Lajmet në gjuhën shqipe 29/04/2015
---Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve po shfaqen nën një kujdes të mirë pas riorganizimit nga Athina të ekipit të saj të ekspertëve, theksoi komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Pierre Moscovici duke e cilësuar grupin e ri më koherentë.
“Kanë një ekip që më duket shumë koherent, që më duket shumë i gatshëm të bëjë reforma”, deklaroi Moscovici për BFMTV dhe RMC.
“Por në të njëjtën kohë, dëshiroj rezultate. Konstatoj se ky negocim, që tashmë shfaqet nën një mbikëqyrje më të mirë, nuk është arritur akoma”, shtoi ai.
Pas dy muajve negociatash mes kreditorët, BE dhe FMN, dhe një izolimi në rritje nga ministri i Financave, Giáni Varufáki mes palëve evropiene, Athina njoftoi të hënën një riorganizim të ekipit të saj të ekspertëve në kuadër të një komunikimi më të mirë me Brukselin.
Ai këmbënguli në faktin që BE kërkon që Greqia të qendrojë në zonën euro, duke konfirmuar se nuk ka plan B, nuk ka alternativa.
--- Ministri grek i Financave, Giáni Varufáki u sulmua nga anarkistët në një restorant të Athinës të martën në mbrëmje, dhe bashkëshortes së tij, Danae i është dashur ta mbrojë me trupin e saj që të mos e godisnin, tha ai të mërkurën në mëngjes.
Ministri po darkonte me bashkëshorten dhe një mik në një restorant të Exarchias, një lagje e njohur si bastion i anarkistëve në kryeqytetin grek, kur një grup është ngritur në sallë, duke hedhur shishe në drejtim të tyre dhe duke i fyer.
”Ata i kanë kërkuar ministrit të kthehet në Exarchia vetëm atëherë kur të mos jetë më politikan”, njoftoi një gazetar pasi kishte folur me Varufáki.
“Ata nuk donin të na plagosnin”, theksoi ministri në një komunikatë, por të më detyronin të largohem me një mënyrë pak fyese. ”Një veprim i paverifikueshëm sepse Danae, para se ata të mbërrinin tek ne dhe para se të mund t’i ndaloja, u ngrit duke më shtrënguar me forcë dhe duke iu kthyer shpinën në mënyrë të tillë që goditjet të mos më arrinin”, theksoi Varufáki.
“Kam folur me pesë apo gjashtë prej tyre, ata që ishin më të irrituar”, tregon ministri. Pas 15 minutash diskutimesh intensive, por jo të dhunshme, klima u qetësua dhe ne mundëm të largoheshim”, shtoi ai.
”Përgjigja për nervozizmin e këtyre njerëzve nuk mund të jetë as largimi as shtypja e dhunshme”, nënvizoi Varufáki, duke lënë kuptohet se policia nuk ishte thirrur gjatë këtij incidenti. Ministri i Financave refuzon çdo eskortë në Athinë./ec/
---Liderët e Egjiptit, Qipros dhe Greqisë paralajmëruan të mërkurën vendosjen e një bashkëpunimi më të ngushtë, duke premtuar zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike si edhe rritjen në një nivel më të lartë të luftës kundër terrorizmit.
Presidenti qipriot, Nikos Anastasiadhis, homologu i tij egjiptian, Abdel-Fatah al-Sisi dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras nënshkruan për këtë qëllim një deklaratë të përbashkët në Nikosia, që vjen pas asaj të Kajros.
“Rritja e terrorizmit ndërkombëtar kërcënon Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, rajonin e Salehut, Afrikën Subsahariane, Gjirin dhe Evropën…, në ndërkohë që ky kërcënim universal kërkon një përgjigje gjithpërfshirëse, të koordinuar dhe kolektive nga ana e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
”Ne premtojnë edhe punën për zbulimin e rezervave të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor”, shtohet në deklaratë.
---Parlamenti i Greqisë ka miratuar të martën pasmesnatës me shumicë votash projektligjin për rihapjen e radiotelevizionit grek ERT, i mbyllur gati dy vjet më parë.
Projektligji konsiderohet një lëvizje simbolike e qeverisë Cipras, e cila e ka pasur rihapjen e televizionit shtetëror një prioritet kryesor, pasi mbyllja e tij është konsideruar një plagë e madhe për demokracinë.
