Lajmet në gjuhën shqipe 23/02/2015
---Listën me reformat i dërgoi Greqia partnerëve, për të marrë miratimin nga përfaqësuesit e institucioneve dhe më në fund të hyjë në fuqi marrëveshja e Eurogroup-it.
Ministri i Financave, Giánis Varoufákis shprehu optimizmin se «jemi pothuajse të sigurtë se do të marrim "po" nga institucionet». Qeveria nuk dëshiron të përfshihen në listë angazhimet që ka marrë qeveria e mëparshme. Paketa e reformave përqëndrohet në reformat që është angazhuar dhe kanë lidhje me përballimin e evazionit fiskal, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike.
---Manolis Glezos, heroi i Rezistencës Greke kundër nazizmit, eurodeputeti 92-vjeçar i SYRIZA-s, sulmoi sot politikën e kryeministrit Aleksis Cipras pas fitores së 25 janarit, duke i thënë që t’i kërkojë falje popullit grek, pasi, siç thotë, edhe ai kishte qenë pjesë e këtij iluzioni.
Në një artikull në website-n kinisienergoipolites.gr, ish-partizani Glezos thotë se ka kaluar një muaj dhe nuk është bërë asgjë për grekët.
”Ta quash tani trojkën institucion dhe memorandumin marrëveshje është si të quash mishin peshk, pasi asgjë nuk ndryshon nga e kaluara”, thotë Glezos.
”Nga ana ime i kërkoj falje popullit grek pasi isha pjesë e këtij iluzioni. Përpara se të jetë shumë vonë duhet të reagojmë… militantë dhe simpatizantë të SYRIZA-s. Të bëjmë takime të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet e përfaqësimit, të mobilizohemi për të vendosur nëse e pranojmë apo jo këtë situatë”, thekson Glezos.
---Kryeministria përgjigjet me një deklaratë zyrtare.
"Ka shumë mundësi që Manoli Glezo të mos jetë informuar mirë për negociatat e vështira, të cilat vazhdohen. Negociata për të fituar përsëri populli grek dinjitetin e tij", theksohet në deklaratë.
---«E dua dhe e respektoj Manóli Glézo, por nuk pajtohem me mendimin e tij. Në këtë moment duhet të jetë pranë dhe jo kundrejt qeverisë së re dhe Aleksi Cipra», shënon në twitter eurodeputeti i SYRIZA, Dimitris Papadimoúlis.
---«Populli dha një mandat për të anulluar Memorandumin. Ne nuk kemi asnjë legjitimitet politik për të bërë të kundërtën». Me një postim në Twitter, eurodeputetja e SYRIZA, Sofia Sakoráfa, ka nxitur më shumë grindjen brenda partisë dhe dyshimin për politikën që ndjek deri tani qeveria e SYRIZA.το αντίθετο».
---Të gjejnë forcën për të thënë qoftë edhe tani «jo» në «nein» e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble fton krerët e SYRIZA-s, Míkis Theodorákis, me një artikull të tij në faqen e tij personale. Z.Theodorákis fton qeveritarët «të forcohen në legjitimitetin kombëtar që i ofron shumica në parlament dhe të zhvendosen me vendosmëri tek populli dhe pasuria jonë kombëtare, që gabim, shumë gabim - e injorojnë demonstrativisht».
---Vendosja e 100 kësteve është përfshirë në propozimet greke për reforma, bëri të ditur zëvendës Ministri i Financave, Dimitris Márdas, i cili vlerëson se do ta pranojnë partnerët evropianë, pasi nuk shkakton boshllëk financiar.
---Jo vetëm që nuk studioj një plan të daljes së mundshme të Greqisë, por dhe ndaloj që të studiohet diçka e tillë, deklaroi të hënën në mëngjes, Komisioneri francez për Çështjet Ekonomike të BE-së, Pierre Moskovisi në emisionin e mëngjesit të kanalit televiziv publik France 2. Deklarata u bë në përgjigje të një pyetjeje, nëse ai është duke studiuar skenarin e mundshëm të daljes së Greqisë nga euro, që sipas informacioneve të Spiegel-it gjerman, supozohet se përgatiste Banka Qendrore Evropiane.
