Lajmet në gjuhën shqipe 03/05/2015
---Nga nesër, e hënë, do të rifillojnë punimet e (Brussels Group) pas
ndalimit të një ditë. Negociatat ndërmjet misionit shtatë anëtarësh
grek dhe përfaqësuesve institucionalë ka mundësi të vazhdojnë deri të
mërkurën.
Ka progres në negociatat mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë,
deklaroi ndërkaq, Jeroen Dijsselbloem.
“Po punojnë fort në këto momente dhe është pikërisht kjo ajo që kemi
fituar”, deklaroi ministri holandez i Financave, njëkohësisht
president i Eurogrupit, duke folur para gazetarëve në Hagë, ku
përshkroi ecurinë e negociatave. “Ndërkaq, në fund do të shohim vetëm
rezultatet edhe pse nuk kemi arritur aty ku duam”, shtoi ai.
Jeroen Dijsselbloem nënvizoi se është ende shumë herët për të thënë
nëse bisedimet me Greqinë kanë arritur në një pikë kthese.
”Megjithatë, Greqia po tregon përkushtim për kompromis”, tha një burim
për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. “Ka progres, por edhe shumë
çështje të hapura”, theksoi ai.
---Kategorikisht përjashtoi mundësinë e falimentimit të Greqisë,
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përkundër një
vonese të konsiderueshme në negociatat me huadhënësit në një
intervistë për një gazetë gjermane.
---Banka Qendrore Evropiane ka mundësinë për të ngritur pragun në
dhënien e borxhit afatshkurtër të Greqisë, nëse «kishte një
marrëveshje në horizont» midis Greqisë dhe kreditorëve të saj
ndërkombëtare.
Sipas një publikimi të Dow Jones Newswires, Benoît Coeuré, Anëtari i
Bordit Ekzekutiv i Bankës Qendrore Evropiane ka shprehur këtë qëndrim
gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë të ministrive të financave të
shteteve anëtare të Eurozonës, të mërkurën në mbrëmje.
---Përgjegjësinë historike të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore
ka njohur Kancelarja Angela Merkel, duke treguar mirëkuptim për plagët
e hapura të lëna nga ajo periudhë në Greqi dhe vende të tjera.
---Një 24-orë më parë dhe Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck
shprehu mbështetjen e tij për kërkesat e Athinës në lidhje me pagesën
e dëmshpërblimeve të luftës në Greqi, edhe pse Berlini ka refuzuar në
mënyrë të përsëritur këto kërkesa.
---Duke marrë shkas nga mbështetja e Gjermanisë për kërkesat e Greqisë
në lidhje me pagesën e reparacioneve nëpërmjet presidentit gjerman,
Joachim Gauck, kryetarja e Parlamentit grek, Zoí Konstantopúlu
deklaroi se është hera e parë që me kaq zyrtaritet hapet çështja e
borxhit gjerman nga ana e Gjermanisë.
---Katër vjet si sot kaluan pa 'njeriun tonë të mirë', Thanási Véngo,
aktori i cili u largua, duke lënë një shenjë të pashlyeshme në
historinë e kinemasë greke.
Në kujtim të aktorit të madh shfaqet sot dokumentari "Enas anthropos
pantós kairoú'', e Giánni Soldátos, në kinemanë Alkyonida.
---Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e cila është
themeluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lirisë së
shtypit dhe për t'u kujtuar qeverive se është detyrë e tyre të
respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 kishte vendosur që
data 3 maj të jetë si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, duke theksuar
rëndësinë e pavarësisë së medias. Me këtë rast qytetarët informohen
për situatën e shtypit në botë, ku dhjetëra vende censurojnë,
ndëshkojnë, pengojnë dhe madje burgosin e vrasin gazetarët. Greqia
mban vendin e 91-të mes 180 vendeve të botës dhe vendin e dytë më të
ulët në mbarë Evropën.
