Lajmet në gjuhën shqipe 17/02/2015
---Kryeministri grek, Aleksis Cipras njoftoi sot votimin nga
parlamenti të masave sociale, duke filluar që të premten, datë limit e
dhënë nga Parlamenti Evropian për Greqinë për të kërkuar një zgjatje
të programit të tij të ndihmave.
“Greqia nuk do të pranojë kushtet dhe ultimatumet”, deklaroi Cipras.
Cipras akuzoi ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schauble për
“humbje të gjakftohtësisë”. “Ai iu drejtua në një mënyrë poshtëruese
Greqisë”, deklaroi Cipras.
---Qeveria greke nuk do të pranojë ultimatum, por do të mbajë
angazhimin e saj për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, të
dobishme me partnerët evropianë nëpërmjet vazhdimit të negociatave,
theksoi sot një burim qeveritar grek pas dështimit të eurogrupit.
“Qeveria greke është e vendosur të respektojë mandatin popullor dhe
historinë e demokracisë në Evropë”, theksoi i njëjti burim.
Greqia dhe partnerët evropianë të zonës euro ndërprenë diskutimet dje
në mbrëmje, pasi programi i propozuar për grekët i referohej vazhdimit
të programit aktual të ndihmës nga BE.
---Ministri grek i Financave, Giánis Varoufákis shprehu besimin për
mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në 48 orët e ardhshme me
zonën euro, pas një takimi të shkurtër ku Greqia refuzoi kërkesat e
partnerëve të Eurogrupit.
“Nuk kam asnjë dyshim që në 48 orët e ardhshme, Evropa do të bjerë
dakord të na paraqesë një dokument me qëllim që ne të fillojmë punën e
vërtetë dhe të përgatisim një kontratë të re për Greqinë”, konfirmoi
Varoufákis në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ministri grek i Financave, Giánis Varoufákis theksoi të hënën në
mbrëmje se ishte shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të
përgatitur nga Komisioni Evropian, duke njohur seriozitetin e krizës
humanitare në Greqi dhe duke propozuar një zgjatje prej katër muajsh
të marrëveshjes të kredisë me kreditorët e saj. “Fatkeqësisht ky
dokument u zëvendësua para takimit të Eurogrupit”, konfirmoi ai, duke
shkaktuar edhe refuzimin nga Athina.
---Negociatat mes Greqisë dhe zonës euro janë në një moment kritik,
paralajmëroi sot kryeministri britanik i Financave, George Osborne
duke u kërkuar partnerëve evropianë të zgjedhin profesionalizmin dhe
jo kaosin.
“Ne jemi në një moment kritik për Greqinë dhe zonën euro dhe jam këtu
për t’u kërkuar të gjitha palëve të arrijnë një marrëveshje për shkak
se dështimi do të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe stabilitetin
financiar”, konfirmoi ai pas mbërritjes në një takim me homologët
evropianë.
---Kryeministri Aleksi Cipra në fjalën e tij në Grupin Parlamentar të
SYRIZA që u mblodh të martën njoftoi se propozon anëtarin e partisë
Demokracia e Re dhe ish-ministër, Prokópis Pavlópoulos për president
të Republikës.
Gjithashtu sot grupi parlamentar i Grekëve të Pavarur ka vendosur të
mbështesë kandidatin që do të vendosi grupi parlamentar i SYRIZA, ''në
emër të unitetit kombëtar'' dhe me arsyetimin se "Greqia duhet të
negociojë e fuqishme ndaj huadhënësve''.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Gavriil Saqelaridhis njoftoi se raundi
i parë i zgjedhjes së presidentit do të bëhet nesër pasdite, në orën
17:30 GMT.
Prokópis Pavlópoulos profesor i së drejtës administrative dhe
ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e Kostas Karamanlisit (Demokracia
e re) do të zëvendësojë presidentin aktual, Karolos Papulias.
---Është shtyrë mbledhja e planifikuar për të enjten, 19 shkurt e
Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re, për shkak të zhvillimeve pas
Eurogrupit të ditës së hënë.
---Presidenti i Republikës Károlos Papoúlias do të takohet të mërkurën
pasdite me kryeministrin Aleksis Cipras.