---Çështjen e pretendimit të dëmshpërblimeve gjermane ka sjellë përsëri kryetarja e Parlamentit, Zoí Konstantopoúlou. Siç tha, një nga aktet e para të Parlamentit në ditët e ardhshme do të jetë rikrijimi i komitetit partiak për pretendimin e dëmshpërblimeve gjermane, kthimin e kredisë në kohën e pushtimit dhe rehabilitimin e viktimave.
---Probleme nga shirat e rrëmbyeshëm dhe dëbora janë shkaktuar në pika të ndryshme të rrjetit rrugor të Greqisë Veriore, ku qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.
---Konsultimi i projektligjit për hapjen e ERT-it në takimin e ministrit të Shtetit, Níko Papá me POSPERT-in dhe gazetarët të martën në orën 10:00 në mëngjes.
Shqipëria
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim Prof. Marco Impagliazzo, President i Komunitetit Sant’Egidio, si dhe delegacionin që e shoqëronte.
Presidenti Nishani vlerësoi punën e kryer deri tani nga Komuniteti Sant’Egidio në Shqipëri, si dhe kontributin shumëvjeçar, si dhe miqësinë e thellë që ekziston prej më shumë se 25 vitesh. “Aktiviteti, i cili do të zhvillohet me krerët e komuniteteve fetare botërore në Shqipëri në datat 6-8 shtator 2015, është një shenjë e vlerësimit ndaj vendit tone dhe që vjen një vit pas vizitës historike të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut I, në Tiranë”, tha Nishani
Po ashtu, Presidenti Nishani nënvizoi se Shqipëria për shkak të harmonisë fetare përbën edhe një shembull të mirë të tolerancës dhe respektit dhe mund të kontribuojë modestisht në vendosjen e paqes në botë.
Ndërsa, Prof. Impagliazzo vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen e pakufizuar për realizimin e takimit në Tiranë të krerëve botërore fetarë, por edhe Presidentëve të rajonit si dhe politikanëve e humanistëve të cilët nëpërmjet diskutimeve do të përcjellin mesazhe të paqes e harmonisë fetare. Kreu i Komunitetit Sant’Egidio u shpreh gjithashtu se Shqipëria përbën shembull të bashkekzistencës dhe që Evropa dhe mbarë bota mund të përdorë si model, prandaj edhe aktiviteti i këtij profili të lartë ka përzgjedhur Shqipërinë.
---Bazuar në një iniciativë të ndërmarrë nga ana e Drejtorisë së Policisë Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe me partnerët ndërkombëtarë, misionin PAMECA IV, do të implementohet nje projekt në kryeqytet, me synim rritjen e ndërgjegjes qytetare mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe sigurinë rrugore në tërësi në sajë të projektit ICARO.
Këtë herë fushata e ndërgjegjësimit u zhvillua në dy gjimnaze të Tiranës, në gjimnazin “Sandër Prosi” dhe atë “Faik Konica”. Të tjera gjimnaze do te angazhohen ne kete projekt ne ditët në vijim. /a.ke/
---Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2013 ishte 84.790 duke u rritur me 1,4 përqind krahasuar me vitin 2012, bën të ditur INSTAT në një raport të publikuar të hënën.
Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë zënë 43,3 përqind, ndërsa sipas madhësisë, ndërmarrjet me 1-4 të punësuar mbizotërojnë me 89,4 përqind, ku prodhuesit e shërbimeve zënë 78,9 përqind. Në vitin 2013, numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 28.565 të punësuar ose 9,0 përqind krahasuar me 2012. Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 6,9 përqind, ndërkaq prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 2,1 përqind.
Shitjet neto në 2013 arritën vlerën 1.637 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5,8 përqind ndaj vitit 2012. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2013 përbëjnë 65,3 përqind të shitjeve gjithsej dhe kontribuojnë me 4,8 përqind në rritjen gjithsej të këtij treguesi.
Përsa i përket investimeve dallohet një rritje e tyre prej 9,5 përqind në vitin 2013, ku investimet nga ndërmarrjet kapën vlerën 163 miliardë lekë, në krahasim me 149 miliardë lekë që u investuan në 2012.
---Tradita çiklistike në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj.
Turi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1.300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe. Turi Çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.
