Lajmet në gjuhën shqipe 24/02/2015

---Ministrat e Financave të eurozonës ranë dakord sot për vazhdimin e programit të asistencës për Greqinë mbi bazën e një plani reformash propozuar nga Athina, njoftoi sot eurokomisioneri Valdis Dombrovskis.

“Lista e reformave të Greqisë është gjykuar e mjaftueshme për krijimin e një pikë nisjeje”, njoftoi eurokomisioneri në Twitter pas një telekonference të 19 ministrave të eurozonës.

”Një vazhdim i ndihmës për programin grek mund t’i nënshtrohet votimit të parlamenteve të vendeve të eurozonës që e parashikojnë këtë procedurë, sidomos Gjermania”, theksoi ai.

---Athina u dërgoi sot partnerëve evropianë një program reformash, kusht për vazhdimin e mbështetjes financiare, që u mirëprit nga Brukseli, i cili e shikon si një pikënisje të vlefshme.rojka, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të duhet të  bien dakord për masat e njoftuara dhe të vendosin nëse ato janë në përputhje me angazhimet e Greqisë dhe të natyrës për të kënaqur kreditorët.                                                                                                              Të njëjtat burime theksojnë se pritet që një specifikim i mëtejshëm i reformave të paraqitet para fundit të muajit prill, sipas komunikatës të eurogrupit të javës së kaluar. Burimet nënvizojnë se zbatimi me vendosmëri dhe i menjëhershëm i të gjitha angazhimeve përsa i përket reformave, përbëjnë një çelës për konkludimin e sukseshëm të vlerësimit.  

Sipas burimeve qeveritare, lista e reformave përfshin:                                   1.Gjithë aksin e parë të programit të prezantuar në shtator 2014 në Selanik, që ka të bëjë me përballimin e krizës humanitare.                                       
2.Një pjesë të madhe të aksit të dytë të të njëtit program, që ka të bëjë me ristartimin e ekonomisë reale, me prioritet emergjent regullimin e detyrimeve të pashlyera, kreditë e këqija si dhe ndalimin e nxjerrjes në ankand të banesave të para.                                                                                          
3.Në listë përfshihen gjithë reformat strukturore të qeverisë greke të aksit të katërt të Selanikut

---«Gjithëpërfshirës, por jo shumë specifik», e karakterizoi Christine Lagarde programin e reformave që ka dërguar qeveria greke në institucionet (ish-trojka). Ajo shtoi se «nuk ka garanci të qarta se Athina synon të vazhdojë në reformat-kryesore».                                                               

---Kryetari i Demokracisë së Re Antonis Samaras, duke iu referuar listës së ministrit të Financave, Giánni Varoufáki deklaroi: «Pasi Qeveria pranoi dje zgjatjen e Memorandumit dhe ndërsa tashmë ka pranuar qëndrueshmërinë e borxhit, sot me propozimin Varoufáki ka pranuar dhe e -mailin e Hardouvelit!»                                                                                                        

---Shumë kritikuese ishte dhe deklarata e Zyrës për shtyp e PASOK-ut, në të cilën thotë: «Qeveria në Eurogrupin e fundit bëri kthesën e plotë në mënyrë të dëmshme për interesat e e vendit. Ndërsa, përpara zgjedhjeve objektivi i vendit ishte dalja nga Memorandumi deri në datën 28 shkurt dhe kalimi në regjimin më të lehtë të linjës kredituese parandaluese, tani rezultati i gjoja negociatave të vështira është mbetja në Memorandum, të paktën deri në muajin korrik dhe pastaj nënshtrimi në Memorandumin e tretë».                                                                                                                          

---Parlamenti grek merr iniciativa në të ardhmen e afërt, për krijimin e komitetit të auditimit të borxhit, riorganizimin e Komitetit për pretendimin e dëmshpërblimeve gjermane, por dhe nisjen e një hetimi se si vendi ka shkuar në Memorandum, tha kryetarja e Parlamentit, Zoí Konstantopoúlou gjatë një takimi me homologun e tij qipriot.                                                                  

