Lajmet në gjuhën shqipe 19/04/2015
---Bashkimi Evropian u shpreh të dielën se është shumë i prekur nga mbytja e një anijeje që transportonte emigrantë në Mesdhe, ku mendohet se kanë vdekur rreth 700 persona, dhe shpalli organizimin urgjent të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme për marrjen e masave.
“Jetët njërëzore janë në lojë, Bashkimi Evropian në tërësinë e tij ka detyrimin moral dhe humanitar që të veprojë”, reagoi Komisioni Evropian, që po përgatit një strategji të re mbi imigrimin që do të miratohet në mes të majit.
”Por më shumë se sa kjo strategji, nevojiten masa të menjëhershme. Për sa kohë që vendet e origjinës dhe vendet tranzit nuk do të marrin masa për të evituar këto kalime të dëshpëruara, do të ketë njerëz që vendosin jetët e tyre në rrezik. Një pjesë e madhe e punës tonë ka të bëjë me një bashkëpunim me vendet e botës së tretë”, theksoi ekzekutivi evropian.
---Një tjetër tragjedi e rëndë në kanalin e Siçilisë ku një anije me 700 e emigrantë është përmbysur mesnatën e të shtunës, rreth 60 milje në veri të Libisë.
Një anije portugeze mallrash që ndodhej pranë zonës ka mundur të shpëtojë 28 të mbijetuar. Një operacion i gjerë shpëtimi ka nisur, e koordinuar nga Roja Bregdetare, ku marrin pjesë njësitë detare dhe ajrore, anije mallrash që janë drejtuar në zonë.
Nga peshkarexha sipas informacioneve të para, ishte lëshuar alarmi për ndihmë në qendrën kombëtare të ndihmës së Rojes Bregdetare, ku ishte raportuar se një anije me rreth 700 emigrantë në bord ishte në vështirësi lundrimi. Salla Operative ka drejtuar një anije portugeze drejt vendit. Ka të ngjarë, sipas dhe asaj që është parë nga anija e mallrave që emigrantët të jenë anuar të gjithë në një anë, çka solli dhe përmbysjen e anijes.
---Është mbledhur dhe të dielën Brussels Group në Paris, për ecurinë e negociatave të Greqisë dhe kreditorëve në prag të takimit të datës 24 prill.
---Mblidhet të mërkurën Euroworking Group, siç është vendosur në takimin e djeshëm në Paris nga anëtarët e «Grupit të Brukselit» dhe ekspertëve financiare grekë.
---Greqia planifikon që të nënshkruajë një marrëveshje energjetike me Rusinë, në ndërkohë që Moska do t’i parapaguajë Athinës tre deri pesë miliardë euro në kuadër të projektit për ndërtimin e një pjese të gazsjellësit “Turk Stream” në territorin grek, njoftoi revista gjermane “Der Spiegel”.
“Marrëveshja do t’i mundësojë Greqisë që të ballafaqohet me gjendjen e komplikuar në të cilën ra për shkak të zvarritjes së negociatave me BE-në për ristrukturimin e borxhit”, tha për revistën një përfaqësues i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA.
Rusia do t’ia parapaguajë Greqisë shumën nga të ardhurat nga tranziti i gazit rus në territorin e saj në rrugën drejt Evropës Qendrore.
Ministri grek i Energjetikës, Panajotis Lafazanis, i cili më 30 mars kishte takime me kolegun e tij rus Aleksandar Novak dhe me drejtorin e “Gazprom”-it Aleksei Miler, tha se për javën e ardhshme është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjes midis Greqisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit në territorin grek.
---Rreth 10,4% kryeson SYRIZA kundrejt Demokracisë së Re nëse zhvilloheshin sot zgjedhjet, sipas sondazhit të ri të kompanisë Metrisi, për gazetën «Próto Théma».
---Vlerësimi se qeveria do të nënshkruajë një memorandum të ri, i cili nuk do të kënaqë popullin grek, ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Dimitris Kucubas.
---Frikën e tij për mundësinë e një «aksidenti» të vendit ka shprehur kryetari i POTAMI-t, Stavros Theodorakis, në «Gazetën e Redaktorëve ».
---Fillon të hënën procesi i aplikimeve për fitimet e ligjit në lidhje me trajtimin e krizës humanitare.
---Me një tekst të publikuar të shtunën në mbrëmje nga Rrjeti i Luftëtarëve të Burgosur njoftohet përfundimi i grevës së urisë i të burgosurve politikë.
---Të hënën, 20 prill fillon gjyqi i 14 personave të arrestuar në dekanatin e Universitetit të Athinës. Në një komunikim të lëshuar, administratorët e këtij universiteti akuzojnë autoritetet e Rektoratit për hipokrizi.
---Organizatat antifashiste dhe shoqata të tjera bëjnë thirrje për një tubim dhe marshim drejt burgut Koridalo, të hënën në orën 07:30 në mëngjes, në stadiumin e Proodeftikis.
