Lajmet në gjuhën shqipe 01/02/2015
---Probleme të mëdha janë shkaktuar në Epir nga moti i keq, ndërsa janë evakuuar për arsye paraprake fshatrat që janë të vendosura në grykëderdhjen e lumit Árachthos, pasi niveli i ujit është rritur rrezikshëm, pas hapjes së digës në Pournári, në agim.
Pas rënies së urës historike të Plákas, ekziston frika dhe për urën e Artës, pasi uji ka arritur në harqet mbështetëse. Ndërkohë, shkatërrime të mëdha janë bërë në të gjithë bashkinë Nikoláos Skoufá, në infrastrukturë, kultivimet dhe në njësitë blegtorale.
Dëmtime serioze ka shkaktuar vëllimi i madh i ujit në zonën e Kanalakíout në Préveza si dhe në fushën e Fanarit, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Achéronta. E njëjta pamje mbizotëron dhe në Thesprotia në fushën e Filiates, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Kalamá. Banorët, të cilët janë në dëshpërim, flasin për përmbytje të papara ndonjëherë.
--Mbledhje e gjerë nën drejtimin e Kryeministrit Aleksis Tsipras u zhvillua sot në Qendrën e Operacioneve të Trupës së Zjarrfiksave.
«Qeveria greke gjendet në ndihmë të qytetarëve tanë, që janë prekur nga moti shumë i keq», tha z.Tsipras pas përfundimit të mbledhjes dhe theksoi se «detyra e parë sot është të mbrojmë qytetarët dhe nesër të rindërtojmë dëmet». Ndërkohë, karakterizoi një ngjarje të rëndë rënien e Urës së Plákas, e cila siç tha do të rindërtohet, pasi ka rënë vetëm harku dhe ka mbetur bazamenti. Për këtë arsye shkojnë në këtë zonë grupe të ministrisë së Infrastrukturës nga Selaniku dhe të ministrisë së Kulturës nga Athina, ndërsa z.Tsipra komunikoi dhe me Universitetin Politeknik Metsóvio, i cili u tregua i gatshëm për të projektuar falas studimin e rindërtimit të urës historike.
Kryeministri foli për fenomene të papara të motit, sidomos në Greqinë perëndimore, por, siç tha ai ka funksionuar aparati shtetëror dhe Emergjenca Civile. Në përfundim, ai tha se në këtë moment bëhet përpjekje, për të trajtuar problemin e mundshëm nga niveli i daljes së ujit nga diga në Pournári të Ártës.
---Zëdhënësi i qeverisë, Gavriíl Sakellarídis informoi se grupet e ministrisë së Infrastrukturave dhe Kulturës si dhe grupe me teknikë do të shkojnë në Epir, nën drejtimin e zv/ministrit të Infrastrukturave, zoti Spírtzi. Gjithashtu në Arta do të shkojë dhe një grup i Emergjencës Civile, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë dhe shefin e Trupës së Zjarrfiksave.
Zoti Sakellarídis raportoi gjithashtu se janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme Epiri dhe Evritania. Në fund tha se probleme ka pasur dhe në Evro, por ato kontrollohen nga aparati shtetëror dhe në komunikim dhe me vendet fqinje.
---Atmosferë e rëndë dhe dukshmëri të kufizuar është krijuar nga pluhuri i Afrikës, që ka mbuluar të dielën rajonet lindore dhe jugore të vendit.
Arsyeja për transferimin e pluhurit ishin era e fuqishme deri në 10 ballë që ka mbizotëruar në Egje. Për shkak të këtyre kushteve të motit të dielën në mëngjes janë anuluar fluturime për në ishujt e Egjeut.
---Detyrimin e tij për të respektuar mandatin e qartë të popullit grek për fundin e kursimit dhe të kthehet rritja ekonomike, ka përsëritur kryeministri Aleksis Tsipras, në një intervistë me Bloomberg, duke vënë në dukje se kjo në asnjë mënyrë nuk përjashton mos-përmbushjen e detyrimeve tona tona të borxhit kundrejt Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri shprehu besimin, se edhe pse ka qasje të ndryshme, së shpejti do të jemi në gjendje për të arritur një marrëveshje reciproke të dobishme, si për Greqinë dhe për të gjithë Evropën.
