Lajmet në gjuhën shqipe 08/02/2015
---Në Parlament filloi të dielën në orën 19:00 paraqitja e platformës politike e qeverisë së re.
---Në dy akse do të përqëndrohet platforma e qeverisë. Aksi i parë i përket periudhës deri në fund të muajit qershor 2015, dmth sa kohë do të vazhdojë «programi - urë» që kërkon qeveria nga partnerët dhe aksi i dytë përfshin një periudhë prej tre vjet e gjysmë.
Procedura e paraqitjes së programit qeveritar përfundon me votimin e tij, të martën në mesnatë.
---Prioritetet janë ndalimi i krizës humanitare, rifillimi i ekonomisë dhe një plan kombëtar me reforma.
Pas votimit të programit, qeveria do të përparojë çështjen e zgjedhjes së presidentit të Republikës.
---Do të paraqesim një propozim të plotë për borxhin publik të mërkurën në Eurogroup, deklaron ministri i Financave, Giáni Varoufáki.
---Tubime në mbarë vendin kundër masave shtrënguese do të bëhen të mërkurën, 11 shkurt, ditën e mbledhjes së Eurogroupit.
---Këshilli i jashtëzakonshëm i Eurogrupit do të jetë një hap i parë se si ne duam të ecim përpara së bashku në javët dhe muajt e ardhshme, thotë kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
---Greqia do të propozojë një new deal për Evropën, i cili do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve, deklsroi në RAI-3, Giáni Varoufáki.
---Qipro do të mbështesë pozicionet e Greqisë gjatë diskutimeve që do të bëhen në institucionet Evropiane, deklarojnë zyrtarë të qeverisë qipriote.
---Partia Komuniste Greke deklaron se asnjë marrëveshje nuk do të lehtësojë popullin.
---Lideri i Socialistëve Demokratë, Giórgos Papandréou deklaroi se do të ndihmojë qeverinë dhe Greqinë, për një përfundim të suksesshëm të negociatave.
---Rekomandime të reja të z.Schultz për Athinën që të respektojë marrëveshjet e rëna dakord, nëpërmjet gazetës së Berlinit - Tagesspiegel.
---Duhet të shpëtojmë Greqinë dhe Evropën nga një Grexit, thekson kancelari i Austrisë, Werner Faymann.
---Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro fton për një vizitë sa më shpejt në vendin e tij, kryeministrin Aleksi Tsipra.
---Siç u njoftua nga autoritetet turke, tetë emigrantë u mbytën dhe gjashtë shpëtuan, ndërsa janë përpjekur për të kaluar me anije nga Turqia në Greqi.
---Ministri i Mbrojtjes, Pános Kamménos njoftoi nga Évro krijimin e Grupeve të Përbashkëta të Aparatit të Riorganizimit (MOMA).
---Një tubim për ERT-in të mërkurën, 11 shkurt, kur mbushen 20 muaj nga mbyllja e Radio-televizionit publik të vendit, jashtë ndërtesës së ERT-it në orën 17:30 pasdite.
Shqipëria
---Nga data 10-25 prill, do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë e adoleshentë “Giffoni Shqipëria”.
Për të dhjetin vit me radhë, filmi për fëmijë do të stacionohet në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp, organizatorët ndanë detajet e këtij edicioni jubilar. Ashtu si edhe në edicionet e shkuara, festivali do të dalë tej kryeqytetit, duke çuar filmin e munguar edhe në qytete si Elbasani, Shkodra, Durrësi e Korça.
Sipas drejtorit ekzekutiv të këtij festivali, në Shqipëri, Namik Ajazi, edicioni i sivjetshëm do të jetë edhe më i veçantë, duke qenë që ky aktivitet mbush 10 vjeç, por njëkohësisht, përkon me 45 vjetorin e Giffoni Film Festival.
“Edicioni i këtij viti është konceptuar si një festë, ku veç filmave në konkurim, do të ketë edhe një përmbledhje të filmave më të mirë të shfaqur në edicionet e festivalit ndër vite dhe që janë vlerësuar me çmime”, u shpreh Ajazi.
Ndërkohë që paralel me festivalin do të zhvillohet një workshop për studentët e kinemasë. Përgjatë 10 ditëve festival do të ketë garë, restrospektivë, diskutime, si edhe një koncert përmbyllës.
Por festivali shërben edhe për të kujtuar, për t’i bërë homazh atyre që nuk jetojnë më dhe për të sensibilizuar mbi vlerën e paçmueshme të jetës, tonën dhe atë të tjetrit.Një nga ditët e festivalit do t’ i kushtohet Ation Zhitit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike dhe ka qenë një nga anëtarët e jurisë së GFF, 3 vjet më parë.
---Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Durrësit (DRKK) pas një Inspektimi në Muzeun Etnografik të Kavajës lidhur me punën e filluar rreth katër muaj më parë në këtë monument, ka pasqyruar së fundmi edhe rezultatin e disa punimeve të kryera në mirëmbajtjen e Muzeut Etnografik të Kavajës, i cili është edhe një monument i kategorisë së parë.
