Lajme në gjuhën shqipe - 24/06/2013

Shfuqizohen zonat «e banesës së thjeshtë»

Shfuqizimin e kategorisë së banesës së thjeshtë dhe futjen e tre të tjerave, në të cilat lejohen dhe përdorime të tjera, parashikon projekt-ligji hapësinor, i paraqitur sot nga Ministria e Mjedisit. Kjo do të thotë se dyqanet e mëdha, qendrat tregtare dhe të gjitha llojet e bizneseve mund të kenë bazën e tyre kudo. Sot, në orën 19:00 pasdite, në Bashkinë e Nea Ionia dhe në Bashkinë e Nea Filadelfia, do të zhvillohet diskutimi për dispozitat e këtij projekt-ligji.


"Urgjentisht" shiten njësi të DEH-së

Me procedurën e urgjencës përparon -të enjten- qeveria projekt-ligjin e saj për shitjen e njësive të energjisë elektrike. Nuk ka asnjë çështje brenda qeverisë nga shitja 30% e Koorporatës Elektroenergjitike Greke, siguroi zëdhënësja e qeverisë, Sofia
Vultepsi në vazhdën e kundërshtimeve të ngritura nga anëtarët e PASOK-ut në lidhje me "Koorporatën Elektroenergjitike të Vogël" dhe të takimit të zhvilluar në kryeministri për këtë çështje.Ndërkohë, të gjitha partitë e opozitës, por edhe punonjësit e
Koorporatës Elektroenergjitik reagojnë për shitjen e ndërmarrjes. "Koalicioni i Demokracisë së Re dhe PASOK-ut nuk ka asnjë të drejtë për të vazhduar përçarjen e mëtejshme, shkatërrimin dhe shitjen e energjisë elektrike, pasi përbën pakicën dhe nuk ka më legjitimitetin politik", thekson në deklaratën e saj SYRIZA. "Koalicioni Demokracia e Re - PASOK-u, me nxehtësinë që vjen nga
nesër, "digjet" për të zbatuar të gjitha urdhrat e trojkës", vërejnë Grekët e Pavarur. "Plani i qeverisë për "DEH-në e Vogël" drejton në mundime shtesë si për konsumatorët e energjisë elektrike dhe për punonjësit në këtë sektor, thekson Partia Komuniste Greke (KKE). Kontradiktor edhe një herë qëndrimi i të Majtës Demokratike, e cila mbështet liberalizimin e tregut të energjisë dhe në të njëjtën kohë shprehu kundërshtimin e saj për shitjen e rrjetit dhe copëzimin e Koorporatës Elektroenergjitike të Greqisë. Me greva 48-orëshe të përsëritura reagon në shitjen e "DEH-së së Vogël", Shoqata e Punonjësve «Spartakos».


Grekët nuk mund të paguajnë këstet e borxheve të tyre

Vetëm 9 në 100 huamarrës të kontributeve të sigurimeve sociale kishin hyrë deri në fund të muajit Maj në rregullimin për shlyerjen graduale të borxheve dhe nga këta 40% nuk mund të paguajnë.



Nga sot fillon apologjia e të arrestuarve për tre ton heroinë

Një nga sasitë më të mëdha të heroinës në nivel botëror është kapur në një anije çisternë në Elefsina. Bëhet fjalë për një sasi prej dy tonësh e 120 gramësh heroinë. Duke paraqitur të dhënat për këtë çështje, ministri grek i Marinës, Miltiadhis Varviciotis, deklaroi se ”ata që besojnë se Greqia është një vend pa zot, do të zhgënjehen”.
Operacioni kishte filluar më 13 qershor, me gjetjen dhe sekuestrimin e më shumë se një ton heroine, në dy pika të ndryshme të Athinës. Të shtunën, duke u gdhirë e diel, 22 qershor, u gjet dhe pjesa tjetër e heroinës, me peshë 986,6 kilogramë, e fshehur në magazinat e një pularie, në rrethinat e Athinës. Dje, në një konferencë për shtyp, z.Varviciotis tha se kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur në nivel evropian dhe ndoshta edhe në nivel botëror. Krahas zbulimit të gjithë sasisë së heroinës, autoritetet greke kanë gjetur edhe anijen me të cilën droga ishte sjellë në Greqi. Bëhet fjalë për anijen çisternë ”Noor One”, e cila prej fillimit të qershorit ndodhet e ankoruar në portin e Elefsinas, pranë Athinës.


Grevë masive e urisë në burgjet e vendit

Në grevë masive të urisë kanë përparuar të burgosurit në të gjitha burgjet e vendit, duke përshkallëzuar kundërshtimin e tyre në krijimin e burgjeve të sigurisë maksimale, të ngjashme me ato të Guandanamos si dhe për kushtet e mjerueshme të paraburgimit dhe të kujdesit shëndetësor në burgje.


Refuzon ministria e Arsimit për të bërë emërime të reja

Negativ mbetet qëndrimi i Ministrit të Arsimit për shpalljen e vendeve të punës për arsimtarët që janë në disponueshmëri dhe rrezikojnë direkt me pushimin nga puna, pavarësisht nga fakti se mungesat në shkolla janë të mëdha.


