Lajmet në gjuhën shqipe 30/01/2015
---Shteti ka vazhdim, por nuk do të pranojmë që të ketë vazhdim kriza e vetë-përforcuar, tha Ministri i Financave, Giánis Varoufákis në një deklaratë pas takimit me Kryetarin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, i cili ka mbërritur të premten në Athinë për një takim me kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe ministrin e Financave, Giánis Varoufákis.
”Me këto bisedime filloi konsultimi me partnerët, që do të çojë në një marrëveshje jetësuese, totale, për të rindërtuar ekonominë sociale të vendit, në kuadër të një Evrope që evoluon”, thanë burime nga Ministria greke e Financave.
«Diskutimi u bë në një klimë të shkëlqyer», tha z.Varoufákis, i cili theksoi se u diskutuan «reformat që duhet të jenë të thella, që duhet të bëhen pa frikë dhe pasion dhe të cilat do të rivendosin konkurrencën e vendit».
Gjithashtu, tha se Greqia kërkon që të ketë buxhete të balancuara me një suficit më të vogël primar në përjetësi.
«Unë kam ardhur për të dëgjuar qëndrimet e qeverisë greke dhe për të shpjeguar kërkesat e marrëveshjeve tona. Ne duam që Greqia të rifitojë pavarësinë financiare të saj, sa më shpejt të jetë e mundur», tha kreu i ministrave të financave të eurozonës. «Unë e kuptoj se populli grek në vitet e fundit është dashur të durojë dhe pësojë masa të rëndësishme. Megjithatë, është e rëndësishme të mos shkoj i humbur ky progres për Greqinë, popullin grek, por edhe për eurozonën», theksoi në mënyrë karakteristike.
---Me kreun e Eurogroup, Jeroen Dijsselbloem është takuar të premten në Pallatin Maksimou kryeministri Aleksi Tsipras, në prani të zv/kryeministrit Janni Dragasaki.
---Për një marrëdhënie besimi mes Greqisë së pasmemorandumit dhe Bashkimit Evropian foli kryeministri Aleksis Cipras, menjëherë pas takimit të tij me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, të enjten në Athinë.
Cipras tha se qeveria ka një plan reformash rrënjësore, që do të trajtojë shkaqet e krizës në Greqi dhe theksoi se është e nevojshme që të bëhen konsultime për një zgjidhje totale dhe me dobi reciproke , diçka që, siç nënvizoi, kërkon kohë.
Nga ana e vet, Schulz në deklaratën e vet, tha se rrallë ka bërë një diskutim kaq të sinqertë dhe esencial dhe shtoi se ranë dakord në shumë gjëra, por pati edhe çështje për të cilat nevojitet më shumë diskutim. Schulz shprehu kënaqësinë e tij që lufta ndaj evazionit fiskal do të jetë prioritet madhor i qeverisë dhe përshëndeti faktin që qeveria greke nuk do të ndërmarrë akte të njëanshme, por do t’i promovojë qëndrimet e veta përmes konsultimeve.
---Një papunësi të lartë ka lënë prapa koalicioni i Demokracisë së Re dhe PASOK-ut, pasi sipas Zyrës Statistikore Evropiane (Eurostat), papunësia në Greqi u ndal në tetor në 25,8%, duke mbetur ende më i lartë në BE dhe Spanja në vend të dytë. Në veçanti, në Greqi, numri i të papunëve në tetor arriti në 1,24 milion. Shkalla e papunësisë për meshkujt qëndroi në 23,1%, për femrat 29,3% dhe për të rinjtë nën moshën 25 vjeç në 50,6%.
---Anulimi i procesit të privatizimit të grupit të Koorporatës Elektroenergjitike DEH, që është njoftuar tashmë nga qeveria e re, u diskutua mes të tjerash në takimin e informacionit që kishte ministri i Riorganizimit të Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë, Panagiótis Lafazánis me drejtorin e ndërmarrjes, Arthoúro Zervó.
Kujtojmë se punëtorët ishin mobilizuar nga qeveria e mëparshme në korrik të vitit 2014, pas vendimit të Gjykatës për të shpallur të paligjshme dhe abuzive, grevat e DEH-së.
---«Ndalet privatizimi i porteve të Pireut dhe Selanikut, parandalojmë përzgjedhjen katastrofike të shitjes së paketës së aksioneve të OLP dhe OLS», theksoi ndër të tjera, duke folur në një radio, zëvendës Ministri i Marinës Detare, Thodorís Drítsas.
---Dorëheqjen e tij i ka dhënë ministrit të Punëve të Brendshme dhe Riorganizimit Administrativ, Nikos Voutsis, sekretari i përgjithshëm i Administrimit të Decentralizuar të Kretës, Grigóris Rokadákis..
---Gjykata ka shpallur të paligjshëm dhe abuziv shkarkimin e punonjësve nga fabrika e çimentos në Halkída, duke pranuar kërkesën grupore të 115 punonjësve të shkarkuar nga puna.
