Lajmet në gjuhën shqipe 29/03/2015
---Në një klimë të mirë të bashkëpunimit vazhduan dhe të dielën bisedimet në Brussels Group, sipas burimeve qeveritare.
Dita e parë përfundoi me një diskutim mbi propozimet e qeverisë greke dhe secila palë ka dhënë sqarimet e nevojshme.
Sipas këtyre burimeve, në Brussels Group kishte një marrëveshje në parim, se duhet të hartohen politikat e duhura, që do të transferojnë barrën nga të ardhurat më të ulëta në të ardhurat më të larta.
Dmth, të mos paguajnë vetëm «të dyshuarit e zakonshëm» siç ndodhte në të kaluarën, por dhe të pasurit. Të njëjtat burime vënë në dukje se programi i qeverisë është i përpunuar dhe me koston përkatëse dhe parashikon të ardhura mbi 3 miliard euro për vitin 2015, pa patur masa shtrënguese.
---Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh optimist për një përfundim të lumtur të negociatave vendimtare që po vazhdojnë me kreditorët e vendit, BE dhe FMN, duke përfshirë reformat që qeveria duhet të realizojë për të përfituar kreditë ndërkombëtare.
“Ka pushtete në Evropë që përfaqësojnë interesat specifike dhe që dëshirojnë shkëputjen, por ka gjithashtu pushtete, që do të dominojnë, duke parashikuar një kompromis të sinqertë dhe të ndershëm”, theksoi kryeministri i të majtës radikale Syriza, në një intervistë të publikuar nga e përjavshmja greke ”Realnews”.
”Jam optimist për një fund të lumtur të kësaj faze të parë negociatash dhe për normalizimin e situatës”, shtoi Aleksis Cipras, në pushtet që prej dy muajsh dhe i cili kërkon fundin e masave shtrënguese, një argument që irriton disa prej partnerëve evropianë.
Dje, ekspertët e Greqisë, BE, BQE, FMN dhe Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MES) kanë filluar të diskutojnë për këtë listë reformash, që sipas Athinës, do t’i sigurojë shtetit grek tre miliardë euro dhe do të rivendosë një rritje ekonomike prej 1,4 për qind në Greqi në vitin 2015.
“Këto diskutime maratonë dhe të vështira, sipas shtypit grek, do të vazhdojnë edhe të dielën. “Ka ende shumë punë për të bërë për arritjen e një marrëveshjeje”, theksoi dje agjencia e lajmeve ANA.
Sipas stacionit televiziv ”Mega”, kreditorët këmbëngulin për masa më të ashpra, ndërkohë që qeveria greke është angazhuar përballë popullit grek për të mos marrë më masa shtrënguese.
“Nuk mund të besoj se Evropa demokratike do të zgjedhë rrugën e shkëputjes”, theksoi Aleksis Cipras. “Dëshirojmë një shkëputje me korrupsionin dhe një zgjidhje me Evropën”, shtoi ai.
“Çështja e Greqisë është kryesisht një çështje evropiane, që i përket unitetit të zonës euro dhe që nuk mund të menaxhohet vetëm nga ekonomistët dhe teknokratët, por nga drejtuesit e vendeve evropiane”, theksoi ai.
Qeveria e re e të majtës radikale Syriza përsëriti se këto reforma nuk do të përfshijnë masa shtrënguese, një premtim zgjedhor i kryeministrit grek, Aleksis Cipras, i cili nuk resh së përmenduri varfërimin e grekëve pas pesë vitesh masash shtrënguese duke e drejtuar vendin në recesion të thellë dhe papunësi të lartë.
Sipas shtypit grek, lista e reformave përfshin rritjen e taksave për të ardhurat e larta, privatizimet, masa kundër evazionit fiskal dhe kundër trafikut të karburanteve dhe cigareve
---Lista e reformave propozuar nga Athina në Bruksel me qëllim për të zhbllokuar këstin e fundit të kredive për Greqinë, parashikon stabilizimin e financave publike, deklaroi të shtunën zëvendësministri i Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare, Euklidis Tsakalotof.
