Lajmet në gjuhën shqipe 27/03/2015
---Qeveria greke theksoi se plani i reformave që po përgatitet t’i propozojë kreditorëve të vendit do të mundësojë rimëkëmbjen e ekonomisë kombëtare, pa masat shtrënguese për popullsinë.
Një dokument i publikuar në shtyp thekson se propozimet, që do të finalizohen këtë fundjavë në Bruksel nga ekspertët e ”grupit të Brukselit” (BE, BQE, FMN, Mekanizmi evropian i stabilitetit dhe Greqia) do të sigurojnë tre miliardë euro dhe do të rivendosin një rritje ekonomike prej 1,4 për qind në Greqi.
Greqia duhet arrijë një marrëveshje javën e ardhshme me kreditorët për të marrë një këst tjetër nga kredia, ndryshe ajo rrezikon të mos të paguajë borxhet e saj.
”Qeveria është shprehur qartë tashmë, për të gjitha nivelet e zonës euro dhe FMN-së, se nuk do të vazhdojë të rimbursojë borxhin e saj publik me forndet e saj nëse kreditorët nuk japin menjëherë këstet e kredisë, dhënia e të cilave është shtyrë që prej vitit 2014”, theksoi një burim qeveritar.
Kryeministri, ia kishte bërë të ditur këto probleme kancelares gjermane Anglea Merkel, në një letër që daton më 15 mars, disa ditë para takimit në Bruksel me presidentin francez, François Hollande, presidentin e BQE-së, Mario Draghi, presidentin e Eurogrupit, Dijsselbloem.
Edhe pse zyrtarisht kryeministria heshtë mbi përmbajtjen e listës, kryetari i së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis, menjëherë pas takimit që ai kishte të premten në mëngjes me Kryeministrin Aleksi Cipra, duke iu përgjigjur një pyetjeje, tha se do të përfshihen në listë ato që dëgjohen në ditët e fundit, të tilla si ndërhyrje në sistemin e sigurimeve sociale, rritje e normave të TVSH-së dhe vazhdimi i privatizimeve.
---Athina ka diskutuar të enjten me Zvicrën për çështjen e të ardhurave greke të padeklaruara të vendosur në bankat zvicerane, për herë të parë që prej ardhjes në pushtet të të majtës radikale, bënë të ditur burime përkatëse.
”Dy vendet kanë rënë dakord për riforcimin e mekanizmave të shkëmbimit apo të transferimit të të dhënave”, theksoi një burim qeveritar grek, gjatë vizitës në Athinë të Sekretarit zviceran të Shtetit për çështjet finaciare ndërkombëtare, Jacques de Watteville.
”Një takim i ri do të zhvillohet në fund të muajit prill”, theksoi i njëjti burim.
Sipas Departamentit Federal të Financave, dy vendet kanë diskutuar në mënyrë të veçantë për përgatitjen e shkëmbimit automatik të informacioneve sekrete, që është parashikuar të vihet në përdorim në vitin 2017-2018. Takimi i fundit i nivelit të lartë për këtë çështje mes dy vendeve daton më 4 shkurt 2014.
---Ministri grek i Ekonomisë, Georges Stathakis u shpreh optimist për një marrëveshje deri në fillim të javës së ardhshme mes Greqisë dhe kreditorëve.
“Mendoj se deri në fillim të javës së ardhshme ne do të kemi një marrëveshje me kreditorët mbi listën e reformave të propozuara nga qeveria greke dhe mbi dhënien e fondeve”, theksoi ministri për stacionin televiziv ”Antenna”.
Mbetur pa para, Greqia është nën presion për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët deri në muajin prill dhe për të siguruar një pjesë të këstit të kredisë prej 7,2 miliardë eurosh që i mbetet për të marrë nga Bashkimi Evropian para se arkat e shtetit të boshatisen plotësisht.
---Pozitiv konsiderohet vlerësimi i ardhjes së debitorëve të IKA në ditën e parë të rregullimit të borxheve të papaguara ndaj sigurimeve sociale, sipas drejtorit të IKA-s.
Nga të dhënat del se janë rregulluar borxhe të shumës 150 milion euro, ndërsa pagesat direkte arritën në 10 milionë euro.
