Lajmet në gjuhën shqipe 17/04/2015
---Një takim mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtare do të
zhvillohet nesër në Bruksel për të vlerësuar reformat në vend, para
një takimi të rëndësishëm të zonës euro një javë më pas.
“Grupi i Brukselit do të mblidhet nesër pasdite”, theksoi Mina
Andreeva, një zëdhënëse e ekzekutivit evropian, një javë para takimit
jozyrtar të Eurogrupit që do të zhvillohet më 24 prill në Riga dhe do
të jetë rasti për të vlerësuar avancimin e negociatave mes Greqisë dhe
kreditorëve.
Grupi i Brukselit është i përbërë nga përfaqësues të qeverisë greke,
Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mekanizmit
Evropian të Stabilitetit (MES) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar
(FMN)./ec/
---Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi Greqisë të angazhohet në
reformat qeveritare dhe fiskale, në një konferencë të përbashkët
shtypi me kryeministrin italian, Matteo Renzi në Shtëpinë e Bardhë.
“Greqia duhet të angazhohet në reforma”, theksoi Obama.
”Grekët duhet të mbledhin taksat. Ata duhet të reduktojnë burokracitë,
të rrisin fleksibilitetin e tregut të tyre të punës”, nënvizoi
presidenti amerikan.
Presidenti amerikan theksoi se i kishte kërkuar kryeministrit grek,
Alexis Tsipras t’i tregonte popullit se ka shpresa dhe se rritja
ekonomike mund të rikthehej.
“Ne do të mbështesim një shkallë të fleksibilitetit mbi mënyrën se si
ju do të avanconi”, shtoi Barack Obama, “por ju duhet t’i tregoni
kreditorëve dhe atyre që mbështesin sistemin tuaj financiar që po bëni
përpjekje për të ndihmuar veten dhe kjo kërkon vendime të vështira.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ministri grek i Financave, Ganis
Varufakis zhvilluan një takim të shkurtër të enjten në mbrëmje në
Shtëpinë e Bardhë në kuadër të një ceremonie në kujtim të pavarësisë
greke 1830, theksoi një zyrtar amerikan.
Gianis Varufakis, i pranishëm në Uashington me rastin e takimeve të
FMN-së dhe Bankës Botërore, shfaqi vullnetin e qeverisë për të kryer
sa më mirë reformat e kërkuara nga kreditorët me qëllim që ata të
zhbllokojnë këstin e ndihmës prej 7,2 milliardë eurosh.
---Një grup anarkistësh që kishin 19 ditë që protestonin para
rektoratit të Universitetit të Athinës për të vënë nën presion
qeverinë e majtë radikale, u dëbuan sot nga policia, bëri me dije një
burim policor.
Policia kishte rrethuar zonën që prej mbrëmjes së kaluar, por vetëm
sot me urdhër të prokurorit arriti të veprojë, duke i dëbuar
protestuesit, ndër të cilët 14 u arrestuan.
Ndalimi i tyre vjen menjëhere një ditë pas votimit në parlament të një
projektligji për burgjet e sigurisë së lartë. Lëvizja anarkiste kërkon
që qeveria aktuale të shkojë akoma më tej në heqjen e masave penale.
Mbrëmjen e kaluar pati përleshje me policinë jashtë godinës së
rektoratit. Lëvizja anarkiste greke javët e fundit po ushtron mjaft
presion ndaj qeverisë së Aleksis Cipras, duke shtuar protestat.
---Agjencia financiare ”Standard and Poor’s” zbriti në klasifikim
aftësinë paguese afatgjatë të shtetit grek nga B- në CCC, me
perspektivë negative.
Agjencia në një komunikatë thekson se ”zbritja pasqyron pikëpamjen se
kredibiliteti i Greqisë varet gjithmonë e më shumë nga kushtet e
biznesit, ato financiare dhe ekonomike”.
”Për mendimin tonë, këto kushte janë përkeqësuar për shkak të
pasigurisë që rezulton nga negociatat e zgjatura ndërmjet qeverisë
greke dhe kreditorëve zyrtarë të saj”, citon S&P.