Vazhdojnë grevën administratorët e Universitetit Kapodistriako

Nënpunësit e administratës së Universitetit Kapodistriako vazhdojnë grevën e tyre, ndërsa ende janë të pushtuara ambientet e Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Patrës. Nga sot e deri të dielën, 29 Qershor gjithashtu do të mbeten të mbyllura institucionet e larta TEI të Greqisë Qendrore, në Lamia, Halkida, Amfissa, Karpenisi dhe Thiva, me vendim të Senatit, sepse nuk kanë marrë asnjë grant në vitin 2014.


Shqipëria merr statusin e vendit kandidat në BE

Ministrat e Jashtëm të BE-së i dhanë sot Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Vendimi ka qenë unanim nga 28 vendet anëtare të BE-së në samitin e Luksemburgut. Vendimi pritej gjerësisht të ishte pozitiv për Shqipërinë, por, pas refuzimit që iu bë dhjetorin e kaluar, të gjithë kanë pritur votimin në takimin e Luksemburgut për të uruar njëri-tjetrin.
Sinjalin e parë për dhënien e OK nga ministrat e Jashtëm të BE-së e dha komisioneri për Zgjerimin , Stefan Fyle, me anë të një mesazhi në rrjetin social Twitter. Ndërkaq, samiti i Luksemburgut ka dalë me një deklaratë ku njoftohet dhënia e statusit, vendim që pritet të miratohet edhe nga Këshilli Europian në Bruksel, ditën e premte.
Për Shqipërinë, vendimi i sotëm duhet të përkthehet në përforcim të zbatimit të axhendës së reformave. Shqipëria ka ende punë për të përmbushur prioritetet kyçe, me fokus të veçantë në reformën administrative dhe gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dialogu konstruktiv dhe i vazhdueshëm politik do të jetë esencial në vazhdimësinë dhe konsolidimin e reformave. Statusi kandidat nuk do të thotë që BE automatikisht do të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, që përbën një hap më vete në proces e për të cilin progres shtesë në prioritetet kyçe, thuhet në deklaratë.
Shqipëria aplikoi për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009. Pas vendimit politik të Bashkimit Europian, pas katër vjet përpjekjesh, vjen hapi tjetër ai i hapjes së negociatave për anëtarësim që pritet të merret në korrik, kur presidencën e radhës së BE-së e ka Italia.


Armëpushim nga ana e pro-rusëve

Sipas një drejtuesi separatist ukrainas, rebelët në lindje të Ukrainës do të respektojnë një armëpushim të përkohshëm dhe do të nisin negociatat me presidentin, Petro Porochenko. “Në përgjigje të një armëpushimi të dekretuar nga Kievi, ne do të angazhohemi gjithashtu për një armëpushim nga ana jonë’’, deklaroi Oleksandr Borodai, lideri kryesor i Republikës së vetëshpallur separatiste të Donetskut, një prej bastioneve të kryengritësve. “Ky armëpushim do të zgjasë deri më 27 qershor”, shtoi ai. Ndërkohë, Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Barack Obama zhvilluan dje një bisedë telefonike për situatën në Ukrainë dhe për zbatimin e një plani paqeje propozuar nga presidenti ukrainas, Petro Porochenko, deklaroi Kremlini.
“Putin nënvizoi se prioritet do t’i jepet ndërprerjes së operacioneve ushtarake dhe hapjes së negociatave të drejtpërdrejta mes palëve kundërshtare.Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Barack Obama i ka kërkuar sërish presidentit rus të mbështesë paqen në vend dhe jo të lejojë furnizimin me armë dhe materiale nga kufiri dhe të vazhdojë të mbështesë militantët dhe separatistët që destabilizojnë situatën në Ukrainë.



Krahu i djathtë nuk mund të krijojë grup parlamentar në Parlamentin Evropian

Dështoi për të mbledhur parti të mjaftueshme euroskeptike, për të formuar një grup parlamentar në Parlamentin Evropian, kryetarja e Frontit Kombëtar Francës, Marine Le Pen.


Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për sot mot të mirë në të gjithë vendin. Era do të fryjë në drejtimin verior deri në 6 ballë në Egje dhe temperatura do të shënojë një rritje të vogël. Në Attikë, temperatura do të arrijë deri në 33ºC dhe në Selanik deri në 31ºC. Vala e parë e të nxehtit në Greqi për këtë verë pritet gjatë kësaj jave, ndërkohë që shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për temperatura deri në 39 gradë Celsius duke filluar nga dita e enjte.
Temperaturat në pjesën kontinentale të vendit do të arrijnë në 35-36 gradë Celsius dhe 37 gradë në pjesën tjetër të vendit. Pritet që dita e enjte të jetë dita më e nxehtë e javës, me temperatura deri në 39 gradë Celsius. Edhe ishujt në detin Egje do të preken nga temperaturat e larta, shoqëruar me lagështi të madhe.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54