Lajmet në gjuhën shqipe 06/03/2015
---Në versionin e borxhit afatshkurtër do që të procedojë Greqia, për të mbuluar hendekun e saj të financimit, siç deklaron kryeministri Aleksis Cipras në revistën gjermane Der Spiegel, duke paralajmëruar se në qoftë se BQE-ja nuk e pranon, merr përgjegjësi të madhe.
«Banka Qendrore Evropiane ende ka lakun rreth qafës sonë», shënon në mënyrë karakteristike, sipas intervistës që është publikuar të premten. Z.Cipras thekson se nuk dëshiron daljen nga euro, sepse siç thotë e do Evropën dhe shton se ai i ka kërkuar të gjithë ministrave të qeverisë, më pak fjalë dhe më shumë vepra.
---Është mbyllur cikli i parë i diskutimit nga folësit ekspertë të partive në lidhje me projekt-ligjin për trajtimin e krizës humanitare.
Projekt-ligjin e ka votuar në parim SYRIZA, Demokracia e Re, Agimi i Artë, Grekët e Pavarur dhe PASOK-u. POTAMI rezervohet, ndërsa Partia Komuniste e Greqisë deklaroi se nuk voton dhe dhe do të varet nëse do të votojë prezent nga përgjigjet e pyetjeve që ka ngritur.
Opozita foli për masa të pakta dhe të paqarta, por dhe për thërrime që parashikohen për grupet sociale në nevojë që përjetojnë varfërinë ekstreme, ndërsa përfaqësuesi i Grekëve të Pavarur argumentoi se janë forma të reja të mbështetjes së atyre që me të vërtetë kanë nevojë për atë.
Si hap i parë për lehtësimin e menjëhershëm të grupeve të ndjeshme sociale «dhe jo një plan gjithëpërfshirës i politikave sociale» ka thënë për projekt-ligjin raportuesi i SYRIZA-s, Konstantínos Zahariás. Ai theksoi se pas gjashtë viteve të politikave neoliberale, kriza humanitare për herë të parë hyn në epiqendrën e politikës qeveritare.
---Ministri i Financave, Giáni Varoufáki në një letër të re me listën e reformave që do të propozojë në Eurogrup të hënën e ardhshme, i dërgoi të enjten në mbrëmje, z.Jeroen Dijsselbloem.
Në këtë letër përmbahen shtatë propozime, dhe jo gjashtë që përmbante letra e parë. Reforma shtesë ka të bëj me rrjedhën e të ardhurave publike përmes rregullimit të kuadrit të licencimit për lojrat elektronike të fatit.
---Këstin e parë prej 310 milion euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar ka paguar në kohë Greqia, siç transmeton Agjencia Reuters.
---Pagimin sa më shpejt të jetë e mundur, e ditëve të punuara të punonjësve në kantjeret detare, që arrijnë në pesë muaj, ka vendosur si prioritet zëvendës ministri i Marinës Detare, Thodorís Drícas në një intervistë të premten në mëngjes në radion EPA Egjeut.
Gjithashtu, ka folur për kohë-diagramat e formimit të hartës së re për linjat detare që do të implementohet nga muaji shtator, për të mbuluar plotësisht nevojat e ishujve grekë.
---Njësi ushtarake në ishujt kufitare ka vizituar ministri i Mbrojtjes, Panos Kamménos dhe konkretisht në Farmakonísi, Agathonísi, Kastelórizo, Strongýli dhe Ro.
Të shtunën z.Kamménos do të përfaqësojë qeverinë në aktivitetet që do të mbahen në ishullin e Rodos, në përvjetorin e 67-të të bashkimit të ishujve të Dodekanezit.
---Sekuestrimin e kompjuterit të sekretares së veçantë të Evangelos Venizelos, Sofías Bélba ka kërkuar prokurorja e Gjykatës Speciale, Kséni Dimitríou-Vasilopoúlou. Kërkesa është bërë nëpërmjet deponimit të ekspertit të Policisë Greke, Apóstolos Deltsídi, i cili dha të dhëna për «ecurinë e jetës» së usb në fjalë.
---Padi kundër Hervé Falcianit ka parashtruar të premten, në gjykatën e shkallës së parë të Athinës, ish-Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes së Demokratëve Socialistë, Giórgos Papandréou.
Falciani kishte shkëputur arkivin e Bankës HSBC Bankës të Zvicrës, nga i cili doli «lista Falciani», një pjesë e të cilës është «lista Lagarde». Ai në librin e tij, i cili doli kohët e fundit, thekson ndër të tjera se Margarita Papandreu përfshihet në listë, me një llogari prej 500 milionë euro.