”Perspektivat për ritmin e zhvillimit për gjithë vitin janë
jashtëzakonisht të pasigurta. Vlerësojmë se ekonomia greke është
tkurrur me një për qind gjatë gjashtëmujorit të fundit, pavarësisht se
euro ishte dobësuar dhe çmimi i naftës ka rënë”, thekson ajo.
”Për mendimin tonë, perspektivat ekonomike do të mund të
përkeqësoheshin edhe më shumë, nëse nuk përfundojnë së shpejti
bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj”, përfundon agjencia.
---Me mbështetjen e qeverisë së koalicionit dhe me votën kundër të
Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut është miratuar të mërkurën me
shumicë votash në parim, projektligji për rihapjen e ERT-it pas
procesit shumë të gjatë të dëgjimeve të grupeve të ndryshme në
komisionit parlamentar kompetent.
---Politika e emigracionit të qeverisë ishte në fokusin e një takimi
që kishin të premten, zëvendës ministrja Tasia Hristodulopulu dhe
Kryebashkiaku i Athinës, Giórgos Kamínis. Takimi është mbajtur në
Ministrinë e Brendshme.
---Shoqata e Dokumentarit Grek, Festivali i Dokumentarit të Selanikut
dhe Technópoli i Bashkisë së Athinës organizojnë së bashku në datat
22, 23 dhe 24 prill 2015 një kushtim për dokumentarin grek me titull
«Me ta mátia anoichtá - Me sytë hapur» në Technopolis, në Gazi.
Për tri ditë, nga ora 17:00 pasdite e deri në mesnatë, publiku i
Athinës do të ketë mundësinë të ndjeki dokumentarë të vlerësuar me
çmime në Greqi dhe jashtë vendit, dhe dokumentarë, që u dalluan në
Festivalin e 17-të të Selanikut të këtij viti. Kushtimi për
dokumentarin grek përfshin tre shfaqje në ditë, diskutime, ekspozita
«Fotodokimantér» dhe një seminar për dokumentaristë të rinj.
Histori të vërteta dhe emocionuese, bashkëkohore apo më të vjetra, por
gjithmonë aktuale. Dokumentarë që do t'ju bëjnë të mendoni dhe të
ëndërroni...
Programi për kushtimin në dokumentarin grek do të njoftohet së shpejti!
Shqipëria
---Në kuadër të Kryesisë Shqiptare të Asamblesë Parlamentare të SEECP
(Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore),u zhvillua të
premten në Tiranë takimi i dytë i grupit të Punës.
Në takimin e sotëm morën pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të
kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria,
Kroacia, Greqia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali
i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.
Gjatë takimit u diskutuan rezoluta e raporteve nga tre komisione të
përgjithshme të Asamblesë që kanë në fokus sigurinë, mbrojtjen e
kufijve, luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e fëmijëve si dhe
projektet e përbashkëta rajonale në fushën e energjisë dhe
infrastukturës.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ushtron mandatin si kryesues i
Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, gjatë një periudhe vendimtare për
organizatën.
---Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe
Industrisë Francë-Shqipëri dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri i
kordoi të premten titullin “Doctor Honoris Cuasa” për Jacques Attali.
Në ceremoninë e zhvilluar në Universitetin e Tiranës, Rektori Dhori
Kule tha se “ne sot jemi duke nderuar Jacques Attali, i cili është
ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez, i cili ka lindur më 1
Nëntor 1943 në Algjer. Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë,
këshilltar i veçantë i François Mitterrand gjatë periudhës 1981-1991,
më pas themelues dhe kryetar i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe
Zhvillim (BERZH) në 1991.
Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali &
ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai
është gjithashtu redaktor i të përjavshmes L’Express dhe Kryetar i
Këshillit Mbikëqyrës të Slate”.
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta të vendit ,
Kryeministri Edi Rama, me bashkëshorten e tj, Linda Rama, Ministrja e
Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Shteti për
Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito si dhe senatorë
të senatit akademikë, profesorë dhe studentë të UT.
---Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zhvilluar ditën e premte në
qytetin e Gjirokastrës analizën e tremujorit, në të cilën është
nënvizuar rritja e numrit të kontribuesve në skemë.
Drejtoresha e ISSH, Vjollca Braho, theksoi gjatë fjalës së saj rritjen
e kontrubuesve në skemën e sigurimeve. Sipas saj, në këtë tremujor ka
300 kontribues më shumë se plani i parashikuar.