---Sonte është mbledhur dhe Grupi Parlamentar i SYRIZA dhe në epiqendër ishte marrëveshja me partnerët evropianë, që shkaktoi fërkime brenda partisë, por dhe zbatimi i angazhimeve para zgjedhjeve.                                            

---Për në datën 13 tetor 2015 është shtyrë shqyrtimi nga Gjykata e Lartë e çështjes së pastrueseve të shkurtuara nga puna në Ministrinë e Financave, me vendimin e përbashkët të përfaqësuesve të Shtetit dhe të avokatëve të pastrueseve. Deri në një vendim përfundimtar ruhet ndalimi i kthimit të pastrueseve.                                                                                                           

--- Zgjatet deri në qershor të vitit 2015 funksionimi i strukturave sociale të trajtimit të varfërisë, që kishin përfunduar gjatë periudhës së ardhshme, sipas vendimit të ministrit të Financave, Giórgo Statháki dhe pas një referimi pozitiv të shërbimeve kompetente të ministrisë.

---Në një klimë pozitive është zhvilluar sot takimi i ministrit të Shtetit, Níko Papá me përfaqësuesit e POSPERT-it dhe gazetarëve, në të cilin është diskutuar për projektligjin në lidhje me hapjen e ERT-it. Takimi i ri është vendosur për të enjten në orën 09:30 në mëngjes.

Shqipëria 
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim të veçantë delegacionin e Parlamentit të Suedisë të kryesuar nga Presidenti i këtij Parlamenti, Urban Ahlin, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe sfidat, me të cilat po përballen sot të dy vendet.

Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, si dhe shprehu vullnetin për ngritjen e tyre në nivelet më të larta të mundshme.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme, që Suedia i ka dhënë Shqipërisë si përmes projekteve të zhvillimit social-ekonomik, ashtu edhe në procesin e integrimit evropian të vendit dhe mbështetjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

---Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin.

Në takim u nda vlerësimi i përbashkët se marrëdhëniet mes dy vendeve qëndrojnë mbi baza të forta, të mbështetura në respektin dhe mirëkuptimin reciprok. Vullneti i të dyja palëve është i plotë për t’i forcuar më tej ato.
Kryeministri Rama nënvizoi mirënjohjen e thellë ndaj Suedisë si një mbështetëse e hershme e zhvillimeve të gjithanshme të Shqipërisë dhe perspektivës së saj të integrimit europian.

Kryeparlamentari Ahlin siguroi se mbështetja e Suedisë do të jetë e vazhdueshme në përmbushjen e prioriteteve të integrimit.

Në takim u fol edhe për zhvillimet në rajon, për të cilin u nda besimi se e ardhmja europiane e tij përbën një forcë të madhe për konsolidimin e paqes dhe prosperitetit të rajonit./a.g/

---Në shtatorin e këtij viti, Tirana do të jetë sërisht kryeqyteti i paqes në Evropë dhe në mbarë botën.

Në përkujtim të 20 Vjetorit të përfundimit të Luftës së Fundit në Ballkan, Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe Qeverinë e Shqipërisë, zhvilluan të hënën një konferencë për promovimin e “Takimin e 28-të Ndërkombëtar për Paqen”.

Ky takim do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator 2015. Në takimin e zhvilluar morën pjesë Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Marco Impagliazzo, President i Komunitetit Sant’Egidio; Andon Merdani, Peshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Luçjan Avgustini, Ipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë.

---Dy artistët e talentuar, Niko Dhales dhe Avni Delvina, rikthehen pas 25 vjetësh me një ekspozitë të përbashkët në Tiranë.

Me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë, të dy artistët kthehen pas 25 vjetësh, sepse kanë shumë eksperienca të reja artistike, për na treguar përmes ekspozitës “25 vjet më pas”, me akuarele dhe grafika, e cila do të çelet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar më datë 25 shkurt, ora 18.00. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 1 mars.