---Një marshim antifashist orgnizohet të shtunën në orën 17:00 pasdite në Omonia, si përgjigje ndaj fiestës naziste që organizon Agimi i Artë për ishujt Imia.
Në mobilizimin e koordinimit anti-fashist bën thirrje dhe Rinia e SYRIZA-s dhe ANTARSYA. Tubimi i Agimit të Artë është caktuar për në orën 19:00 në rrugën B. Sofias.
---Në Athinë, frekuenca e programit të parë të ERT-it të lirë në valët
91,8 MHz ndryshon, bëhet më e qartë dhe më e fortë.
Frekuenca e re nga e shtuna, 31 janar 2015 do të jetë në valët fm 106,7 MHz.
Shqipëri
---Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përuruan sot në Pogradec, Zyrën e Shërbimit Unik për qytetarët. Kjo zyrë përmbledh në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet që policia e Shtetit u ofron qytetarëve.
Ministri Tahiri u shpreh se Zyra e Shërbimit Unik garanton një shërbim cilësor ndaj qytetarëve, por edhe eliminon praktikat abuzimeve dhe korruptive të punonjësve të policisë. Viti 2015, tha Tahiri, është viti i modernizimit teknologjik, modernizimit infrastrukturor, por edhe i ndryshimit të mentalitetit të punonjësve të Policisë së Shtetit në shërbimin ndaj qytetarëve.
“Zyrat e shërbimit qytetar janë një prioritet yni për të garantuar shërbime cilësore ndaj qytetarëve. Kjo nuk është e vetmja, gjatë vitit 2014 kemi hapur një sërë zyrash të tilla në disa qytete të Shqipërisë, por ne do të vijojmë me modernizimin teknologjik, me modernizimin infrastrukturor dhe me modernizimin e shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve, si e vetmja rrugë për të dhënë shërbime cilësore ndaj qytetarëve, por edhe për të luftuar bashkë korrupsionin brenda policisë së shtetit dhe kriminalitetin e paligjshmërinë në tërësi,” – u shpreh ministri Tahiri.
Shërbimi cilësor ndaj qytetarëve, nënvizoi ministri i Brendshëm, është e vetmja rrugë për të rritur besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit./a.gegvataj/
---Nga data 2 deri 14 shkurt 2015, në formën e një tryeze të rrumbullakët, Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar Francez për Trashëgiminë dhe Ambasada Franceze në Tiranë, do të organizojnë disa takime informuese, diskutime, dhe shkëmbime praktikash me restauratorë dhe profesionistë të sistemit të të trashëgimisë kulturore nga vëndi, të cilët do të njihen me të rejat më të fundit, praktikat, apo edhe teknikat bashkohore, me anën e disa ligjërimeve nga ekspertë si Roch Payet, Frederik Stamati.
Me restauratorët dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Shkodër dhe restauratorëve të IMK-së, Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat, do të zhvillohet edhe një trajnim dy-javor në ambjetet e Muzeut Onufri në Berat dhe në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë, si dhe në vizitën në Muzeun e Oso Kukës, Shkodër, me qëllimin për të parë nga afër piktura të këtij muzeu, që nevojitet ndërhyrje restauruese.
---Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni do të vijë në rritje graduale, duke konverguar në objektivin e saj prej 3% në periudhën afatmesme.
Në projeksionet e saj makroekonomike, Banka Qendrore shprehet për mbyllje të hendekut negativ të prodhimit dhe për një kthim gradual të inflacionit në objektiv, në një periudhë afatmesme.
“Në skenarin bazë, norma vjetore e inflacionit pritet të luhatet në intervalin 1.2%-3.8% pas katër tremujorëve, me një probabilitet ndodhjeje prej 90%, dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% në afat të mesëm. Kthimi gradual i inflacionit në objektiv do të udhëhiqet nga rritja ekonomike dhe kthimi i ekonomisë në ekuilibër”, thuhet në raportin e BSH-së mbi treguesit ekonomik.
Ndër të tjera raporti evidentohet se, inflacioni 0,7% në muajin dhjetor 2014 u diktua nga rritja e ulët e çmimeve të prodhimeve ushqimore dhe nga rënia e vazhduar e çmimit të naftës, e cila ka ulur më tej kostot e prodhimit e të transportit të mallrave dhe të shërbimeve.e.xh//m.m/
Bota
---Trupat ukrainase dhe rebelët pro-rusë janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me artilieri të rëndë dhe tanke brenda dhe përreth Debaltseves, një qytet strategjik në lindje të Ukrainës.
Shumë civilë kanë mbetur të bllokuar në Debaltseve, ndërsa të tjerë, përfshirë ata të plagosur, kanë arritur të strehohen në qytetin Artemivsk. Mediat ruse raportojnë se të shtënat kanë vrarë të paktën 7 persona në qytetin e Donetskut. Duke cituar burime pranë rebelëve, mediat njoftojnë gjithashtu se raketat e qëlluara kanë goditur një autobus dhe një qendër kulture, e njohur si Shtëpia e Kulturës, ku civilët po merrnin ndihma humanitare.
