Lajmet në gjuhën shqipe 16/02/2015
---Raundi i dytë i negociatave për programin grek ka nisur më herët në Eurogrup dhe të dy palët kanë një optimizëm të përmbajtur për rezultatin e tij.
Takimi i Eurogrupit bëhet me dy tekste të veçanta në tryezë - dy dokumentet me të cilat kanë përfunduar të shtunën në mbrëmje grupet Vizer dhe Houliaráki, duke shënuar konvergjenca dhe divergjenca mes parashikimeve të Memorandumit ekzistues dhe propozimeve që ka paraqitur qeveria greke.
---Negociatat teknike midis Greqisë dhe Trojkës kanë treguar se frontet e hapura janë të shumta. Duket se ka marrëveshje mbi çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe reformës së administratës publike, por qeveria ka vendosur një seri të "vijave të kuqe", ku dallohen ndryshimet në marrëdhëniet e punës, privatizimet, por dhe objektivi i memorandumit për tepricë primare prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe 4,5% në vitin 2016, që qeveria greke kërkon të reduktojë në 1,5% të PBB-së.
---Ministri gjerman i Fiancave, Wolfgang Schauble u shpreh shumë skeptik mbi mundësitë e zonës euro për të arritur që prej ditës së sotme një marrëveshje me Greqinë, për një program të ri financimi dhe i kërkoi qeverisë greke të reagojë në mënyrë të përgjegjshme.
“Në kuadër të asaj që kam dëgjuar në diskutimet teknike në fundjavë, jam shumë skeptik mbi mundësitë e ministrave të Financave të zonës euro, që do të mblidhen sot në Bruksel, për të arritur një marrëveshje për Greqinë”, theksoi Schauble në një intervistë për radion publike ”Deutschlandfunk”.
Greqia do të tentojë sot të arrijë një marrëveshje për një program të ri financimi që do t’i mundësonte kthimin e faqes të masave shtrënguese, por diskutimet me 18 anëtarët e tjerë të zonës euro, që e mbështesin financiarisht që prej vitit 2010, duken shumë të vështira.
“Mendoj se është një pjesë e madhe e pokerit nga ana e qeverisë greke të Aleksis Cipras”, deklaroi Schauble, duke i kërkuar Athinës të reagojë në mënyrë të përgjegjshme.
---«Kush është i papërgjegjshëm dhe kush është përgjegjës është subjektiv», u përgjigj zëdhënësi qeveritar, Gavriil Sakellarídis, duke theksuar se "do mund të përgjigjem edhe unë, se sjellja e Gjermanisë është e papërgjegjshme».
Nga ana e tij, në artikullin e gazetës New York Times, ministri i financave Giánis Varoufákis thekson se rezultati i këtyre bisedimeve do të mund të sinjalizojë një brez të ri dhe të provohet si një pikë kthese për Europën dhe eksperimenti me bashkimin monetar.
---Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici theksoi se zona euro dhe Greqia mund arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e programit të financimit të vendit, gjatë një takimi që pritet të jetë shumë i vështirë.
”Do të ketë një diskutim për të cilin e di që do të jetë i vështirë dhe mund të them me siguri se mund të jetë i suksesshëm”, deklaroi Moscovici pas mbërritjes në takimin e ministrave të Financave të zonës euro.
“Duhet të arrijmë një marrëveshje. Kur ekziston mundësia dhe vullneti, mund të arrijmë një marrëveshje”, theksoi ai, duke përjashtuar faktin për të punuar për një program të ri ndihme për Greqinë.
Qëllimi i këtij takimi është për të gjetur se si Greqia do të financohet për një kohë të shkurtër, ndërkohë që programi i ndihmës merr fund më 28 shkurt./ec/
---Dritare për zgjerimin e financimit të bankave greke nëpërmjet ELA-s lë kreu ekonomist i Bankës Qendrore Evropiane Peter Praet në deklaratat e tij që ribotohen nga agjencia Reuters, duke shpjeguar se në një "krize sistemike" është i nevojshëm një fleksibilitet për kohëzgjatjen e financimit.
---Tetë në dhjetë qytetarë (81,5%) vlerësojnë pozitivisht trajtimet e qeverisë, sipas një sondazhi mbarëkombëtar të kompanisë Marc në emër të gazetës "Efimerída ton Syntaktón". Optimist për rezultatin e negociatave, thonë të anketuarit në 79,7% e tyre kundrejt 13,4% që besojnë se vendi do të drejtohet në një krizë me Eurozonën.