“Lista e reformave që kemi përgatitur nuk ka si objektiv vetëm të pranohet nga kreditorët e BE-së dhe FMN-së”, theksoi Euklidis Tsakalotof për të përditshmen ”Gazeta e redaktorëve”.
”Objektivi është të arrijmë të kemi një stabilizim të financave publike për të kapërcyer klimën negative, të reduktojmë presionet mbi likuiditetet dhe për të promovuar rritjen ekonomike”, shtoi ai.
---Rreth 5.000 persona, sipas policisë, manifestuan të shtunën në Selanik kundër një projekti për shfrytëzimin e një miniere ari nga shoqëria kanadeze ”Eldorado Gold”, që qeveria e re u angazhua për ta anuluar.
“SOS, Jo ekstradimit të arit”, “Shumë vende pune do të zhduken”, shkruhej në banderolat e manifestuesve, pjesa më e madhe e të cilëve kishin ardhur në Selanik nga rajoni i Halkidhikisë ku ndodhen minierat.
Mes manifestuesve bënin pjesë peshkatarë, bletarë, fermerë dhe profesionistë të turizmit si dhe deputetë të së majtës radikale SYRIZA në pushtet, që i tremben degradimit të rajonit bujqësor dhe turistik të Halkidhikisë nga ky projekt.
---Riformimin e Demokracisë së Re dhe ndryshimin e lidershipit kërkon Dóra Bakogiánni.
«Demokracia e Re ka nevojë për njerëz të tjerë në udhëheqje. Është e nevojshme rikrijimi i saj. Demokracia e Re duhet të riformohet», deklaroi në një emision televiziv, duke përsëritur se ajo nuk interesohet për të qënë në udhëheqjen e partisë.
---Në kulm ka arritur niveli i ujrave në liqenin e Kerkinit, për shkak të reshjeve të mëdha.
Të përballuar me përmbytjet janë banorët e bashkisë së Serres, pasi tuma në lagjen Achinos, tashmë nuk mund të mbajë ujrat e rrëmbyeshëm të lumit Strymóna, pas hapjes së detyruar të portave të liqenit të Kerkinit, që u bë të shtunën.
---Dy sulme me bomba molotov janë bërë në rajonet e policisë në Dáfni dhe Zográfou, të shtunën në mbrëmje dhe në agim.
Nuk ka patur të plagosur. 12 të rinj janë dërguar në rajonin e Policisë së Dáfnit.
---Një grup që kryente plaçkitje dhe vjedhje në shtëpitë e Messinias dhe kishte vjedhur në ditët e fundit të moshuar në fshatrat e Pýlos dhe Trifylías janë kapur nga policia..
Shqipëria
---Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të vizitës tij në Itali, ishte i ftuar në auditorin e “Aurum” në Pescara, për makrorajonin Adriatiko-Jonian dhe Bashkimin Europian.
Sipas njoftimit per shtyp nga kryeministria, shefi i qeverisë shqiptare, iu adresua të pranishmëve me një fjalë, gjatë së cilës theksoi nevojën e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal e më gjerë për të përballuar sfidat para së cilës gjendet sot Europa, si dhe për t’i dhënë qytetarëve rolin e duhur në këtë proces.
Kryeministri nënvizoi se strategjia makrorajonale është rruga e duhur për të konsoliduar bashkëpunimin mes vendeve, si dhe për ti hapur rrugë realizimit të ëndrrës europiane, vendeve aspirantë për anëtarësim në BE.
Në kuadër të vizitës së tij në Itali, kryeministri Rama ishte dje në Abruzzo në një takim me investitorët italianë, ku i ftoi ata të vijnë të vijnë në vendin tonë për të investuar pasi Shqiëria siç e cilësoi ai është realiteti i ëndërruar nga sipërmarrësit italianë. e,xh/f.n/
---Kostumografja e të gjitha festivaleve të RTSH-së, Shpresa Zeraliu është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 70 vjeçare.
