Lajmet në gjuhën shqipe 30/04/2015
---Hapa të rëndësishme të afrimit mes Greqisë dhe huadhënësve janë
shënuar në EuroWorking Group, ndërsa të enjten mblidhet grupi i
Brukselit për intensifikimin e negociatave për listën e reformave të
propozuara nga qeveria.
Objektivi kryesor i reformave është konceptimi grek i të ardhurave të
padeklaruara dhe shpërndarja më e drejtë e ngarkesave tatimore. Në
tryezën e diskutimit janë unifikimi i normave të TVSH-së me përjashtim
ilaçet, ushqimet dhe librat, prerja e pensioneve të parakohshme dhe e
pensioneve suplementare të larta. "Vijat e kuqe" për shkurtimin jo të
pagave dhe të shkurtimit jo horizontal të pensioneve mbeten dhe duket
se pranohen.
“Grupi i Brukselit u mblodh në një klimë pozitive për të diskutuar
reformat që Greqia është duke hartuar me qëllim për të arritur një
zgjidhje reciprokisht t ëdobishme”, nënvizoi një komunikatë e
qeverisë.
Sipas një burimi evropian, takimi i grupit të Brukselit, i përbërë nga
përfaqësuesit e kreditorëve dhe qeverisë greke, filloi të enjten.
Grupi do të punojë deri të dielën me një axhendë të përcaktuar për çdo
ditë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas foli për një klimë
konstruktive dhe shpreson për angazhime specifike nga pala greke.
---Të enjten është mbledhur Kabineti Qeveritar, në të cilin në total
diskutohet taktika e qeverisë për periudhën e ardhshme dhe
projektligji që bazohet në «listën Varufaki», me qëllim që të
paraqitet në Brussels Group.
---Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis i ka dhënë një
intervistë gazetës gjermane ”Die Zeit”, ku deklaron se vazhdon të jetë
përgjegjësi kryesor për bisedimet e Greqisë me partnerët e eurozonës.
“Unë jap tonin. Vazhdoj të jem përgjegjës për negociatat me
Eurogrupin”, tha Varufaqis. Ai theksoi se dy palët ndodhen më afër një
marrëveshjeje nga sa besojnë shumë prej mediave.
Ministri grek i Financave shtoi se Athina vazhdon t’u theksojë
partnerëve se i ka konceptuar seriozisht reformat.
---Duket se Këshilli i Shtetit ka vendosur si antikushtetuese
reduktimet kryesisht të pensioneve ndihmëse, si dhe të klauzolës së
deficitit zero.
Për vendimin e Gjykatës së Lartë Kushtetuese që pritet të publikohet
së shpejti dhe ka karakter përfundimtar është referuar të enjten në
një kanal televiziv, zv/kryetari i Parlamentit, Aleksis Mitropulos. Në
mënyrë të veçantë, reduktimet kanë lidhje me pensionet kryesore dhe
suplementare.
Vendimi i Këshillit të Shtetit është i pakthyeshëm dhe pritet të
zbatohet nga momenti që do të kalojë në duart e Ministrit të
Financave.
---Në datat 5, 6 dhe 7 qershor do të mbahet Kongresi i PASOK-ut, siç u
vendos në mënyrë unanime për arsye teknike dhe procedurale që lidhen
me organizimin më të mirë dhe më efikas të tij.
Zgjedhja e Kryetarit të PASOK-ut do të bëhet nga baza e lëvizjes më 14
qershor dhe jo në datën 7 qershor, siç ishte programuar fillimisht.
---Ekipin e femrave të Olimpiakos në polo, kampione e Evropës ka
pritur të enjten në Pallatin Presidencial, Presidenti i Republikës,
Prokopis Pavlopulos.
Z. Pavlopulos përgëzoi atletet e ekipit të Pireut për suksesin e madh
që kishin dhe u dhuroi atyre një suvenir me stemën e Presidencës.
---«Tragjike» karakterizon Shoqata Panhelenike Mjekësore ecurinë e
EOPYY-së për shkak të borxheve të prapambetura ndaj ofruesve, që
tejkalojnë shumën prej 2,2 miliard euro.