---Java botërore e sigurisë në rrugë nga nesër dedikuar për fëmijët.
Në të gjithë botën, 186.300 fëmijë vdesin çdo vit në aksidente
rrugore, që do të thotë se më shumë se 500 fëmijë vdesin në ditë dhe
mijëra të tjerë plagosen.
Evropa ka legjislacionin më të avancuar dhe infrastrukturën më të
sigurt në krahasim me kontinentet e tjera, por megjithatë mbi 15.000
të rinj nën moshën 20 vjeç kanë humbur jetën në Rrjetin Rrugor
Evropian, sipas raportit botëror të organizatës Reporterë pa Kufij.
---Një njeri i rëndësishëm i teatrit me një karierë shumë vjeçare,
regjisori dhe aktori Thanásis Papageorgíu është kryetari i ri i Bordit
të Teatrit Kombëtar dhe zëvendës kryetar, Kyriáko Karuxáki, artist i
njohur, regjisor, profesor i Degës së Arteve të Bukura të
Universitetit Aristoteli të Selanikut.
---I mbyllur do të jetë javën e ardhshme tuneli Sterna, në korsinë
drejt Korinthit, në autostradën Tripoli-Korinth, për shkak të punimeve
të planifikuara të mirëmbajtjes.
Shqipëria
---“Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të
Medias Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe
detyrimeve financiare ndaj punonjësve" shprehet Unioni i Gazetarëve.
Në “Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit”, Unioni i Gazetarëve
Shqiptarë ka shprehur shqetësimin për gjendjen sipas tij të
përkeqësuar të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve në
të gjithë vendin. Unioni madje i konsideron tronditëse të dhënat që ai
zotëron.
“Në 23 gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në 4 prej
tyre respektohen dhënia e pagave korrekte në kohë dhe ato janë
Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com dhe Shqip. Në 19 gazetat e
tjera, vonesat janë të përhershme dhe gjithashtu edhe ikjet e
gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer” bën të
ditur Unioni i Gazetarëve. Por sipas tij situata më e rëndë është në
televizionet e vendit.
“Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias
Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe
detyrimeve financiare ndaj punonjësve, të cilat janë RTVSH, Top
Channel, News 24, A1 Report, TV Klan dhe disa televizione lokale.
Ndërsa në 62 prej tyre, vonesat vijojnë nga një deri në pesë e gjashtë
muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare” konstaton
Unioni i Gazetarëve.
Ndërkaq në "71 radiot e vendit, vetëm 8 prej tyre paguajnë në kohë
pagat, ndërsa 63 prej tyre janë në riciklim vonesash të pagave në
mënyrën më arbitrare të cilat nisin nga një muaj e shkojnë deri në
pesë muaj". E prekur nga ky fenomen është edhe media on-line. "Nga 250
web-e dhe gazeta online të çelura përgjatë periudhës 2014 e deri më
sot, në të cilat na rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm
në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash, ndërsa në 200 prej tyre
ka një realitet informal të tmerrshëm”, shpreh shqetësimin Unioni i
Gazetarëve.
Kjo organizatë ka kërkuar një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias
të parlamentit shqiptar, për të nxjerrë median nga kjo gjendje dhe për
t’i dhënë asaj më shumë dinjitet.
---Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, Avokati i Popullit,
Igli Totozani doli në krah të gjithë gazetarëve dhe redaktorëve të
mediave shqiptare, “veçanërisht ata që me përpjekjet e tyre shpesh të
pavlerësuara i kanë dhënë gjatë këtij viti kurajo dhe dinjitet këtij
profesioni kaq të rëndësishëm”.
Përmes një deklarate për shtyp, Totozani falënderon mediat që i janë
bashkuar me dashamirësi dhe përgjegjësi qytetare nismave
institucionale të Avokatit të Popullit në një shoqëri, që sipas tij,
ka nevojë për hapa të shpejtë përpara dhe ndryshime madhore në lëmin e
standardeve të bashkëjetesës dhe të drejtave të njeriut. “Një media e
lirë është garanci e pazëvendësueshme e demokracisë dhe e të drejtave
të njeriut”, shprehet Totozani.