Zeraliu ka veshur emrat më në zë të skenës shqiptare, duke përfshirë edhe artistët e rinj të ditëve të sotme. E ftuar një vit më parë në një emision kushtuar këngëtares së madhe Vaçe Zela, stilistja Zeraliu rrëfente se sa punë dhe mund i duhej që ti përshtatej shijes së hollë të Vaçes në kushtet sikurse shprehej që : “copat në dispozicion nuk ishin të shumta, duheshin rrugëtime të tëra që të gjendej lënda e parë e fustaneve”.
Me pasionin e ushqyer prej shijes për gjërat e bukura, ngjyrat modelet, Shpresa Zeraliu ka bashkëpunuar edhe me shumë piktorë si Hysen Devollin, Taulant Pustinën, Ali Osekun, Gjergj Markun, ndërsa në Teatrin e Operas dhe Baletit, si një nga realizimet më të bukura me kostume, ajo vlerësonte baletin Gjergj Elez Alia.
Pas viteve ’90, Zeraliu ka bashkëpunuar me regjisoren Vera Grabocka me spektaklet e para apo edhe Miss-et./a.gegvataj/
---Ne orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, akrepat janë zhvendosur 60 minuta prapa duke shënuar 03:00.
E quajtur ndryshe ora verore, kjo orë ju jep mundësi njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit e,xh/f.n/
---Nga një fond personal prej rreth 7 mijë pikturash, 37 punime nga piktori i njohur Bujar Zajmi, janë prezantuar si pjesë e një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar, atë të çelur së fundmi në titullin “Bujar Zajmi në një koleksion”.
37 punimet e prezantuara në këtë ekspozitë, janë në pronësinë e koleksionistit dhe studiuesit Jaho Brahaj, njërit prej të apasionuarve, ndjekësve dhe koleksionuesve më të mëdhenj të artistit Bujar Zajmi, i cili përveç se gëzon këto dhurata të çmuara si pjesë e një fondi majft të pasur me autenticizëm dhe frymë shqiptare, ishte dhe shtysa e realizimit të prezantimit të 37 punimeve të Bujar Zajmit.
Portrete epike, dhe kostumet tradicionale vijnë të pasyruara nga veprat e Zajmit, i cili i sjell me nostalgji nga e kaluara dhe si një bazament artistik kombëtar.
“Kostumet tona tradicionale vijnë si një vepër e vetë popullit”, shpreht dhe vetë piktori Bujar Zajmi, duke treguar se pikërisht aty ndodhet karakteri, dhe po vetë përkatësia ku Zajmi bën pjesë.
Portrete burrash malësore, por më shumë grash e nënash, vijnë në ekspozitën “Bujar Zajmit në një koleksion”, duke risjellë në vëmëndjen e publikut, artin që ndodhet në vlerat e vetë karakterit pasqyruar nëpërmjet portreteve, ashtu edhe ato popullore të cilat pasqyrohen nëpërmjet kostumeve tradicionale./k.m/ /a.g/
Bota
---Qendrat e votimit u hapën të dielën në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) për turin e dytë të zgjedhjeve rajonale, përveç Parisit dhe Lionit, zgjedhje ku e djathta shpreson t’i marrë disa dhjetëra rajone të majtës dhe Fronti Kombëtar shpreson të fitojë një ose dy.
Partia socialiste në pushtet, përballë një të djathte të bashkuar dhe ektremit të djathtë, pret sot një dështim gjatë këtyre zgjedhjeve lokale, që mund të jenë historike dhe një ogur i keq dy vjet nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2017
Partia konservatore (UMP) e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe e djathta ekstreme e Marie Le-Pen pritet të jenë favorit edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, sipas të gjitha parashikimeve./ec/
---Avionë të koalicionit arab drejtuar nga Arabia Saudite bombarduan në mesnatë pistën e aeroportit të kryeqytetit të Jemenit, duke e nxjerrë jashtë shërbimit, ndërkohë që 15 ushtarë rebelë ishin vrarë gjatë një sulmi, sipas burimeve aeroportuale dhe ushtarake.