---E ekspozuar është Anastasia Sakellariou, pas me fajin e saj vendi humbi -në një kohë të vështirë për ekonominë dhe për buxhetin- të ardhura prej 1,2 miliardë euro, të mbetura nga «shpëtimi» i bankave dhe janë kthyer gabimisht në Fondin Evropian të Stabilitetit Financiar.
Është një shumë që i takon Greqisë dhe tani pretendon ta marrë përsëri, pasi disbursimi do të varet nga progresi i diskutimeve dhe kryesisht nga masat që do të propozojë Greqia që të përparojë vlerësimi.
---«Sistemi shëndetësor është në shkatërrim të plotë», pasi «për pesë vjet qeveritë e mëparshme e kishin lënë thelbësisht në fatin e tij», deklaroi ministri i Shëndetsisë, Panajotis Kouroumplis, duke njoftuar se javën e ardhshme kryeministri do të njoftojë një sërë masash në fushën e shëndetit.
---Në një klimë pozitive është zhvilluar të premten në Pekin, takimi i delegacionit grek që kishte në krye zëvendës kryeministrin Gianni Dragasaki dhe ministrin e Jashtëm, Niko Kotzia, me përfaqësinë shumë anëtarëshe kineze.
Takimi ka zgjatur pathuajse dy orë, janë shqyrtuar shumë çështje dhe është studjuar fronti për shtrirjen e bashkëpunimit të të dy vendeve në shumë sektorë, me synim rritjen e investimeve dhe të eksporteve.
---Kundër pagesës së dëmshpërblimeve të luftës në Greqi, janë 78% e gjermanëve, ndërsa PO në «Grexit» thotë 45% (kundrejt 52% që ishte para dy javësh).
«Jo të mira» karakterizojnë marrëdhëniet greko-gjermane 63% e qytetarëve të këtij vendi.
---Kritika të reja kundër qeverisë ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke, gjatë fjalimit të tij në një konferencë të rinisë.
Siç tha Dimitris Koutsoubas, «këto ditë qeveria përgatitet për të dërguar listën e reformave tek partnerët e saj dhe së bashku me atë dhe llogarinë në familjen popullore, e cila do të paguajë më në fund përsëri koston e marrëveshjes që ka nënshkruar qeveria».
---Një fund të mirë kishte peripecia e 68 emigrantëve në rajonin e Evros. Autoritetet greke shpëtuan emigrantët, që në kushtet e vështira të motit janë gjetur në argjinaturën e Pythias, ku ata ishin braktisur nga kontrabandistët dhe i dërguan në Thourio, ku i është ofruar ndihma e parë.
---Marshim kundër minierës së arit në Selanik organizojnë të shtunën Komitetet e Luftës së Halkidikis dhe Selanikut.
Pika e grumbullimit është caktuar Sheshi i Vëllazërimit Kristian i të Rinjve të Selanikut në orën 11:30 në mëngjes.
---Nëntë grevistë të urisë, anëtarë të grupit Celulat e Zjarrit, janë dërguar nën masa të rrepta sigurie, në spital dhe avokati i tyre mbrojtës, Frangísko Rangoúsi paralajmëron se shëndeti i tyre është në një pikë kritike.
---Një tubim antifashist organizon KEEPFA e Hanias, të shtunën në orën 12:00 në mesditë në sheshin e Tregut të Bashkisë, si përgjigje në sulmin fashist ndaj mjekut dhe muzikantit Dimitri Makrea në datën 25 Mars në mbrëmje, nga anëtarë të grupit kriminal nazist të Agimit të Artë.
---Rregullime të qarkullimit në rrugët Mesogeíon dhe Marathónos dhe në rrugë të tjera në Bashkitë e Ag.Paraskevi dhe Pallinit, nga ora 22:00 deri në orën 07:30 të shtunën në mëngjes.
---E diela e fundit e muajit mars (29 mars) shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.
Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit të datës 30 mars ku akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 04:00.
I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
Shqipëria
---Presidenti Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar të premten në fshatin Sheper të Komunës Zagori, Gjirokastër, Andon Zako Çajupin (pas vdekjes) me dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare, i cili në fillim të shekullit të kaluar, me poezitë dhe veprat e tij letrare satirike kontribuoi jo vetëm në edukimin e ndjenjave atdhetare, por luajti edhe një rol të veçantë në ndriçimin e shoqërisë shqiptare”.
