Lajmet në gjuhën shqipe 05/02/2015
---Kryeministri Aleksi Tsipra ka mbajtur të enjten fjalimin e parë të
tij përpara Grupit Parlamentar të SYRIZA-s, e cila u transmetuar
direkt nga rrjeti ERA.
Kryeministri ndër të tjera tha se qeveria e tij garanton depozitat e
qytetarëve grekë në Banka.
---Të enjten është zhvilluar dhe procedura e betimit të Deputetëve, që
u zgjodhën në zgjedhjet e 25 Janarit të vitit 2015, ndërsa të premten
do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Parlamentit.
Betimi i Parlamentit grek filloi me filloi meshën e kryepeshkopit
Jeronimos, ndërkohë që njëri prej deputetëve myslimanë, Zeibek Husein
(SYRIZA), u betua para Kur’anit, ndërsa dy deputetë të tjerë të
maxhorancës, Mustafa Mustafa dhe Aihan Karajosuf, bënë betim politik.
Nga procedura e betimit mungonte ministri i Financave, Ganis
Varufaqis, i cili ndodhet jashtë shtetit. Përbërja e Parlamentit të ri
ka 149 deputetë të SYRIZA-s, 13 të Grekëve të Pavarur (ANEL), 76 të
”Demokracisë së re”, 17 të ”Agimit të Artë”, 17 të POTAMIT, 15 të
Partisë Komuniste dhe 13 të PASOK-ut. Procedura e paraqitjes së
programit qeveritar do të fillojë të shtunën dhe do të përfundojë në
mesnatën e të hënës me votimin emër për emër, në mënyrë që qeveria të
marrë një votë besimi.
---Me më shumë se 250 vota prite të zgjidhet Zoí Konstantopoúlou,
kryetare e Parlamentit. Siç informoi zëdhënësi i Demokracisë së Re,
Kóstas Karagúnis, Opozita vendosi të votojë znj.Konstantopoúlou, e
propozur nga SYRIZA, për kryetare e Parlamentit. Edhe Grekët e
Pavarur, por dhe PASOK-u kanë deklaruar se do të votojnë për
kandidaturën e Zoí Konstantopoúlou.
---Një bisedë telefonike me kryeministrin Aleksi Tsipra kishte në
mesditë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Sipas agjencisë Reuters,
këshilltari i Kremlinit për çështje të politikës së Jashtme, Yuri
Ushakov deklaroi se presidenti rus e ftoi z.Tsipra për të vizituar
Rusinë. Kryeministri i Greqisë ka pranuar ftesën dhe do të vizitojë
Moskën në datën 9 Maj.
---Një tubim kundër «shantazhit» është organizuar të enjten përmes
mediave sociale në orën 18:00 në Sýntagma dhe në sheshet e qyteteve të
tjera, për shkak të mesazheve të rrepta që ka marrë Greqia në orët e
fundit nga Gjermania dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE).
«Nuk pranojmë shantazhe, nuk nënshtrohemi, nuk frikësohemi, nuk
kthehemi prapa, do të fitojmë», është sllogani i lëvizjes së sotme.
Rikujtojmë, se Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka ndërprerë financimin
e bankave greke, ndërkohë që këto të fundit t’i marrin likuiditetet
vetëm nga Mekanizmi i Emergjencës i Bankës së Greqisë. Bordi i BQE-së
vendosi të mërkurën, që të mos pranojë bondet greke si garanci për
ofrimin e likuiditeteve ndaj institucioneve bankare të Greqisë.
Ndërkohë, qeveria greke sqaron se ky vendim nuk influencon situatën e
bankave greke.
Vendimi do të vihet në zbatim më 11 shkurt, pasi që nga ajo datë e në
vazhdim, bondet shtetëtore greke nuk do të pranohen si garanci nga
BQE.
Presidenti i BQE-së, Mario Draghi zhvilloi të mërkurën një bisedë
telefonike me kryeministrin Aleksis Cipras për ta informuar rreth
vendimit të BQE. Sipas burimeve qeveritare, Draghi garantoi se vendimi
nuk influencon sistemin financiar të Greqisë, pasi situata me
likuiditete rinovohet përmes mekanizmit ELA.
---Ndaj vendimit të BQE ka reaguar Ministria greke e Financave, që
thekson se vendimi nuk pasqyron në asnjë mënyrë zhvillime negative për
sistemin financiar të vendit dhe ministria vlerëson se me këtë lëvizje
BQE ushtron presion mbi Eurogrupin, që të avancojë me shpejtësi në
hartimin e një marrëveshjeje të re midis Greqisë dhe partnerëve.