Një kameraman i agjencisë së lajmeve Reuters ka parë 6 trupa në vendin e ngjarjes pas të shtënave të artilierisë së rëndë në një lagje të qytetit. Rebelët që kontrollojnë qytetin fajësuan trupat ukrainase për bombardimin. Luftimet e fundit, që sa vijnë dhe rëndohen, e kanë lënë pas marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes palëve në shtator.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është përpjekur të rifillojë bisedimet e armëpushimit në Minsk të Biellorusisë. Përfaqësuesi i Rusisë në OSBE, Andrei Kelin akuzoi Kievin se kërkon një zgjidhje ushtarake të konfliktit.
Ndërkohë, televizioni rus Vesti TV, në edicionin e lajmeve bëri të ditur se rreth 8 mijë ushtarë ukrainas janë rrethuar në Debaltseve.
---Vdiq sot në moshën 79-vjeçare presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Bullgari, Zhelju Zhelev, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve, BTA.
Zhelju Zhelev u lind më 3 mars 1935 në fshatin Veselinovë në Shumen. Arsimin e mesëm e mbaroi në gjimnazin e Shumen dhe në vitin 1958 mbaroi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohridit”.
Filozof me profesion, disident, politikan dhe burrë shteti, Zhelju Zhelev ishte iniciator dhe bashkëthemelues i Perestrojkës dhe një nga themeluesit e Lidhjes së Forcave Demokratike (LFD) në dhjetor të vitit 1989. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake pas ndryshimeve në Bullgari në qershor të vitit 1990, Zhelev u bë koordinator i Grupit Parlamentar të LFD-së dhe më 1 gusht Kuvendi Kombëtar e zgjodhi president të Bullgarisë.
Në janar të vitit 1992 u rizgjodh në postin në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Bullgari. Postin e presidentit ai e mbajti deri në janar të vitit 1997./ a.jor.
---Të paktën 26 persona, pjesa më e madhe ushtarë janë vrarë në një seri sulmesh nga militantët islamikë në veri të Egjiptit, në gadishullin e Sinait. Shpërthimet ndodhën në kryeqytetin e krahinës, El-Arish. grupi militant Provinca e Sinait, i cili u quajt kështu kur shpalli aleancën me Shtetin Islamik, mori përsipër sulmet masive.
Ato përbëjnë një nga episodet më të rënda të dhunës antiqeveritare në Egjipt për muaj të tërë dhe janë tregues i një niveli të paprecedent koordinimi, thonë korrespondentët.
Presidenti i Egjiptit ndërpreu një vizitë në Etiopi për shkak të këtyre ngjarjeve. Shtetet e Bashkuara dënuan sulmet, duke thënë se mbeten në mbështetje të fortë të përjekjeve të qeverisë për të luftuar terrorizmin.
Kryengritësit i kanë intensifikuar sulmet që kur ish-presienti islamist i vendit, Muhamed Morsi u rrëzua nga pushteti me anë të një grushti shteti. tensionet kanë qenë të pranishme që me përkujtimin e revoluconit të 2011 që rrëzoi ish-presidentin Hosni Mubarak. Zyrtarët e sigurisë thanë se raketat kishin për shënjestër zyrat e policisë, një bazë ushtarake dhe një hotel ushtarake në El-Arish, ndërsa një makinë bombë kishte shpërthyer në portën e pasme të bazës. Gjithashtu edhe disa pika kontrolli në qytet u sulmuan.
Gazeta al-Ahram tha se zyra e saj në El-Arish, e cila ndodhej përballë hotelit dhe bazës, është shkatërruar plotësisht. Më shumë se 50 persona kanë mbetur të plagosur. Veriu i Sinait ka qenë në gjendje emergjence dhe nën shtetrrethim që prej tetorit, kur në një sulm u vranë me dhjetëra ushtarë.
Moti
---Mot i keq pritet në pjesën më të madhe të vendit deri në pasditen e së Dielës sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, ndërsa në zonat malore do të bjerë dëborë.
Në Attikë do të kemi vransira të dendura me shira të përkohëshme ose stuhi. Temperatura në qendër do të arrijë në 14 gradë Celsius. Në Selanik do të ketë vransira dhe në mbrëmje priten shira lokale ose stuhi. Temperatura do të arrijë në 11 gradë Celsius.
---Rikujtojmë se në Attikë, në lagjet e pjesës jugore të saj dhe në pjesën tjetër të Athinës transmetohet programi i vetë-menaxhuar i ERT-3, që tashmë mund të shikohet dhe me sinjal dixhital në frekuencat 34 dhe 58 në Attikë. ERT-3 aktualisht mbulon 68% të vendit. Sinjali i saj transmetohet dhe në Réthymno, Haniá, Pátra, Thessalía dhe Lamía. Transmetimi satelitor transmetohet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.