Lajme në gjuhën shqipe - 25/06/2013

Të futen edhe forcat e armatosura në amendamentin e fundit

Të bashkohen forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë në amendamentin
për rikthimin e pagave të gjykatësve, kërkojnë pesë deputetë të
partisë Demokracia e Re, siç thonë në deklaratën e tyre të përbashkët,
që të mund të votojnë këtë amendament.


Shiten njësi të DEH-së

Mes reagimeve të ashpra për shitjen e Korporatës Publike të Energjisë
Elektrike, të mërkurën e ardhshme, më 2 korrik arrin në Parlament,
projektligji i të ashtuquajturës DEH e vogël. Greva të përsëritura
48-orëshe kanë shpallur të gjitha sindikatat e kësaj ndërmarrje të
madhe. Gjithashtu, mbylljen e njësive të energjisë elektrike në
Maqedoninë Perëndimore, nga dita e dorëzimit të projekt-ligjit,
vendosi sindikata lokale e punonjësve Spartakos.


Në Parlament, projektligji urbanistik

Me procedurat e urgjencës -siç bën zakonisht vitet e fundit-
koalicioni qeveritar ka sjellë në parlament të ashtuquajturin
projekt-ligj urbanistik, që përfshin gjashtë projekte të investimit në
burimet e ripërtëritshme të energjisë, e grupit Mitilineos, Kopeluzos
dhe kompanisë gjermane Energon. Me projekt-ligjin që votohet sot,
jepen miliona euro që të krijohen vetëm 6 vende pune, siç denoncon
opozita dhe paralelisht lejohet krijimi i qendrave tregtare dhe
supermarketeve vetëm në zona të banuara.


Ministria e Financave nuk përshtatet me dy vendime të reja të
Këshillit të Shtetit

Edhe një herë ministria e Financave refuzon të respektojë dy vendime
të reja të Këshillit të Shtetit, që gjykon si antikushtetues tatimin e
kompensimit të bibliotekës së universitarëve dhe të tatimit të
kompensimit të nënpunësve civilë që punojnë jashtë vendit.


Në hetuesi dy deputetë të Agimit të Artë

Në hetuesi dy deputetë të Agimit të Artë me akuzën për pjesmarrje dhe
drejtimin e një organizate kriminale.


Grekët nuk mund të paguajnë këstet e borxheve të tyre

Vetëm 9 në 100 huamarrës të kontributeve të sigurimeve sociale kishin
hyrë deri në fund të muajit Maj në rregullimin për shlyerjen graduale
të borxheve dhe nga këta 40% nuk mund të paguajnë.


Grevë masive e urisë në burgjet e vendit

Në grevë masive të urisë kanë përparuar të burgosurit në të gjitha
burgjet e vendit, duke përshkallëzuar kundërshtimin e tyre në krijimin
e burgjeve të sigurisë maksimale si dhe për kushtet e mjerueshme të
paraburgimit dhe të kujdesit shëndetësor në burgje.


Shpëtuan të 16 emigrantët e paligjshëm

16 emigrantë të paligjshëm kanë shpëtuar forcat e Drejtorisë Portuale
në zonën detare në perëndim të Paleokastricës, në ishullin e Korfuzit,
sepse gomonia e tyre lundronte pa timon pas hyrjes së ujit.


Vazhdojnë grevën administratorët e Universitetit Kapodistriako

Nënpunësit e administratës së Universitetit Kapodistriako vazhdojnë
grevën e tyre, ndërsa ende janë të pushtuara ambientet e Universitetit
Politeknik dhe Universitetit të Patrës. Nga sot e deri të dielën, 29
Qershor gjithashtu do të mbeten të mbyllura institucionet e larta TEI
të Greqisë Qendrore, në Lamia, Halkida, Amfissa, Karpenisi dhe Thiva,
me vendim të Senatit, sepse nuk kanë marrë asnjë grant në vitin 2014.


Ministria e Shëndetsisë paralajmëron për valën e nxehtë që do të ketë këto ditë

Së bashku me të nxehtin e parë erdhi dhe kalimi i kufirit të ozonit në
Athinë. Ministria e Shëndetësisë paralajmëron grupet më të prekshme të
popullsisë siç janë fëmijët, të moshuarit, sidomos ata me sëmundje
respiratore dhe kardiovaskulare, të mbeten në ambiente të mbyllura.


Mediat ndërkombëtare për statusin e vendit kandidat

Çështja e statusit kandidat të Shqipërisë është komentuar gjerësisht
edhe nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare. Menjëherë pas mesazhit
të komisionerit Evropian Stefan Fule në rrjetin social “twitter”, e
përditshmja franceze “Le Figaro” publikoi në artikullin e saj “BE
akordon statusin kandidat për Shqipërinë”, ndërkohë që e përditshmja
britanike “Financial Times” shkruan se Bashkimi Evropian është i
gatshëm ta pranojë Shqipërinë si kandidate për anëtarësim, një lëvizje
që mund të rrisë konkurrencën e partive populiste euroskeptike, që
arritën rezultat pozitiv në zgjedhjet e fundit evropiane.
Ndërsa agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, duke nxjerrë në pah
rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian theksoi se tashmë, topi
është në fushën e 28 vendeve anëtare të BE-së. “Komisioni Evropian i
jep një tjetër shtysë Shqipërisë”, theksoi agjencia italiane e lajmeve
”Ansa” duke shtuar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat
për anëtarësimin në BE. ”Fjala e fundit u takon 28 shteteve anëtare në
takimin e Këshillit Evropian në fund të muajit qershor”, shtoi ajo.
Në vitin 2009, Shqipëria paraqiti kërkesën zyrtare të anëtarësimit në BE.


Të paktën katër egjiptianë janë plagosur nga shpërthimi i sotëm në metro

Raportet nga Kajro thonë se disa bomba kanë shpërthyer në sistemin e
metrosë së qytetit, mëngjesin e sotëm.
Agjencia AFP citon policinë të ketë thënë se bomba të "intensitetit të
ulët" kanë shpërthyer brenda disa minutash në tre stacione të metrosë,
duke plagosur së paku 4 njerëz.
Egjipti ka parë rritje të sulmeve që kanë në shënjestër kryesisht
forcat e sigurisë prej kur ushtria ka përmbysur presidentin islamik të
vendit, Muhammad Morsi, në korrik të vitit 2013.
Qeveria, e mbështetur nga Ushtria, ka fajësuar për sulmet Vëllazërinë
Myslimane, partinë e Morsit, dhe e ka listuar atë si organizatë
terrroriste. Grupi vazhdimisht ka hedhur poshtë lidhjet e tij me
dhunën.


Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot mot të mirë në të
gjithë vendin me temperatura shumë të larta, që në disa rajone do të
jetë 38 gradë celsius.
Diell dhe shumë nxehtë do të ketë sot në Attikë dhe temperatura do të
arrijë deri në 39ºC. Mot të nxehtë do të ketë edhe Selaniku, ku
temperatura do të arrijë në 35ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54