Lajmet në gjuhën shqipe 01/05/2015
---1 Maji, dita e punëtorve është përkujtuar me protesta në shumë
qytete europiane.
Sheshi Sintagma në Athinë u pushtua për disa orë nga mijëra punonjës,
që mbështesin sindikatat e lidhura me partitë e të majtës radikale.
Ata shprehën zhgënjimin që qeveria e Aleksis Cipras, e dalë nga gjiri
i tyre, nuk po mban premtimet elektorale për t’i dhënë fund masave të
ashpra të kursimit të projektuara nga Bashkimi Europian.
Mesazhin duket se e kuptoi edhe Ministri i Financave Ganis Varufakis,
pjesë e grupit negociator të Athinës me kredidhënësit ndërkombëtar, i
cili ishte i pranishëm në shesh.
---Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh optimist për arritjen e
një zgjidhjeje për një kohë të shkurtër, përsa i përket marrëveshjes
së ndërmjetme, në fjalimin e mbajtur në takimin e Këshillit të
ministrave, sipas burimeve qeveritare.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh optimist për arritjen e një
zgjidhjeje për një kohë të shkurtër përsa i përket marrëveshjes së
ndërmjetme, në fjalimin e mbajtur në takimin e Këshillit të
ministrave, sipas burimeve qeveritare.
”Jam optimist që ndodhemi pranë zgjidhjes, e cila do të jetë në
kuadrin e mandatit popullor që kemi marrë dhe që do të përcaktohet nga
vijat e kuqe që kemi vendosur”, nënvizoi Aleksis Cipras gjatë
informimit që u bëri pjesëtarëve të këshillit të ministrave për
ecurinë e negociatave.
Të njëjtat burime theksuan se kryeministri analizoi para ministrave të
gjitha zhvillimet dhe në cilat pika gjenden ato. Më tej, burimet vunë
në dukje se qeveria dëshiron të ketë marrëveshje deri më 11 maj apo
edhe më herët, ndërsa mbetet e hapur mundësia që të kërkohet një
mbledhje e jashtëzakonshme e Eurogrupit.
Pala greke synon përshpejtimin e bisedimeve me institucionet dhe
konsideron se është e mundshme thirrja e mbledhjes së jashtëzakonshme
e Eurogrupit të hënën, 4 maj, ku do të evidentohet progresi i
negociatave.
Oferta e palës greke, sipas të njëjtave burime, parashikon që në fazë
të parë të jepet një mesazh politik ndaj Bankës Qendore Europiane, që
do t’i mundësojë heqjen e kufizimeve që ka vendosur në lidhje me
financimin e sistemit kreditues grek.
Në fazën e dytë, theksojnë burimet, do të diskutohen edhe çështjet e
tjera të mprehta, me objektiv arritjen e një marrëveshjeje finale, të
cilën Eurogrupi e ka parashtruar si kusht të domosdoshëm për
disbursimin e fondeve që i janë akorduar Greqisë në bazë të kredisë së
kontraktuar.
---Athina thuhet se është tashmë e gatshme për të shitur pjesën tjetër
të aksioneve të dy porteve kryesore të vendit, të rrisë TVSH-në në
disa ishuj turistikë dhe të privatizojë 7 nga 14 aeroportet e saj që
janë ende shtetërorë.
Një sondazh i orëve të fundit tregoi se 75% e grekëve kërkon të
arrihet sa më shpejt marrëveshja me huadhënësit, ndërkohë që nga ana
tjetër tregon se është rritur edhe diferenca e Radikalëve të Majtë nga
konservatorët nga 10 në 14%. Kjo për arsyen se qeveria nuk bie dakord
për reduktimet e pagave, pensioneve dhe marrëdhënieve të punësimit, të
cilat kërkojnë me ngulm kreditorët.
«Shpresojmë se përfundimi i negociatave do të normalizojë gjendjen dhe
të na japë mundësinë për të folur në lidhje me periudhën pas
qershorit, periudha e rimëkëmbjes, kur ne do të jemi në gjendje të
kthehemi përsëri në tregje», deklaroi ministri i Financave, Ganis
Varufakis.
---«Jemi shumë pranë, shumë pranë sepse askush nuk dëshiron një
dështim të negociatave. Dështimi do të jetë një humbje për të dyja
palët, ndërsa në të kundërtë, një marrëveshje e përbashkët e dobishme
dhe një kompromis do të ishte një situatë fitimprurëse për ne dhe
partnerët», deklaroi Georgos Katrougalos, ministër i Reformës
Administrative për agjencinë e lajmeve «Reuters».
