Lajmet në gjuhën shqipe 06/02/2015
---Takim me ambasadorin e SHBA-së në Athinë, David Pearce në Pallatin
Maksimou kishte kryeministri Aleksis Tsipras.
SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që qeveria greke të
bashkëpunojë me kolegët evropianë dhe FMN, deklaroi sot ambasadori i
SHBA-së në Greqi, duke nënvizuar rolin gjeostrategjik të vendit.
Ambasadori, David Pearce e bëri këtë deklaratë, cituar në një
komunikatë të ambasadës, në përfundim të takimeve me kryeministrin,
Aleksis Tsipras dhe ministrin e Financave, Giáni Varoufáki gjatë dy
ditëve të fundit. Në disa prej këtyre takimeve, përfshirë këtu dhe në
takimin me Varufakis, mori pjesë zëvendëssekretari i Thesarit
amerikan, i ngarkuar me çështjet evropiane, Daleep Singh.
---Me 235 vota, një numër rekord, u zgjodh kryetare e Parlamentit, Zoí
Konstantopoúlou, e cila është kryetarja më e re në historinë e
Parlamentit dhe kryetarja e dytë grua e tij. Kryetarja e parë grua
ishte Ánna Psaroúda-Benáki në vitin 2004.
Parlamenti grek zgjodhi sot 38 vjeçaren, juriste dhe deputete e
SYRIZA, mbrojtëse e njohur të të drejtave të njeriut si kryetare të
tij.
---Të dielën në orën 18:00 kryeministri Aleksis Cipras do të paraqesë
platformën politike të partisë së tij dhe jo të shtunën siç ishte
programuar në fillim.
Diskutimi në Parlament do të përfundojë me një votë besimi të martën
në 10 shkurt.
---Thirrjen e takimit të jashtëzakonshëm të Εurogroup për Greqinë, të
mërkurën 11 shkurt në Bruksel, konfirmoi një zyrtar i BE-së.
Takimi i jashtëzakonshëm është vendosur të ndjekë takimin e djeshëm të
Grupit të Punës së Eurogrupit, që ka përfunduar në orët e para të së
premtes. Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të financave të zonës
euro do të mbahet disa orë para Samitit të Lartë të liderëve
evropianë, që ështe planifikuar për të enjten, ndërsa Eurogroupi
kritik që do të merren dhe vendimet përfundimtare, do të bëhet më 16
shkurt në Bruksel.
--- «Unë shpresoj dhe pres të dëgjojë për përpjekjet që bëhen nga
qeveria greke dhe partnerët e saj evropianë, që të përparojnë reformat
dhe për të nisur një plan për rimëkëmbjen e saj», deklaroi
nënpresidenti amerikan, Joe Biden.
Z.Biden është referuar në këtë çështje gjatë deklaratave të
përbashkëta me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së është në Bruksel, ku u takua me z.Tusk
dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
---Agjencia e Menaxhimit të Borxhit Publik njoftoi se shteti grek do
të përparojë në nxjerrjen në ankand të bonove të thesarit me
kohëzgjatje 3-mujore të mërkurën, 11 shkurt - ditën e takimit të
jashtëzakonshëm të Eurogrupit - në mënyrë që të marrë të ardhura prej
875 milion euro.
---Të enjten ka vrarë veten në Mynih, ish drejtori ekonomik i Siemens
që ishte akuzuar për përfshirjen e tij në skandalin me fondet e zeza
të kompanisë, me të cilat Siemens i ka dhënë rrushfete zyrtarëve
grekë.
---Përsëri u gjykuan të pafajshëm të dy nënpunësit e bashkisë Saránti
Arvaníti dhe Thódoros Kyratzópoulos dhe mësuesi Thanási Agapito, të
cilët ishin dënuar për incidentin kundër konsullit të atëhershëm të
Gjermanisë, Joachim Fouchtel në nëntor të vitit 2012.