Artisti Avni Delvina lëvron grafikën, i njohur në Shqipëri dhe në Itali, ku ka ekspozuar një seri grafikash me tematikë nga drama 50-vjeçare e komunizmit.
Niko Dhales është mjeshtri i peizazhit, jeton dhe ekspozon në Paris, në gjininë e akuarelit.

Bota
---Një person hapi zjarr në një restorant në Uhersky Brod, duke vrarë nëntë persona, njoftoi media lokale që citon Ministrinë e Brendshme çeke.

”Personi i armatosur hyri në një restorant, në Uhersky Brod, dhe vrau nëntë persona nga rreth 20 të tillë që ndodheshin në vendin e ngjarjes”, njoftoi stacioni televiziv çek ”Ceska Televize”.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Milan Chovanec tha se 60-vjeçari që kreu sulmin, ndoshta i çekuilibruar, figuronte ndërmjet të vdekurve. ”Ai harxhoi mbi 25 plumba nga dy armët që kishte me vete”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, në lindje të vendit.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e rastit./ a.jor.

---Spanja njoftoi se kishte shkatërruar një rrjet që rekrutonte vajza për llogari të Shtetit Islamik nëpërmjet rrjetit social ”Facebook” dhe arrestoi katër persona, dy prej të cilëve në enklavën spanjolle në Marok të Melillës.

”Dy personat e arrestuar në Melilla janë përgjegjës për krijimin dhe administrimin e disa platformave në internet nëpërmjet të cilave ata publikonin çdo lloj materiali të propagandës veçanërisht për grupin e Shtetit Islamik”, konfirmoi Ministria e Brendshme.

“Në vijën e drejtë të strategjisë së grupit terrorist Daesh (grupi i Shtetit Islamik), ata përqendrohen në rekrutimin e grave që, pas procesit të indoktrinimit, përfundojnë të përfshira në këtë grup terrorist në zonat e konfliktit”, shtoi ministria në një komunikatë. Sipas ministrisë, këta rekrutorë organizonin gjithashtu takime private në shtëpi për rekrutimin e vullnetarëve duke shtuar se disa prej këtyre të rinjve tashmë kishin filluar përgatitjet për të shkuar në zonat e konfliktit.

Spanja ka kapur disa rrjete të këtij lloji muajt e fundit, veçanërisht në enklavat spanjolle të Marokut të Melillas dhe Ceutas, kufijtë e vetëm tokësorë mes Evropës dhe Afrikë.
Sipas autoriteteve 100 spanollë i janë bashkuar milicëve xhihadistë në Irak apo Siri, një shifër relativisht e ulët në raport me mijëra francezë, britanikë apo gjermanë që janë nisur./ec/

---Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik sulmuan dy fshatra të krishterë nën kontrollin e forcave kurde në rajonin Hasake dhe kanë rrëmbyer 90 banorë, konfirmoi sot Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Dje, Shteti Islamik ka sulmuar Tal Chamirane dhe Tal Hermouz, dy qytete të provincës Hasake (verilindje të Sirisë) dhe kanë rrëmbyer 90 banorë”, theksoi drejtori i kësaj OJQ-je, Rami Abdel Rahmane./ec/

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 25 shkurt vransira me shira dhe stuhi, më të forta në rajonet perëndimore dhe të përkohëshme në rajonet veriore dhe në Egjeun Lindor. Reshje lokale dëbore priten në zonat malore të Epirit, në Maqedoninë Perëndimore dhe në Greqinë Kontinentale do të jenë lokalisht më të dendura.
Era do të fryjë mesatare në drejtimin jugperëndim deri në 6 ballë në Egje dhe deri në 7 ballë në Jon. Temperatura do të shënojë një rënie të vogël në zonat perëndimore dhe veriore.
Në Attikë temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 9 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 7 dhe 11 gradë Celsius.

---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54