---Një ndalesë të punës në mbarë Attikën nga ora 07:30 e deri në orën 11:30 shpalli për ditën e hënë, Administrata e Lartë e Bashkimeve të Nënpunësve në Sektorin Publik (ADEDY).
---Është ndarë të dielën në agim nga jeta, komunisti Isaák Iordanídis, botuesi dhe redaktori i Anagénnisis -Rilindja (1964-1967), anëtar i OMLE dhe i M-L KKE, lideri i Lëvizjes Marksiste - Leniniste në Greqi. Varrimi i tij do të mbahet të hënën në orën 17:00 pasdite në varrezat e Schistos.
Shqipëria
---Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati do të nënshkruaj të hënën me Sekretarin e Shtetit John Kerry marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington.
Ministri i Jashtëm shqiptar, do të pritet në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry si kulmim i vizitës që ka nisur në SHBA që prej të premtes.
Mësohet që pas takimit, i cili do të fokusohet, përveç bashkëpunimit dypalësh, perspektivës zhvillimore të Shqipërisë, rrugës europiane të vendit, marrëdhënieve rajonale, edhe tek tema e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, sfidat me të cilat përballet arkitektura e sigurisë europiane, lufta kundër terrorizmit, siguria energjitike etj, Bushati dhe Kerru do kenë edhe një dalje të përbashkët për mediat.
---Të rinjtë e LRI-së vijojnë të japin shembullin e tyre se si qytetarët duhet të sensibilizohen për të patur një mjedis sa më të pastër dhe një jetë të shëndetshme.
Konkretisht, anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim janë rikthyer sërish të dielën në zonën e Paskuqanit nëpërmjet një aksioni vullnetar për pastrimin e mjedisit. Ata kanë menduar ti shërbejnë ndryshe komunitetit në këtë të dielë së bashku me koordinatorin z. Edmond Stojku dhe zv/Ministren e Integrimit, Erisa Xhixho.
Kjo iniciativë dhe angazhim i të rinjëve të LRI-së është një mesazh edhe për kandidatët e koalicionit që t’a kenë prioritet mjedisin dhe do ta bëjnë pjesë të programeve të tyre elektorale. Nën moton përgjegjesi sociale në shërbim të komunitetit, të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe politikën se ambienti përtej derës së shtëpisë është i të gjithëve./a.g/
---Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 4000 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, ndërkohë që shpalli në kërkim dy persona të cilët dyshohen të jenë kultivuesit.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike me lartësi 50 cm, të kultivuara në kubikë, u zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e dy stallave të bagëtive në vendin e emërtuar “Gropa e Fikut” në fshatin Tragjas i Vjetër, rreth 20 km në jug të Vlorës. Gjithashtu, në afërsi të stallave u konstatua edhe një sipërfaqe toke e punuar dhe sistemuar në disa parcela, ku mendohet se do të vendoseshin bimët narkotike.droge2
Policia shpalli në kërkim dy pronarët e stallave të bagëtive, Hajro Gjonzeneli, 44 vjeç dhe Ligor Fejzaj(Alliaj), 52 vjeç.Policia ka organizuar një operacion për kapjen e të kërkuarve, duke ushtruar edhe kontrolle në disa banesa./a.g/
---Rapo Hekali ka marr dekoratën "Nderi i Kombit", (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Ceremonia është zhvilluar në teatrin antik të Bylisit. Dekorata i është dorëzuar familjarëve me motivacionin: "Në shenjë vlerësimi dhe nderimi të merituar për atdhedashurinë e rrallë, shpirtin e pamposhtur luftarak, luftën e përpjekjet e tij të paepura liridashëse kundër zgjedhës dhe pushtimit osman".
---Tirana i është bashkangjitur kreut të Kategorisë Superiore, Skënderbeut, pas fitores 1-3 në Elbasan, me plot 63 pikë.
Goli i Jaupit për Elbasanin u mposht nga Hyshmeri i Tiranës, në minutën e 38-të dhe u pasua nga ai i Bushiç në minutën e 75-të e rezultati u vulos me Bakajn në minutën e 83-të.
Ndërsa Skënderbeu ka fituar me Apoloninë me golin e Sefës, ndërsa Partizani ka marr vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Kukësit.
Bota
---Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë kundër vazhdimësisë të episodeve tragjike që vijnë nga fluksi i emigrantëve, të cilët tentojnë të hyjnë në Itali nga Afrika e Veriut.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Italisë që ka marrë përsipër të presë emigrantët e shumtë që kërkojnë strehim, me çmim jetën e tyre”, deklaroi kreu i Kishës Katolike.
Thirrja e tij erdhi një javë pas mbytjes së 400 personave në detin Mesdhe.
Sipas rojave kufitare italiane, më shumë se 11.000 kandidatë për emigracion në Europë kanë zbarkuar gjashtë ditët e fundit dhe qindra të tjerë vazhdojnë të vijnë në kufijtë italianë.