---Autoritetet në zonën e Evros në Greqinë Veriore evakuan dy
vendbanime përgjatë rrjedhës së lumit Maricë pas reshjeve intesive, të
cilat shkaktuan përmbytje në rajon. Operacioni është ndërmarrë, pasi
digat pranë shtretërve të Maricës janë rrëzuar, që ka sjellë deri në
përmbytjen e fshatit Laginë.
---Një plan për transportin e sigurt të qytetarëve me origjinë greke
të Ukrainës Lindore përgatit ministria e Jashtme që ka thirrur një
mbledhje ministrore mbi përkeqësimit e situatës në vend. Hartimi i
projektit do të bëhet nga ekipi i menaxhimit të krizës, që do të
ngrihet me urdhër të Ministrit të Jashtëm Níko Kotziá.
---POSPERT-i dhe Komiteti i Koordinimit kundër mbylljeve dhe
disponueshmërisë organizojnë një tubim jashtë ndërtesës së ERT-it në
Agia Paraskevi, të mërkurën, 11 shkurt në orën 17:30, "për të kërkuar
së bashku që të hapet përsëri dhe menjëherë Radio-Televizioni Publik
Grek - ERT, si një hap i parë në luftën kundër masave shtrënguese që
sollën memorandumet, që të kthehen të gjithë punonjësit e shkurtuar në
vendet e tyre të punës.
Shqipëria
---Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në ndihmë të familjeve në
nevojë, Ministria e Punëve të Brendshme bën publik numrat e llogarive
bankare.
Në njoftimin për shtyp, Ministria e Punëve të Brendshme falënderon të
gjithë qytetarët, organizatat dhe përfaqësuesit e biznesit që në këto
ditë të vështira për shkak të situatës së rënduar të reshjeve kanë
shprehur gadishmërinë për të ndihmuar me kontributin e tyre për
familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar nga përmbytjet. Shtabet e
Emergjencave Civile dhe Strukturat e Drejtorisë së Emergjencave Civile
po vijojnë të zbatojnë në terren operacionin për shpërndarjen e
ndihmave për banorët në vështirësi. Për të kontribuuar me ndihma
materiale, janë në dispozicion numrat e telefonit: 0694109091
0694109092
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në ndihmë të familjeve në

bankare “BASHKË me fëmijët dhe familjet e prekura nga përmbytjet”:
---Kredia për ekonominë shënoi rritje në dy muajt e fundit të vitit
2014. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e
kreditimit rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që
shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit.
Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit
2014, BSH-ja njoftoi se, zhvillimi pozitiv dhe i qëndrueshëm i
ekonomisë së vendit është reflektuar në rritjen e dukshme të
kreditimit në lekë, kundrejt një ecurie të dobët të asaj në valutë,
duke ndihmuar kështu një përcjellje më të mirë të stimulit monetar në
ekonomi. Kredia në lekë u rrit me 9.3% në muajin nëntor, ndërkohë që
kredia në valutë u tkurrur me 0.9% kundrejt vitit të kaluar. Në
vrojtimin e aktivitetit kreditues, bankat shprehen se prirja për
rënien e normës së interesit të kredisë në lekë do të vijojë edhe në
tremujorin e ardhshëm. /a.g/
---Zhvillimi dhe promovimi i resurseve natyrore shqiptare në
përgjithësi, dhe ato bregdetare në veçanti, ishte në fokus të takimit
që ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi të premten me
Parlamantaren dhe kryetaren e Grupit Parlamentar Francez të Miqësisë
Francë-Shqipëri, Znj.Viviane Le Dissez, Ambasadorin Francez në Tiranë,
Z.Bernard Fitoussi dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare Franceze.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Koka në rrjetin social Facebook, ku
konfirmoi se gjatë takimit u diskutua mbi vlerat e resurseve natyrore
shqiptare në përgjithësi, dhe ato bregdetare në veçanti duke u
theksuar zhvillimi dhe promovimi i tyre jashtë kufijve të vendit.
Bota
---82% e francezëve duan lehtësimin e borxhit grek. Këtë tregoi një
sondazh i kryer në emër të gazetës Les Echos.
