Lajmet në gjuhën shqipe 16/04/2015
---Optimist se përfundimisht do të ketë një marrëveshje deri në fund të muajit prill shfaqet Kryeministri Aleksi Cipra pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe «kakofonisë» të ditëve të fundit.
Në një deklaratë të tij për Agjencinë Reuters pranon se ka diferenca të mëdha në çështjet e punës, sigurimit social, TVSH-së dhe privatizimet dhe vë në dukje se kjo nuk është për shkak të dobësisë në nivel teknik, por është një mosmarrëveshje politike.
Në të njëjtën kohë deklaron i bindur se "Europa e traditave demokratike dhe Iluminizmit nuk do të dorëzohet ndaj zërave ekstreme të disave, nuk do të zgjedhë rrugën e një shantazhi brutal financiar".
Në mënyrë të veçantë, Aleksis Cipras në deklaratën e tij në Reuters mes të tjerash raporton: «Qeveria greke punon shumë në të gjitha fushat e negociatave, si në Bruksel dhe në Athinë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje reciprokisht e dobishme, një kompromis i ndershëm me partnerët tanë. Një kompromis që do të respektojë si mandatin e fundit të popullit grek, por dhe kuadrin e funksionimit të eurozonës.
---Nuk do të ketë shtyrje të pagesave për Greqinë, theksoi të enjten drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
“Kjo është qartësisht një rrugë që nuk do të jetë as e ndryshueshme as e devijueshme”, konfirmoi Lagarde në një konferencë shtypi me rastin e hapjes së asamblesë gjysmë vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.
Ajo u pyet në lidhje me informacionet e shtypit përsa i përket një kërkese nga pala greke për të marrë një shtyrje të rimbursimeve që Athina duhet t’u bëjë kreditorëve.
Christine Lagarde nënvizoi se shtyrjet e pagesave ishin të përjashtuara në historinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se nuk kishin pasur kurrë rezultate produktive.
---Përfundoi takimi në Uashington i drejtoreshës së FMN-së, Christine Lagarde, me ministrin e Financave, Giáni Varufáki.
Takimi zgjati rreth 45 minuta dhe është mbajtur në margjinat e takimit të pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore.
---Shtëpia e Bardhë njoftoi se është në interesin e ekonomisë ndërkombëtare dhe amerikane që Greqia të gjejë një zgjidhje të koordinuar për çështjet e saj ekonomike.
«Ekonomia ndërkombëtare dhe sigurisht ekonomia amerikane do të përfitojnë nga një zgjidhje paqësore e këtyre sfidave dhe kemi bërë shumë hapa që të përpiqemi të inkurajojmë dhe të kultivojmë një zgjidhje të tillë», tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
---Evropa duhet të tregojë elasticitet në mënyrën sesi e trajton krizën greke të borxhit, jo vetëm për arsye solidariteti, por edhe që të mbrojë interesin e saj të përbashkët, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.
“Nëse dështon njeri, dështon i gjithë sistemi. Jam absolutisht e bindur për këtë”, nënvizoi Mogherini, në një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, në prag të samitit të G-7-ës.
Ndërkohë, në të njëjtin takim ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh se duhet të shmanget diskutimi me naivitet për një dalje të Greqisë nga eurozona dhe se duhet gjithashtu kërkuar me seriozitet një zgjidhje.
---Dy orë zgjati takimi i Kryeministrit Aleksis Cipras me ish kryeministrin Giórgo Papandréu, në pallatin Maksimu.
Duke dalë nga kryeministria, kryetari i Lëvizjes së Demokratëve Socialistë tha se diskutuan me kryeministrin për zhvillimet në Greqi, në Bashkimin Europian dhe ndërkombëtarisht.
Giórgo Papandréu shtoi se pozicionet e tij personale dhe të Lëvizjes së tij janë të njohura dhe se konfirmohen të vërteta nga realiteti ku jetojmë. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qëllimi patriotik ishte dhe është që Greqia të mbetet në këmbë dhe të ruajë pozicionin e saj të fortë në celulën e eurozonës.
Ndërkohë, zoti Papandreu theksoi se «për këtë Europë luftuam, luftojmë dhe do të luftojmë», për të plotësuar se, megjithatë jemi në kuadër konservatore të Evropës dhe brenda tij «jemi të detyruar për të mbrojtur dhe intersin publik e kombëtar».
