Lajmet në gjuhën shqipe 25/02/2015
---Informacion për sa janë bërë nga qeveria në muajin e parë të qeverisjes së vendit, me theks negociatat dhe marrëveshjen me partnerët përfshinte fjalimi i kryeministrit Aleksi Cipra në mbledhjen e Grupit Parlamentar të SYRIZA.
Arritje karakterizoi Aleksi Cipra ndarjen e marrëveshjes së kredisë nga Memorandumi, shkëputjen nga memorandumet si kornizë e politikës shtrënguese dhe Marrëveshjen e Përkohshme e cila i jep frymëmarrje popullit grek.
---Grekët e Pavarur do të synojnë krijimin e komitetit për atë se si Greqia hyri në Memorandum. Kjo u vendos në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
---Tubime në Athinë në Sýntagma dhe në Selanik në Kullën e Bardhë ka planifikuar për nesër, e enjte, në orën 18:00 pasdite ANTARSYA, «kundër marrëveshjes së qeverisë për zgjatjen e kontratave të memorandumeve dhe të kredisë».
---«Nëse Greqia ka si synim të vonohet në çështjen e privatizimeve, duhet të vijë në mirëkuptim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Trojkën», deklaroi përfaqësuesi i ministrisë së Financave të Gjermanisë, Martin Geiger.
---Propozimin e legjislacionit për shfuqizimin e Memorandumit dhe të ligjeve implementuese që e shoqërojnë ka paraqitur në parlament Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste Greke, e cila bën thirrje për një demostratë të premten në orën 19:00 kundër marrëveshjes së qeverisë me partnerët.
---Është mbledhur pasdite këshilli i ministrave nën drejtimin e zv/kryeministrit Giánni Dragasáki për koordinimin e punës së qeverisë në sektorin e ekonomisë dhe shpejtimin e saj.
---Filloi të martën gjyqi ndaj ish-ministrit grek të Financave, Jorgos Papakonstantinu, i cili do të përballet me dy vepra penale për shkak të heqjes së tre emrave të personave të afërt të tij nga e ashtuquajtura “Lista Lagarde”.
Ish-ministri i Financave akuzohet për veprën penale të manipulimit të dokumenteve shtetërore si dhe të veprës për tentativë abuzimi me detyrën.
Sipas akuzës, Papakonstantinu manipuloi qëllimisht një dokument, thënë ndryshe ”Listën Lagarde”, tek i cili kishte akses për shkak të postit të tij duke i shkaktuar shtetit një dëm që e kalon shumën 150.000 euro.
---Shtyrje pa afat të kampionateve të futbollit deri sa të aplikohen masa drastike është vendosur në takimin e zëvendës ministrit të Sporteve, Stávro Kontoní me kryetarët e Super Liga.
---ASEP njoftoi në kuadrin e proçesit të transferimeve të stafit të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit, listat e reja si dhe listat e nënpunësve që janë në dispozicion në më shumë se një vend. Mësuesit që janë të vendosur dy herë, do të ftohen nga drejtoritë kompetente të arsimit të mesëm për të tërhequr pjesëmarrjen e tyre nga njëra, në mënyrë që Këshilli i Shërbimit të Veçantë të miratojë listat përfundimtare.
---Të nënshkruajnë dorëheqje janë detyruar të gjithë nënpunësit e departamentit ndihmës telefonik 13.888 e OTE-së javën nga administrata e kësaj kompanie, siç thuhet në njoftimin e punonjësve.
---Një kujtesë në OAED, me të cilën kërkohet pagesa e ndihmës së jashtëzakonshme prej 1.000 euro për punonjësit e supermarketeve "Larisa", ka paraqitur Qendra e Punës, Shoqata e Punonjësve të qarkut dhe të punësuarit.
---Në një klimë pozitive është zhvilluar të hënën takimi i ministrit të Shtetit, Níko Papá me përfaqësuesit e POSPERT-it dhe gazetarëve, në të cilin është diskutuar për projektligjin në lidhje me hapjen e ERT-it. Takimi i ri është vendosur për të enjten në orën 09:30 në mëngjes.
Shqipëria
---Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot nënshkrimin në Gjermani të marëveshjes për projektin e interkonjeksionit me Italinë.
