Lajmet në gjuhën shqipe 04/02/2015
---Kryeministri grek, Alexis Cipras u shpreh të mërkurën optimist për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje afatgjatë për vendin e tij me Bashkimin Evropian, pasi u takua me presidentët e tre institucioneve të BE-së, përfshirë këtu dhe atë të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Jam shumë optimist për faktin se ne do të bëjmë të pamundurën për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët afatgjatë për të ardhmen tonë”, deklaroi Cipras gjatë një deklarate të shkurtër i shoqëruar nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Kryeministri i ri i të majtës radikale u prit më herët nga presidentët e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
“Historia e Bashkimit Evropian është bërë pjesë e mosmarrëveshjeve, por në fund ekziston një kompromis. Ne duhet të punojmë së bashku për gjetjen e një marrëveshjeje të përbashkët”, theksoi ai para se të vijonte vizitën në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, François Hollande. “Ne jemi të gatshëm të negociojmë, ne kemi qëllimet tona që janë respektimi i sovranitetit të popullit grek dhe në të njëjtën kohë respektimi i rregullave evropiane”, theksoi ai./ec/
---Për qeverinë gjermane Trojka ka funksionuar dhe është e arsyeshme që tre institucionet përbërëse të saj, BE, BQE dhe FMN, të mbeten brenda saj. Është ky qëndrimi i qeverisë gjermane, i shprehur nga zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert.
“Trojka duhet të vazhdojë përballjen me vendet në krizë që kanë nisur një program shpëtimi, për të verifikuar se si po ecin përpara”, ka thënë Seibert. Ky është një tjetër mesazh i fortë që vjen nga zyra e kancelares Merkel, e cila në fund të muajit të kaluar ka shuar shpresat e qeverisë së re greke për faljen e borxhit.
---Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis u shpreh i inkurajuar për të ardhmen pas dikutimeve të frytshme me presidentin e BQE-së, Mario Draghi, të cilit i kërkoi mbështetje financiare për bankat greke.
“Ne zhvilluam diskutime shumë të frytshme”, deklaroi ministri pas takimit, duke siguruar se komunikimi kishte qenë i ”shkëlqyer”, duke i dhënë një inkurajim të madh për të ardhmen.
Banka Qëndrore luan një rol kyç në garën kundër kohës të shtetit grek përballur me dështimin financiar.
“Banka Qëndrore Evropiane pritet të mbështesë bankat tona, me qëllim që ne të mund të mbrohemi, me anë të emetimit të borxhit afatshkurtër”, theksoi ministri grek i Financave, Varufaqis në një intervistë për të përjavshmen gjermane ”Die Zeit”, publikuar sot. Ai u takua gjithashtu me ish-kreun e ekipit të Trojkës, Poul Thomsen, ndërsa nesër në Berlin do të ketë bisedime me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schäuble.
--- «Mbështetëse e vazhdueshme në përpjekjet për trajtimin e shtetit të vetë-vetëquajtur islamik», deklaron në një njoftim të saj Ministria e Jashtme greke.
---Në Grupin e Ri Parlamentar të Partisë Komuniste Greke ka folur sot Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Dimitris Kutsumbas, në një seancë të hapur për gazetarët. Por KKE në vend që të kërkojë mbulimin e kanalit televiziv të Parlamentit ka zgjedhur për të mbështetut indirekt një kanal joserioz që shkatërrohet, një mekanizëm të propagandës së hapur, kanalin NERIT, madje duke thënë se: «kjo mbledhje është publike dhe të transmetohet nga një televizion publik».
---Më shumë se 35.000 hektarë të fushës së Orestiádas janë nën ujë pas shpërthimit të argjinaturës në disa pika. Konsiderohen të sigurta dhe humbjet në bagëti, pasi disa blegtorë nuk arritën që të largonin të gjitha kafshët e tyre. Pavarësisht rënies së intensitetit të ditëve të mëparshme që vihet re nga mbrëmë në zonën e Orestiádas, nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi pala bullgare ka gjasa të lirojë sasi të reja të ujit nga digat e saj, ndërsa dhe parashikimet e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik për Evron thonë se në fundjavë pritet valë e re e motit të keq, me shi dhe borë.
---Në Amfilohia, të paktën 16 njerëz u plagosën, nga të cilët katër seriozisht, nga shpërthimi i një bombël gazi në një kafene të qytetit. Nga shpërthimi janë thyer xhamat, duke u plagosur kështu personat që ishin në kafene.