---Me mbështetjen e qeverisë së koalicionit dhe me votën kundër të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut është miratuar të mërkurën me shumicë votash në parim, projektligji për rihapjen e ERT-it pas procesit shumë të gjatë të dëgjimeve të grupeve të ndryshme në komisionit parlamentar kompetent.
---Politika e emigracionit të qeverisë do të jetë në fokusin e një takimi që do të kenë të premten, zëvendës ministrja Tasia Hristodulopulu dhe Kryebashkiaku i Athinës, Giórgos Kamínis. Takimi do të mbahet në orën 12:30 në Ministrinë e Brendshme.
---Shoqata e Dokumentarit Grek, Festivali i Dokumentarit të Selanikut dhe Technópoli i Bashkisë së Athinës organizojnë së bashku në datat 22, 23 dhe 24 prill 2015 një kushtim për dokumentarin grek me titull «Me ta mátia anoichtá - Me sytë hapur» në Technopolis, në Gazi.
Për tri ditë, nga ora 17:00 pasdite e deri në mesnatë, publiku i Athinës do të ketë mundësinë të ndjeki dokumentarë të vlerësuar me çmime në Greqi dhe jashtë vendit, dhe dokumentarë, që u dalluan në Festivalin e 17-të të Selanikut të këtij viti. Kushtimi për dokumentarin grek përfshin tre shfaqje në ditë, diskutime, ekspozita «Fotodokimantér» dhe një seminar për dokumentaristë të rinj.
Histori të vërteta dhe emocionuese, bashkëkohore apo më të vjetra, por gjithmonë aktuale. Dokumentarë që do t'ju bëjnë të mendoni dhe të ëndërroni...
Programi për kushtimin në dokumentarin grek do të njoftohet së shpejti!
Shqipëria
---Çelja e panairit dhe konkursit kombëtar të shoqërive të nxënësve, organizuar nga “Junior Achievement” me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), mblodhi të enjten 23 shoqëritë e nxënësve, të cilat paraqitën idetë e tyre për sipërmarjen.
23 shoqëritë e nxënësve kanë bërë prezantimin dhe konkurimin e tyre në titullin “Shoqeria me e mire e vitit 2015″ ne rang vendi, ku secila qeveri nxënësish bëri prezantimin më të mirë dhe aproduktin apo shërbimin më të mirë për jurinë, e cila do të bëjë më pas përzgjedhjen.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë panairit u shpreh se “për herë të dytë kam kënaqësinë të njihem me idetë tuaja dhe ky është një realitet që vjen si rezultat mbreslënës, ku secili prej jush jep një shembull dhe model suksesi për të rinjtë e tjerë. Ju inkurajoj fort që të vazhdoni me idetë tuaja”.
Nga ana e tij, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, tha se “prezenca ime është deshmi e mbështetjes që dua t’i jap të rinjve maturantëve për t’u thënë që pasioni, puna dhe gjithçka që përfaqëson ky realitet, padyshim që ju do të mund të jeni një nga pjesët më të rëndësishme”.
Fituesit e këtij panairi do të mund të përfaqësojnë Shqipërinë në Berlin në muajin korrik. /a.ke/
---Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu mori pjesë të enjten në nismën për “Dhurimin e Gjakut” organizuar në Ambasadën Amerikane në Tiranë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.
“Dhurimi i gjakut nuk kërkon më shumë sesa disa minuta nga koha juaj, por dhuron një jetë të tërë për dikë tjetër. Ju ftoj të gjithëve që të mbështesni Kryqin e Kuq Shqiptar,” tha Ambasadori Lu.
Dhurimi i Gjakut nga Ambasada Amerikane në Tiranë është një aktivitet që mbahet çdo vit dhe fton të gjithë punonjësit e Ambasadës që të dhurojnë gjak.
Sipas Kryqit të Kuq, një qese gjak mund të shpëtojë 3 jetë njerëzish. Bëhuni edhe ju një hero! Dhuroni gjak dhe do mund të shpëtoni jetë dhe të jepni shpresë! /m.m/
---Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Najeeb Al-Bader, gjatë një takimi sot me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i dorëzoi një letër nga Kryeministri në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Sabah, për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 42-të të Këshillit Ministror të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) që do të mbahet në Kuvajt gjatë periudhës 27-28 Maj 2015.