ERT-i që ka pasur një buxhet prej 300 milionë eurosh në vit, kryesisht në bazë të një takse mujore për çdo familje, është mbyllur në 11 qershor të vitit 2013 me vendim të qeverisë së koalicionit Samaras dhe Venizellos, me pretekstin se ishte një institucion shtetëror me numër të madh nëpunësish dhe me harxhime, në një kohë që huadhënësit kërkonin reduktim të administratës shtetërore.
Ai u zëvendësua me një kanal shumë më të vogël televiziv, NERIT, që u kritikua shumë për mënyrën e funksionimit dhe të aplikimit të vendeve të punës, ndërsa u cilësua nga radikalët e majtë, në opozitë atëherë, si zyra e shtypit të qeverisë.
Mbyllja e ERT-it që u pasua me humbjen e sinjalit në tre kanalet televizive ekzistuese dhe atyre radiofonike në të gjithë vendin dhe që u konsiderua si një nga masat më drastike të konservatorëve, shkaktoi një valë protestash dhe tërheqjen e një partie të vogël nga koalicioni qeveritar në atë kohë. Për javë dhe muaj të tëra, gazetarë dhe teknikë të pushuar transmetonin një program internetik dhe më pas televiziv nga studiot e pushtuara prej tyre, në Athinë dhe Selanik.
Sipas projektligjit të ri, rreth 1.600 nëpunës nga personeli që humbi punën, midis tyre edhe 400 gazetarë, bashkë me ata që tashmë punojnë në kanalin e vogël ekzistues që do të absorbohet nga ERT-i do të rikthehen në vendet e tyre të punës.
Kostoja vjetore e pagave do të jetë rreth 30 milionë euro, shpenzimet operative janë reduktuar dhe do të mbulohen kryesisht nga tarifa prej 3 euro në muaj që çdo familje do të paguajë për televizionin shtetëror.
---British Airways njofton programin e fluturimeve të sezonit veror për Greqinë, duke lidhur Londrën me gjashtë ishuj grekë.
Përveç Kos, Rodos, Mykonos dhe Santorinit në itinerarët e fluturimeve tashmë shtohen dhe fluturime direkte në Irákleio dhe Kérkyra (Korfuzi), duke demonstruar mbështetjen në praktikë të kompanisë në fushën e turizmit grek dhe duke bërë të mundur që edhe më shumë udhëtarë të vizitojnë këto destinacione.
Gjithashtu, me këto itinerarë të rinj jepet mundësia dhe në udhëtarët me pikë nisje Greqinë, të udhëtojnë në mënyrë më të lehtë në Londër dhe nga atje në pjesën tjetër të botës, duke kursyer kohë dhe shumë shpenzime nga fluturimet e tepërta.
Linja ajrore britanike do të lidhë Londrën me ishullin e Kos dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, Rodon dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, Irákleion katër herë në javë, çdo të martë, të enjte, të premte dhe të dielë, Korfuzin katër herë në javë, çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të hënë, Mykonos katër herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë, të enjte dhe të diel dhe Santorinin dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjte deri në fund të sezonit turistik.
Shqipëria
---Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka bërë me dije se në Berlin të Gjermanisë, ditën e mërkurë është mbyllur marëveshja për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Gjermani.
“Kam një lajm të mirë, sapo është mbyllur në Berlin negociata e fundit dhe marrëveshja e pensioneve në Gjermani. Homologu gjerman në vjeshtë të këtij viti do të jëtë në Shqipëri për firmosjen e marrëveshjes. Duke filluar që sot, emigrantët shqiptarë në Gjermani mund të transferojnë vitet e tyre të pensionit, që asnjë vit të mos shkojë dëm”, theksoi Veliaj.
Marrëveshja me Gjermaninë për njohjen e pensioneve është marrëveshja e nëntë në këtë kuadër. /a.ke/
Të enjten, 30 prill është afati përfundimtar për plotësimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2014.