---Nëse zhvillimi ekonomik do të ishte në përputhje me nivelin e
reduktimit të shpenzimeve dhe rritjen e tatimeve, atëherë Greqia do të
duhej të ishte kampione e zhvillimit ekonomik, vlerëson gazeta
gjermane «Suddeutsche Zeitung» në një artikull, duke shpjeguar se
përse shtrëngesa në vetvete nuk është zgjidhje për problemet ekonomike
të Greqisë.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Greqia
ka bërë më shumë reforma nga sa Irlanda, Spanja dhe Portugalia.
Siç vë në dukje gazeta «pesë vitet e fundit grekët kanë parë rrogat e
tyre të reduktohen me mesatarisht 20 për qind, fuqinë e tyre blerëse
të ulet me një të katërtën, ndërsa paralelisht shpenzimet publike u
kufizuan në një të tretën».
«Pas uljeve së pagave, kompetiviteti në Greqi u përmirësua me 25 për
qind, më tepër nga sa në Irlandë. Mirëpo, gjithë këto, nuk e ndihmuan
dhe shumë vendin dhe tashmë shtrohet pyetja nëse programet e ashpra të
shtrëngesave ishin vërtet të dobishme», thekson gazeta e njohur.
«Çdo reduktim shpenzimesh dhe rritje taksash do të thotë se dikush
humbet para, të cilat nuk do të mundet më t’i shpenzojë. Në këtë
mënyrë humbet të ardhura edhe Ministria greke e Financave dhe krijohet
një rreth vicioz», sipas «Suddeutsche Zeitung»./ a.jor.
---Zbatimin e biletës elektronike në Akrópoli nga muaji qershor ka
bërë të njohur zendësministri i Kulturës, Níkos Ksidákis, duke iu
përgjigjur një pyetje aktuale të deputetes së SYRIZA, Marías
Kanellopúlu.
Bileta elektronike do të shtrihet gradualisht dhe në vende të tjera
arkeologjike të tilla si Olympiío, Arhaía Agorá, Bbiblioteka Adrianú,
Romaïkí Agorá, Kerameikós, Teatri Dionýsu.
Në këtë mënyrë, bileta mund të blihet nëpërmjet internetit, nga kudo
në botë, një fakt që do të lehtësojë publikun, do të reduktojë radhët
e gjata, dhe situata pritet të përmirësohet me instalimin e aparateve
moderne të anulimit.
Z.Ksidákis njoftoi gjithashtu dhe rritjen e çmimit të biletave për
muzetë dhe vendet arkeologjike, duke theksuar se «kemi biletat më të
lira në të gjithë Evropën, në këtë shkallë, sa që ne padrejtësojmë
vlerën e mallit të ofruar».
Gjithashtu, hiqet masa e hyrjes së lirë në muajt e verës (masa do të
mbetet në fuqi për sezonin e dimrit), dhe nuk ndryshon kuadri për
grupet sociale që kanë të drejtë të blejnë biletë me çmim të reduktuar
ose hyrje falas pa biletë për të gjithë kohën.
Vihet në dukje se vendosja e biletës elektronike është një nga masat
për sektorin e trashëgimisë kulturore që përfshihet në «listën
Varufáki». Nga këto masa, qeveria pret të futen në arkat e sektorit
publik të ardhura nga 5 deri në 10 milion euro në vitin 2015, dhe
parashikohet rritje e të ardhurave prej 20 milion euro nga viti 2016 e
tutje.
---«Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se
zëri që ju po mbytni sot».
Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e
pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në Sheshin
«Haymarket» në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë
drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve, «Krimi» për të cilin
Spies dhe shokët e tij po dënoheshin ishte të qenurit militantë në
luftën që punëtorët kishin ndërmarrë për të drejtat e tyre dhe punën 8
orëshe.
1 Maji është një festë themeluar në kujtim të martirizimit në Sheshin
Haymarket» dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit
Ndërkombëtar të Punëtorëve.
Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880,
tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga
gjykatat deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet
kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata.
Por, përpjekjet e punëtorëve për orarin 8 orësh të punës në vitin 1880
treguan vendosmërinë e tyre.
Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi
i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi
rezolutën se «duke nisur nga 1 Maji 1886 orari i punës për të gjithë
punëtorët duhej të ishte 8 orësh».
Më 1 Maj të vitit 1886 mbi 200.000 punëtorë, të mbledhur në sheshin
qendror të Çikagos, do të nisin grevat për të kërkuar të drejtat e
tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si «absurde». Vdekja e
7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku
i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si
pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit
kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu Majin në
muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të
drejtat e tyre.