Ky titull dhënë me rastin e përvjetorit të datëlindjes së Çajupit iu dorëzua Kryetarit të Komunës Zagori zotit Arqile Mekshi.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani theksoi se “jemi këtu bashkë për të nderuar bijtë e këtij trualli e përkujtuar historinë, por edhe për të biseduar për të ardhmen dhe zhvillimin e Zagorisë. Jam njohur me dashurinë tuaj proverbiale për vendlindjen. Jam njohur edhe me planin e zhvillimit urban dhe ekonomik që bijtë e Zagorisë kanë bërë për krahinën e tyre. E vlerësoj gjestin e tyre dhe do e çoj zërin tuaj në të gjitha institucionet që mund të kontribuojnë. Unë do të jem bashkë me ju që Zagorisë t’i kthehet jeta dhe zagoritëve dëshira për të ardhur, gëzuar dhe investuar në tokën e të parëve të tyre”.
Vizitën e tij në Prefekturën e Gjirokastrës, Presidenti i Republikës e nisi më herët në fshatin Dhoksat të Komunës Lunxhëri, ku u takua me kryepleqtë dhe banorë të krahinës, duke biseduar për hallet dhe problemet e tyre dhe duke i garantuar që do t’i përcjellë ato fuqimisht në institucionet përkatëse.
Në emër të Presidentit të Republikës u vendos një tufë me lule tek busti i Andon Zako Çajupit dhe ai i Ilia Dilo Sheperit. Pas ceremonisë së dekorimit kreu i shtetit ndoqi një koncert me këngë e valle të zonës.
---Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Fondacioni për Shoqërinë e hapur në Shqipëri, publikuan të premten studimin më të fundit të titulluar “ Studimi kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë – Perceptime dhe Realitete”, studim ky që u krye gjatë periudhës Maj – Tetor 2014.
Mnistrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha e pranishme në këtë prezantim u shpreh në fjalën e saj se, ky është një nga studimet më të mira dhe bën që ta shohim më me objektivitet të ardhmen në BE dhe informimin e qytetarëve.
Studimi kombëtar mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë – Perceptime dhe Realitete”, që u krye gjatë periudhës Maj – Tetor 2014 u krye për të matur perceptimin që kanë qytetarët shqiptarë mbi BE-në, kaalet e infromimit mbi BE-në, njohuritë mbi BE-në, perceptimin dhe pritshmëritë nga anëtarësimi në BE dhe pritshmëritë e qytetarëve në të ardhmen. Gjithashtu pjesë e studimit ishte edhe matja e perceptimit të korrupsionit nga qytetarët shqiptarë.
Një nga gjetjet kryesore të këtij studimi ishte se nëse nesër do të zhvillohej një referendum mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, 91% e shqiptarëve do të votonin për të.
Gjithashtu studimi tregon se 77% e shqiptarëve mendojnë se integrimi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm. Ndërsa 87% e shqiptarëve mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë diçka e mirë. Gjithashtu 92% mendojnë se Shqipëria do të përfitojë nga të qënit anëtar në BE. Ndërkohë sektorët që shqiptarët mendojnë se do të përmirësohen më tepër nga aderimi në BE janë arsimi, ekonomia, mjedisi, eksporti produkteve dhe mirëqeverisja. 53% e shqiptarëve mendojnë se vendi është gati t’i bashkohet BE, ndërsa 69% shprehen se BE duhet të na pranojë si anëtar, megjithëse Shqipëria nuk është ende gati.
Prezantimi i rezultateve të botimit të këtij studimi, u ndoq nga një mumër i madh përfaqësuesish të Ambasadave të vendeve anëtare të BE –së në Shqipëri dhe përfaqësues të Institucioneve Shqiptare. Gjithashtu të ftuarit në panel zhvilluan një sesion pyetje – përgjigje me të pranishmit.
---Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka qënë të premten e pranishme në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi studimet shqiptaro-greke.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan se gjatë viteve të fundit, marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të shkencës ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, janë intensifikuar.
”Pas më shumë se një dekade, në vitin shkollor 2014-2015, shkollat e pakicës kombëtare greke u pajisën me tekste shkollore në gjuhën amtare”, thekson Nikolla.
Gjithashtu, sipas ministres së Arsimit, qeveria shqiptare përmbushi angazhimin për përmirësimin e cilësisë së tyre, duke konsultuar mësuesit dhe duke botuar tekstet shkollore që mësuesit i vlerësuan si më cilësore. Gjuha greke, po ashtu, është pjesë e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. /a.ke/
---Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti propozoi të premten që 27 marsi, dita kur u mblodh Parlamenti i parë shqiptar, të njihet si Dita e Parlamentit.