“Ky vendim nuk pasqyron në asnjë mënyrë zhvillime negative në sektorin
financiar të vendit dhe vjen pas dy ditësh të stabilizimit esencial të
këtij sistemi. Sipas vetë BQE-së, sistemi bankar grek mbetet
mjaftueshëm i kapitalizuar dhe plotësisht i mbrojtur përmes aksesit në
mekanizmin ELA”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë greke
të Financave. Greqia nuk dëshiron të ushtrojë presion mbi askënd, por
as nuk ka ndërmend të pranojë ndonjë të tillë ndaj saj, pas vendimit
të BQE-së për ndërprerjen e një prej kanaleve të financimit të bankave
të saj, bëri të ditur një burim qeveritar për mediat.
---Të enjten ministri i Financave, Giáni Varoufáki u takua me
ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble.
Në deklaratat pas takimit, z.Schäuble theksoi se biseduam mjaft, jo
gjithmonë duke u pajtuar, por në nivelin e miqësisë tradicionale të të
dy vendeve. Ramë dakord se do të mbetemi të angazhuar për një Evropë
të Bashkuar. Ai vuri në dukje se ka patur një progres të rëndësishëm
nga ana e Greqisë në zbatimin e programit, mirëpo, ka ende shumë gjëra
për të bërë. Qeveria e re greke duhet të negociojë me të tre
institucionet (KE, BQE, FMN) që mbështesin programin e shpëtimit,
theksoi ministri gjerman i financave.
”Ramë dakord që të fillojmë negociatat me objektiv përfundimtar një
zgjidhje që do të garantojë interesat evropiane. Nuk folëm mbi
mundësinë e fshirjes së borxhit, por përqasjen që duhet të kemi për
përfundimin e krizës”, deklaroi ministri i Financave, Giáni Varoufáki
dhe shtoi se qeveria greke kërkon kohë që të prezantojë tezat e saj
tek partnerët dhe ndërkohë të ekzistojë një program – urë.
---Ministri grek i Financave, Giáni Varoufáki në prag të takimit të
tij me homologun gjerman Wolfgang Schäuble deklaroi se beson që
Berlini “do të tregojë solidaritet” gjatë zgjidhjes së çështjes së
borxhit grek. Gjatë intervistës për një televizion gjerman, në pyetjen
se çfarë pret nga BE-ja, Varoufákis tha se Greqia vetëm kërkon të mos
i nënshtrohet presionit.
“Na jepni kohë deri në fund të majit, deri në fillim të verës, që të
mund t’i shfaqim sugjerimet tona për zgjidhjen e problemit dhe të
bisedojmë për këtë me partnerët tanë. Vetëm atëhere Greqia dhe Evropa
mund të arrijnë marrëveshje të reja”, tha ai. “Jam i sigurt se
Schäuble, kancelarja Merkel dhe të gjithë në Gjermani mund të tregojnë
solidaritet”, Varoufákis.
---Ka humbur jetën zëvendës kapiteni i anijes Kálamos pas sulmit të
një grupi të armatosur piratësh në zonën detare midis Nigerisë dhe
Kamerunit. Piratët rrëmbyen tre persona, nga të cilët dy janë grekë.
Për një goditje të rëndë bëri fjalë zëvendës ministri i Marinës dhe vë
në dukje se «kjo çështje kërkon një trajtim veçanërisht të kujdesshëm,
për të arritur lirimin e të rrëmbyerve».
---Këshilli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Athinë dërgoi
përpara drejtësisë 72 persona, përfshirë drejtimin e partisë
neonaziste ”Agimi i artë”, të cilët janë akuzuar për ”pjesëmarrje në
organizatë kriminale”.
Pas 15 muajsh hetime, që filluan pas vrasjes, në shtator të vitit 2013
të një muzikanti antifashist nga një anëtar i ”Agimit të artë”, do të
gjykohet edhe themeluesi dhe drejtuesi i kësaj partie, Nikos
Mihaloliakos, drejtuesit kryesorë dhe ish-deputetë të këtij formacioni
politik si edhe dhjetëra simpatizantë të kësaj partie, të njohur
sidomos për dhunë të skajshme kundër emigrantëve. Përveç akuzës
kryesore, që është ”pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të akuzuarit
do të gjykohen edhe për ”tentativë vrasje”, ”dhunë raciste” dhe
”përhapje idesh ksenofobe dhe antisemite”./ a.jor.
---Një tubim solidariteti të premten në orën 12:00 do të mbahet në
Gjykatat e Selanikut, ku do të zhvillohet gjyqi i tre punonjësve që
akuzohen për pjesmarrje në protestë kundër zyrtarit gjerman Hans
Fouchtel, politikës së Memorandumeve dhe Trojkës. Ata janë mësuesi
Thanási Agapito dhe dy punonjës të bashkisë, Saránti Arvaníti dhe
Thódoros Kyratzópoulos.