Tre vjet më vonë nga ngjarja e Çikagos, më 1889, Internacionalja e
Dytë Socialiste, që u zhvillua në Paris (Francë), vendosi kremtimin e
1 Majit si ditën e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë
punëtorëve të botës. Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet
në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.
/k.s/f.n/
Shqipëria
---Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten paradite, një vizite në
Panairin e Punës, që është organizuar nga Shërbimi Kombëtar i
Punësimit dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, në Pallatin e
Kongreseve nëTiranë, nga data 29 Prill-1 Maj.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Rama u shpreh se
“Shqipëria është në rrugën e ‘Rilindjes’ dhe Tirana është lokomotivë e
punësimit real. Kush ka shpresuar e menduar gabimisht se Shqipëria e
rilindur ishte një punë e lehtë dhe mjaftonte që të ndryshonim
qeveritë dhe flamurin e partisë që qeverisja e rilindjes do të ndodhte
vetë, ka parë absolutisht një gjë që nuk ekziston” .
Kryeministri tha se rilindja e vendit nuk “është ilaç magjik e shkop
magjik, por e vetmja rrugë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me
vështirësitë”.
---Me rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve, Avokati i Popullit Igli
Totozani në një njoftim për shtyp tha se “sot është një ditë
reflektimi për të gjithë ata vendimmarrës të cilët në një mënyrë, apo
një tjetër janë të lidhur me të drejtat e punonjësve”.
“Institucioni i Avokatit të Popullit përshëndet reformat dhe masat që
synojnë modernizimin e administratës publike dhe zbatimin e ligjit,
por këto reforma nuk duhet të sjellin humbjen e vendit të punës për
shkaqe të paparashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e
punës”, tha Totozani.
Duke i kushtuar rëndësi sigurisë dhe kushteve në punë, Totozani tha se
“mendimi ynë sot shkon për minatorët dhe të drejtat e tyre duke
filluar që nga ajo e jetës. Jo të pakta kanë qenë rastet e humbjes së
jetës për shkak të kushteve të punës.Duhet të mendojmë për të gjithë
ata qytetarë që punojnë në të zezë, pa asnjë mbrojtje ligjore, pa
asnjë siguri, pa asnjë sigurim shoqëror, apo shëndetësor”.
Më tej ai ka shtuar se “sot është dita kur seicili prej nesh që ka
detyrimin ligjor të përballet me këto probleme të ndjehet keq e të ulë
kokën përballë cdo qytetari që i shkelen të drejtat që legjislacioni
vendas dhe ai ndërkombëtar i’u njeh dhe sanksionon”./f.n/
---Shqipëria ka nivelin më të ulët të kostos të punës, që ndërmarrja
paguan për një të punësuar.
Kostot e punëdhënësit kryesisht shkojnë për paga dhe sigurimet
shoqërore dhe fare pak ose aspak për trajnime dhe kualifikim të
punonjësve. Kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në
aktivitetet ekonomike "Industri, Ndërtim dhe Shërbime" është 2,2 euro
në Shqipëri, disa herë më e ulët se vendet e rajonit. Të dhënat u bënë
publike në konferencën ku u prezantua "Anketa e Kostove të Punës" e
realizuar nga INSTAT. Nga anketimi ka rezultuar se ndërmarrjet
kërkojnë punonjës të kualifikuar, për të cilët janë të gatshëm të
rrisin edhe pagat.
Sipas publikimit, struktura e kostove të ndërmarrjeve jo-bujqësore me
10 të punësuar e më shumë për njësi pune me kohë të plotë ndahet në
82,4% e kostove shkon për paga, shpërblime dhe shtesa të tjera; 15,3%
për kontributet e sigurimeve shoqërore; 1,96% për shpenzime të tjera
si kosto e rekrutimit apo pagesa për veshje mbrojtëse për punonjësit
dhe 0,4% e kostos totale vjetore shkon për trajnim professional.
---Klubi i Patriotëve të Rinj, pjesë e forumit rinor të Partisë për
Drejtësi, Integrim dhe Unitet, (PDIU) me rastin e 1 majit, Ditës së
Punëtorëve, pedaluan me biçikleta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
dhe në sheshin “Nënë Tereza”, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos
braktisin atdheun, por të punojmë për ndërtimin e një të ardhme më të
mirë.
Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Albano Idrizi u shpreh
përpara nisjes së këtij aktiviteti sensibilizues se ikja e të rinjve
përbën një plagë për shoqërinë shqptare.