---Në 30 ka arritur numri i të vdekurve nga komplikimet e gripit, sipas shifrave të fundit të KEELPNO-së
---POSPERT-i dhe Komiteti i Koordinimit kundër mbylljeve dhe disponueshmërisë organizojnë një tubim jashtë ndërtesës së ERT-it në Agia Paraskevi, të mërkurën, 11 shkurt në orën 17:30, "për të kërkuar së bashku që të hapet përsëri dhe menjëherë Radio-Televizioni Publik Grek - ERT, si një hap i parë në luftën kundër masave shtrënguese që sollën memorandumet, që të kthehen të gjithë punonjësit e shkurtuar në vendet e tyre të punës.
Shqipëri
---Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ka ndërmarrë një operacion ndihme për 2.000 familjet më të prekura nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet e Vlorës, Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.
Përmes një njoftimi për shtyp, KKSH bën të situr se operacioni i ndihmës konsiston në shpërndarjen e artikujve bazë ushqimorë e jo ushqimorë për një muaj, siguruar nga stoku rezervë për raste katastrofash i shoqatës dhe nga mbështetja e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, në përgjigje të kërkesës për ndihmë të lëshuar për këtë rast nga Kryqi i Kuq Shqiptar.
Ndërhyrja e KKSH-së do të bëhet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me strukturat e pushtetit qendror dhe vendor, veçanërisht me Komisionin Ndërministror, Drejtorinë e Emergjencave Civile, Komisionin e Menaxhimit të Emergjencës të këtyre qarqeve. Nga ky bashkëpunim do të përcaktohen edhe zonat ku KKSH do të operojë për shpërndarjen e ndihmave, bën të ditur KKSH-ja. /a.g/
---Banka e Shqipërisë bën të ditur se vëmendja e drejtuesve të BQE-së në këto muaj është fokusuar tek ecuria rënëse e inflacionit.
Normat e tij janë ulur dukshëm dhe parashikimet për vitin 2015 tregojnë se inflacioni do luhatet në nivele të ulëta përgjatë gjithë vitit. Në këto kushte, opsioni i ndjekjes së politikave të tjera lehtësuese nga ana e BQE-së (lehtësim sasior) duket më i afërt.
Sipas BSH-së, publikimi i fundit i Eurostat-it për rritjen ekonomike në Eurozonë për tremujorin e tretë 2014, paraqet një rritje tremujore prej 0.2% dhe vjetore prej 0.8%. Kontributi kryesor pozitiv në formimin e PBB-së erdhi nga konsumi i brendshëm, i cili u kthye në terren pozitiv pas një kohe të gjatë. Kategoria e investimeve rezultoi neutrale, ndërkohë që ajo e eksporteve neto ishte negative. Ndërsa treguesit e fundit paraprijës së ecurisë së PBB-së për eurozonën, si dhe vlerësimet paraprake e indirekte mbi ecurinë e shitjeve, porosive të reja dhe prodhimit industrial, sugjerojnë rritje edhe në tremujorin e katërt, ndonëse ritmi do jetë i moderuar. Treguesit e besimit të biznesit dhe të konsumatorëve në Eurozonë, paraqiten më optimistë, duke i bërë më të balancuara pritshmëritë e agjentëve ekonomikë, thuhet në raportin e BSH-së. /a.g/
---Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të lëvrojë transhin e dytë dhe të tretë prej rreth 53 milionë eurosh të kredisë në kuadrin e Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF).
Burime nga ministria e Financve bënë të ditur të mërkurën për ATSH-në se dy këstet e kredisë do të lëvrohen javën e ardhshme.
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zotit Nadeem Ilahi, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 17-25 nëntor 2014, për të zhvilluar diskutime për shqyrtimin e dytë dhe të tretë të programi në kuadrin e Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF). Në fund të vizitës, Ilahi tha se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e dytë dhe të tretë të EFF-së.
Misioni i stafit të FMN-së mbështeti punën e autoriteteve për reformat strukturore dhe politikat dhe konsideroi se kjo punë përbën bazën e besueshme për rimëkëmbjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar.
Programi 36-mujor në formë EFF-je mes FMN-së dhe qeverisë që i jep vendit 331 milionë euro kredi me interes të butë u nënshkrua në 28 shkurt të vitit 2014.
Negociatat mes palëve vijuan në Uashington, SHBA, ku dy ministra të qeverisë, ai i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj qëndruan atje për më shumë se dy javë . Misioni i FMN-së u rikthye në Tiranë në nëntor, duke përmbyllur edhe marrëveshjen për lëvriin e dy kësteve njeherazi. /a.gjonaj/ /a.g/
---Partizani- Laçi ishte ndeshja e zhvilluar për Kupen e Shqipërisë në stadiumin "Redi Maloku'', ku djemtë e Duros e kanë zgjidhur takimin që në 20-të minutat e para.
Trajneri Shpëtim Duro, i cili në formacionin titullar të hedhur në fushë kishte përzgjedhur emra si A.Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Rrahmani, Cuculi, Batha, Fazliu, Bylykbashi, Daja, Shabani dhe Trashi, me sa duket kishte bërë edhe zgjidhjen e duhur, pasi djemtë e mbyllën takimin që në 20 minutat e para me anën e golave të realizuar nga Fazliu në minutën e 8-të dhe Bylykbashi në të 17-tën.