---Rreth 60,6 për qind e qytetarëve janë shprehur në mbështetje të qeverisë, ndërsa 37,1% kundër saj, sipas një sondazhi të realizuar nga kompania ”Kapa Research”, që u publikua sot në të përditshmen greke ”To Vima”.
Rreth 41,8% e qytetarëve besojnë se negociatat me partnerët evropianë do të përfundojnë me sukses, ndërsa 51,1% u shprehën të shqetësuar dhe pesimtë. 46,8% e qytetarëve mendojnë se pas 12 muajsh gjendja ekonomike do të jetë më e mirë, ndërsa tetë për qind mendojnë se do të jetë shumë e mirë. 21,3% mendojnë se gjendja ekonomike do të jetë e njëjtë, ndërsa 10,5% mendojnë se gjendja ekonomike do të jetë pak më e keqe.
Rreth 53,7% e qytetarëve grekë mendojnë se Aleksis Cipras do të jetë kryeministri më i miri në raport me kryeministrat e 20 viteve të fundit, kundër 34,6% që mendojnë se do jetë më i keqi./ec/
---Pas takimit të Eurogrupit sonte do të formohet përfundimisht dhe propozimi i SYRIZA për personalitetin e Presidentit të ri të Republikës, ndërsa njoftimi zyrtar do të bëhet në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë, të martën në mesditë.
---Një takim dy-orësh me zëvendës ministren e Politikës së Emigracionit, Tasía Christodoulopoúlou kishte të hënën në mëngjes zëvendës Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Giánnis Panoúsis, i cili tha se «qëllimi është që në 100 ditë të mbyllet Amygdaléza dhe të përshpejtohen proceset, që të vazhdojnë formimi i vendeve në Attikë për tre qendra të strehimit të hapur të emigrantëve».
Ai gjithashtu shtoi se do të ketë një kujdes të veçantë për disa kategori të imigrantëve, siç janë të sëmurët dhe të miturit e pashoqëruar, ndërsa për menaxhimin e strukturave të migrimit, zëvendësministrit vuri në dukje se çështja është evropiane dhe kështu duhet të trajtohet.
---Urdhër arresti ka lëshuar hetuesi kundër korrupsionit Dimítris Foúkas për akt kriminal spiunazhi kundër një shtetasi amerikan, të dhënat e të cilit pritet të publikohen në ditët e ardhshme. Ky person dyshohet se ishte funksionar operacional i grupit të CIA-s në Athinë nga mesi i viteve '90.
Hetuesi mbërriti në këtë urdhër arresti, pasi më parë ka zbuluar se ky person ka blerë në qershor të vitit 2004 katër pajisje telefonash celularë, tre prej të cilave ishin përdorur si telefona me kartë - hije në çështjen e përgjimit të telefonave. I akuzuari pas zbulimit të rastit të përgjimit është larguar nga Greqia dhe u kthye në gusht të vitit 2005, tashmë me detyrën e diplomatit, si sekretar i parë i ambasadës së SHBA.
Shqipëria
---Komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen shumëpalëshe, ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, për zbatimin e Konventës “Për vlerësimin e ndikimit mjedisor në kontekst ndërkufitar”.
Projektligji i propozuar parashikon aderimin e Republikёs sё Shqipёrisё nё marrëveshjen shumёpalёshe ndёrmjet vendeve tё Evropёs Juglindore pёr zbatimin e Konventёs së Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën ‘Pёr vlerёsimin e ndikimit mjedisor nё kontekst ndёrkufitar’ (“Konventa ESPOO1”).
Konventa ESPOO ka për qëllim vlerësimin e ndikimit në mjedis të projekteve që zhvillohen kryesisht në zona ndërkufitare, të cilat mendohet se mund të kenë ndikim në mjedisin e vendeve fqinjë. Ky projektligj synon plotësimin e kuadrit ligjor për bashkëpunimin rajonal, nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit nё kontekst ndërkufitar, lidhur me projektet me ndikim në mjedis. Konventa ESPOO vendos detyrimin mes palёve pёr vlerёsimin e ndikimit nё mjedis tё disa aktiviteteve nё njё fazё tё hershme planifikimi. Konventa parashikon gjithashtu detyrimin e Shteteve Palё pёr njoftimin dhe konsultimin reciprok mbi projektet madhore, tё cilat parashikohet tё kenё impakt negativ mjedisor ndёrkufitar./m.m/
---Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian, Dimitris Avramopoulos ka vlerësuar me nota shumë pozitive rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër drogës.