Turi i parë çiklistik i Shqipërisë ishte me itenerar: Shkodër – Durrës, Durrës – Fier, Fier – Vlorë, Vlorë – Tepelenë, Tepelenë – Gjirokastër, Gjirokastër – kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik, Leskovik – Korçë, në Korçë një ditë pushim, Korçë – Qukës, Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan, Elbasan – Peqin, Peqin – Kavajë, Kavajë – Tiranë.
Në çdo qytet, rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme.
Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni. Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona./a.g/
Bota
---Ukraina nuk do të tërheqë armatimin e rëndë nga lindja. Ushtria ukrainase shprehet se separatistët e mbështetur nga Rusia ende nuk i kanë ndaluar tërësisht sulmet. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, forcat qeveritare dhe rebelët do të duhej ta ndalnin zjarrin më 15 shkurt dhe të fillonin me tërheqjen e armatimit të rëndë jo më vonë se dy ditë.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Anatoly Stelmakh, tha se ndonëse armiqësitë janë zvogëluar që nga marrja e Debaltseves nga separatistët, rebelët i kanë granatuar trupat qeveritare dy herë gjatë natës së kaluar.
---65 persona kanë humbur jetën nga një tragjedi në një traget në Bangladesh. Rreth 140 pasagjerë mendohet të kenë qenë në bordin e tragetit që është përmbysur pasi është goditur nga një anije mallrash. Aksidenti ka ndodhur në lumin Padma, rreth 40 km në veriperëndim të kryeqytetit Saka.
Aksidentet e tragetëve janë të zakonshme në Bangladesh, vend i cili përshkohet nga më shumë se 130 lumenjë. Ekipet e shpëtimit gjate ditës së djeshme i kanë gjetur trupat e 48 personave ndërsa sot është raportuar se numri i viktimave ka arritur në 65 persona.
---Më shumë se 15.000 egjiptianë kanë lënë Libinë për t’u kthyer në vendet e tyre, disa prej tyre nëpërmjet Tunizisë, që prej ekzekutimit të hebrenjve egjiptianë nga grupi i Shtetit Islamik, theksoi sot media egjiptiane dhe autoritetet tuniziane.
”Të paktën 14.585 Egjiptianë kanë kaluar nga pika kufitare Al-Salloum mes Libisë dhe Egjiptit”, sipas medias shtetërore egjiptiane. Më shumë se 3.000 prej tyre kanë kaluar sot.
Numri i egjiptianëve që jetojnë në Libi nuk dihet, por ata janë me qindra mijëra, sipas informacioneve. Ata punojnë veçanërisht në ndërtim dhe artizanat. Egjipti u bëri thirrje shtetasve të tij të largohen nga vendi pas njoftimit për ekzekutimin nga grupi i Shtetit Islamik të 21 të krishterëve, pjesa më e madhe egjiptianë, javën e kaluar.
Egjipti ka bombarduar menjëherë pozicionet e xhihadostëve në Libi dhe kërkoi një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare./ec/
---"Birdman" ka marr çmimin Oscar si filmi më i mirë për 2015. Komedia e zezë e meksikanit Alejando G. Inarritu ka rrëmbyer katër çmime Oscar.
Filmi ka marr çmim për regjinë më të mrië të filmit. Birdman flet për një ish aktor të shpëlarë superheronjsh dhe përpjekjet e tij për tu rikthyer në teatrin e Broadëay. Vetë aktori kryesor i filmit, Michael Keaton nuk ka marr çmimin si aktori më i mirë.
Julianne Moore fitoi çmimin për aktoren më të mirë, në rolin e saj mbi një grua që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, në filmin "Still Alice".
Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 24 shkurt mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, me shira dhe stuhi, kryesisht në Egjeun Lindor, por dhe periudha me diell në Greqinë Qendrore dhe në Epir.
Temperatura minimale dhe maksimale do të jenë -1 dhe 15 gradë Celsius në Greqinë Veriore, 2 dhe 15 gradë Celsius në Greqinë Qendrore dhe 6 dhe 16 gradë Celsius në Greqinë Jugore.
Në Attikë temperatura maksimale do të jetë 14 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura maksimale do të jetë 15 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.