---Në zhvillim janë konsultimet mes zyrave të kryeministrit Aleksis
Cipras dhe kryetarit të PASOK-ut, Evangelos Venizelos, për të caktuar
takimin informativ për atë që ndodhi në takimin e Eurogrupit.
---Vdiq Vangélis Toúmbas, përfaqësues i rojeve të shkollave në qytetin
e Volos, ndoshta nga zemra ose të komplikimeve të frymëmarrjes për
shkak të gripit. Sipas mediave elektronike lokale varrimi i tij është
bërë të martën në orën 16:00 pasdite në Varrezat e Volos.
---Ndërprerjen e financimit të Agimit të Artë ka vendosur Këshilli i
Shtetit, pleniumi i të cilit konsideroi të ligjshëm, kushtetues dhe në
përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendimin e
vitit 2013 për ndërprerjen e financimit, për shkak të përfshirjes të
të gjithë grupit udhëheqës të konstruktit neo-nazist në një organizatë
kriminale.
----Të mërkurën, 18 shkurt për shkak të mbledhjes së përgjithshme të
punonjësve nga ora 10:00 deri në orën 13:00 nuk do të funksionoj
tramvaji.
Shqipëria
---Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti të martën zv.Kryeministrin dhe
Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës Didier
Reynders, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që
ekzistojnë mes dy vendeve dhe ndanë bindjen për intensifikimin e
mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Belgjikës në
procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe veçanërisht për
miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE, si dhe theksoi se
“Kuvendi mbështet axhendën e reformave kyçe që kërkon integrimi i
vendit, duke vënë në dukje rëndësinë e veçantë të avancimit me
reformën në drejtësi”.
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së
Belgjikës Didier Reynders shprehu gatishmërinë e Belgjikës, për të
mbështetur përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë, duke
nënvizuar rëndësinë e përmbushjes së prioriteteve të Bashkimit
Evropian.
---Banka e Shqipërisë, bën të ditur në raportin e publikuar së fundi
se në Shtator të vitit 2014, sistemi bankar shqiptar ofronte një degë
apo agjenci për çdo 5.400 banorë.
Vitet e fundit, mbulimi i popullsisë me shërbime bankare është
përmirësuar ndjeshëm. Numri i degëve dhe agjencive bankare në fund të
Shtatorit 2014 ishte 533, nga 188 që ishte në vitin 2004.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të Shtatorit të
vitit 2014, sistemi bankar punësonte rreth 6.800 vetë, me një rritje
prej 3% krahasuar me vitin 2011. Sistemi bankar shqiptar punëson një
punonjës për çdo 430 banorë, ndërsa në vitin 2004 një punonjës banke
ju shërbente 1.100 banorëve. /f.n/
---Mbi udhëtimet në Shqipëri si dhe për destinacionet turistike në
këtë vend, kanë shkruar shumë gazeta e revista prestigjoze në botë.
Po kështu janë bërë edhe shumë pyetje nëse është Shqipëria një vend i
sigurtë për të udhëtuar dhe përgjigja ka qënë se nuk ka asnjë rrezik
të udhëtosh e të bësh turizëm në Shqipëri.
Një përgjigje pozitive e jep edhe Blogerja e udhëtimeve Andrea
Anastasakis, e cila ka këtë përgjigje për udhëtimet në Shqipëri: “Si
në çdo vend tjetër të Europës (me përjashtim të gjendjes aktuale në
disa pjesë të Ukrainës) Shqipëria është vend i sigurtë dhe mikpritës
për turistët”.
Shqipëria ka edhe shumë avantazhe për të qënë vizitor në këtë vend.
Janë çmimet e lira, natyra e bukur, mikpritja e veçantë dhe kjo është
Shqipëria sipas edhe revistës prestigjoze të udhëtimeve “Wanderlust”
Lyn Hughes. Hughes ishte gjatë verës 2014 në Shqipëri si pjesë e
“Javës së Aventurës” organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit
(AKT)./a.g/
---Kupa e Shqipërisë do të luaj të mërkurën çerekfinalet e kthimit, ku
padyshim përballja Skënderbeu-Flamurtari mbart dhe emocionet më të
mëdha, duke parë dhe rezultatin e parë 0-0.
Ndër rezultatet surprizë të ndeshjeve të para, ishte padyshim barazimi
i Tiranës në Fushëkrujë përballë Apolonisë me rezultatin 2-2.