Mjekët kërkojnë një iniciativë politike nga ana e ministrit të
Shëndetësisë, Panajotis Kurumpli si dhe thirrjen e mbledhjes me Bordin
e EOPYY-së për gjetjen e ndërhyrjeve të nevojshme.
---Për festën e 1 Majit, Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve të
Greqisë (GSEE) dhe Administrata e Lartë e Bashkimeve të Nënpunësve
Shtetërorë (ADEDH) organizojnë një grevë në mbarë vendin.
Në Athinë, mitingu i GSEE-së - ADEDH-së dhe e Qendrës Punëtore të
Athinës do të bëhet në orën 11:00 në mëngjes në sheshin Klafthmonos.
Një miting të veçantë do të mbajë sindikata e komunistëve PAME në orën
10:00 në sheshin Karaiskaki.
Me greva 24-orëshe, por dhe me ndalimin e punës marrin pjesë dhe
punonjësit e mjeteve të transportit në këtë ditë të shënuar. Më
konkretisht, autobusët do të punojnë nga ora 09:00 në mëngjes e deri
në orën 21:00 në mbrëmje, ndërsa troleibusët do të punojnë nga ora
08:30 në mëngjes e deri në orën 21:00 në mbrëmje. Nuk dë të bëhet
asnjë itinerar në trenat e OSE-së dhe të Proastiakos. Grevë nga ora e
fillimit të turnit e deri në orën 09:00 në mëngjes do të bëjnë
punonjësit në Metro, Trenin Elektrik dhe Tramvaj.
---Edhe një herë ishujt grekë tërheqin përshtypjet dhe zënë si vendet
e para ashtu dhe shumicën e vendeve në renditjen e përgjithshme të
ishujve më të dashur rë Mesdheut për vitin 2015, në bazë të hulumtimit
të aparatit për kërkimin dhe krahasimin e çmimeve të hoteleve
www.trivago.gr për 30 ishujt më të dashur të Mesdheut, siç kanë dalë
nga kritikat e udhëtarëve në 51 platformat e trivago.
Në vendin e parë është ishulli mahnitës i Íos me një normë
popullariteti 86,22 për qind, i ndjekur nga një prej ishujve më të
bukur të Gjirit Saronik, Ýdra. Aromën e Cycladeve ka vendi i tretë, në
të cilin ndodhet ishulli i Folégandros. Në vendin e katërt shfaqet
destinacioni i parë jo-grek, Capri i Italisë fqinje, me një
popullaritet prej 84,95 për qind. Lista vazhdon me një element të
fortë grek, pasi deri në vendin e tetë, destinacionet që pasojnë sipas
serisë së popullaritetit, janë Santoríni, Mýkonos, Náksos dhe Páros.
Dhjetë vendet e para të renditjes plotësohen me ishullin italian
Lipari në vendin e nëntë dhe ishullin portugez të Madeira në vendin e
dhjetë.
Në total, 13 destinacione greke shfaqen në listën me 30 ishujt më të
bukur të Mesdheut, duke dhënë një karakter të qartë grek në
destinacionet që do të vizitojnë të gjithë ata që udhëtojnë në sezonin
e verës që po afron.
Pra, elementi i fortë grek vihet re dhe në vendet e tjera të
renditjes, përveç dhjetë vendeve të para, dhe ishulli piktoresk i
Spéces duket në vendin e 14-të të renditjes, Kreta në vendin e 16-të,
Zákynthos në vendin e 20-të, Ko në vendin e 23-të, Ródos në vendin e
27-të dhe Kérkyra (Korfuzi) në vendin e 29-të.

Shqipëria
---Parlamenti Europian ka aprovuar rezolutën për Shqipërinë, e hartuar
nga raportuesi Knut Fleckenstein për progresin në integrimin europian.
Kjo rezolutë i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për
plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian për
hapjen e negociatave të anëtaësimit të vendit.
Edhe pse përshëndetet fillimi i zbatimit të ligjit për nëpunësin
civil, Shqipërisë i kërkohet që të bëjë hapa më shumë në forcimin e
kapacitetit të një administrate publike të depolitizuar dhe të bazuar
mbi meritokracinë. Duke mbështetur reformën në drejtësi, BE kërkon nga
Shqipëria të reformojë sistemin e drejtësisë për t’a bërë atë të
pavarur.