Në një deklaratë të lëshuar nga Lëvizja e Demokratëve Socialistë, theksohet se «drejtësia është ndoshta e vetmja mënyrë për përballimin e shpifjeve të tillë».
---Viktimë e dhunës në shkollë nga grupi i studentëve të tjerë kishte rënë 20-vjeçari, Vangélis Giakoumákis, siç konfirmohet nga rezultati - katapultë e hetimit administrativ.
Është një hetim i brendshëm, që ka të bëjë me ndonjë përgjegjësi që mund të kenë përgjegjësit e Shkollës dhe nuk ka lidhje me hetimin e policisë, i cili vazhdon.
---Të hënën paraqitet projekt-ligji për rifunksionimin e ERT-it, i cili sipas burimeve qeveritare do të përfshijë kthimin e punonjësve që mbetën të papunë në 11 qershor të vitit 2013, kalimin e qetë në formacionin e ri, duke zgjidhur problemet ligjore dhe teknike si dhe kontrollin ekonomik të NERIT. Zgjidhja e këtyre çështjeve ishte arsyeja e vonesës së paraqitjes së projekt-ligjit për ERT-in.
---Të shtunën në orën 13:00 në mesditë, Nisma e Hapur kundër Qendrave të të Mbajtjes bën thirrje për një tubim jashtë Teatrit të Korinthit (Damaskinoú dhe Kolokotróni) dhe më pas marshim drejt Kampit të Përqëndrimit në Korinth.
Shqipëria
---Vijon këto ditë prezantimi i Shqipërisë turistike në një ndër panairet më të mëdhenj të fushës së turizmit –ITB- “Berlin 2015″.
Panairi është hapur më 4 mars dhe do të vazhdoje deri më datën 8 mars. Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) këtë vit i janë bashkuar edhe 18 agjenci turistike private për të prezantuar Shqipërinë turistike. Nga Agjencia Kombëtare e Turizmit njoftohet se ka një interes të lartë nga vizitorë dhe profesionistë të këtij sektori për t’u njohur me ofertat dhe potencialet turistike shqiptare. Stendat ku prezantohet Shqipëria jane per natyrën, bregdetin, aktsi dhe trashgiminë tonë kulturore.
Ndërkohë, axhenda e Agjencisë Kombëtare e Turizmit (AKT) përfshin takime të shumta, si dhe kontakte me median ndërkombëtare. /a.ke/
---Shoqeria civile dhe Ministria e Brendshme kanë organizuar të premten një tryezë të rrumbullakët për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.
Sipas të dhënave të publikuara gjatë këtij aktiviteti, 11% e fëmijëve në Shqipëri janë pre e ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre janë pre e dhunës seksuale.
Zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, tha se në vitin 2014 ka rritje të rasteve të denoncuara. Sipas saj, janë 97 raste të denoncuara përgjatë vitit 2014. Ndërsa sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nuk ka një regjistër për viktimat e dhunës seksuale. /a.ke/
---Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta së bashku me zv/ministren e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, kanë marë pjesë të premten në aktivitetin e organizuar në ambjentet e Kuvendit te Shqiperise , në kuadër të Ditës Portokalli.
Kjo ditë është përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë , si simbol i luftës kundër dhunës së grave dhe diskriminit.
Ky aktivitet ka mbledhur në ambientet e Kuvendit, nxënësit e shkollave të mesme” Gramoz Palushi” Paskuqan, “Androkli Kostallari” Shkozë dhe Mustafa Gerblleshi” Sauk, të cilët së bashku me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve realizuan një aktivitet sensibilizues mbi çështjet e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit.
Të rinjtë zhvilluan aktivitete artistike në pikturë, aktrim dhe grafikë, duke përcjellë mesazhe kundër dhunës, diskriminimit e pabarazive që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare sot
Dita “Portokalli”, organizohet dy ditë para festës së gruas dhe nënës, pra 8 marsit. /f.n/
---Të gjitha Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore Rajonale në vend po zhvillojnë “Javën e Mësuesit” me aktivitete artistike dhe sportive në kuadër të festës së 7-Marsit.
Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë, krahas aktiviteteve që ka zhvilluar në çdo shkollë, ka zhvilluar edhe “Ditën e Shpejtësisë-Gara e Atletikës”, për një rini të shëndetshme plot talent dhe energji. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë gjimnazistë nga shkolla të ndryshme, mes të cilëve u shpallën edhe fituesit e garës./a.g/
Bota
---Bashkimi Europian kërkon të hapë qendra tranzit për frenimin e fenomenit të emigracionit të paligjshëm. Komisioneri për punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos, ka lançuar debatin për reformën që është emërtuar Axhenda Europiane për Emigrimin.