“Vendi ynë ndërtohet duke qenë të gjithë bashkë dhe duke punuar
përditë e më tepër për një Shqipëri më të mirë, më demokratike, më
solidare. Vendi ynë ka një të kaluar të lavdishme sepse të parët nuk u
larguan prej tij megjithë vështirësitë e shumta që hasën. Ky është
shembulli ynë, ta duam Shqipërinë tonë. Ti duam Shqiptarët të
Bashkuar”, theksoi Idrizi.
Klubi i Patriotëve të Rinj do të vijojë me aktivitete sensibilizuese
për këtë problem të shoqërisë shqiptare./k.s/f.n/
---Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Me këtë filozofi,
Shqipëria mirëpret sot me 1 Maj, të gjithë vizitorët e saj në
pavionin e Bio-Mediterraneum Cluster në Milano Expo 2015, duke iu
servirur më të mirën e shtëpisë: ushqime me shije origjinale të
veshura nga një tis misteri.
Për pjesëmarrjen e vendit në këtë panair, qeveria ka vendosur të
udhëhiqet nga tema kryesore e panairit, “Ne ushqejmë planetin, energji
për jetën” e bazuar në disa tematika si: Shkenca dhe teknologjia në
sigurinë ushqimore dhe cilësinë; Shkenca dhe teknologjia në bujqësi
dhe biodiversitetin; Risi në zinxhirin e shpërndarjes për ushqim agro.
---Dita e Europës, më 9 maj, që shënon përvjetorin e asaj dite të
vitit 1950 kur u konceptua Bashkimi Evropian, këtë vit në Shqipëri, do
të festohet krejtësisht ndryshe.
Do të jetë Saranda, dhe veçanërisht skena antike e Butrintit, që do të
mikpresë më datë 9 maj, personalitete të larta të politikës,
diplomacisë, artit dhe medias. Kjo u bë e ditur të premten në Sarandë,
nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vllahutin gjatë një takimi
me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Në këtë takim, e
shoqëruar edhe nga drejtori i TOB-së, Ilir Kerni, diplomatja e BE-së
theksoi se ideja për të organizuar një koncert në Butrint erdhi nga
dëshira për të bërë një festim ndryshe të Ditës së Europës këtë vit.
Kryebashkiaku Çipa e falënderoi për faktin që për këtë event u
përzgjodh Saranda dhe se ky përbën një rast që i jepet këtij qyteti të
bëhet edhe kryeqyteti i kulturës Europiane. Koncerti i datës 9 maj,
Ditës së Europës, pritet të jetë i jashtëzakonshëm për nivelin
artistik që do të arrijë ndërsa e veçantë pritet të jetë performanca e
artistes së madhe shqiptare, Inva Mula, e cila për të dytën herë do të
perfomojë në skenën antike të Butrintit.
Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për ambasadoren Vllahutin,
Kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa, i dhuroi asaj monedhën antike
të Sarandës të derdhur në bronx.
Bota
---1 Maji, dita e punëtorve është përkujtuar me protesta edhe në
qytete të tjera europiane.
Protesta e sindikalistëve dhe e grupeve të ekstremit të majtë në
Stamboll precipitoi në dhunë. Ata u përleshën me policinë, pasi nuk u
lejuan të zhvillonin tubimin e tyre në sheshin e famshëm Taksim.
136 persona u arrestuan gjatë përleshjeve. 21 mijë policë ishin
angazhuar për të mos lejuar protesta në këtë shesh, ku nuk zhvillohet
manifestim prej protestave masive antiqeveritare të verës së vitit
2013 në parkun Gezi.
Dhunë pati edhe në Milano. Mijëra njerëz protestuan kundër panairit
ndërkombëtar të produkteve ushqimore “Expo Milano 2015”, për të vënë
në dukje konsumizmin e tepruar. Panairi, që nisi sot, pritet të sjellë
mbi 20 milionë vizitorë në Milano gjatë 6 muajve të aktivitetit.
Manifestime pati edhe në Spanjë, Britani e Gjermani.
---Qytetet dhe fshatrat që ndodheshin pranë epiqendrës së tërmetit që
goditi të shtunën e kaluar Nepalin janë shkatërruar plotësisht.
Kryqi i Kuq raporton se të mbijetuarit janë gjetur në një gjendje të
mjerueshme. Bilanci i viktimave ka arritur në 6.204 të viktima ndërsa
numërohen 13.932 mijë të plagosur. Ende nuk dihet asgjë për fatin e
mijëra personave në zonat e thella dhe qeveria ka paralajmëruar se
numri i viktimave mund të arrijë në 10 mijë të vdekur.