Në Shqipëri liria e medias sanksionohet në Nenin 22 të Kushtetutës dhe
megjithë vështirësitë e njohura me të cilat përballen, sipas
Totozanit, pjesa e përgjegjshme e medias shqiptare ia ka dalë në jo
pak raste të përmbushë rolin e saj si garante e qytetarit përballë
arbitraritetit dhe padrejtësisë.
Por megjithëse Shqipëria ka bërë përparim sa i takon lirisë së medias,
ajo mbetet në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme – sipas
konkluzioneve të indeksit për lirinë e shtypit në botë, të publikuar
së fundmi nga organizata “Freedom House”. Në këtë dokument, Shqipëria
renditet në pozicionin e 96 nga 197 vende, me dy pikë më shumë se
vitin e kaluar. Pavarësisht kësaj, për Totozanin, mediat në Shqipëri
vazhdojnë të punojnë në një klimë, e cila nuk favorizon mjaftueshëm
lirinë e tyre, duke dëmtuar kështu rolin dhe kontributin e tyre të
pazëvendësueshëm në shoqëri.
“Komuniteti i medias, si deri tani edhe në të ardhmen do të gjejë tek
ne një derë të hapur për bashkëpunim, një institucion që do të punojë
për sigurinë dhe garantimin e një klime të favorshme për lirinë e
shprehjes dhe të drejtën e informimit”, tha në përfundim
Totozani./m.m/
Bota
---Një 101-vjeçar u nxorr të dielën i gjallë nga rrënojat e një
shtëpie në Nepal, tetë ditë pas tërmetit shkatërrimtar prej 7,9 ballë
të shkallës Rihter që ka shkaktuar deri tani mbi 7 000 viktima,
njoftoi policia nepaleze.
”I moshuari u gjet sot dhe u shtrua në spital”, saktësoi Arun Kumar
Singh, përgjegjës lokal i policisë.
Ndërkohë, po sot, Ministria nepaleze e Financave, njoftoi se numri i
të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë nga ai i deklaruar deri
tani./ a.jor.
---Vonesat në doganë e ndihmave po pengon operacionet humanitare në
Nepal, deklaroi sot përfaqësuesi i OKB-së, Jamie McGoldrick, lidhur me
vështirësitë për mbërritjen e ndihmave në Nepalin e shkatërruar nga
tërmeti i 25 prillit.
”Autoritetet nuk duhet të përdorin kontrollin e zakonshëm në dogana,
si në kohë paqeje, në një moment kur duhet të punojnë me procedura të
përshpejtuara për tejkalimin e krizës”, deklaroi McGoldrick.
“Jam në dijeni të fakteve se disa donatorë të mëdhenj janë të
frustruar nga inkompetenca për të mundësuar dërgimin e ndihmave në
zonat e goditura”, theksoi përfaqësuesi i OKB-së. ”Ndihmat janë
grumbulluar në aeroportin e Katmandusë, në vend që të shkojnë për ata
që kanë nevojë”, shtoi ai./ a.jor.
---Disa qindra pengje të komunitetit të krishterë Jazidi janë
ekzekutuar në Irak nga militantë të Shtetit Islamik, në perëndim të
Mosulit.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë irakianë, por edhe përfaqësues të
komunitetit në fjalë. Një deklaratë e lëshuar nga Partia për Progresin
e Jazidëve bën të ditur se 300 pengje ishin ekzekutuar të premten në
qarkun Tal Afar, pranë qytetit të Mosulit.