Të fundit që erdhën, një grup prej më shumë se 450 refugjatësh mes të cilëve edhe 50 fëmijë, foshnja dhe dy gra shtatzëna, zbarkuan dje në Mesina (Siçili), pasi u ndihmuan nga marina italiane.
“Duket që madhësia e këtij fenomeni kërkon angazhim më të madh. Nuk duhet të ngelemi në tentativë për të kërkuar mbështetje globale në nivel evropian apo ndërkombëtar”, tha Papa./ a.jor.
---Herbicidet janë shkaku kryesor, sipas ekspertëve, për të shpjeguar sëmundjen misterioze që shkaktoi vdekjen e 18 personave në jugperëndim të Nigerisë, deklaroi të dielën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS).
”Hipoteza aktuale është se herbicidet kanë qenë shkaku i sëmundjes”, shpjegoi zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl me anë të një tweet-i. Megjithatë, ai nuk shpjegoi mënyrën sesi këto herbicide kanë helmuar të sëmurët.
”Testet e deritanishem nuk kanë treguar prani të baktereve apo viruseve”, shtoi zëdhënësi. ”Testet janë bërë në Nigeri dhe ky vend ka në dispozicion laboratorë shumë të mirë”, tha ai. Një sëmundje misterioze shkaktoi vdekjen e 17 personave në jugperëndim të Nigerisë, të cilët kanë ndërruar jetë brutalisht.
“Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga sëmundja misterioze që prej shfaqjes së saj në fillim të javës në qytetin Odë-Irele, në shtetin e Ondos”, deklaroi zëdhënësi i shtetit, Kavode Akinmade. Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze janë dhimbje koke, humbje ekuilibri, turbullime të shikimit duke sjellë vdekjen brenda 24 orëve.
“Kërkimet e kryera deri tani nuk kanë treguar nëse bëhej fjalë për një sëmundje virale apo për sëmundjen e Ebolës”, theksoi zëdhënësi. Ebola, një sëmundje hemoragjike me origjinë virale, ka shkaktuar vdekjen e me shumë se 10 600 personave kryesisht në tre shtete të Afrikës Perëndimore, Liberi , Sierra Leone dhe Guine që prej fillimit të vitit 2014./ a.jor.
---Forcat qeveritare të Irakut kanë marr kontrollin e një prej rafinerive më të mëdha në vend, nga militantët e ISIS.
Sipas një zëdhënësi të koalicionit antiterrorist, trupat irakiane kanë marr pak para mesditës rafinerinë në Baixhi.
Megjithatë, zyrtarët në provincën Salahudin, ku ndodhet kjo rafineri, thanë se atje ende ka luftime. Rafineria në Baixhi ka prodhuar afro 175 mijë fuqi naftë në ditë, para se të okupohej nga militantët e Shtetit Islamik, në qershor të vitit të kaluar, kur edhe ishte mbyllur.
---Dhjetëra persona janë vrarë në Taez të Jemenit pas përleshjeve mes shiitëve Hudhi dhe ushtarëve të presidentit Hadi.
Banorët e qytetit thanë se janë tronditur nga shpërthimet dhe të shtënat me armë zjarri në pjesën jugperëndimore të Jemenit.
Raportohet se 19 kryengritës shiitë huthi, dhe 8 besnikë të presidentit, janë vrarë gjatë luftimeve.
---Finlandezët filluan sot zgjedhjet parlamentare dhe pritet që Partia opozitare e Qendrës të marrë pushtetin duke përfituar nga performanca e vakët e qeverisë aktuale të koalicionit e djathtë-e majtë.
Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT dhe u mbyllen në orën 17:00 GMT.
Favoriti kryesor për postin e kryeministrit është Juha Sipila, 53 vjeç, ish-ministër i Jashtëm i vendit skandinav. “Vendi ynë meriton më të mirën”, shkruajti dje Sipila në blogun e tij. “Politika duhet të rikthehet në klimën e besimit”, theksoi ai./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Hënën 20 prill, vransira të dendura lokale, me shira sporadike ose stuhi, kryesisht në pjesën Qendrore dhe Jugore të vendit dhe veçanërisht në zonat malore si dhe rënie të temperaturës.
Në Attikë do të ketë re të pakta, të cilat pasdite do të rriten dhe ka mundësi të ketë shira lokale në lagjet perëndimore dhe veriore të saj. Në mbrëmje moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior nga 3 deri në 4 ballë dhe në lindje deri në 5 ballë. Temperatura do të variojë nga 11 deri në 19 gradë Celsius.
Në Selanik do të ketë vransira me shira sporadike dhe ndoshta edhe stuhi të izoluara. Përmirësim gradual pritet nga mesdita. Era do të fryjë e ndryshueshme nga 3 deri në 4 ballë dhe në mbrëmje në drejtimin veriperëndimor nga 4 deri në 5 ballë. Temperatura do të variojë nga 9 deri në 16 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.