---Rreth 100.000 persona parakaluan sot në Sheshin e Kuq në Moskë me
rastin e festës së Punëtorëve, manifestim i orgnizuar për të dytën
herë në Kremlin që prej shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik,
njoftuan autoritetet e kryeqytetit.
“Kjo është një traditë e bukur që ka nisur me parakalime në Sheshin e
Kuq”, theksoi kryetari i Bashkisë së Moskës, Serguei Sobianine, cituar
nga agjencia e lajmeve ”Interfax”.
“Më shumë se 100.000 persona ishin të pranishëm në këtë parakalim”,
sipas kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që një gazetar theksoi se ishin
të pranishëm rreth 60.000-80.000 manifestues. Për të dytën herë që
prej vitit 1991, autoritetet moskovite vendosën të rifillojnë traditën
sovjetike me parada në Sheshin e Kuq, ku 1 maji ishte rasti për
paradat e mëdha para drejtuesve./ec/
---Policia arrestoi të paktën 70 persona në Stamboll, ndërsa tentuan
të protestonin në sheshin “Taksim” me rastin e 1 Majit.
Të paktën 20 mijë policë dhe 70 autoblinda u përpoqën të ndalonin
protestën në shesh. Mes të arrestuarve ishin 30 anëtarë të partisë
komuniste. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, protesta u zhvilluan
edhe në qytete të tjerë.
---Konflikti në Jemen ka shkaktuar më shumë se 1.200 të vdekur dhe më
shumë se 5.000 të plagosur që prej mesit të muajit mars, theksoi të
premten Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.
“Nga 19 marsi deri më 27 prill, ka pasur 1.244 të vdekur të konfirmuar
nga Ministria e Shëndetësisë dhe 5.044 të plagosur”, theksoi agjencia
sanitare e OKB-së në një raport për situatën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizoi përveç të tjerave se
situata në Taëz vazhdon të përkeqësohet për shkak të luftimeve të
dhunshme në zonat residenciale. Përveç të tjerave, pjesa më e madhe e
rrugëve që lidhin kryeqytetin Sanna me rajonet e Adenit, Taëzit,
Al-Dhale dhe Lahj janë gjithmonë e më shumë më pak të mbërritshme, gjë
që limiton shpërndarjen e medikamenteve./ec/
---Autoritetet kineze ndaluan të premten me ligj të gjithë individët
dhe organizmat që publikojnë parashikime jozyrtare të motit.
Shkelësit e ligjit do të gjobiten mbi 8.000 dollarë për publikimin e
alarmeve jozyrtare lidhur me motin si edhe të informacioneve false, që
bien në kundërshtim me rregullat e njoftuara online nga Administrata
Meteorologjike e Kinës. Ndërkohë, shkelësit e ligjit do të përballen
edhe me akuza kriminale nëse njoftimet e tyre do të rezultojnë
shkaktare të pasojave të ndryshme apo të humbjes së pronës.
”Marsin e kaluar, një alarm fals për një supertajfun që po i afrohej
provincës lindore kineze, Fujian, u përhap kaq shumë në median
sociale, sa shkaktoi anulimin e shumë udhëtimeve nga ana e
qytetarëve”, njoftoi gazeta kineze ”Global Times”./ a.jor.
---U hap sot paradite ekspozita universale Expo Milano 2015.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për gjashtë muaj dhe përveç
pavioneve, do të organizohen edhe debate dhe ceremoni të ndryshme,
kryesisht lidhur me bujqësinë dhe ushqimin.
Ndërkohë, një manifestim i papritur ndodhi nga grupimi ”No-Expo”, në
ambientet e jashtme të ekspozitës. Të rinj që kundërshtojnë këtë
ekspozitë, rreth 30 persona, po manifestojnë qetësisht, në ndërkohë që
policia po kontrollon nga distanca veprimet e tyre./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Shtunën, 2 Maj re
të pakta që gjatë ditës do të jenë më të shumta dhe pasdite
parashikohen shira të përkohshëm në Maqedoninë lindore dhe në Thrakë.
Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë
dhe në Egjeun jugor në drejtimin perëndimor nga 4 deri në 5 ballë,
ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndryshim të dukshëm.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me re të pakta që
gjatë ditës do të jenë më të dendura. Era do të fryjë mesatare në
drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të
variojë nga 11 deri në 26 gradë Celsius.
Në Selanik parashikohen vransira të pakta, që gradualisht do të
rriten. Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në
4 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 11 deri në 22 gradë
Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.