Lajmet në gjuhën shqipe - 8/07/2014

U miratua projektligji për burgjet e sigurisë së lartë

Me nje votim emër për emër është miratuar projekt-ligji për krijimin e burgjeve të sigurisë së lartë. Në parim dhe për të gjitha nenet e projektligjit votuan 100 deputetë, nga të cilët 52 ishin pro dhe 48 kundra. Në burgjet e tipit Guantanamo do të dërgohen si të burgosurit me dënime kriminale dhe të burgosurit politikë, pa të drejtën e vizitave të rregullta, të drejtën e punës, por dhe të licencës.
Opozita denoncoi projektligjin, duke thënë se është një goditje në kulturën ligjore të vendit dhe përmbysje e të Drejtës ndërkombëtare, sepse paraprin dënimi dhe jo korrektimi.


Kryetari i Parlamentit jo në një drejtim për çështjen e referendumit

Arrin kulmin ballafaqimi i kryetarit të parlamentit, Evangelos Meimarakis me kryeministrinë për çështjen e referendumit në lidhje me shitjen e DEH-së.
Kryetari i Parlamentit përsëriti përpara gazetarëve se debati duhet të bëhet menjëherë dhe jo në muajin tetor, siç kërkon kryeministri. Ai përsëriti se propozimet e palëve duhet të jenë "të ngjashme", duke theksuar se ai numëron sugjerimet dhe jo deklaratat politike të partive.


Sektori publik kundër grevës së ADEDH

Denoncim, duke kërkuar që të shpallet greva e paligjshme dhe abuzive - e ADEDH nga procesi i vlerësimit të punonjësve në sektorin publik, ka bërë vetë sektori publik, i përfaqësuar nga Ministrat e Financave dhe të Reformës Administrative.
Në mënyrë të veçantë, sektori publik kërkon, që të urdhërohet ndalimi i grevës në fjalë dhe ndalimi i saj në të ardhmen, por dhe të ndalohet përsëritja e saj në të njëjtën mënyrë në të ardhmen dhe kërkon që të shpallet  përkohësisht i zbatueshëm, vendimi që do të jepet
"Përpara reagimit të përgjithshëm të punonjësve, udhëheqja politike e frikësuar dhe personalisht ministri i Reformës Administrative dhe Qeverisjes Elektronike filluan metodat e tyre”, thekson në njoftimin e saj komiteti ekzekutiv i Administratës së Lartë të Nënpunësve Shtetërorë (ADEDH), e cila ka shpallur për të mërkurën 9 Korrik një grevë 24-orëshe si dhe një tubim në sheshin Klafthmonos në orën 11:00, të njëjtën ditë.


GSEE mbështet grevën e GENOP-DEH

Sekretaria Ekzekutive e Konfederatës së Përgjithëshme e Punonjësve të Greqisë (GSEE) vendosi dje për të mbështetur protestën, e sindikatës së punonjësve të DEH-së (GENOP), të mërkurën në orën 19:00 në Sindagma dhe i ka bërë thirrje Qendrave të Punës në vend, për të organizuar në të njëjtën ditë mitingje pasdite, në mënyrë që të forcohet në nivel sindikalist, ligjor dhe financiar, lufta e drejtë e punonjësve të DEH-së.


Vasilis Korkidis dorëhiqet nga Komiteti Politik i Demokracisë së Re

Dorëheqjen e tij nga Komiteti Politik i Demokracisë së Re ka dhënë kryetari i Konfederatës Kombëtare të Tregtisë së Greqisë, Vasilis Korkidis, duke kundërshtuar në vendimin për hapjen e dyqaneve të gjitha të dielat, duke denoncuar se qeveria mashtroi botën tregtare. ''Më vjen keq që qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesat e botës tregtare, por është në një linjë me OECD-në. Më vjen keq që nuk e kuptova më parë'' , deklaroi sot në edicionin e lajmeve të drekës në ertopen, kryetari i Konfederatës Kombëtare të Tregtisë Greke, Vasilis Korkidis.



Jorgos Prokopakis denoncon për shkurtimin e tij nga posti i presidentit të NERIT

Qëllime dhe interesa politike në lidhje me shkurtimin e tij nga posti i presidentit të NERIT, ka denoncuar Jorgos Prokopakis, me një ankesë në Këshillin e Shtetit. Ish presidenti i NERIT tha se interesat që kërkonin largimin e tij të parakohshëm donin që të emëronin -dhe kanë emëruar më në fund- në NERIT persona në bazë të ideologjisë partiake dhe jo të nevojave të programit.



Punonjësit në spitalet e vendit në grevë

Sot ishte dita e protestave në shumë spitale. Në mëngjes në spitalin Evangjelismos ishte dinamike pjesmarrja e punonjësve kundër situatës së spitaleve dhe kundër sistemit të vlerësimit të punonjësve.

Në orën 12:00 në mesditë dhanë një konferencë për shtyp me kërkesa të njëjta dhe punonjësit e spitalit «Agios Savas».