Ndërkaq, Braho thesoi se ka rritje të numrit të te vetëpunësuarve në
bujqësi. /a.ke/
---Ambasadorja e Hollandës në Tiranë, Dewi Van de Weerd mori pjesë në
prezantimin e gjetjeve kryesore të një projekti të mbështetur nga ana
e Hollandës në lidhje me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së
prokurimit on-line në nivel lokal.
Ambasadorja theksoi nevojën për të rritur besimin e qytetarëve tek
institucionet, si thelbësore për ndërtimin e shtetit ligjor në
Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit.
“Një tjetër projekt është përfshirë në bashkinë e Beratit për
sigurimin e informacionit më të mirë në shërbimin e qytetarëve.
Projekte të tilla sigurojnë një reagim më kuptimplotë të palëve të
interesuara për perceptimin e shërbimeve publike, dhe këto projekte më
pas shërbejnë si bazë për përmirësimin e tyre. Kjo mund të bëhet duke
siguruar informacion përmes mënyrave të thejshta si nëpërmjet
broshurave dhe përmes futjes së ankesave në kuti shërbimi”, thekson
Ambasada e Hollandës në Tiranë në një postim në rrjetin social
“Facebook”.
---Policia kufitare e Gjirokastrës në bashkëpunim me Drejtorinë e
Policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur në orët e para të së
premtes ndalimin e 22 klandestinëve.
Ndalimi i klandestinëve, që pas hetimeve paraprake rezultuan me
origjinë Siriane u bë në fshatin Glinë, disa kilometre pas vijës së
gjelbër.
Policia bën me dije se pjesë e 22 klandestinëve nga Siria ishin 10 gra
e 6 fëmijë, teksa po punohet për ndalimin edhe të udhërrëfyesve të
tyre, ndërsa klandestinët janë shoqëruar në komisariat, ku kanë marrë
kujdesjen e nevojshme shëndetësore dhe ushqimore. Tashmë, njofton
policia e qytetit të gurtë, po punohet për riatdhesimin e tyre.
Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një vend transit për
klandestinët, që kërkojnë të lëvizin nga lindja drejt perëndëimit.
Sipas burimeve konfidenciale mësohet se itinerari i tyre ishte kalimi
në rrugë tokësore nga Shqipëria për në Mal të zi dhe më tej drejt
Europës qendrore apo dhe perëndimore./f.n/
Bota
---Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shprehu të premten keqardhje
për mungesën e madhe të medikamenteve, ushqimeve dhe karburantit
nëJemen, ku bilanci nga dhuna ka arritur në 767 të vdekur dhe 2.906 të
plagosur.
Për t’iu përgjigjur nevojave jetësore dhe për mbrojtjen e më shumë se
7,5 milionë personave të prekur nga intensifikimi i konfliktit, OKB-ja
dhe partnerët humanitarë në Jemen kanë kërkuar sot një kontribut
urgjent prej 273,7 milionë dollarë (253 milionë euro).
Duke shprehur keqardhje për shkatërrimin e shpejtë të situatës
humanitare, zyrtarët e CICR në Jemen, Cedric Schweizer, theksoi se një
prej problemeve kryesore është mungesa e karburantit, medikamenteve
për sëmundjet kronike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi sot se bilanci nga dhuna që
prej 19 marsit në Jemen ka arritur në 767 të vdekur dhe 2 906 të
plagosur./ec/
---Zjarret kanë vazhduar të përhapen në Siberi, ndërsa numri i të
vdekurve nga flakët në rajonin Khakasia ka arritur në 30.
Autoritetet thonë se zjarret kanë djegur më shumë se 118 mijë hektarë
tokë. Mbi 1.500 shtëpi janë djegur në Khakasia qysh më 12 prill, duke
lënë së paku 5.000 njerëz pa strehë.
Zyrtarët kanë thënë të premten se numri i të vdekurve ka arritur në 30
dhe se dy persona figurojnë të zhdukur.
---Papa Françesku do të zhvillojë shtatorin e ardhshëm një vizitë në
Kubë, me rastin e udhëtimit të tij në SHBA, njoftoi sot zëdhënësi i
Vatikanit, Federico Lombardi.