Ministri Bushati e priti ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit Abdulrahman Al-Bader në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë. Gjatë takimit Al-Bader njoftoi se i dha dorazi ministrit Bushati letrën e dërguar posaçërisht për të nga Kryeministri në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kuvajtit.
Al-Bader shtoi se ky takim ministror i organizatës vjen si rrjedhojë e disa situatave kritike rajonale dhe ndërkombëtare dhe do të mbajë sloganin “një vizion i përbashkët për promovimin e tolerancës dhe luftës kundër terrorizmit”. Ambasadori Al-Bader theksoi mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë seancë për të dhënë kontributet e saj dhe për të promovuar punën e përbashkët të organizatës.
Gjatë takimit, Al-Bader u shpreh se të dy palët biseduan rreth disa çështjeve me interes të përbashkët në kuadër të marrëdhënieve të shquara dypalëshe midis Kuvajtit dhe Shqipërisë./k.s/f.n/
---Me 21 prill do te mblidhet në Tiranë Konferenca e VII-të Kombëtare e Turizmit. Kjo konferencë mbahet në vigjilje të vitit të 7-të të krijimit të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, e para shoqatë në vend e ngritur me mbështetjen teknike të GIZ dhe USAID.
Tema kryesore sivjet eshte: “Turizmi, rruga e sigurt drejt zhvillimit ekonomik”.
Konferenca organizohet cdo vit nga Shoqata Shqiptare e Turizmit – ATA dhe është samiti më i rëndësishëm për industrinë dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, si dhe të gjithë palëve të interesuara në vend. Në vazhdim të këtij eventi, ATA do te organizoje asamblenë vjetore, ku diskutohen problematikat e hasura gjate aktivitetit vjetor si dhe arritjet e saj. /a.ke/
---Natyra e bukur dhe e pa eksploruar shqiptare, çdo ditë po mer vlerësime pozitive nga mediat dhe vizitorët e huaj që mbërrijnë për herë të parë në vendin tonë.
Blogu amerikan dedikuar turizmit “ travelpuls.com” në prag-fillimin e sezonit turistik veror, i bën një përmbledhje vendeve më piktoreske e më atraktive të gadishullit të Balkanit, për të mos u anashkaluar në guidat e tyre turistike. Një vend i veçantë i kushtohet Shqipërisë, duke i ftuar kështu vizitorët e shumtë të zbulojnë Shqipërinë e vërtetë. Me foto të veçanta ilustrohen peizazhet e bukura të natyrës sonë si, Riviera apo lartësitë alpine të Thethit e Valbonës. Një vend të rëndësishëm zenë monumentet e kulturës dhe trazhgimia jonë kulturore.
Guidat rreth qyteteve historike si, Kruja, Berati, Durrësi e Gjirokastra, japin një përshkrim historik të ketyre trevave për vizitorin. /a.ke/
Bota
---Italia i kërkon Bashkimit Evropian një mbështetje financiare më të madhe për të rritur operacionet e ndihmës për emigrantët në Mesdhe dhe një përgjigje të qartë për shtetet ku emigrantët do të dërgohen pasi janë shpëtuar, deklaroi shefi i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni.
”Mbikëqyrja dhe operacionet e shpëtimit në det do të peshonin më tepër në supet tona, nëse ne nuk do të kemi ende një përgjigje të qartë nga Bashkimi Evropian”, theksoi ministri për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.
“Dhe më pas ka një tjetër problem shumë delikat. Ku duhet të dërgohen personat e shpëtuar? Në portin më të afërt? Në vendin e ardhjes së anijes që i ka rigjetur? Për të gjitha këto pyetje BE-ja duhet të përgjigjet me qartësi”, theksoi ai.
Organizatat humanitare kanë denoncuar autoritetet evropiane për pakujdesinë e treguar ndaj mbytjes së emigranteve në Mesdhe, pas zhdukjes në det rreth 400 prej tyre të dielën, pavarësisht kërkimeve të rojave bregdetare italiane.
“Amnesty International” vuri në dukje se duke kërkuar ndalimin e operacionit të shpëtimit “Mare Nostrum”, që ka shpëtuar deri tani 17.000 jetë, dhe zëvendësimin e tij me operacionin ”Triton”, një mision monitorues, BE-ja u kthen shpinën përgjegjësive të saj dhe kërcënon në këtë mënyrë mijëra jetë./a.s/ a.jor.
---Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia i ktheu në stimul për ekonominë sanksionet e ashpra perëndimore.
Deklaratën e bëri në konferencën vjetore për shtyp në Moskë, ku tha se ekonomia ruse do të rimarrë veten brenda 2 viteve.
Ai tha gjithashtu se në Ukrainë nuk ka asnjë ushtar rus dhe se nuk synohet lufta me këtë vend.
---Lufta në Siri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 220.000 personave, një shifër kjo e llogaritur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, më 15 mars 2011, bëri me dije sot Observatori Sirian për të Drejat e Njeriut (OSDH).
“Që prej fillimit të revoltës janë regjistruar rreth 222.271 të vdekur nga sulmet në Siri”, deklaroi të enjten për shtypin Rami Abdel Rahman, kreu i OSDH-së.
Sipas Abdel Rahman, numri i të vdekurve në radhët e civilëve arriti 67.293 ndër të cilët 11.021 ishin fëmijë.
”Ndër luftëtarët e vdekur që luftonin kundër regjimit, 39.848 ishin sirianë dhe 28.253 ishin xhihadistë të huaj”, sipas studimit të ODSH-së.
Ndërsa, përsa i përket luftëtarëve proregjimit, ONG-ja numëron 46.843 ushtarë të vdekur, ndër të cilët 34.872 ishin rezervistë të forcave të Mbrojtjes Kombëtare, 682 anëtarë të milicisë shiite libaneze të Hezbollahut dhe 2.844 ushtarë të vendeve të tjera.
Ky bilanc kap një shifër rekord sepse në të nuk është llogaritur fati i 20.000 personave të zhdukur. Më 15 mars konflikti në Siri hyri në vitin e tij të pestë./a.jor/.
---Papa Françesku dënoi të enjten dhunën etnike dhe aktet terroriste në Afrikë si masakra e fundit e rreth 150 studentëve në Garisa, në një mesazh drejtuar 27 peshkopëve të Kenias në vizitë në Vatikan.
Kisha e Kenias duhet të jetë një instrument pajtimi, drejtësie dhe paqeje. Së bashku me ju, lutem për të gjithë ata që janë vrarë gjatë akteve terroriste apo armiqësive etnike ose fisnore në Kenia, si dhe në vende të tjera të kontinentit”, theksoi papa. Ai përmendi veçanërisht burrat dhe gratë që u vranë në Universitetin e Garisas më 2 prill dhe shprehu besimin se autorët e një barbarie të tillë të mund të gjejnë arsye dhe të kërkojnë falje.
Kreu i Kishës, papa Françesku u kërkoi përveç të tjerave peshkopëve të mos kenë frikë të marrin në mbrojtje të varfërit dhe të luftojnë kundër çdo korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.
Varfëria, korrupsioni dhe dhuna etnike janë shumë të përhapura në Kenia, fuqia rajonale e Afrikës Lindore. ky vend, me shumicë të krishterë numrëon më shumë se 10 për qind besimtarë mysliman.
Masakra e Universitetit të Garisas, në lindje të vendit, shkaktoi 148 të vdekur, 142 prej të cilëve studentë. Kjo vrasje, që tronditi Kenian, u mor përsipër nga islamikët somalezë shebab, bashkëpunëtorë me Al-Kaedën. Peshkopët ndodhen në Vatikan për një vizitë pune dhe u takuan për herë të parë me papa Françeskun.k.p /ec/
---Presidenti afrikano-jugor, Jacob Zuma bëri thirrje për qetësi dhe fundin e dhunës ksenofobe, gjatë një fjalimi zyrtar para Parlamentit.
“Ne dënojmë shumë ashpër dhunën. Ne kërkojmë qetësi dhe ndërprerjen e dhunës”, theksoi ai para deputetëve duke i cilësuar si tronditëse dhe të papranueshme sulmet ksenofobe që kanë shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur gjatë muajit prill në Durban dhe duket se po shtrihet në Johanesburg./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Premten 17 prill, në përgjithësi mot të mirë dhe dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, kryesisht në rajonet perëndimore.
Era do të fryjë mesatare në drejtimin jugor deri në 6 ballë, ndërsa temperatura do të shënojë rritje.
Në Attikë, moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor dhe jugperëndimor nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 9 deri në 24 gradë Celsius.
Në Selanik pritet mot i mirë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin jugor nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 8 deri në 23 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.