Lajme në gjuhën shqipe - 23/06/2013

Diskutohet në kryeministri çështja e DEH-së

Çështjen e "Koorporatës Elektroenergjitike të Greqisë -DEH-në e vogël"
do të trajtojnë pasdite kabineti qeveritar dhe ministrat përgjegjës të
PASOK-ut. Qëllimi është që të kapërcehen kundërshtimet serioze, në
mënyrë që projekt-ligji -parakusht për këstin e shumës prej 2 miliard
euro, të arrijë në Parlament.

Shtyhet pagesa e kompensimit për fëmijët

Për në datën 18 korrik nga data 11 korrik që ishte në fillim, shtyhet
pagesa e kompensimit për fëmijët, e tremujorit të dytë të vitit 2014,
në më shumë se 700.000 përfitues.

Janë gjykuar sot në Kavalla detarët

Në Kavalla janë gjykuar sot 28 punonjës në kantjere detare (tetë nga
të cilët në pension), sepse kanë marrë pjesë në grevën mbarëkombëtare
të përgjithshme më 11 mars të vitit 2010 dhe më 14 qershor të vitit
2012, me akuzën për "pengim të transportit publik". Në gjyqin e parë,
që përfundoi për grupin e parë të të paditurve, të gjithë u shpallën
të pafajshëm.

Në mbështetje të pastrueseve në Iraklio të Kretës

Në sheshin Eleftheria të Iraklios, jashtë prefekturës së Kretës, është
organizuar një mbështetje dinamike për 595 pastrueset e ministrisë së
Financave, të cilat vazhdojnë luftën e tyre deri në drejtësinë
përfundimtare. Iniciativa Solidariteti i Iraklios për industrinë
BIO.ME i bën thirrje punëtorëve, të papunëve, pensionistëve,
kolektivave, sindikatave, partive dhe degëve të ndryshme të Iraklios,
si çdo qytetar solidar, të jenë "të pranishëm."

Mbështetje dhe për punonjësit e BIOME

Gjithashtu, një mbledhje në mbështetje të punonjësve të industrisë
BIOME është organizuar në mëngjes jashtë ministrisë së Punës, ku
punonjësit janë takuar me zv/ministrin e Punës dhe në vazhdim kanë
shkuar në ministrinë e Financave, në mbështetje të grave pastruese të
kësaj ministrie.

Përfaqësuesit e OLME u takuan me udhëheqjen e ministrisë së Arsimit

Pas tubimit të mëngjesit, takim me udhëheqjen e ministrisë së Arsimit
në Marusi kanë bërë përfaqësuesit e Federatës së arsimit të mesëm
(OLME) për disponueshmërinë - shkurtimet nga puna, vlerësimin e
arsimtarëve dhe çështje të tjera serioze të arsimit publik.

Jashtë stadiumit të Paqes dhe Miqësisë protestojnë punonjësit e dëbuar
të kompanisë Metropolis

Një tubim jashtë stadiumit të Paqes dhe Miqësisë në orën 19:30
pasdite, do të kenë punonjësit e dëbuar të kompanisë Metropolis, gjatë
evenimentit për çmimet MAD.

Përshkallëzojnë kundërshtimet e tyre të burgosurit

Pas abstenimit tre ditë nga ushqimi, Komiteti i të Burgosurve
përshkallëzon aktivitetin e tij kundër projekt-ligjit në lidhje me
krijimin e burgjeve të sigurisë maksimale, me një grevë urie masive e
të burgosurve nga dita e sotme, në të gjitha burgjet e vendit.

Mori kohë që të hetohet deputeti i Agimit të Artë

Afat deri më 30 qershor të këtij viti ka marrë deputeti i Agimit të
Artë, Anestis Mattheopulos, i cili ishte thirrur sot për të dhënë
llogari në lidhje me akuzën e integrimit dhe drejtimit të një
organizate kriminale.

Janë publikuar listat e ASEP për administratorët e universiteteve

Janë publikuar nga Këshilli i Lartë për përzgjedhjen e personelit
(ASEP) listat përfundimtare për disponueshmërinë e administratorëve të
Universitetit Kapodistriako. Greva e tyre vazhdon, ndërsa ende janë të
pushtuara ambientet e Universitetit Politeknik dhe Universitetit të
Patrës. Nga sot e deri të dielën, 29 Qershor gjithashtu do të mbeten
të mbyllura institucionet e larta TEI të Greqisë Qendrore, në Lamia,
Halkida, Amfissa, Karpenisi dhe Thiva, me vendim të Senatit, sepse nuk
kanë marrë asnjë grant në vitin 2014.

Lajme nga Bota

Dhe një senator tjetër i dorëzohet autoriteteve të Filipines për korrupsion

Në Filipine, një tjetër senator i është dorëzuar autoriteteve pas një
urdhër për arrestimin e tij për korrupsion, sepse ka shpërdoruar
fondet bujqësore të Kongresit, të cilat i shpërndante në kooperativa
që nuk ekzistonin.

Në Bagdat, Sekretari amerikan i Shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Bagdad për
konsultime për krizën e krijuar nga ofensiva e rebelëve sunitë në
Irak. Kerry duhet të takohet me kryeministrin Nouri al-Maliki, në
lidhje me kritikat për politikën e tij shtrënguese ndaj sunitëve.
Kerry mbërriti në Irak nga Jordania ku u takua me homologun e tij
jordanez, Nasser Joudeh. Për arsye sigurie kjo vizitë u mbajt sekret
nga Departamenti amerikan i Shtetit. Pritet që Kerry t’i kërkojë
kryeministrit shiit Malikit krijimin e një qeverie të bashkimit
kombëtar.

Sot vendos Gjykata egjiptiane për gazetarët e Al Jazeera

Gjykata egjiptiane sot vendos për gazetarët e paraburgosur dhe
punonjësit e rrjetit televiziv Al Jazeera, të cilët akuzohen për
mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon mot të mirë, me vransira të
pakta lokale pas mesditës në rajonet kontinentale dhe era do të fryjë
në drejtimin verior. 
Mot të mirë do të ketë Athina, era do të fryjë në drejtimin verior
deri në 5 ballë dhe temperatura minimale do të jetë 19ºC, ndërsa ajo
max 31ºC dhe pak më ulët në rajonet veriore dhe lindore të
kryeqytetit. 
Mot i njëjtë edhe në Selanik, me vransira lokale në zonat malore
përreth pas mesditës, ndërsa temperatura minimale do të jetë 19ºC dhe
ajo max 29ºC.


Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54