Partizani dhe Kukësi nga krahu tjetër kanë hedhur një hap të sigurtë
drejt kualifikimit me fitoret respektive ndaj Laçit dhe Vllaznisë.
Konkretisht të kuqtë e Shpëtim Duros mundën kurbinasit me rezultatin
2-0, ndërsa djemtë e Artim Shaqirit fituan në Shkodër me rezultatin
2-0.
Sa i takon bardhëbluve, ndeshja në stadiumin “Loni Papuçiu”, të
qytetit të Fierit, do të luhet në orën 17:00. Sot Tirana zhvillon
përgatitjet e fundit në “Skënder Halili” dhe më pas skuadra do ti
drejtohet Fierit për t’u grumbulluar para ndeshjes.
Bota
---ISIS-i kryen sërish një masakër të re, duke djegur të gjallë 45
persona në al-Bagdadi, në provincën e Anbarit, njoftoi zyrtari i
policisë lokale, koloneli Qasim al-Obeidi, i cituar nga BBC.
Zyrtari i policisë nuk ishte në gjendje të jepte elementë më të saktë
për masakrën sidomos për rrethanat e kryerjes së saj, duke u kufizuar
të thoshte se ekzistonin të gjitha gjasat që viktimat të ishin trupa
të sigurisë. Obeidi shtoi se një kompleks banimi ku jetojnë famijarë
të policisë lokale ndodhet nën sulmin e xhihadistëve. Ai kërkoi ndihmë
jo vetëm nga qeveria irakiane, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
ISIS-i ndodhet prej kohësh në një ofensivë të gjerë në Anbar dhe në
al-Bagdadi./ a.jor.
---Pas një sulmi të aviacionit kundër pozicioneve të Shtetit Islamik,
Egjipti u vendos sot në linjën e parë të komunitetit ndërkombëtar për
t’i kërkuar OKB-së një ndërhyrje ndërkombëtare në Libi.
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi theksoi sot se Këshilli i
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të miratojë një rezolutë, që
mundëson një ndërhyrje ushtarake në Libi, gjatë një interviste të
dhënë për radion franceze ”Europe 1”. Pyetur nëse dëshironte që
Këshilli i Sigurimit të miratonte një rezolutë të tillë, presidenti
egjiptian u përgjigj: “Po, nuk ka zgjidhje tjetër. Duke marrë parasysh
faktin që populli libian të jetë dakord dhe ne kërkojmë për të reaguar
për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit.
---Policia franceze është vënë në ndjekje të rreth 400 të dyshuarve,
të individualizuar nga shërbimet sekrete si terroristë potencialë.
”Shërbimet sekrete franceze dyshojnë se këta të dyshuar bëjnë pjesë në
celula të fjetura apo të lidhura me organizata të tipit të al Kaedës,
që mund të godasin njësoj si vëllezërit Kouachi”, deklaroi ministri i
Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, gjatë një interviste për
agjencinë Associated Press.
Janarin e kaluar Franca u përfshi nga një sërë atentatesh terroriste
që çuan në vdekjen e rreth 20 personave./ a.jor.
---Një cunami i lehtë ndodhi të martën në verilindje të Japonisë pas
një tërmeti të fuqishëm në arkipelag, ndërkohë që autoritetet u kanë
bërë thirrje dhjetëra mijëra personave të largohen përkohësisht nga
shtëpitë e tyre pranë bregdetit.
Agjencia japoneze e motit paralajmëroi më herët për rrezikun e një
cunami, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6,9 ballë të shkallës
Rihter që goditi bregun verilindor të arkipelagut. Tërmeti ndodhi në
orën lokale 08:06 rreth 210 kilometra në lindje të qytetit bregdetar
të Miyako dhe epiqendra e tij u lokalizua në një thellësi prej 10
kilometrash./ec/
Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 17 shkurt
vransira me reshje dëbore në zonat bregdetare dhe dëborë lokalisht në
rajonet lindore, në Evia, Ciklades dhe në Kretën Veriore, kurse në
pjesën tjetër të vendit do të ketë vransira të pakta.
Në Attikë temperatura minimale dhe maksimale do të jenë -3 dhe 3 gradë
Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të
jenë 0 dhe 4 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital
në frekuencën 58 në Attikën Lindore, ndërsa transmetimi satelitor
bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.