Lajmet në gjuhën shqipe 21/04/2015
---Vetëm një muaj pas takimit të tyre të fundit dhe udhëtimit të kryeministrit grek në Berlin, Aleksis Cipras dhe Angela Merkel do të kenë kontakte të reja, këtë herë në Bruksel.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen përsëri në kryeqytetin belg në margjinat e Samitit të Jashtëzakonshëm për Migracionin, i cili do të zhvillohet të enjten.
Takimi zhvillohet një ditë para Eurogrupit të së premtes, në mënyrë që të arrihet mirëkuptimi më i madh mes dy palëve dhe në një klimë pozitive, pasi duket progres në diskutimet mes «Grupi i Brukselit» dhe delegacionit grek të ekspertëve ekonomikë, që vazhdojnë për të katërtën ditë në Paris, në prag të telekonferencës së nesërme të Euroworking Group, gjithashtu në Bruksel.
---Marrëdhëniet energjetike Greqi-Rusi, përqëndruar te gazsjellësi që do të transportojë gazin rus nga kufiri i Turqisë drejt Europës Qendrore përmes Greqisë ishin në qendër të bisedimeve që kishte të martën në Athinë shefi i kompanisë ”Gazprom”, Alexey Miller me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, takim që ka pasuar atë me ministrin grek të Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis.
Sipas planizimit ekzistues, gazsjellësi i ri përbën një vazhdim të të ashtuquajturit ”Turkish Stream”, që fillon nga brigjet ruse të Detit të Zi dhe përfundon në kufirin greko-turk. Gazsjellësi synon të furnizojë tregun europian, duke anashkaluar Ukrainën.
Investimi për segmentin grek të gazsjellësit nga kufiri me Turqinë deri në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë vlerësohet në dy miliardë euro, ndërsa në përfitimet për palën greke përfshihet përmirësimi i sigurisë së furnizimit, rritja e antagonizmit në tregun e gazit natyror, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i pozitës gjeopolitike të vendit.
---Greqia, Italia dhe Spanja po orientohen drejt një plani të përbashkët, nën kujdesin e Bashkimit Evropian për përballimin e fluksit të refugjatëve, deklaroi për parlamentin grek, ministri i Brendshëm Nikos Vucis, ndërsa theksoi se qeveria greke ka hartuar faktikisht një plan kombëtar veprimi, i cili do të komunikohet brenda ditëve të ardhshme.
Ministri theksoi gjithashtu se në kuadër të punës përgatitore për planin, siç u konkludua në ministeralin e të hënës në Luksemburg, komisioneri për emigracionin Dhimitris Avramopulos do të zhvillojë takime me ministrat e të tre vendeve. Sipas Vucisit, mbrojtja bregdetare do të funksionojë në mënyrë parandaluese, por pa vënë në rrezik jetët e njerëzve.
Sipas ministrit, emigrantët nuk duhet të qëndrojnë në ishuj më tepër se tri ditë, derisa të transferohen në brendësi të pjesës kontinentale.
Ministri tha se në Egjeun Verior ka mjaft ambiente që do të mund të bëheshin qendra regjistrimi dhe prej andej emigrantët të dërgoheshin në pjesën kontinentale, ndërsa në Egjeun Jugor, ku këto infrastruktura nuk ekzistojnë, po krijohen.
---Fërkime dhe polemika intensive politike ka shkaktuar Akti Legjislativ për transferimin e detyrueshëm të parave që kanë degët e Qeverisë së Përgjithshme, por dhe të Pushtetit Lokal në Bankën e Greqisë.
Paralajmërim të rreptë i drejton qeverisë Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve të Greqisë (GSEE) për mundësinë që të përdoren rezervat e Sigurimit të Kapitalit të Solidaritetit të Brezave.
---Sipas dëshmive fotografike që ka publikuar të martën shoqata e reporterëve "Dromografos", Bashkia e Athinës ka zhdukur veprën e vlerësuar ndërkombëtarisht street artist “Tom” në zonën e Plakas, megjithë faktin se nuk "ka shkatërruar" asnjë ndërtesë historike të zonës, por një gardh me dërrasa, që pas lyerjes tregon punën e turpshme absolute të tij në mjedisin e kësaj zone.
---Për në 5 nëntor të vitit 2015 është shtyrë gjyqi i të arrestuarve për pushtimin e Senatit të Universitetit të Athinës, të cilët ishin arrestuar përpara operacionit të zbrasjes së tij nga forcat represive.
---Kërkesë kundër Ministrit për Riorganizimin e Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë, Sekretariatit të Përgjithshëm të Energjisë dhe të lëndëve të para minerale, Drejtorisë së Përgjithshme të lëndëve të para dhe Drejtorisë së Minierave dhe Lëndëve të Para Energjitike dhe Industriale ka paraqitur në Këshillin e Shtetit kompania Ellinikós Chrysós A.E, një degë e Eldorado Gold për për dështimin e veprimit të rregullt ligjor.