Ndërkohë, takimi i radhës eshte programuar ditën e hënë dhe Partizani do të ndeshet me FK Skënderbeun.
Bota
---Komisioni Evropian propozoi sot përshpejtimin e zhbllokimit të një miliard eurove këtë vit, në kuadër të shumës së parashikuar për të ndihmuar shtetet anëtare për të lehtësuar rikthimin e punësimit apo për trajnimin e të rinjve të papunë.
Papunësia e të rinjve është problemi më urgjent me të cilin më duhet të përballem”, theksoi në një konferencë shtypi komisionerja evropiane e ngarkuar me Punësimit, Marianne Thyssen.
"Pesë milionë të rinj evropianë janë të papunë dhe përqindja e papunësisë tek të rinjtë e kalon nivelin 50 për qind në disa vende", theksoi ajo duke shtuar se kjo është një situatë e papranueshme.
Propozimi u nënshkrua në kuadër të iniciativës për punësimin e të rinjve i projektuar për të plotësuar ndihmën e dhënë nga Fondi Social Evropian për shtetet anëtare, disa rajone të të cilave shfaqin një përqindje të papunësisë të të rinjve që kalon nivelin 25 për qind./ec/ a.jor.
---Dymbëdhjetë persona janë vrarë në lindje të Ukrainës përfshirë nga një rebelim separatist prorus, katër prej të cilëve civilë në një spital të bombarduar sot në bastionin rebel të Donetskut, sipas burimeve zyrtare.
Një gazetar i AFP-së ka parë tre trupa të civilëve para spitalit të prekur nga bombardimet në distriktin lindor të qytetit.
Autoritetet separatiste të Donetskut kanë njoftuar për katër civilë të vrarë si pasojë e këtij bombardimi, tre jashtë spitalit dhe një brenda ambjenteve të spitalit. Këta katër të vdekur i shtohen katër civilëve të vrarë në lindje të vendit gjatë 24 orëve të fundit, sipas bilanceve të njoftuara sot në mëngjes nga Kievi dhe autoritetet speratiste./ec/
---Jordania ekzekutoi sot dy xhihadistët irakianë, duke përfshirë dhe të ndaluarën e kërkuar nga grupi i Shtetit Islamik si kundërpërgjigje për ekzekutimin e një piloti jordanez nga ISIS-i, i djegur i gjallë, theksoi zëdhënësi i qeverisë.
”Sajida Al-Rishawi, dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatet e përgjakshme në vitin 2005 në Amman dhe Ziad Karbouli, një zyrtar i Al-Kaedës u ekzekutuan në orën lokale 04:00”, theksoi zëdhënësi Mohammad Momani. Grupi xhihadist islamik i ISIS-it shpërndau dje një video ku tregohet një njeri i cili digjet i gjallë në një kafaz duke konfirmuar se bëhej fjalë për pilotin jordanez të marrë peng pas rrëzimit të avionit të tij, F-16, në Siri më 24 dhjetor.
Piloti jordanez, Maaz al-Kassasbeh, po kryente një sulm kundër pozicioneve të ISIS-it në kuadër të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist nën drejtimin amerikan, kur u mor peng nga xhihadistët./ec/
---Një aeroplan pasagjerës i kompanisë TransAsia Airways i cili mbante 58 persona është përplasur me një urë menjëherë pasi është ngritur nga pista dhe ka rënë në lum në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei.
Bilanci, që nuk është akoma i plotë, flet për 15 të vdekur. Dhjetra persona janë shpëtuar, shumë të tjerë presin për t'u shpëtuar. Në korrikun e shkuar një tjetër aeroplan i së njëjtës kompani ishte përplasur gjatë zbritjes duke shkaktuar vdekjen e 48 personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve. Sipas agjencisë kineze të shtypit, 27 persona janë marrë dhe dërguar në spitalet e Tajpeit. Tre janë në gjendje të rëndë dhe është frika se mund të ndërrojnë jetë. Bilanci i viktimave mund të rritet sepse në aeroplan përveç pasagjerëve ishin dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të enjten 5 shkurt mot të mirë në përgjithësi. Shira të përkohëshme parashikohen në Maqedoninë Lindore dhe në Thrakë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin juglindje nga 6 deri në 8 ballë, ndërsa kushtet meteorologjike favorizojnë transportin e pluhurit. Temperatura do të shënojë rritje.
Në Attikë, temperatura maksimale do të jetë 17 gradë Celsius dhe në Selanik, temperatura maksimale do të jetë 14 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 në qendrën e Athinës dhe 58 në Attikën Lindore, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
---Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.