Sipas Drejtorisë së Përgjthshme të Tatimeve, DPT, plotësimi i deklaratës bëhet vetëm në formë elektronike. Udhëzimet e DPT-së përcaktojnë që deklarata individuale vjetore e të ardhurave duhet plotësuar nga Individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2.000.000 lekë në vit, si dhe personat jo-rezidentë (individë të huaj) që realizojnë të ardhura me burim në Shqipëri mbi 2.000.000 lekë në vit
Për shtetasit shqiptarë (që janë pajisur me kartë identiteti) deklarata individuale vjetore e të ardhurave duhet detyrimisht të plotësohet nga faqja e internetit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ndërsa shtetasit e huaj duhet të regjistrohen në Administratën Tatimore si tatimpagues të të ardhurave individuale. Për tu regjistruar ato duhet të paraqiten në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve dhe individi jep disa te dhena identifikuese dhe me pas pajiset me nje numer identifikimi nga sistemi. Pasi personat jo-rezidentë pajisen me user name dhe password përkatës mund të hynë në e-Filing./a.gjonaj/f.n/
---Organizata Freedom House, ka publikuar raportin vjetor mbi lirinë e mediave në 199 vende.
Kështu, për vitin 2015, Shqipëria është pothuajse në të njëjtat nivele të lirisë së mediave si një viti më parë, duke shënuar rritje vetëm me një vend.
Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 97-të, duke qënë ende një nga vendet me liri shumë të vogël të medias. Po e njëjta situatë paraqitet edhe me Kosovën, e cila renditet në vendin e 100-të, duke shënuar një zbritje në renditje krahasuar me raportin e vitit 2014.
Në raportin e Freedom House për vitin 2015, Shqipëria dhe Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.
---Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe mbështetjen e Bankës Veneto, çelën një ekspozitë unike me punimet artistike dhe artizanale të të burgosurve nga e gjithë Shqipëria.
Ekspozita nën titullin domethënës “Edukimi përmes artit”, është një risi në llojin e vet, pasi kjo është hera e parë që personat me liri të kufizuar ekspozojnë punimet e tyre në një institucion kombëtar të kësaj rëndësie, siç është Galeria Kombëtare e Arteve.
Ekspozita u hap në sallën “Motra Tone” të Galerisë Kombëtare të Arteve, ku të pranishëm për të parë nga afër punimet ishin drejtues të instituconeve të ekzekutimit të vendimeve penale, punonjës socialë që njohin dhe nxisin aftësitë krijuese të personave të privuar nga liria, familjarë të të burgosurve, pjesëmarrës në ekspozitë, përfaqësues nga organizata që operojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe media.
Por, e veçanta e këtij organizimi ishte pjesëmarrja e vetë të burgosurve që kishin paraqitur punimet e tyre, nga të cilët u shpallën tre fitues. Ekspozita do të qëndrojë hapur për vizitorët falas përgjatë dy ditëve në vazhdim. /a.ke/
---Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Ekipi shkodran ka fituar edhe përballjen e tretë me Tiranën në kryeqytet, duke i bërë të panevojshëm 2 takimet e mbetura të fazës finale.
Kuqeblutë e kanë fituar sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” me rezultatin 71 – 58. Shënuesi më i mirë ka qenë amerikani Hog me 31 pikë. Ky është titulli i tetë për Vllazninë dhe i dyti radhazi.
Bota
---Ndihmat kanë mbërritur në rajonet e thella të Nepalit, pranë epiqendrës së tërmetit, i cili goditi vendin të shtunën me një forcë prej 7.8 ballësh i shkallës Rihter dhe shkaktoi vdekjen e mbi 5.000 personave.
Shumë prej të mbijetuarve kanë nevojë urgjente për ujë të pijshëm dhe ushqim. Në kryeqytetin Katmandu, mijëra persona qëndrojnë në rradhë, për t’u larguar me autobuzë, të frikësuar nga lëkundje të tjera të tokës.
---Tragjedia ne mesdhe, dhe fluksi i larte i emigranteve kryesisht nga lindja e mesme eshte kthyer ne shqetesim per vendet e BE-se.
Liderët e unionit kane diskutuar masat qe duhen ndermarre per shpetimin e jeteve dhe strehimin e personave qe largohen nga luftimet ne lindjen e mesme. Presidenti i keshillit te BE-se Donald Trusk vuri theksin ne andalimin e trafikanteve qe qe po shfrytezojne kete situate per perfitime personale.
Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kreu i KE-se Jean Claude Juncker, duke argumentuar se duhet krijuar nje buxhet i posaçëm për këtë çështje.