Të shtunën, më shumë se 200 punonjës të OKB-së, ambasadave dhe kompanive u evakuan nga Sana nëpërmjet rrugëve ajrore.
”Avionët e koalicionit kanë marrë shënjestër QG e Gardës Republikane jemenite, aleate me rebelimin shiit të Huthis, duke vrarë 15 ushtarë”, theksoi sot një burim ushtarak.
Jemeni është zhytur në luftë këto ditët e fundit me avancimin e rebelëve shiitë dhe aleatët e tij drejt Adenit, qyteti i dytë i vendit, në jug dhe një përgjigje ushtarake e një koalicioni të përbërë nga dhjetëra vende arabe të ardhura për të shpëtuar presidentin, Abd Rabbo Mansour Hadi./ec/
---Presidentët e Lidhjes Arabe të mbledhur në një samit në Egjipt njoftuan sot qëllimin e tyre për krijimin e një force ushtarake të përbashkët për të luftuar kundër grupeve terroriste, veçanërisht kundër Shtetit Islamik, njoftoi sot presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.
Ky njoftim u bë në momentin, kur një koalicion arab, drejtuar nga Arabia Saudite dhe duke përfshirë veçanërisht Egjiptin, bombarduan në Jemen pozicionet e milicisë shiite Houthis, aleatë me Iranin, që pushtojnë një pjesë të madhe të vendit dhe kanë sulmuar autoritetet e zgjedhura.
Ky operacion është konsideruar nga drejtuesit arabë si një test për forcën e tyre të ardhshme të përbashkët./ec/
---Rajonet bregdetare të Oqeanit Paqësor në shtetet e Amerikës Latine janë përfshirë nga një stuhi e fuqishme, që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave.
Mediat raportojnë për të paktën 40 persona të vdekur, prej të cilëve të paktën 25 nga rrëshqitjet e dheut në Ekuador. Ndërsa nga rrufeja që ka goditur një shkollë policie në Kueto plagosi 52 persona, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në rajonin Atakama, në veri të Kilit, stuhitë morën jetën e 15 personave dhe shkatërruan shumë shtëpi dhe rrugë. Raportohet se mijëra familje kanë braktisur shtëpitë e tyre.
---25 pasagjerë të një avioni të kompanisë Air Canada u plagosën, pas një uljeje problematike në aeroportin e Halifaksit në lindje të vendit.
Gjatë uljes, avioni “Airbus A320” doli nga pista. Në bord ndodheshin 132 persona, që fluturonin nga Toronto drejt Halifaksit.
Autoritetet kanadeze thanë se shkak u bë dëbora e dendur në pistë dhe shikueshmëria e ulët. Moti i keq shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike për disa orë, e për pasojë pezullimin e përkohshëm të punës në aeroport.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të hënën 30 mars, re të pakta me shira lokale në Egjeun Lindor dhe Jugor në mëngjes dhe lokalisht dukshmëri të kufizuar në rajonet kontinentale.
Temperatura do të variojë 0-17 gradë Celsius në Greqinë Veriore, 9-20 gradë Celsius në Greqinë Qendrore dhe Jugore, 3-18 gradë Celsius në Greqinë Perëndimore, 11-18 gradë Celsius në Ciklades dhe në Kretë, 11-17 gradë Celsius në ishujt e Egjeut Lindor dhe në Dodekanez.
Mot me diell, por dhe vransira të pakta presim të hënën në Attikë. Temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 5 dhe 19 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare në drejtimin perëndim - jugperëndim 4-5 ballë.
Vransira të pakta të cilat në vazhdim dhe dukshmëri lokale të kufizuar në mëngjes presim të hënën në Selanik. Temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 4 dhe 17 gradë Celsius. Era në Thermaiko do të fryjë mesatare në drejtimin jugor 3-4 ballë.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.