---Përafërsisht dy orë pas deklaratës së Aleksis Tsipras për Bloomberg, presidenti i Eurogroupiz, Jeroen Dijsselbloem përshëndeti deklaratat e Kryeministrit të Greqisë dhe zbuloi se Eurogroupi «së shpejti do të marrë vendime për Greqinë».
Programi i plotë i kontakteve të Kryeministrit për javën e ardhshme është si vijon: Të hënën z.Tsipras do të vizitojë Qipron, të martë Romën dhe të mërkurën rradhazi do të vizitojë Brukselin dhe Parisin për takime me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Presidentin e Francës, Francois Hollande.
---Ministri grek i Financave, Ganis Varufakis deklaroi dje në Paris se dëshironte që një marrëveshje globale mbi situatën financiare të Greqisë të arrihej deri në fund të muajit maj.
“Deri në atë kohë, ne nuk do të kërkojmë kredi të reja nga kreditorët e Greqisë”, konfirmoi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun francez, Michel Sapin.
Parisi ishte faza e parë e turneut evropian të ministrit grek të Financave, i cili synon për të gjetur mbështetje për lehtësimin e barrës së borxhit grek.
“Ne kemi nevojë për pak kohë për të shpjeguar qëndrimin e qeverisë për partnerët e Athinës”, deklaroi ministri i Financave duke shpresuar që deri në fund të këtij muaji të kenë mbi tryezë propozimet e tyre të detajuara.
“Pas një muaji, ndoshta edhe gjashtë javëve, do të përpiqemi të arrijmë në një marrëveshje”, theksoi ai.
Përsa i përket dëshirës së Varoufakis për të shkuar në Berlin, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Financave deklaroi se nuk kishte marrë kërkesë zyrtare nga pala greke në kuadër të një vizite të tillë.
---Në Këshillin e Shtetit do të gjykohet të mërkurën ankesa e banorëve të Halkidikisë në lidhje me ndërtimin e digave të «Ellinikós Chrysós AE» në Skouries. Në Athinë do të vijnë anëtarët e Komiteteve të Halkidikisë dhe Selanikut të cilët protestojnë kundër ndërtimit të minierës së arit në Skouries dhe të martën do të japin një konferencë shtypi në sallat e Unionit të Redaktorëve të Gazetave të Përditshme të Athinës.
Shqipëri
---Moti i keq me shira dhe reshje dëbore kanë përfshirë ditën e fundit pothuajse të gjithë vendin.
Më problematike situata paraqitet në jug të vendit. Policia Rrugore, Policia e Rendit dhe Forcat lëvizese Operacionale kanë kaluar në shërbim të përforcuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e shiut dhe të dëborës.
Në disa Drejtori Policie, ku situata është më emergjente, si në Gjirokastër, Korçë, Fier, Vlorë dhe Kukës, janë ngritur e funksionojnë grupet e emergjencës, ndërsa Tirana është zbardhur pasditen e së dielës nga breshëri. Breshëri i rënë ka qenë i një intensiteti të lartë sa në një moment të caktuar disa rrugët të kryeqytetit dukeshin të bardha, duke krijuar idenë se kishte rënë dëborë. /a.g/
---Policia e Shtetit informoi të dielën në mbrëmje aksi rrugor Levan – Tepelenë në vendin e quajtur Ferma e Romsit, është i pa kalushme.
Qarkullimi i automjeteve është devijuar nga rruga e vjetër Tepelenë- Ballsh, bëhet e ditur përmes një njoftimi për shtyp.