Avramopoulos në një letër dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri shprehet shumë i kënaqur për arritjen e rezultateve kaq mbresëlënëse, ndërsa inkurajon që të vazhdohet në këtë rrugë. Sipas komisionerit europian “lufta kundër trafikut të drogës mbetet thelbësore për ruajtjen e regjimit të liberalizimit të vizave si dhe për përpjekjet e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian”.
Komisioneri Avramopoulos e mbyll mesazhin e tij për ministrin Tahiri, duke i uruar atij suksese të mëtejshme në luftën kundër krimeve të rënda si dhe duke i shprehur dëshirën për t’u takuar personalisht në muajt e ardhshëm./m.m/
---Eksportet e bimëve medicinale kanë shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2014 krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave nga dikasteri i Bujqësisë, ecuria pozitive e këtij sektori vazhdon të konfirmojë trendin e suksesit në këtë biznes duke i vënë eksportet e bimëve medicinale në krye të eksporteve bujqësore.
Kështu për periudhën janar-dhjetor 2014, eksporti i bimëve aromatiko-mjekësore ka arritur në rreth 11.600 ton nga 11.200 ton që ishin në vitin 2013, me vlerë respektivisht 3.5 miliardë lekë nga 3.3 miliardë në 2013.
Eksportet e këtij biznesi shkojnë kryesisht në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendet e Evropës etj. Kultivuesit kryesorë të bimëve medicinale janë në Qarkun e Shkodrës, ku janë të punësuar edhe një numër i lartë banorësh që merren me prodhimin, grumbullimin, tharjen e përpunimin e tyre. Kjo industri prej vitesh ka ecur me hapa pozitivë, duke luajtur edhe një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit./m.m/
---Sot qyteti i Shkodrës do të ketë një tjetër event kulturoro-artistik, atë të çeljes së “Karnavaleve të Shkodrës”.
Shkodra është padyshim një nga vendet më interesantë për natyrën e saj. E pasur me resurse natyrore e turistike, kulture, traditë, bukuri peisazhesh, tingujsh, ngjyrash. Me këtë sfond kaq të pasur stimujsh, krijimtarishë, folklori, lidhen edhe karnavalet në këtë qytet.
E fokusuar mbi maskat e larmishme, paradat, kostumet e mrekullueshme veneciane, mbi gjallërinë, në bejtet e famshme dhe ritet e traditës, Karnavalet e Shkodrës kanë ditur të japin gjithmonë një imazh spontan, të freskët, të gjallë e dinamik. Karnavalet e Shkodrës janë edhe një ftesë për turzmin kulturor për qytetin Verior. Veç qytetarëve shkodran,në këtë festim publik,pritet të ketë shumë vizitor nga qytetet e tjera të vendit.
Bashkia e Shkodrës, organizatorja kryesore e këtij eventi, bënë prezent edhe programin e aktivitetit: Në ditën e parë është bërë grumbullimi para sheshit Bashkiak dhe nisja nga drejtime të ndryshme të kuadrateve artistike të shkollave të mesme dhe 9 vjecare të qytetit, me maska dhe kostume drejtë “pedonales” së qytetit. Në vazhdim aktiviteti do të gjallëroj për dy ditë me radhë sipas një programi të shpallur nga Bashkia e Qytetit./a.g/
---16 kroçera me 5.692 turistë të huaj gjithsej kanë vizituar portin e Durrësit gjatë vitit 2014, ndërsa pritet që gjatë këtij viti numri i udhëtarëve me anijet e mëdha turistike të jetë më i lartë.
Nga të dhënat e deritanishme, vetëm një nga agjencitë e specializuara ka programuar në periudhën maj-tetor të vitit 2015 mbërritjen e 8 kroçerave me gjatësi rreth 180 metra dhe me një numër të përgjithshëm prej mbi 8 mijë turistë.
Bota
---Bashkimi Evropian u kërkoi palëve në konflikt të ulin armët dhe të aplikojnë plotësisht armëpushimin në lindje të Ukrainës.