Duke marrë fjalën gjatë veprimtarisë së organizuar me rastin e 95-vjetorit të krijimit të organit të parë legjislativ në Shqipëri, kryetari i Akademisë së Shkencave kërkoi që kjo ngjarje madhore e Historisë Kombëtare të kujtohet e rivlerësohet, si një ditë të veçantë. Kjo sipas tij, do të ishte me shumë vlerë, veçanërisht për nxënësit e shkollave.
Në këtë kuadër, z.Korkuti bëri thirrje për më shumë përkujdesje për vendet dhe momentet që lidhen me Kongresin e Lushnjës e Parlamentin e parë, i cili u mblodh për herë të parë në godinën që sot është selia e Akademisë së Shkencave. Po ashtu, sipas tij, godina ku zhvillon sot mbledhjet Kuvendi, me 50 vjet ekzistencë, është me vlera historike e monumentale, që i japin vlerë historisë së Kryeqytetit.
Kryetari i Akademisë së Shkencave e cilësoi një moment historik 27 marsin e vitit 1920, pasi aty u hodhën themelet e organizimit të brendshëm të shtetit të pavarur shqiptar dhe u caktua përkohësisht si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës më 9 shkurt vendoset në Tiranë, më 11 shkurt 1920 qeveritarët mbërritën në Tiranë, ndërsa më 27 mars u mblodh Parlamenti i parë./f.n/
---Kompani nga gjithë rajoni i Ballkanit janë mbledhur në Tiranë, për t’i dhënë jetë panairit tre ditor në fushën e ndërtimeve.Panairi i cili eshte hapur te enjten në Pallatin e Kongreseve do të qëndrojë i hapur deri më datë 28 mars.
Në këtë eveniment, kompani të këtij sektori prezantojnë projekte te reja ndertimi, mallra dhe produkte si lende e pare per rikonstruksione objektesh, paisje dhe linja prodhimi te materialeve te ndertimit etj.
Shumëllojshmëria e gjerë dhe cilësia e lartë e ekspozuesve nga vende të ndryshme, si Shqipëria, Greqia, Kosova, Turqia dhe Italia, ofrojnë për vizitorët dhe sidomos bizneset pajisjet dhe teknologjitë më të reja në sektorin e ndërtimit.
Kategoritë kryesore të ekspozimit janë materiale ndërtimi dhe materiale termoizoluese, bojra, korniza dyersh dhe dritaresh, sisteme ngrohje/klimatizimi, ashensorë, tapete dhe veshje murale, kuzhina – banjo, materiale elektrike dhe materiale industriale. e.xh/f.n/
Bota
---Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e pilotit gjerman, Andreas Lubitz i cili të martën e rrëzoi aeroplanin e Germanwings me 149 persona të tjerë në bord në alpet franceze me qëllim që të mbledh të dhëna për të kuptuar për arsyen e veprimit të tij.
Zyrtarët gjermanë dhe ata francezë thonë se nuk ka kurrfarë shenjash se ai ka qenë terrorist, ndërsa fqinjët dhe të tjerët që e kanë njohur atë kanë thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja të dëmtimit të vetës apo të tjerëve.
Prokurori francez që po merret me rastin ka thënë se rrëzimin e aeroplani nuk do e klasifikonte si sulm terrorist, por as si vetëvrasje.
"Nuk do e quaja vetëvrasje kur është fjala për një person që kishte përgjegjësi më shumë se 100 jetë njerëzish", ka thënë prokurori i rastit, Brice Robin.
---Të paktën 39 civilë kanë vdekur në Jemen që nga fillimi i sulmeve ajrore nën drejtimin saudit kundër rebelëve shiitë, njoftuan sot zyrtarë nga Ministria jemenase e Shëndetësisë.
”Dymbëdhjetë persona humbën jetën gjatë një sulmi dje në mbrëmje vonë në një bazë ushtarake në veri të Sanas, sulme që prekën një lagje rezidenciale aty pranë”, shtuan burimet. Si shumë ministri të tjera, edhe ajo e Shëndetësisë kontrollohet nga rebelimi shiit i huthëve.