Policia rrugore ka marrë masa për devijimin e qarkullimit, dhe njëkohësisht iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë drejtueseve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në akset rrugore në jug të vendit dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, Polica njofton se edhe aksi rrugor Levan -Vlorë, rruga e vjetër është e pakalushme./a.gjonaj/ /a.g/
---Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit edhe gjatë muajit shkurt do të vendos në skenë dy opera të Tritikut nga Puccini, “Suor Angelica” dhe “Giani Schicci”, të cilat do të sjellin para publikut edhe dy emra mjaft të njohur shqiptarë me famë botërore siç janë sopranoja Ermonela Jaho dhe baritoni Gëzim Myshketa
Ndërkohë po ju njohim me kalendarin e muajit në TKOB:
Në datat 3, 4 Shkurt 2015 – Baleti Impact & Table
Më 5 Shkurt 2015 – Koncert i Ansamblit Popullor “Mbrëmje e Valles Shqiptare” Nr.3
Në datat 12, 14, 16 Shkurt 2015 – Premiere, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi” (me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa)
Në datat 18, 20 Shkurt 2015 – Rivënie Operat “Suor Angelica”dhe “Gianni Schicchi”
24 Shkurt 2015 – Baleti Impact & Table
25 Shkurt 2015 – Koncert i Ansamblit Popullor, “Mbrëmje Baleti”
28 Shkurt 2015 – Premierë, Koncert Simfonik “Muzika shqiptare në opera”
Bota
---Të paktën shtatë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një autobusi në qendër të kryeqytetit sirian, Damask, theksoi një OJQ.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) nuk ka mundur të japë menjëherë shkaqet e këtij shpërthimi të ndodhur në qendër të Damaskut.
Agjencia zyrtare e lajmeve ”Sana” njoftoi për një bilanc prej katër të vdekurish dhe 19 të plagosurish, duke përmendur një shpërthim terrorist në një autobus që transportonte udhëtarë në zonën e Kalases, pranë al-Hamidiyes. Sipas, Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së, autobuzi transportonte pelegrinë shiiitë që vizitonin qendrat fetare në kryeqytet.
Disa lagje në qendër të Damaskut janë kursyer relativisht nga luftimet që kanë shkatërruar pjesën më të madhe të territorit sirian që prej katër vitesh. Më shumë se 200 000 persona janë vrarë në Siri që prej fillimit të konfliktit dhe rreth 10 milionë sirianë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të dhunës.
---Dështimi i bisedimeve për paqe mes Kievit dhe separatistëve prorusë në Minsk ka rritur frikën për intensifikimin e luftimeve të përgjakshme në lindje të Ukrainës ku 19 persona janë vrarë në 24 orë.
“Procesi i paqes është në rrezik”, u shpreh të dielën këshilltari diplomatik i presidencës ukrainase, Valeri Tchaly në rrjetin social ”Facebook”.
Ndërkohë që bilanci i të vdekurve është dyfishuar që prej disa ditësh, 13 ushtarë dhe gjashtë civilë gjatë 24 orëve të fundit, bisedimet për paqe që nisën dje përfunduan pa asnjë marrëveshje armëpushimi.
OSBE-ja, që mori pjesë në këto bisedime ashtu si dhe Rusia, akuzoi rebelët për kërkesën në lidhje me rishikimin e marrëveshjeve të paqes nënshkruar në kryeqytetin bjellorus në muajin shtator dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar si bazë e zgjidhjes.
”Bisedimet në Minsk ishin një dështim”, deklaroi ish-presidenti ukrainas, Leonid Kutchma për agjencinë e lajmeve “Interfax-Ukraine duke shpjeguar se të dërguarit e republikës separatiste kanë refuzuar të diskutojnë për masat në lidhje me një armëpushim të mënjëhershëm dhe tërheqjen e armëve të rënda.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të hënën 2 shkurt mot të paqëndrueshëm me shira dhe stuhi, të cilat në rajonet perëndimore dhe verilindore të vendit si dhe në zonat verilindore ishullore të Egjeut do të jenë lokalisht të forta dhe me reshje dëbore në zonat malore si dhe në zonat e Maqedonisë Perëndimore, në Epir dhe në Greqinë Qendrore.
Në Attikë, temperatura në qendër do të arrijë në 15 gradë Celsius dhe në Selanik në 13 gradë Celsius.
---Rikujtojmë se në Attikë, në lagjet e pjesës jugore të saj dhe në pjesën tjetër të Athinës transmetohet programi i vetë-menaxhuar i ERT-3, që tashmë mund të shikohet dhe me sinjal dixhital në frekuencat 34 dhe 58 në Attikë. Transmetimi satelitor transmetohet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.