“Duket se armëpushimi po mbahet gjerësisht, pavarësisht një numri të caktuar incidentesh”, theksoi Maja Kocijancic, zëdhënëse e shërbimit diplomatik të BE-së.
“Është e domosdoshme që armëpushimi të zbatohet plotësisht”, shtoi ajo duke shtuar se një armëpushim është një armëpushim, gjë që nënkupton se të shtënat duhet të ndërpriten.
Ushtria ukrainase dhe rebelët separatistë akuzojnë njëri tjetrin për shkelje të armëpushimit të brishtë hyrë në fuqi gjatë fundjavës. Ukraina po e respekton plotësisht armëpushimin në lindjen të vendit, por ka pësuar 112 sulme në 24 orët e fundit, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine, gjatë një vizite në Sofje.
---Policia në Danimarkë ka njoftuar për arrestimin e dy personave që besohet se kanë ndihmuar një tjetër person të armatosur, i cili ka vrarë dy njerëz në dy sulme në Kopenhagë, më 14 dhe 15 shkurt.
Policia nuk ka identifikuar të dyshuarit, por ka thënë se ata kanë ndihmuar përmes "këshillave dhe veprave". Policia në Kopenhagë ka vrarë të dyshuarin kryesor në orët e para të së dielës.
Policia nuk e ka identifikuar as atë, por mediat daneze kanë thënë se bëhet fjalë për Omar el-Hussein. Autoritetet kanë thënë se personi në fjalë ka qenë i njohur për policinë dhe se mund të jetë frymëzuar nga ekstremizmi islamik.
Një regjisor danez është vrarë nga të shtënat e para në një debat për lirinë e shprehjes. Sulmi i dytë ka ndodhur dhjetë orë më vonë pranë sinagogës kryesore të Kopenhagës, duke vrarë një hebre.
---Avionë luftarakë egjiptianë bombarduan sot pozicionet e Shtetit Islamik në Libi, disa orë pasi organizata xhihadiste kishte marrë përsipër ekzekutimin e 21 të krishterëve egjiptianë në një video, njoftoi ushtria në Kajro.
Presidenti Abdel Fattah al-Sissi thirri dje me urgjencë Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes dhe u betua se do të ndëshkonte vrasësit në mënyrë të menjëhershme.
Grupi i Shtetit Islamik publikoi dje një video, ku tregohet ekzekutimi me prerje koke i 21 egjiptianëve të krishterë të rrëmbyer kohët e fundit në Libi. Me këto ekzekutime të pretenduara dje në mbrëmje nga dega libiane, organizata xhihadiste tregon se ka zhvendosur metodat brutale ekstreme jashtë rajoneve që ajo kontrollon në Siri dhe në Irak dhe ka rritur mizoritë.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë egjiptiane njoftoi sot se do të shkonte në një samit antiterrorist në Uashington, me qëllimin për të kërkuar një ndërhyrje të ashpër në Libi, ku Shteti Islamik pretendoi ekzekutimin e 21 të krishterëve egjiptianë./ec/
---Rreth 2 164 imigrantë të nisur nga Libia u shpëtuan dje mes brigjeve libiane dhe ishullit Lampeduza në bordin e 12 anijeve, theksoi media duke cituar shërbime të forcave italiane të shpëtimit.
Operacionet, ndërmarrë disa dhjetëra milje detare nga Libia nga njësitë italiane, kanë mundësuar shpëtimin në gjendje të mirë shëndetësore të pasagjerëve të këtyre 12 anijeve. Kaosi në rritje në Libi ka shkaktuar një dyndje të klandestinëve, burra, gra, fëmijë, minorenë të pashoqëruar, të nisur shpesh nga Libia që prej Eritresë dhe Afrikës sub-saharienne, me shpresën për të gjetur paqe dhe siguri në Evropë./ec/
Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 17 shkurt temperatura të ulta dhe erë të fuqishme në drejtimin verior në Egje dhe reshje lokale dëbore, madje dhe në zonat fushore.
Vransira me reshje dëbore do të ketë të martën në Attikë, ndërsa temperatura minimale dhe maksimale do të jetë 4 dhe 7 gradë Celsius.
Kushte të njëjta të motit do të ketë dhe Selaniku, temperatura minimale dhe maksimale e të cilit do të jetë 0 dhe 3 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencën 58 në Attikën Lindore, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.