Madje, 11% e francezëve kërkon fshirjen totale të borxhit. Shifra
është mbresëlënëse, duke pasur parasysh se bankat franceze kanë pjesë
shumë të madhe të bonove greke. 19% e francezëve duan një prerje të
vlerës nominale të borxhit grek, ndërsa 52% e tyre dëshiron thjesht
zgjatjen e periudhës së ripagimit.
---Dëbora që ka filluar që dje në Kroaci, Slloveni dhe Bosnjë u ka
shkaktuar shumë probleme banorëve të zonave të këtyre vendeve,
ndërkohë që janë parashikuar reshje të tjera të saj.
Në Kroacinë Qendrore priten reshje të rrëmbyeshme të dëborës mbi 30
centimetra, ndërsa dëbora me shi do të përfshijë Sllavoninë dhe
Adriatikun Verior. Shtresa e dëborës në Zagreb u rrit ndjeshëm, ndërsa
pjesë të caktuara të qytetit kanë ngelur pa energji elektrike.
Për momentin më shumë dëborë ka në Ogulin, mbi 55 centimetra.
Në shumë rrugë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa
disa janë edhe të pakalueshme. Pajisjet dimërore dhe zinxhirët janë të
obligueshëm për pjesëmarrësit në komunikacion. Gjithashtu është
mbyllur edhe vendkalimi kufitar Izaçiç për të gjitha automjetet.
Meteoalarm për sot dha Kod të Portokalltë të paralajmërimit për shkak
të reshjeve më intensive të dëborës në Bosnjën Veriperëndimore.
Stuhia dhe dëbora shkaktojnë probleme në rrugët e Sllovenisë, ndërsa
autoritetet këshillojnë shfrytëzim të transportit publik. Për shkak të
kushteve të këqija të motit janë mbyllur vendkalimet kufitare të
caktuara për automjetet.
---Kievi dhe rebelët prorusët arritën një armëpushim të përkohshëm për
të evakuar civilët nga Debaltseve, një nga pikat më të nxehta të
konfliktit në lindje të Ukrainës, njoftuan palët respektive.
“Arritëm në një marrëveshje për vendosjen e një armëpushimi të
përkohshëm në Debaltseve për evakuimin e civilëve”, deklaroi shefi i
policisë rajonale proKievit, Vjaçeslav Abroskin.
”Armëpushimi do të vazhdojë nga ora 08:00-15:00”, deklaroi
përfaqësuesi i rebelëve, Eduard Basurin.
---Më shumë se 30 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik u vranë dhe
një numër i madh materialesh u shkatërruan si pasojë e sulmeve të
koalicionit drejtuar nga SHBA-ja, në veri të Sirisë, sipas një OJQ-je.
“Të paktën 30 xhihadistë, por ndoshta më shumë janë vrarë sot nga
sulmet e koalicionit kundër pozicioneve dhe depove ku ndodheshin
makinat ushtarake dhe tanke, në lindje dhe në perëndim në qytetin
Raqa”, kryeqyteti i vetëshpallur nga Shteti Islamik, konfirmoi
Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut.
Grupi i Shtetit Islamik konfirmoi sot se një peng amerikan ishte vrarë
gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar në rajonin e Raqas,
një bastion i xhihadistëve në veri të Sirisë.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 7 shkurt
shira lokale në rajonet perëndimore dhe nga mesdita edhe në rajonet
qendrore, veriore dhe në ishujt e Egjeut.
Ndërkohë, për një përkeqësim të madh të motit, duke filluar nga e
diela 8 shkurt, paralajmëron Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.
Në Attikë do të ketë vransira me shira lokale dhe temperatura minimale
e maksimale do të jenë 13 dhe 17 gradë Celsius.
Analoge do të jetë skena e motit dhe në Selanik, ku temperatura
minimale e maksimale do të jenë 7 dhe 11 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital
në frekuencat 34 në qendrën e Athinës dhe 58 në Attikën Lindore,
ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.