Në mënyrë të veçantë, kompania ka shkuar në Këshillin e Shtetit, sepse departamenti kompetent i Ministrisë së Mjedisit nuk ka bërë menjëherë miratimin e studimit teknik të njësisë së re të Mademit dhe të Studimit Teknik të nën-projekteve të instalimeve minerare të saj në Olympiáda.
---Mbyllur do të mbetet të mërkurën dhe të enjten Tembi nga ora 07:00 në mëngjes e deri në orën 20:00 në mbrëmje, për shkak të punimeve, inspektimit dhe mirëmbajtjes së masave për mbrojtjen nga rënia e gurëve shkëmborë, siç njoftoi kompania e ndërtimit të rrugëve Aftokinitódromos Aigaíou A.E.
Shqipëria
---Kryeministri Edi Rama është takuar të martën me përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, me të cilën diskutoi mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë si dhe punën e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra për të përmbushur 5 prioritetet që e afrojnë Shqipërinë edhe më shumë me Bashkimin Europian.
Shefi i qeverise shqiptare ndodhet ne Bruksel në Samitin për Ballkanin organizuar nga Komisioni Europian.
Pas takimit, Mogherini theksoi se u diskutua mbi zhvillimet politike në vend dhe reformat qe Shqipëria po ndërmerr, veçanërisht pas dhënies së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian vitin e kaluar.
Mogherini u shpreh se, “Shqipëria ka një perspektivë të qartë evropiane dhe sot diskutuam për rrugën e saj në këtë proces. Përfaqësuesja e Lartë e BE, përshëndeti, “angazhimin e fuqishëm të kryeministrit Rama në rrugën evropiane të Shqipërisë, duke përfshirë punën e nevojshme me reformat.
“Ne gjithashtu folëm për dimensionin rajonal dhe unë shprehu vlerësimin për përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të qenë një partner konstruktiv në rajon dhe më gjerë”, tha Mogherini./f.n/
---Kryeministri Edi Rama mori pjesë të martën në Samitin për Ballkanin që zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian.
Në kuadër të këtij Samiti, kryeministri Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Đukanović, me të cilin diskutoi rreth projektit të autostradës Adriatiko Joniane, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë.
Dy kryeministrat diskutuan dhe mbi projektet e përbashkëta në fushën e turizmit, sidomos në zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.
“Në takimin dypalësh me Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Đukanović, për projektet e përbashkëta të ndërlidhjes infrastrukturore dhe zhvillimit ekonomik”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social ‘Facebook” pas takimit. /a.ke/
---Data 22 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.
Në kuadër të kësaj dite të shënuar për mbarë njerzimin, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me Qendrën e Studimit të Burimeve Natyrore dhe Shoqatën e Vlerësimit të Tokës, organizuan të martën në Tiranë, një konferencë shkencore, ku apeluan për mbrojtjen e mjedisit, ekosistemeve dhe natyrës.
Në emër të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, fjalën e rastit e mbajti zv.ministri i Bujqësisë, Jani Babi.
Punimet e konferencës shkencore vijuan me referime të ekspertëve të tjerë të fushës të cilët, vunë theksin në rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemeve natyrore dhe sensibilizimin e opinionit për t’u informuar mbi shmagien e fenomeneve që dëmtojnë tokën dhe sfidat për ruajtjen e saj.
Themeluesi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës, propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve.
Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë planetit tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të tokës./m.m/
---Turistët në qytetet muze si Berati, Gjirokastra dhe Kruja, paraqesin një interes të veçantë për punimin me dorë të sixhadeve e qilimave dhe orendive të tjera artizanale.
Vite më parë në qytetin e Krujës funksiononte ndërmarrja artistike ku ishin të punësuara mbi 1000 gra e vajza, por pas mbylljes në vitin 1990, tradita e punimit artizanal të qilimave vazhdon në pazarin e vjetër të Krujës, përmes disa punishteve të vogla.
Por punimi artizanal nuk shfaq interes për moshat e reja, çka rrezikon zhdukjen e traditës. Artizanët e vjetër thonë se shumë vetë nuk e besojnë që këto punohen, dhe kur e shohin këtu në dyqan që këto punohen, atëherë kanë interes sepse janë prodhime shqiptare. Të rinjtë nuk kanë interes për këtë punë, por gabohen sepse kjo është një punë shumë e bukur, që nuk do humbasë asnjëherë, vetëm do t’i rriten vlerat, thonë ata.
Punimet bazohen krejtësisht në motivet tradicionale shqiptare, dhe pikërisht origjinaliteti ka rritur interesin e turistëve./m.m/
Bota
---Më shumë se 1.750 imigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe që prej fillimit të vitit, 30 herë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2014, theksoi sot Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit (ONI).