---Rekomandime për mbrojtjen e qytetarëve në Attikë ka lëshuar
Ministria e Riorganizimit të Prodhimit, Mjedisit dhe Energjetikës
(YPAPEN) për shkak të transportit të pluhurit nga Afrika që rëndon
atmosferën me grimcat e tij në ajër.
Ministria rekomandon personat me probleme në frymëmarrje, me probleme
në zemër si dhe për fëmijët dhe të moshuarit mbi 65 vjeç, të kufizojnë
aktivitetin fizik dhe kohën e qëndrimit të tyre në vendet jashtë.
---POSPERT-i dhe Komiteti i Koordinimit kundër mbylljeve dhe
disponueshmërisë organizojnë një tubim jashtë ndërtesës së ERT-it në
Agia Paraskevi, të mërkurën, 11 shkurt në orën 17:30, "për të kërkuar
së bashku që të hapet përsëri dhe menjëherë Radio-Televizioni Publik
Grek - ERT, si një hap i parë në luftën kundër masave shtrënguese që
sollën memorandumet, që të kthehen të gjithë punonjësit e shkurtuar në
vendet e tyre të punës.
Shqipëri
---Kryeministri Edi Rama ka vizituar të enjten zonat e përmbytura në
qarkun e Vlorës dhe ka inspektuar argjinaturën e Selenicës dhe Nartës.
Kryeministri Rama, pasi u njoh me problematikat atje, u shpreh se
“është bërë një punë e madhe, por të gjithë e kanë të qartë se mbetet
shumë për t’u bërë, sepse kjo është një beteje me dy fronte, një është
moti që nuk e kemi në dorë ne dhe fronti tjetër është ai që kemi ne në
dorë dhe ne po përballemi me të gjitha forcat për të përballuar
situatën. Kjo gjendje që ne shohim sot ka ardhur si rezultat i
keqqeverisjes së mëparshme, pasi në këtë zonë nuk është investuar për
kanalizimet prej shumë vitesh. Ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat
të përballojmë situatën”. /a.ke/
---Autoriteti Rrugor Shqiptar raportoi të enjten pasdite se disa akse
kryesore kryesisht në veri dhe juglindje paraqesin vështirësi për
qarkullimin e mjeteve.
ARRSH rekomandon kujdes për shkak të rreshjeve gjate diteve te fundit,
si dhe kalimin me zinxhire në disa nga akset, për shkak tëfillimit të
rreshjeve të dëborës dhe ngricat e formuara.Te behet kujdes ne levizje
dhe te respektohet sinjalistika.
---Banka e Shqipërisë njoftoi se kreditimi për bujqësi në fund të
muajit nëntor 2014 ishte 6.6 miliardë lekë, apo rreth 47 milionë euro,
ose 1.6% e totalit të huasë që bankat kanë dhënë për bizneset.
Ekspertet e bujqesise shprehen se, bankat tregtare po bëhen aktive në
kreditimin e bujqësisë, duke e pare këtë sektor si faktor potencial në
zhvillimin ekonomisë se vendit. Ndërsa verejnë se, kerkesa për
financim nga sektori i bujqësisë ka qenë në rritje.
Bankat tregtare po financojnë projektet që synojne futjen e
teknologjive te reja dhe linjave moderne në zhvillimin sektorial
bujqesor, për të sjellë një vlerë të shtuar në prodhimin bujqësore, jo
vetëm për investitorin, por dhe për fermerët e tjerë me të cilët
bashkëpunon. Huadhënia për bujqësinë është rritur me 9,2% me bazë
vjetore për 11 mujorin 2014, sipas Bankës së Shqipërisë.
---Ekspozita “Muzikë me origjinë të panjohur” e një prej artistëve më
të njohur gjermanë dhe botërorë të shekullit të 20-te, Sigmar Polke
(1941 – 2010) në sallën e Ekspozitave të Përkohshme të Galerisë
Kombëtare të Arteve në 15 janar, ka qënë një ndër ekspozitat më të
sukseshme të GKA-së.
Prezantimi i parë i këtij artisti në Shqipëri që erdhi si rezultat i
një bashkëpunimi gjermano-shqiptar dhe falë mbështetjes së IfA
(Institutit për Marrëdhënie me Jashtë), nuk ka ngelur pa u frekeuntuar
e pëlqyer nga mjaft grupmosha që kanë vizituar ambjentet e galerisë.