Në rezolutë kërkohet gjithashtu forcimi i të drejtave të njejiut, si
dhe thellimi përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit
dhe krimit të organizuar. BE kërkon gjithashtu zbatimin e marrëveshjes
për deklriminalizmin. Në rezolutë theksohet se se dialogu politik i
vazhdueshëm dhe konstruktiv midis forcave politike dhe është premisë
kryesore për avancimin e vendit në rruëgn e integrimit europian.
/gj.m/ /a.ke/
---Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përshëndeti Rezolutën
e Parlamentit Europian mbi krizën humanitare të Mesdheut, votuar të
mërkurën me shumicë dërrmuese dhe ka inkurajuar ndërmarrjen e një
aksioni të përbashkët kundër trafikantëve.
Kryeparlamentari Meta thekson, se si vend mesdhetar dhe europian,
Shqipëria qëndron përkrah partnerëve tanë të BE-së dhe është e gatshme
të rrisë përpjekjet dhe kontributin e saj kundër trafikantëve të
qenieve njerëzore, e njëkohësisht shpreh solidaritetin e shoqërisë
shqiptare me viktimat e luftërave që rrezikojnë jetët e tyre në ujërat
e Mesdheut, në kërkim të një strehe shpëtimi në vendet europiane.
Kreu i Kuvendit shprehet i bindur se ‘hapësira mesdhetare duhet të
jetë një zonë zhvillimi social e bashkëpunimi ekonomik, dhe jo një
vijë kufitare vdekjeprurëse’.
“Mbështesim përpjekjet e Parlamentit Europian dhe të strukturave
ekzekutive të BE-së, për koordinimin e një aksioni të përbashkët
europian dhe për gjetjen e mekanizmave solidarë që reflektojnë vlerat
humaniste europiane, duke mbrojtur e shpëtuar jetët e njerëzve të
pafajshëm dhe të dëshpëruar”, theksoi Meta në deklaratën e tij./a.s/
/a.g/
---Gjatë vitit 2014, numri i të papunëve në Shqipëri ishte 219.797
persona, ku shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç ishte 17,9
%, për meshkujt 19,7 % dhe për femrat 15,5 %.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 32,5 %,
ku 35,6 % u takon meshkujve dhe 27,4 % femrave. Vjet u vu re se
shkalla e papunësisë për meshkujt ishte 4,2 pikë përqindje më e lartë
sesa për femrat, cka tregon se meshkujt janë më aktivë në tregun e
punës.
Krahasuar me vitin e mëparshëm pati një rritje të shkallës së
papunësisë me 1,5 pikë përqindje, kurse për të rinjtë u rrit me 5,3
pikë përqindje.
Personat e papunë prej më se një vit përbëjnë 64,3 % të të papunëve
gjithsej, ku vërehet se krahasuar me vitin 2013 pesha që zënë të
papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u ul me 8,1 pikë përqindje.
Sipas anketimit të kryer nga INSTAT për forcat e punës në vitin 2014,
vërehet se 6 në 10 persona të papunë kërkonin punë për herë të parë.
Krahasuar me vitin 2013, numri i të papunëve që kërkonin vjet punë për
herë të parë u ul me 2,5 %. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas
nivelit arsimor, në vitin 2014 në tregun e punës në Shqipëri shkalla e
papunësisë ishte më e lartë për personat me arsim të mesëm me 21,3 %,
ndërsa për ata me me arsim të lartë 17,2 %.
Gjatë vitit 2014 pati rënie të shkallës së papunësisë për personat me
arsim fillor me 2,3 pikë përqindje, ku nuk pësoi ndryshime shkalla e
papunësisë për personat me arsim 8-vjecar, ndërsa u rrit shkalla e
papunësisë mes personave me arsim të mesëm dhe të lartë. Gjatë vitit
2014, u konstatua se 38,5 % e popullsisë 15-64 vjeç është ekonomikisht
jo-aktive, ku kryesonin nxënësit dhe studentët me 34,5 %. Në këtë
grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë, që nuk kërkonin punë,
sepse mendonin që “nuk ka punë të disponueshme” ishte në nivelin 14,2
%.