Duke qënë se drejtoria e DRKK-së së Durrësit mbulon trashëgiminë kulturore, jo vetëm në rrethin bregdetar, por edhe në Kavajë, Tiranë, Elbasan dhe Peqin, sqaron se ndërhyrjet që janë bërë në Muzen Etongrafik të Kavajës ishin të nevojshme pasi, me kalimin e kohës, ndërtesa ka pësuar amortizime, dhe tashmë Muzeu është gati për tu vizituar edhe nga turistët gjatë sezonint të ri turistik 2015.
Të gjitha punimet janë kryer nga një firmë restauruese e licencuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Muzeu Etnografik i Kulturës Popullore në Kavajë, është një nga monumentet më të vizituar në qytetin e Kavajës dhe një nga banesat më karakteristike në qytetin e Kavajës.
Bota
---Numri i viktimave të konfliktit në Lindje të Ukrainës mund të jetë 10 herë më i lartë nga shifrat zyrtare. Dyshimet hidhen nga burime brenda qeverisë gjermane. Ata thonë për mediat vendase se nga luftimet e deritanishme besohet të jenë vrarë mbi 50 mijë civilë e ushtarë. Ekspertët e qeverisë gjermane për sigurinë thonë se bilanci zyrtar i viktimave që sipas Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë ukrainase është rreth 5400, është kontradiktor.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefen Sajber njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez François Hollande, ai ukrainas Petro Poroshenko dhe ai rus Vladimir Putin do të takohen të mërkurën në Minsk për të nisur një seri të re negociatash për paqen në Ukrainë.
Por megjithë përpjekjet për zgjidhje diplomatike të konfliktit në lindje të Ukrainës, duket se prej andej po fryn një erë lufte. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi në samitin e sigurisë së Mynihut, homologun amerikan John Kerry se plani amerikan për armatosjen e ushtrisë së Kievit do të sillte një luftë, që do të përfshinte gjithë Europën. Frikën e shprehu edhe përfaqësuesja e lartë europiane për politikat e jashtme Federika Mogerini, e cila tha se aktualisht nuk ka asnjë alternativë për zgjidhje diplomatike të konfliktit. Për presidentin François Hollande, inisiativa për paqen e ndërmarrë së fundi prej tij dhe kancelares gjermane Angela Merkel është alternativa e fundit. Në të kundërt, ai u tha gazetarëve në Tulle të Francës, lufta është në prag.
---Një referendum që kërkonte kufizimin e të drejtave të homoseksualëve në Sllovaki dështoi pasi pjesëmarrja e votuesve ishte në nivel shumë të ulët.
Sipas website-t të këtij referendumi, në votim morën pjesë vetëm 21 për qind e 4,4 milionë personave me të drejtë vote. Kjo përqindje ishte larg asaj të kërkuar prej 50%, për ndryshime në legjislacion.
Referendumi kërkonte të sfidonte institucionin e martesës, vetëm mes një burri dhe një gruaje si edhe ndalimin e adoptimeve nga çiftet e të njëjtës gjini./ a.jor.
---Shumë është shkruar për jetën e gjatë të japonezëve, që duket se e shijojnë jetën pa pësuar ndonjë sëmundje, kur mbushin 90 vjeç dhe as kur arrijnë 100.
Në librin e vitit 2002, autorët e librit “The Okinawa Program” sqaruan se si banorët e këtij zinxhiri ishujsh arrijnë të shmangin obezitetin, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe sëmundjet që vijnë nga pleqëria e që janë aq të përhapura në shoqëritë Perëndimore.
Sekreti qëndron në dy aspekte: e para, japonezët hanë ushqime me përmbajtje të ulët sheqeri; e dyta, ata konsumojnë dieta me bazë perimesh pa ushqim të procesuar, duke shmangur të ashtuquajturin “ushqim mbeturinë”.
Këto ulin në mënyrë dramatike rrezikun për sëmundjet djegëse dhe kancerin. Por për fatin e keq, brezat e rinj të Japonisë janë gjithnjë e më të prirur drejt ushqimeve Perëndimore dhe rritja e rasteve të obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës në vitet e fundit ka qenë e ndjeshme.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon të hënën, 9 shkurt një përkeqësim të madh të motit me shira dhe stuhi në zonat fushore dhe bregdetare, dëborë në zonat malore dhe dalngadalë nga veriu në jug dhe në zonat fushore të Greqisë Veriore, Qendrore dhe Jugore.
Vransira me shira dhe dëborë, në fillim në pjesët malore dhe në mesditë dhe në qendër të qytetit, do të ketë të hënën në Attikë. Temperatura në Athinë do të arrijë në 10 gradë Celsius, por nga mesdita e më pas do të shënojë rënie të madhe
Vransira me reshje dëbore, të cilat më pas do të ndalojnë presim në Selanik, ndërsa temperatura do të arrijë në 2 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 në qendrën e Athinës dhe 58 në Attikën Lindore, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.