të thellë dhe gjithpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, në kuadër dhe të përmbushjes së kërkesave të Bashkimit Europian në këtë drejtim. /a.s/ /a.g/
---Rritja e sasisë së paneleve diellore të importuara tregon se biznesi privat që merret me këtë treg ka zgjeruar fushën e aktivitetit.
Për vitin 2014, u importuan panele diellore në masën 129% më shumë sipas INSTAT, ose në 379 milionë lekë, në raport me një vit më parë, duke treguar kështu interes në rritje për përdorimin e energjisë diellore si burim energjetik, pasi ndikon në kursimin e shpenzimeve për cdo portofol familjar.
Shqipëria ka një mesatare vjetore 240-260 ditë me diell dhe për pasojë, përdorimi i energjisë diellore është mjaft ekonomitar, sepse panelet fotovoltaike jo vetëm që reduktojnë shpenzimet për energjinë elektrike, por garantojnë në çdo kohë furnizim pa ndërprerë me energji në zona të caktuara.
---Festivali Flauti magjik fillon edicionin e tretë këtë vit më datë 5 maj e deri në 28 maj.
Nata e parë në Universitetin e Arteve, ora 19:30, do të hapet me mbrëmjen e kitarave. Flauti Magjik do të vazhdojë edhe me mbrëmje të tjera me të ftuar të veçantë si dirigjentët Suzana Turku, Fatos Qerimaj, Altin Buli etj, dhe disa koncerte në datat, 10 me orkestrën e Shkodrës, data 12 me Ansamblin e Harqeve si dhe të tjera mbrëmje në datat 13, 14, 21 dhe mbyllja në datë 28.
Hyrja është falas për të gjithë dashamirësit./a.g/
---“Tirana Open”, festivali i librit dhe i arteve, rikthehet ne kryeqytet me një sërë eventesh e të ftuarish specialë, që përfshijnë pesë fusha: ato të letërsisë, arteve pamore, muzikës, arkitekturës e filmit dokumentar.
Ai do të zhvillohet në datat 6 deri në 13 maj, një pjesë pranë Universitetit të Arteve dhe pjesa më e madhe në Pallatin e Kongreseve.
Të në Panairin e Librit, pjesë e festivalit e që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë shkrimtarët: Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop e Drago Jancar.
Informacione te detajuara mbi aktivitetet gjenden në website-n tiranaopen.org.
Bota
---Dy persona të armatosur janë vrarë nga policia në Teksas, pasi kanë hapur zjarr para në ekspozite të karikaturave të profetit Muhamed, në një vend parkimi në qendrën "Curtis Culwel".
Zona afër objektit ku mbahej aktiviteti është evakuar. Ekspozita është organizuar nga Pamela Geller, presidente e Iniciativës Amerikane për Mbrojtje të Lirisë.
Sulmi me armë zjarri në periferinë e Dallasit ishte jehonë e sulmeve dhe kërcënimeve në shtete të tjera perëndimore kundër portretizimit të profetit Muhamed. Shfaqja e karikaturave të profetit muhabed është bëre motiv sulmesh të vazhdueshme, pasi në janar, persona të armatosur vranë 12 persona në Paris, në zyrat e revistës satirike "Charlie Hebdo".
---Presidenti kinez, Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi, Kazakistan dhe Bellorusi.
Sipas ministrisë së jashtme kineze, udhëtimi i tij do të fillojë më 7 maj, ku vendi i parë që do vizitojë do jetë Kazakistani më 7 maj dhe më pas do të udhëtojë drejt Rusisë, ku ai pritet të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë për fitoren e forcave sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Javën e kaluar, Kina ka njoftuar se flotat ushtarake detare do të mbajnë ushtrimin e parë të përbashkët në Mesdhe, gjatë këtij muaji. Më 10 maj, Xi do e përmbledh turin e tij diplomatik me një qëndrim tre ditor në Bellorusi.
---Tel Avivi është shëndërruar edhe nje here tjeter në një shesh protestash dhe përplasjesh mes demostruesve etiopianë dhe policisë.
Gjatë një proteste kundër racizmit, demonstruesit kanë përmbysur veturat e policisë, kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe kanë shkatërruar pronat, ndërsa policinë e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë në Sheshin Rabin.
Policia ka përdorur topa uji dhe granata trullosëse për të shpërndarë turmën.
Protesta është mbajtur një javë pas publikimit të një videoje, ku shihet se si policët e gjuajnë dhe e godasin një ushtar me ngjyrë izraelit.
Mediat vendase raportojnë se së paku 56 oficerë dhe 12 protestues janë lënduar me këtë rast. Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka thënë se ai do të takohet më 4 maj me Damas Pakada, ushtarin që është rrahur, si dhe përfaqësues të komunitetit të Etiopisë.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Martën, 5 Maj në përgjithësi mot të mirë në të gjithë vendin. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes në rajonet kontinentale, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël, kryesisht në rajonet perëndimore.
Në Attikë, moti në përgjithësi do të jetë i mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë dhe në rajonet lindore në drejtimin verior me të njëjtin intensitet, ndërsa temperatura do të variojë nga 13 deri në 28 gradë Celsius.
Në Selanik pritet në përgjithësi mot i mirë me re të përkohshme në mesditë dhe pasdite në zonat malore përreth, ku ka mundësi të ketë dhe shira të përkohshme. Era do të fryjë mesatare në drejtimin jugor nga 3 deri në 4 ballë dhe temperatura do të variojë nga 13 deri në 28 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.