---Irani duhet të luaj një rol të madh në Siri për të bindur regjimin të marr pjesë në një tranzicion politik.
Kështu është shprehur Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në selinë e OKB-së.
"Diskutimi me Zarif do të përqendrohet kryesisht në programin bërthamor të kontestuar të Teheranit dhe mënyrën për të kompletuar para 30 qershorit marrëveshjen kornizë të arritur më 2 prill në Lozanë", theksoi ajo.
Mogherini pret biseda frytdhënëse për këtë çështje, veçanërisht për heqjen e sanksioneve kundër Teheranit.
---Ushtria nigeriane bën të ditur se ka shpëtuar 200 vajza dhe 93 gra që ishin në duart e Boko Haramit, duke shkatërruar tre kampe terroriste në pyllin e Sambisa. Por asnjë prej tyre nuk janë studentet e grabitura në Chibook, në prill të vitit të kaluar.
Qindra trupa të dekompozuar, përfshirë dhe ato të grave dhe fëmijëve, janë zbuluar në Damasak, në shtetin nigerian të Borno, pasi qyteti u rimorr nga ushtria. Dyshohet se viktimat janë vrarë nga xhihadistët e Boko Haram.
---Franca do të rrisë buxhetin e mbrojtjes me rreth katër miliardë euro nga viti 2016 deri në vitin 2019 dhe dislokimin e përhershëm të 7.000 ushtarëve për sigurinë kombëtare, për t’i bërë ballë kërcënimit terrorist, njoftoi sot presidenti François Hollande.
”Angazhuar pas atentateve të muajit janar, operacioni i patrullave ushtarake do të jetë i përhershëm me 7.000 ushtarë të destinuar për këtë mision afatgjatë”, deklaroi ai. “Rreth 3,8 miliardë euro shtesë do të parashikohen gjithashtu për buxhetin e mbrojtjes përgjatë katër viteve, duke nisur nga viti 2016 deri në 2019”, shtoi ai.
Franca ka qenë në gjendje gatishmërie të lartë që pas sulmit të përgjakshëm në redaksinë e të përjavshmes satirike ”Charlie Hebdo” në muajin janar. Javën e kaluar, kryeministri Manuel Valls njoftoi shmangien e 5 sulmeve terroriste në këto katër muaj.
”Siguria, mbrojtja dhe pavarësia janë për ne parime të panegociueshme”, deklaroi presidenti francez, Hollande./ec/ a.jor.
---Qeveria e kryeministrit italian, Matteo Renzi fitoi një votim të rëndësishëm parlamentar lidhur me një projektligj që i jep fund destabilitetit politik kronik të vendit të Apenineve.
I ashtuquajturi ligji ”Italicum” i jep automatikisht një maxhorancë prej 55 për qind partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare. Kritikët e projektligjit thonë se një veprim i tillë dobëson ndikimin e parlametit dhe të institucioneve të tjera kushtetuese.
Në votimin e parë në Dhomën e Ulët ky projektligj u miratua me 352 vota pro, 207 kundër dhe një abstenim. Të paktën 38 ”disidentë” të Partisë Demokrate, përfshirë figura të rëndësishme si ish-lideri Pier Luigi Bersani, dolën jashtë parlamentit në shenjë proteste.
Renzi, i cili kultivon imazhin e një lideri të vendosur, mbrojti qëndrimin e tij për reformën me anë të një letre të hapur në gazetën ”La Stampa”./a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Enjten, 30 prill stuhi në zonat e Epirit, kryesisht në ato malore në mesditë dhe pasdite. Në mëngjes, dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në rajonet perëndimore, ndërsa era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndim - veriperëndim në zonat jugore deri në 6 ballë.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me re lokale në mesditë dhe pasdite dhe ka mundësi të ketë shira lokale kryesisht në zonat perëndimore dhe veriore të saj. Temperatura do të variojë nga 13 deri në 24 gradë Celsius.
Në Selanik parashikohen vransira të pakta, lokalisht në rritje në mesditë dhe pasdite, me shira në zonat malore përreth tij. Era do të fryjë mesatare në drejtimin veri, veriperëndim nga 3 deri në 5 ballë dhe në pasdite në drejtimin juglindje deri në 4 ballë. Temperatura do të variojë nga 12 deri në 22 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.