“Lajm i mirë, nënshkrimi në Gjermani i marrëveshjes për projektin e interkonjeksionit me Italinë, kyç për rimëkëmbjen energjitike të vendit”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social “Facebok”.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën sot në Mynih të Gjermanisë një marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi, që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kompania Max Streicher është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milione euro. Ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë./f.n/
---Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit suedez Urban Ahlin
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik.
Gjatë takimit palët diskutuan rreth perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim, pas marrjes e statusit të vendit kandidat.
---Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi pr/rezolutën për “parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri”, të cilën më pas ia përcolli për miratim seancës plenare të Kuvendit.
Kryetarja e nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja Vasilika Hysi, duke parashtruar punën e bërë në hartimin e këtij dokumenti, tha se bazuar në raportin e Avokatit të Popullit, njëkohësisht dhe në raportimet e institucioneve shtetërore lidhur me masat e marra për parandalimin e këtij fenomeni, vendosëm t’i propozojmë një pr/rezolutë Kuvendit të Shqipërisë.
Pr/rezoluta konstaton se gjakmarrja është një fenomen i lokalizuar në disa zona të Shqipërisë dhe se organizatat shtetërore nuk kanë arritur të bëjnë përcaktimet e duhura të kësaj situate, pasi mungojnë statistikat e sakta për këtë fenomen.
Në projektrezolutë, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga institucioni i Prokurorisë të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe të zhvillojnë hetime të shpejta ndaj personave që përfshihen në vepra penale të gjakmarrjes apo hakmarrjes. /a.s/f.n/
Bota
---2014 ka qenë vit katastrofik për miliona njerëz. Kështu shprehet Amnesty International në raportin e saj vjetor "Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë".
Ajo u ka bërë thirrje qeverive që të ndalojnë së pretenduari, se mbrojtja e civilëve është përtej fuqive të tyre dhe të bëjnë ndryshime themelore në mënyrën se si u përgjigjen krizave. Në lindje të Ukrainës, raporti thotë se edhe rebelët pro-rusë, edhe ushtria e Ukrainës kanë treguar respekt të vogël për civilët në dhunë.
Raporti dënon sulmet e militantëve në Afganistan dhe Pakistan, por kritikon edhe përgjigjet "drakoniane" të autoriteteve ndaj kërcënimeve të sigurisë.
Raporti thotë se grupet e armatosura kanë kryer abuzime në së paku 35 vende në vitin 2014, ndërsa rritjen e grupit militant të Shtetit Islamik e cilëson si shqetësim të veçantë.
---26 persona janë vrarë nga një seri sulmesh me bomba në Bagdad. Sulmi ka ndodhur në lagjen Jisr Dijala, ku ka shpërthyer një makinë bombë. Policia dhe autoritetet spitalore kanë thënë se tetë persona kanë vdekur nga ky sulm, por burime të tjera thonë se bëhet fjalë për një shifër dyfish më të madhe.
Së paku 20 njerëz po ashtu janë plagosur. Pesë shpërthime të tjera janë raportuar në lagjet veriore dhe jugore të kryeqytetit irakian. Në provincën perëndimore Anbar, forcat irakiane kanë vazhduar përpjekjet për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga qyteti Al-Bagdadi.
---Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në malet në veri të Afganistanit si pasojë e orteqeve të të shkaktuara nga reshjet e dendura të dëborës, njoftuan sot disa zyrtarë të autoritetit të menaxhimit të katastrofave.
Sipas Mohammad Aslam Sayastold, zëvendëspërgjegjës i autoritetit afgan për menaxhimin e katastrofave, të paktën 22 persona kanë humbur jetën vetëm në luginën Panjshir, në veri të Kabulit, një bilanc që mund të rëndohet, sipas një zyrtari lokal që njoftoi për 31 të vdekur.
Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të enjten 26 shkurt përkeqësim të motit nga rajonet jugperëndimore, me shira të fuqishme, stuhi, dëborë në zonat malore dhe shtrirje graduale të fenomeneve në të gjithë vendin.
Kushtet meteorologjike favorizojnë sjelljen e pluhurit nga Afrike në rajonet jugore dhe lindore.
Në Attikë temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 9 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 6 dhe 15 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.