Filloi procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë

Filloi procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, sipas një njoftimi të Pentagonit të SHBA-së. Anija, e cila lundron në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe, filloi procesin e përpunimit të 600 tonë armëve kimike dhe të lëndëve të para për prodhimin e tyre, tha zëdhënësi i Pentagonit.

Ndërkohë, një tubim kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Mesdhe, për minierën e arit në Skuries të Halkidikisë dhe për projektligjin në lidhje me bregdetet organizohet të premten më 11 korrik në orën 20:00 në mbrëmje, në sheshin Sintagma me sloganin "Kimikatet-Skuries-Bregdetet. Ndodhin tani! Së bashku i ndalojmë tani!"
Punonjësit e ERT-it, që atë ditë plotësojmë 13 muaj përpjekje kundër mbylljes fashiste të tij dhe gjithë këtë kohë përdorim mikrofonat që të dëgjohen zërat e sindikatave dhe lëvizjeve të ndryshme, zgjodhëm të premten, për të bashkuar zërat tanë me ata, në një tubim të përbashkët. Më pas do të jepet një koncert dhe do të këndojnë Melina Kana, Eleni Tsaligopulu, Niko Tuliato, Pantelis Thalasinos, Nena Venetsanu, Kostas Leivada dhe muzikë tradicionale.


Lajme nga Bota


Sulme të reja të Izraelit

Të paktën 13 palestinezë, dy prej të cilëve adoleshentë u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën sot nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj hedhjes së raketave, sipas shërbimeve palestineze të urgjencës.

Ky cikël dhune është më i rëndi që ka prekur Rripin e Gazës që prej muajit nëntor 2012. Pas raketave të lëshuara nga lëvizja islamike palestineze e Hamasit, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të reja nga ajri. 9 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe një grua, raportohet të kenë mbetur të plagosur.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që kur një adoleshent palestinez u vra duke u djegur i gjallë, në atë që dukej si hakmarrje për vrasjen e tre të rinjve izraelitë.

Shërbimet shëndetësore dhe ato të sigurisë thanë se 9 palestinezë janë plagosur, pasi një raketa ka goditur një shtëpi të një aktivisti të Hamasit në qytetin jugor të Khan Younis. Një zëdhënës i lëvizjes islamike palestineze akuzoi më herët Izraelin për vrasjen e 5 militantëve gjatë sulmeve ajrore të së dielës, duke thënë se ky veprim ishte një përshkallëzim i rëndë i situatës. Ai premtoi se Izraeli do ta paguajë shtrenjtë këtë veprim.

Ndërkohë, ushtria Izraelite tha se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Hamasi në qytetet jugore dhe qendrore gjatë së hënës.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka siguruar familjen e adoleshentit të vrarë se autoritetet do të bëjnë të pamundurën për kapjen e autorëve. Zyra e kryeministri tha se Netanyahu kishte takuar prindërit e 16-vjeçarit të vrarë, duke i shprehur ngushëllime.


Turqia i kërkoi Izraelit ndalimin e sulmeve

Turqia i kërkoi sot Izraelit të ndërpresë menjëherë sulmet kundër Rripit të Gazës pas një bombardimi të përgjakshëm në enklavën palestineze.
“Ne i kërkojmë Izraelit të ndërpresë menjëherë sulmet kundër Gazës”, nënvizoi në një komunikatë Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Ministria i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht Kombeve të bashkuara të reagojnë dhe të paralajmërojnë shtetin hebre me qëllim që ai të braktisë politikën e dënimit kolektiv.
Ministria turke e Punëve të Jashtme u kërkoi palëve përkatëse të nxirrnin mësime nga e kaluara dhe të silleshin me vetëpërmbajtje dhe qetësi për të mos përshkallëzuar dhunën.


Në një sulm në Afganistan, vriten katër ushtarë të NATO-s

Nga një sulm vetëvrasës në pjesën lindore të Afganistanit, janë vrarë 10 civilë, dy policë dhe katër ushtarë të NATO-s.
Sulmi ndodhi sot në qytetin Bagram në provincën Parvan.
Një zëdhënës i qeverisë lokale tha se objektiv i agresorit ishin ushtarët e Çekisë, të cilët po vizitonin një klinikë.
NATO-ja nuk e ka publikuar kombësinë e ushtarëve të vrarë.
Për këtë sulm, përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.


Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën mot të mirë dhe të nxehtë pothuajse në të gjithë vendin. Temperatura do të luhatet nga 17ºC deri në 36ºC. Era në Egje do të fryjë mesatare në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa në Jon do të fryjë mesatare në drejtimin veriperëndimor.
Mot të mirë dhe nxehtësi të madhe do të ketë Attika dhe temperatura do të arrijë në 36ºC. Diell por dhe vransira të pakta do të ketë Selaniku dhe temperatura do të arrijë në 32ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54