“Me numërimin e fundit, Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit ka llogaritur se numri i të vdekurve që prej fillimit të vitit 2015 është tashmë më shumë se 30 herë më i lartë se me të njëjtën periudhë të vitit 2014”, deklaroi zëdhënësi i ONI-së, Joel Millman për shtypin në Gjenevë.
“Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit i trëmbet faktit se numri total prej 3.279 imigrantë të vdekur në vitin 2014 të jetë kaluar këtë vit vetëm brenda disa javëve dhe mund të arrijë në 30.000 në fund të vititi, nëse bazohemi në bilancin aktual”, shtoi ai.
Zëdhënësi i komisariatit të lartë të OKB-së për refugjatët, Adrian Edwards deklaroi se mbytja e anijes të dielën në brigjet libiane, ku humbën jetën 800 persona është ngjarja më e rëndë e regjistur në Mesdhe nga organizata. Sipas Edwards, ka pasur 1.300 të vdekur vetëm në muajin prill, duke u bërë një muaj rekord përsa i përket numrit të të vdekurve./ec/
---Ish-presidenti islamik egjiptian, Mohamed Morsi rrëzuar në vitin 2013 nga ushtria, u dënua të martën me 20 vjet burg për përfshirjen në arrestimin dhe torturimin e protestuesve gjatë mandatit të tij.
Por, nga ana tjetër ai u lirua nga akuza për nxitje të vrasjes së dy protestuesve dhe një gazetari gjatë një manifestimi para pallatit presidencial në vitin 2012, akuzë për të cilën pjesa më e madhe e vëzhguesve prisnin që ai të dënohej me vdekje.
Dymbëdhjetë të akuzuar të tjerë përkrah Morsit, kryesisht zyrtarë të grupit të tij Vëllazëria Myslimane dhe qeverisë të asaj kohe, u dënuan me 20 vjet burg për të njëjtat akuza, për përdorim të dhunës, për arrestimin dhe torturimin e protestuesve në kuadër të një manifestimi më 5 dhjetor 2012 para pallatit presidecial në Kajro.
Morsi u rrëzua nga pushteti përmes një grushti shteti në korrik 2013, pas protestave masive në rrugët e Kajros kundër regjimit të tij. Avokati i Morsit njoftoi se do të apelonte vendimin./ec/
---Tre njerëz janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim pranë një stacioni të policisë në jug të Afganistanit.
Zëdhënësi i qeverisë provinciale, Samim Khpalëak, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në qytetin Kandahar, që është kryeqytet i provincës me të njëjtin emër. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Kandahari është qendra e kryengritjes talibane, ndërsa qyteti ka qenë kryeqytet i regjimit të ekstremistëve në periudhën 1996-2001.
---Stuhi të fuqishme kanë goditur dhunshëm Uellsin e Ri të Jugut, në shtetin e Australisë, duke u marë jetën të paktën 3 personave.
Një nga zonat më të prekura është ajo në Dungog, në veri të Sidnejit, ku shtëpitë janë rrëmbyer nga përmbytjet dhe ku janë gjetur tre viktimat, dy burra dhe një grua. Aktualisht rreth 215 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Njerëzve u është bërë thirrje të qëndrojnë në banesat e tyre, pasi Agjencia Meteorologjike Australiane ka paralajmëruar mot më të ashpër në ardhje që mund të prekë zona të shtetit natën e së martës.
Zonat në fjalë, ku parashikohet të përplasen shira dhe erëra shkatërruese janë Sidneji, Hanter dhe Ilauarra. Erëra deri në 135 kilometra në orë u regjistruan në disa zona, ndërkohë që pritet të bjerë deri në 200 milimetra shi.
Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri të Jugut, Mike Baird u ka bërë thirrje punëtorëve në tre zonat e sipërpërmendura që të shkojnë në shtëpi në rast se kushtet e motit përkeqësohen. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave deklaroi se kishte marrë mbi 4 mijë e 400 telefonata për ndihmë dhe se kanë kryer dhjetëra operacione shpëtimi.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Mërkurën 22 prill në përgjithësi mot të mirë. Shira sporadike ose stuhi do të ketë në rajonet verilindore si dhe në rajonet kontinentale, kryesisht në zonat malore në mesditë dhe pasdite. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël në rajonet veriore.
Në Attikë priten re të pakta, të cilat pasdite do të rriten dhe ka mundësi të ketë shira të përkohshme në meditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verilindje nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 7 deri në 20 gradë Celsius dhe në zonat veriore dhe lindore të saj do të jetë nga 2 deri në 3 gradë më poshtë.
Në Selanik në fillim moti do të jetë i mirë, por gradualisht do të ketë vransira lokale dhe shira të përkohshme ose stuhi, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë mesatare në drejtimin veriperëndim nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 6 deri në 17 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.