Arabia Saudite dhe më shumë se 10 vende të tjera arabe kanë filluar prej dy ditësh sulme ajrore kundër rebelimit shiit për mbrojtjen e presidentit të vendit, i cili ndodhet aktualisht në qytetin e Adenit./ a.jor.
---Bashkimi Evropian mbajti sot Hamasin në listën e organizatave terroriste pas apelimit të një vendimi të drejtësisë, duke e detyruar të hiqte lëvizjen palestineze nga kjo listë.
“Ky vendim i Bashkimit Evropian kundërshton plotësisht atë të Gjykatës (…). Ne e hedhim poshtë dhe kërkojmë që ky vendim të rishikohet dhe të eliminohen të gjitha format e padrejta kundër popullit tonë dhe Hamasit”, reagoi Fawzi Barhoum, një zëdhënës i lëvizjes islamike.
Në muajin dhjetor, Gjykata e Bashkimit Evropian kishte anuluar për shkelje proceduriale përfshirjen e Hamasit në këtë listë, duke mbajtur përkohësisht ngrirjen e të ardhurave të organizatës në Evropë.
Ky vendim u dënua ashpër nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili kishte kërkuar që Hamasi të vendosej menjëherë në listën e zezë./ec/
---Së paku 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar të premten gjatë një ikje në rrëmujë derisa shënohej një festë fetare hinduse në Bangladesh, raporton Associated Press.
Rituali vjetor i pastrimit në një lum rreth 20 km larg kryeqytetit, Daka, mbledh mijëra hindus jo vetëm nga ky shtet, por edhe nga India dhe Nepali fqinj.
Ikja në rrëmujë sipas një dëshmitare u shkaktua pasi është përhapur një thashethemë se një urë e afërt është shkatërruar pas së cilës njerëzit kanë filluar të largohen me vrap dhe në panikë.
---Evropianët kanë pakësuar prodhimin e mbetjeve në mestaren prej 481 kilogramësh për banor në vitin 2013, por vetëm 43 për qind e këtyre mbetjeve janë trajtuar apo ricikluar, deklaroi Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.
Danimarka është prodhuesi më i madh i mbetjeve urbane, shtëpiake, të ndërmarrjeve dhe godinave publike, me 747 kilogramë për person në vit.
Vendi ka ricikluar 28 për qind të këtyre mbetjeve duke groposur për dekompozim 17 për qind, djegur 54 për qind. Vetëm dy për qind kanë mbetur stok. Rumania deklaron sasinë më të vogël me vetëm 272 kilogramë,por 97 për qind e mbetjeve mbeten stok.
Franca është nën mesataren me një prodhim vjetor prej 530 kilogramë për banor. Ajo ka djegur 34 për qind, ricikluar 21 për qind, groposur për dekompozim 17 për qind, dhe grumbulluar stok 28 për qind.
Bashkimi Europian ka regjistruar në vitin 2002 rritje të prodhimit të mbetjeve urbane me 527 kilogramë për banor. ”Ky prodhim, u pakësua në mënyrë konstante që nga viti 2007 e në vijim, por metodat e trajtimit kishin diferenca të mëdha sipas vendeve”, thekson Eurostat.
Vetëm shtatë shtete, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Austria, Sllovenia dhe Suedia, riciklojnë dhe depozitojnë për dekompozim mbetjet e tyre./ /k.p/ a.jor.
---Policia italiane ka sekuestruar një pikturë të Picassos, me një vlerë prej 15 milionë eurosh dhe një statujë të rrallë të Antikitetit Romak, që do të eksportoheshin në mënyrë të paligjshme, njoftoi sot media italiane.
Tabloja daton që prej vitit 1912, vit që korrespondon me periudhen e kubizmit të piktorit spanjoll Pablo Picasso. ”Statuja romake daton që nga shekulli II apo III dhe vlera e saj është rreth tetë milionë euro”, sipas këtyre burimeve.
Sipas medias bëhet fjalë për një vepër veçanërisht të rrallë në formën dhe gjëndjen e saj të ruajtur. Dy statuja të ngjashme janë parë në Muzeun e Vatikanit dhe në Muzeun Britanik./a.jor/.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 28 mars mot të paqëndrueshëm, me vransira, shira lokale në pjesën më të madhe të vendit dhe stuhi sporadike, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Kushtet atmosferike favorizojnë sjelljen e pluhurit në rajonet lindore dhe jugore.
Në Attikë, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 9 dhe 14 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.