Cikli me 40 punime në guash i autorit (punime të gjitha të vitit 1996,
në formatin 70 x 100 cm), qe erdhi si një krijimtari me vlerë unike në
skenën artistike aktuale, si ndër më të rëndësishmet e periudhës
gjermane të pasluftës së dytë botërore, ka tërhequr mjaft vëmëndjen e
vizitorëve, të cilët drejt “Muzikës me origjinë të panjohur” të Sigmar
Polke kanë shfaqur një interes mjaft të madh.
Raportin mes së vërtetës figurative dhe realitetit, artit dhe të
përditshmes dhe vetë ngjyra në temë të veprës, janë elementët, të
cilët përbëjnë ekpozitën që ndjell ende interes. Ekspozita do të
qëndrojë e hapur deri më 22 shkurt 2015.
Bota
---Zona euro do të jetë në deflacion gjatë vitit 2015, me një rënie
mestare vjetore të çmimeve prej 0,1 per qind, bëri të ditur Komisioni
Evropian.
Tendenca pritet të përmbyset në vitin 2016, në saje të një ndikimi më
të vogël të çmimeve të energjisë, një kërkesë e brendshme më e madhe
dhe masave të Bankës Qendrore Evropiane për të injektuar likuiditete
në ekonomi. Inflacioni pritet të arrijë një vlerë mesatare vjetore
prej 1,3 per qind vitin e ardhshëm në zonën euro.
Në parashikimin e mëparshëm në nëntor të vitit 2014 ai jepte një
rritje mesatare të çmimeve prej 0,8 per qind gjatë gjithë vitit.
Deflacioni karakterizohet nga një rënie e çmimeve në një periudhë të
gjatë, që sjell rreziqe për rritjen ekonomike duke rënduar mbi pagat
dhe konsumin.
---Xhihadistët e Shtetit Islamik abuzojnë e vrasin fëmijë në Irak në
mënyra që përbëjnë krime sistematike lufte. Sipas një raporti të
Komitetit të OKB-së për të Drejtat e fëmijëve, djemtë jo më të rritur
se 10-vjeç trajtohen si ushtarë, ndërsa vajzat mbahen si skllave
seksi, por me qindra fëmijë të tjerë janë torturuar dhe ekzekutuar.
Raporti citon disa raste të ekzekutimeve masive të djemve sikundër
edhe prerje koke, kryqëzime të fëmijëve apo varrosjen e tyre të
gjallë. Fëmijët që u përkasin minoriteteve e që janë tepër të
prekshëm, shënjestrohen në mënyrë të veçantë thotë një nga autorët e
raportit të OKB-së, Renate Uinter:
"Kemi raportime sidomos për fëmijë, që torturohen nga pikëpamja
mendore, që janë përdorur si kamikazë, me gjasa pa e kuptuar fare se
çfarë po u ndodh apo se çfarë presin", thotë ajo.
Shteti Islamik është pjesë e Al Kaedës që u nda prej saj, e deklaroi
Kalifatin islamik në pjesë të gjerë territori në Siri dhe në Irak
verën e kaluar. Militantët kanë vrarë me mijëra njerëz, kanë detyruar
qindra mijë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre në atë që OKB e
cilëson mbretërimi i terrorit.
18 ekspertët e pavarur që punuan për raportin e OKB-së kanë apeluar
autoritetet e Irakut të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të
shpëtuar fëmijët nga kontrolli i militantëve dhe për të proceduar
përgjegjësit e krimeve.
---Mbreti i Jordanisë ka njoftuar se do të drejtojë operacionet në
luftën kundër ISIS, duke marrë shkas nga ngjarja tragjike e djegies së
pilotit.
Mediat vendase kanë bërë të ditur se mbreti është një pilot i mirë dhe
pritet dalja e tij në terren, për të koordinuar bombardimin ajror
kundër ekstremistëve, si dhe për të kërkuar shpagim për ngjarjen
brutale. "Po doli ndonjë horr që guxon të më qëllojë, do vras jo vetëm
atë, por do i vras edhe gruan e shokët dhe do ia djeg nga themelet atë
dreq shtëpie", ka deklaruar kreu i shtetit jordanez. Ndërkohë, vrasja
e tmerrshme e pilotit jordanez, duke u djegur i gjallë, ka ngjallur
reagime në mbarë botën.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të premten 6 shkurt
mot me diell, me vransira lokale në të gjithë vendin, të cilat në disa
vende do të jenë më të dendura dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu
në Maqedoni dhe në Jonin Verior. Kushtet meteorologjike favorizojnë
transportin e pluhurit nga brigjet e Afrikës.
Në Attikë, temperatura maksimale do të jetë 17 gradë Celsius dhe në
Selanik, temperatura maksimale do të jetë 15 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital
në frekuencat 34 në qendrën e Athinës dhe 58 në Attikën Lindore,
ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.