Zëvendëspresidenti irakian, Osama al-Nuxhaifi e përshkroi këtë ngjarje
si të tmerrshme dhe barbare. Mijëra anëtarë të grupit të minoritetit
fetar janë marrë peng që prej fundvitit të kaluar. Ende nuk është bërë
e qartë se si janë ekzekutuar ata, apo përse ka ndodhur tani kjo
vendimmarrje nga ana e ekstremistëve të IS, por mësohet se shumica e
tyre ishin marrë peng në Mosul, një prej bastioneve më të forta të IS
gjatë muajve të kaluar.
Jazidët, feja e të cilëve përfshin edhe elemente të disa konfesioneve
tjera, konsiderohen si të pafe nga Shteti Islamik. Mijëra të tjerë
janë larguar për në rajonet e kontrolluara prej kurdëve, në veri të
Irakut, pasi IS pushtoi qarkun e Sinxharit, pranë provincës së Ninev,
të populluar kryesisht nga komuniteti Jazidi.
---Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi në rajonin
Hayrpur Natan Shah të Pakistanit kanë humbur jetën 11 persona,
njoftuan burime nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë, mësohet se
autobusi ka rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë duke
shkaktuar flakë në autobus.
Sipas njoftimeve, nga 11 të vdekurit, shtatë ishin gra dhe tre fëmijë,
ndërsa janë plagosur afërsisht 40 të tjerë. Të plagosurit janë dërguar
për mjekim.
Me anë të një deklarate, kryeministri i vendit, Navaz Sherif ka
shprehur ngushëllimet për të afërmit e atyre që humbën jetën./ a.jor.
---Arabia Saudite po përdor bomba thërmuese kundër rebelëve huthi të
Jemenit, armë e ndaluar me një marrëveshje të ratifikuar nga 91
shtete, deklaroi të dielën organizata për mbrojtjen e të drejtave të
njeriut, Human Rights Watch (HRW).
”Fotografi dhe video të ndryshme tregojnë se këto bomba janë përdorur
gjatë sulmeve ajrore në veri të Jemenit”, tha HRW-ja. Sulmet ndodhën
në provincën Saada, bastion i rebelëve huthi.
Konventa e vitit 2008 për Municionet Thërmuese ndalon përdorimin e
këtyre bombave, që mund të rrezikojnë për vite të tëra jetën e
njerëzve pasi, sipas karakteristikave që kanë, jo të gjitha prej tyre
shpërthejnë. Por, Arabia Saudite, Jemeni dhe SHBA nuk e kanë
nënshkruar këtë konventë./a.jor.
---Legjenda e baletit rus, Maja Plisjetskaja vdiq në Gjermani, në
moshën 89-vjeçare nga një atak kardiak, njoftoi ”Bolshoi Theatre”.
“Zemra e saj pushoi së rrahuri,” tha Vladimir Urin, drejtori i ”Bolshoi”-it.
“Plisjetskaja ishte një balerinë dhe aktore hyjnore dhe pasionante”,
deklaroi personazhi i famshëm i kulturës ruse Mihail Shvidkoi. “Rusia
është në zi për një grua dhe artiste të madhe”, shtoi ai.
Plisjetskaja u lind më 20 nëntor 1925 në Moskë. Ajo ka qenë ”prima
ballerina” e ”Bolshoi”-it përgjatë viteve 1943-89. Fama e saj
ndërkombëtare arriti me ”Liqenin e mjellmave” dhe ”Bukuroshja e
fjetur”./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Hënën, 4 Maj në
përgjithësi mot të mirë në të gjithë vendin dhe rritje e vogël e
temperaturës, kryesisht në rajonet perëndimore.
Në Attikë, në përgjithësi i mirë do të jetë moti. Era do të fryjë
mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë dhe temperatura
do të variojë nga 13 deri në 26 gradë Celsius.
Në Selanik, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me re të pakta në
mesditë dhe pasdite në zonat malore përreth. Era do të fryjë mesatare
në drejtimin jugor nga 3 deri në 4 ballë dhe temperatura do të variojë
nga 11 deri në 25 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.