Sipas këtij dokumenti, këto qendra parashikohet të ngrihen në vende të tilla si në Nigerι, Egjipt, Turqi ose Liban, për të kontrolluar fluksin drejt kontinentit tonë. Detyra e tyre do të jetë që të shqyrtojnë aplikime për emigrim në BE. Ngritja e këtyre qendrave është përkrahur si ide nga Italia, Franca dhe Gjermania, vende që kanë barrën më të madhe financiare për përballimin e fenomenit.
Ndërsa ka shtete, si Danimarka, Britania, apo edhe Hungaria – në rastin e fluksit e muajve të fundit nga kosovarët, që janë kundër idesë që Brukseli të menaxhojë politikën e përbashkët për çështjen e emigracionit. Këto vende nuk duan të heqin dorë nga politikat e tyre shtrënguese për këtë çështje. Vendimi për këtë çështje mund të merret para përfundimit të presidencës letoneze në 30 qershor.
Agjencia europiane e kufinjve, Frontex, ka përllogaritur se gjatë vitit 2014 në territorin e BE-së kanë hyrë rreth 278 mijë emigrantë të paligjshëm. Rruga më e përdorshme ka qënë ajo përmes Mesdheut qëndror, nga Libia për në Itali, apo Maltë, me më shumë se 220 mijë persona.
---Numri i website-ve të bllokuara në Turqi po i afrohet shifrës 68.000 dhe në këtë ndalim u fut edhe faqja zyrtare e revistës satirike franceze "Charlie Hebdo", njoftoi e përditshmja "Hurriyet".
Ky ndalim erdhi pasi autoritetet bën kallëzim penal në një gjykatë lokale për blasfemi. Përveç revistës satirike franceze janë bllokuar edhe faqet zyrtare të dy forumeve mjaft popullore si ”Eksi Sozluk” dhe ”Inci Sozluk”.
Autoritetet kanë bllokuar edhe website-n e televizionit informativ T24, që publikoi karikaturat e ”Charlie Hebdo”-së.
Në vendimin e gjykatës thuhet se masa ishte marrë për shkak se të gjitha këto website kanë ”poshtëruar vlerat religjioze të qytetarëve”.
”Fyerjet kundër besimit fetar dhe vlerave të shenjta mund të kërcënojnë paqen”, tha gjykata./ a.jor.
---Shkatërrimi i qytetit antik asirian të Nimrudit në Irak nga ana e ISIS-it përbën një krim lufte, njoftoi sot UNESCO-ja.
Zyrtarë irakianë thanë se ISIS-i filloi dje shkatërrimin e zonës antike, që përmban thesare të shumta dhe varre mbretërore. Sipërfaqja e kësaj zone është tetë kilometra katrore.
“Shkatërrimi i ndërgjegjshëm i trashëgimisë kulturore përbën krim lufte”, thuhet në një deklaratë të shefes së UNESCO-s, Irina Bokova. ”Asnjë justifikim politik apo fetar nuk justifikon shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të njerëzimit”, theksoi ajo.
Nimrudi, i cili ndodhet 30 kilometra në juglindje të Mosulit, u themelua 3.000 vjet më parë dhe konsiderohet si kryeqyteti i dytë i Perandorisë Asiriane./ a.jor.
---Dhjetëra persona, të paktën 45, u vranë pas një sulmi nga militantë të dyshuar të grupit terrorist Boko Haram në shtetin e Bornos, në verilindje të Nigerisë, njoftoi BBC-ja duke cituar dëshmitarë të ndryshëm lokalë.
”Persona të armatosur sulmuan një numër shtëpish, duke qëlluar në brendësi të tyre dhe më pas duke u vënë zjarrin”, tha BBC-ja.
Që nga viti i kaluar raportohet se Boko Haram ka vrarë 10.000 persona në kërkim të krijimit të një shteti islamik në vend. Vitin e kaluar, ekstremistët islamikë morën peng mbi 200 vajza në një shkollë, të cilat rezultojnë ende të zhdukura./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 7 Mars shira dhe stuhi të forta në Maqedoninë Lindore, në Thrakë, në ishujt lindorë, lokalisht në Detin Jon, në Peloponezin Perëndimor dhe Jugor.
Dëborë do të bjerë në zonat malore dhe fushore të Maqedonisë Lindore dhe në Thrakë.
Në Attikë, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 9 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 3 dhe 8 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.