Duke krahasuar të rinjtë e punësuar dhe as në shkolla a trajnime
profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës,
vërehet se meshkujt ishin më aktivë në treg nga femrat. Rezultoi se
52,9 % e meshkujve dhe 21,2% e femrave ishin në kërkim të një pune dhe
të gatshëm për të punuar./n.m/ /a.ke/
---Vitin e kaluar, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me
pagë, ishte 45.539 lekë dhe mbulonte gjithë sektorët e ekonomisë me
llogaritje sipas të dhënave nga listë-pagesat e deklaruara nga
ndërmarrjet ekonomike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Hendeku gjinor në sektorin privat ne paga është 10 %, ku meshkujt kanë
pagë mesatare mujore bruto 10 % më të lartë nga femrat. Sipas
INSTAT-it, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar kundrejt
pagesës ndryshon sipas pronësisë së ndërmarrjes dhe formës ligjore të
saj, pra mes ndërmarrjeve shtetërore dhe ato private.
Për një të punësuar në ndërmarrjet shtetërore paga mesatare mujore
bruto ishte 54.981 lekë dhe hendeku gjinor thuajse i papërfillshëm,
ndërsa ndryshe ndodh në sektorin privat. Kështu, meshkujt e punësuar
në ndërmarrjet e huaja vjet kishin një pagë mesatare mujore bruto mëse
2-fish më të lartë nga femrat. Konstatohet se paga mesatare mujore
bruto për një të punësuar ishte mbi nivelin mesatar për aktivitetet
ekonomike si ato financiare, të sigurimit, industri nxjerrëse,
aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, etj.
Në aktivitetet ekonomike si, ndërtimi, tregtia me shumicë dhe pakicë,
etj, paga mesatare mujore bruto rezulton të ishte nën nivelin mesatar.
Në vitin 2014, pesë grup-profesionet me pagën mesatare mujore bruto më
të lartë ishin ato për drejtuesit administrativë, komercialë,
specialistët e shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë,
drejtuesit e prodhimit dhe shërbimeve të specializuara, specialistët e
teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ligjvënësit, nëpunësit
e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë. Ndryshe
ndodh më grup profesionet me nivel të ulët të aftësive profesionale,
ku paga mesatare mujore bruto është më e ulët dhe vërehet tek
punëtorët për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë, prodhuesit e
produkteve bujqësore, blegtorale, peshkimit për nevoja familjare, të
përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve, prodhimit të prodhimit të
sendeve të imta, artizanët, shtypshkrimit, etj./n.m/ /a.ke/
---Saranda tashmë e ka nisur sezonin turistik. Ditën e djeshme në
qytetin jugor janë ankoruar dy kruaziera me 530 turistë në bordet e
tyre të ardhur kryesisht nga Australia dhe disa vende evropiane.
Të dyja anijet janë ankoruar njëra në port dhe tjetra në gjirin e Sarandës.
Vizitorët kanë shëtitur në qytet, në vende historike si, Butrinti,
Kalaja e Lëkursit etj, ndersa në mbrëmje vonë jane larguar nga brigjet
e Sarandës.
Pritet që këtë sezon turistik, zonat tona bregdetare të vizitohen më
shpesh nga turistë ditorë që do te mbërrijnë kryesisht nga veriu i
Europës. /a.ke/
Bota
---Bilanci i tërmetit në Nepal që ndodhi të shtunën e kaluar arriti në
5.844 të vdekur, sipas një bilanci të ri të komunikuar nga njësia e
menaxhimit të katastrofave në Ministrinë e Brendshme, ndërsa
kryeministri i vendit ka shprehur frikën se të vdekurit mund të jenë
10 mijë.
”Më shumë se 11.000 persona janë plagosur gjithashtu nga tërmeti me
magnitudë 7,8 ballë Rihter”, theksoi agjencia në rrjetin social
twitter. 100 të tjerë kanë humbur jetën në Indi dhe në Kinë.
Autoritetet në Nepal paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së
epidemive vdekjeprurëse në vend. Shkak sipas tyre është shkatërrimi i
infrastrukturës së sistemit shëndetsor nga tërmeti i të shtunës dhe
tejmbushja e spitaleve me të plagosur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar me
kryeministrin e Nepalit, Sushil Korala, për t'i ofruar ndihmë për të
mbijetuarit, përfshirë edhe ndihmën ushtarake të SHBA-së. Kombet e
Bashkura kanë bërë apel për 415 milionë dollarë, për të ndihmuar të
prekurit nga tërmeti, që ka ndodhur më 25 prill.