“Ati i Shenjtë ka marrë në konsideratë një vizitë në Kubë me rastin e
vizitës në SHBA, nga 22-27 shtatori i ardhshëm”, deklaroi ai.
Megjithatë, për momentin kjo mbetet vetëm hipotezë, shtoi Lombardi.
“Kontaktet me autoritetet kubaneze janë ende në fillesa”, tha ai.
Françesku, i pari papë latinoamerikan, ka luajtur një rol të
rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe
SHBA-së./a.jor.
---Të paktën 300 parashutistë amerikanë mbërritën në Ukrainë për të
trajnuar ushtarët e Gardës Kombëtare ukrainase përgjatë manovrave në
perëndim të vendit, njoftoi sot ushtria amerikane.
Ushtarët amerikanë, të cilët i përkasin Brigadës 173 Aeroportuale,
mbërritën në aerodromin e Lvivit, në perëndim të vendit. Ata do të
trajnojnë 900 ushtarë të Gardës Kombëtare ukrainase.
Kjo gardë është nën urdhërat e Ministrisë së Brendshme dhe është e
përbërë përgjithësisht nga vullnetarë që kanë qenë pjesë e milicisë
vetëmbrojtëse të Majdanit, lëvizjes proevropiane të protestës./ a.jor.
---Gazetarja e burgosur e Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova, njëherësh
kontribuese në Radion Evropa e Lirë, ka fituar çmimin e qendrës
amerikane PEN "Barbara Goldsmith Freedom To ërite Aëard".
Çmimi i ndahet çdo vit një shkrimtari të burgosur, i cili ndiqet
penalisht për ushtrimin e së drejtës për shprehje të lirë.
Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë se çmimi
është një njohje e fuqishme e punës së Khadijas.
Ismayilova është arrestuar dhe burgosur më 5 dhjetor të vitit 2014 nën
akuzat se ka nxitur një ish-koleg të saj të bëjë përpjekje për
vetëvrasje. Këto akuza më vonë janë tërhequr nga akuzuesi i saj.
Kundër saj janë ngritur edhe akuza të tjera, por rasti thuhet se është
i motivuar politikisht.
---Rreth 500 asteroidë kërcënojnë me shumë mundësi Tokën, por
zgjidhjet për këtë kërcënim janë shqyrtuar nga ekspertët e Agjencisë
Hapësinore Evropiane (ESA), të mbledhur këtë javë në Frascati, afër
Romës.
“Ne kemi rreth 500 objekte afër Tokës, të identifikuara brenda një
periudhe prej 100 vjetësh që mund të prekin Tokën edhe pse
probabiliteti është shumë i ulët, në disa raste një në një milion “,
shpjegon Detlef Koschny, shef sektori në ESA. “Ne ndjekim trajektoret
e tyre, përpiqemi të parashikojmë atë që ato mund të jenë dhe nëse
mund të përfaqësojnë një rrezik”, shpjegon ai nga qendra e
operacioneve të ESA-s.
“Në rast rreziku ne kemi dy zgjidhje të mundshme”, vazhdon eksperti.
“E para është aksident trafiku kozmik”, thotë ai. “Imagjinoni një
makinë, e cila është asteroid, më pas një tjetër makinë që është mjeti
ynë, që e shtyn atë nga trajektorja e saj. Me një forcë që ta shtyjë
ngadalë, me shumë mundësi arrijmë ta shmangim atë nga Toka”, thotë ai.
“Zgjidhja e dytë është të shkatërrosh asteroidin duke përdorur një
shpërthim bërthamor”, shtoi Koschny./a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Shtunën 18 prill,
në përgjithësi mot të mirë me re të përkohshme dhe në zonat malore më
të dendura.
Era do të fryjë mesatare në drejtimin jugor nga 6 deri në 7 ballë,
ndërsa temperatura do të shënojë rritje dhe do të variojë në nivele të
larta. Kushtet e motit favorizojnë transportimin e pluhurit.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Era do të fryjë
mesatare në drejtimin perëndimor dhe jugperëndimor nga 4 deri në 5
ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 11 deri në 26 gradë
Celsius.
Në Selanik pritet mot i mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin
perëndimor dhe jugperëndimor nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura
do të variojë nga 10 deri në 24 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.