---Përqindja e papunësisë ka regjistruar rritje në Irati, duke arritur
në 13 për qind në muajin mars, një rritje prej 0,2 pikë në raport me
muajin shkurt, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga
Instituti i Statistikave (Istat).
”Në një vit, përqindja e papunësisë është rritur me 0,5 pikë”, shtoi Istat.
Papunësi tek të rinjtë 15-24 vjeç ka pësuar rritje më të ndjeshme në
një muaj në muajin mars, një rritje prej 0,3 pikë duke arritur në 43,1
për qind.
”Këto shifra duhet të lexohen në kontest të përgjithshëm ku sinjalet
pozitive të bashkohen me elementët kritikë që japë tipike për një
situatë ekonomike të pa stabilizuar”, theksoi në një komunikatë
ministri i Punës, Giuliano Poletti.
Qeveria e Mateo Renzit miratoi në fund të muajit shkurt dekretet për
aplikimin e ligjit për liberalizimin e tregut të punë, i quajtur “Jobs
Act”, hyrë në fuqi në muajin mars./ec/
---Ndëshkimi me vdekje nuk ka vend në shekullin e 21-të.
Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,
Ban Ki- Moon referuar ekzekutimit të tetë personave në Indonezi. Ai
shprehu keqardhjen e tij për këtë vendim drastik. Shtatë prej tyre
ishin shtetas të huaj dhe një indonezian.
Ekzekutimi i tyre ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, ndërkohë që
Australia, ka tërhequr ambasadorin e saj nga ky vend. Por nga ana e
saj shteti indonezian është shprehur se këto veprime janë pjesë e
luftës kundër drogës. "Ekzekutimi nuk është një gjë e këndshme, por
duhet ta bëjmë atë, për të shpëtuar vendin nga rreziku i drogës", ka
thënë Prokurori i Përgjithshëm i Indonezisë.
---Protesta e Balitmores është zgjeruar edhe në shtete të tjera të
SHBA-ve, kundër vrasjes së një personi me ngjyrë.
Protestat janë zhvilluar në Baltimore, Boston, Nju Jork e Uashington,
si dhe qytete të tjera. Freddy Grey, një njeri me ngjyrë vdiq pak ditë
më parë gjatë kohës që ka qenë në paraburgim në Baltimore.
Protestuesit kanë kërkuar edhe reforma në procedurat policore, për t'i
dhënë fund vrasjeve të pajustifikuara.
---Një gjykatë në Pakistan dënoi me burgim të përjetshëm 10 persona të
akuzuar për atentatin ndaj jetës së aktivistes Malala Yousafzai.
Në kohën e sulmit të ndodhur në vitin 2012, Malala ishte 15 vjeç.
Vajza u qëllua në kokë për shkak të këmbënguljes së saj për arsimimin
e femrave në këtë vend. Vitin e kaluar, adoleshentes pakistaneze iu
dha Nobeli i Paqes për fushatën e saj në mbrojtje të të drejtave të të
miturve, nga e cila nuk u tërhoq kurrë edhe pse e dinte fare mirë se
rrezikonte jetën.
10 të dënuarit janë që të gjithë talebanë.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Premten, 1 Maj
shira të përkohshme në Maqedoninë lindore dhe në Thrakë në mesditë dhe
pasdite. Në mëngjes dukshmëria do të jetë e kufizuar në Epir,
kryesisht në zonat perëndimore, ndërsa era do të fryjë mesatare në
drejtimin perëndim - veriperëndim nga 3 deri në 4 ballë dhe në jug
deri në 5 ballë.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me re lokale në
mesditë dhe pasdite, ndërsa era do të fryjë mesatare në drejtimin
veriperëndim dhe gradualisht në drejtimin jugor nga 3 deri në 4 ballë.
Temperatura do të variojë nga 12 deri në 26 gradë Celsius.
Në Selanik parashikohen vransira të pakta, lokalisht në rritje në

veriperëndim dhe gradualisht në drejtimin juglindje nga 3 deri në 4
ballë. Temperatura do të variojë nga 13 deri në 23 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.