Lajmet në gjuhën shqipe 06/06/2015
---Qarqe të Komisionit Evropian konstatojnë se ekziston terreni për vazhdimin e konsultimeve me palën greke dhe janë shprehur në vija të përgjithëshme pozitivisht për tonet e ulëta që pasuan në debatin e djeshëm në Parlamentin grek, sipas agjencisë së Athinës.
---“Mos e poshtëroni Greqinë”. Me këto fjalë u është drejtuar kreditorëve ndërkombëtare, Aleksis Cipras nga foltorja e Parlamentit.
Kryeministri grek tha se negociatat janë në një fazë kritike dhe propozimet e huadhënësve nuk janë aspak realiste. Propozimet e huadhënësëve u paraqitën gjatë takimit në Bruksel, por para deputetëve Cipras tha: Qëllimi i çdo marrëveshje duhet të jetë për zgjidhje dhe jo për të poshtëruar popullin.
Revolta është shtuar në rradhët e deputetëve të SYRIZA-s. Zv/Ministri për Sigurinë Sociale, Dimitris Stratulis, i cili i përket fraksionit të ekstremit të majtë në qeveri, kërcënoi me zgjedhje të parakohshme, nëse kreditorët nuk tërhiqen nga paketa shantazhuese.
Greqia nuk e pagoi të premten këstin e rradhës FMN-së, prej 300 milionë eurosh, çka u konsiderua gjerësisht një reagim politik dhe jo si nevojë e dëshpëruar ekonomike. Të katër këstet do t’i shlyhen njëherësh FMN-së, në fund të këtij muaji.
---Është hera e parë që një ekonomi e zhvilluar përdor alternativën e bashkimit të kësteve në një pagesë të vetme, një manovër urgjente që FMN-ja e lejon, por që për herë të fundit është përdorur nga Zambia në vitet 1980.
Kërkesat e kreditorëve ndaj Greqisë kanë të bëjnë me shkurtime pensionesh dhe një rritje taksash për energjinë elektrike. Burimet që janë në dijeni në planit thonë se Athinës i kërkohet që të angazhohet për shitjen e pronave shtetërore dhe mbajtjen në fuqi të reformave në tregun e punës.
Synimi është që të shmanget falimentimi i Greqisë, që po të ndodhë do të godiste Eurozonën dhe tregjet botërore.
---Një delegacion i Partisë Komuniste Greke i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Dimítri Kucúmba merr pjesë në Kongresin e 22-të të partisë komuniste të Qipros AKEL, që zhvillohet në Qipro.
---Filloi të premten dhe përfundon të dielën kongresi i jashtëzakonshëm i PASOK-ut. Kryetari i Lëvizjes, Evangelos Venizelos, i cili lë postin e kryetarit të partisë deklaroi: «Uroj që vendimi im të funksionojë si një motivim i aktivizimit dhe rinovimit».
---Përfundon të dielën dhe kongresin i katërt i së Majtës Demokratike.
Të premten, kryetari i partisë, Fotis Kuvelis njoftoi tërheqjen e tij nga presidenca. Të shtunën është zhvilluar votimi për vendimin politik, ndërsa të dielën do të zhvillohet zgjedhja e Komitetit të ri Qendror dhe e Kryetarit të ri të partisë.
---Grevë paralajmëruese njëzet e katër orëshe do të bëjnë të mërkurën, 10 qershor farmacistët, të cilët reagojnë për lirimin e rrjetit të shpërndarjes së barnave që nuk janë të detyrueshme të ndodhen në listën e recetave dhe këto barna mund të shikojmë në raftet e supermarketeve.
---Një dokument me të cilin vihet në dyshim i gjithë Vendimi i Miratimit të Kushteve Mjedisore të kompanisë Ellinikós Chrysós për pyjet në Skuries ka paraqitur Drejtoria e Përgjithshme për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e pyjeve e Ministrisë së Mjedisit në Këshillin e Shtetit, ku gjykoheshin të mërkurën që kaloi, 10 çështje lidhur me aktivitetet minerare në rajon.
---Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 23:00 e së shtunës në mbrëmje e deri në orën 06:00 të dielën në mëngjes në autostradën e re Korinth-Patra në të dy korsitë, mes nyjeve Ksilokastro dhe Derveni, për shkak të punimeve në këtë segment.
Lëvizja e automjeteve gjatë këtyre orëve do të bëhet nëpërmjet rrugës së vjetër kombëtare.
---Punonjësit e ERT-it dhe ertopen, POSPERT dhe Koordinimi Kundër Mbylljes dhe Disponueshmërisë bëjnë thirrje për një tubim të enjten, 11 qershor në orën 19:00 pasdite në ndërtesën e ERT-it në Agia Paraskevi.
Më 11 qershor mbushen dy vjet nga mbyllja e ERT-it dhe përpjekja për të pretenduar ERT-in e ëndrrave tona dhe të shoqërisë, një ERT i hapur, publik, të lirë dhe me të gjitha strukturat e tij vazhdon.
Shqipëria
---Kryeministri Edi Rama mori pjesë të shtunën në Konventën e Industrialistëve të Rinj italianë mbajtur në Liguria të Itaisë.
Kryeministri Rama, i intervistuar nga gazetari i njohur italian, Enrico Mentana, foli për të dhëna që e bëjnë të hapur dhe konkurrues tregun shqiptar dhe klimën e favorshme për biznesin dhe investimet, njofton Ambasada e Shqipërisë në Itali përmes faqes së saj në “Facebook”.
Ndërsa kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se në vitin 2014 në Shqipëri kanë ardhur 591 kompani të huaja më shumë dhe ndër to 364 janë nga Italia.
“Sot në Konferencën e Industrialistëve të Rinj Italianë. 2014 në Shqipëri +591 kompani të huaja dhe +364 nga Italia”. /a.ke/
---Pas koncertit në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Kori i Konservatorit të Moskës dhe ai Klassica, do të performojnë në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë më 7 qershor.
Kori performon më së shumti vepra të kompozitorëve rusë dhe të huaj si, E.Denisov, A.Lurie, N.Sidelnikov, I.Stravinsky, A.Schnittke, A.Schoenberg, C.Nyustedt, K.Penderecki, J.Svider, J.Tavener, R.Tëardoëski, E.Lloyd-Webber dhe të tjerë.
Kori është fituesi i Çmimit të Madh dhe fituesi i dy medaljeve të arit në Kompeticionin Ndërkombëtar të Korit në Riva del Garda në Itali ne 1998, si dhe fituesi i çmimit të parë dhe i medaljes së artë në Kompeticionin Ndërkombëtar të Koreve që mban emrin e Brahms, në Gjermani ne 1999, i Olimpiadës së I-rë Botërore të Korit në Austri, 2000 dhe i Kompeticionit Ndërkombëtar të XXII-të të Muzikës Orthodhokse Kishtare “Hajnуëka” (Poloni, 2003).
Kori i Dhomës i Konservatorit të Moskës u krijua në dhjetor 1994, me iniciativën e Prof. A. S. Sokolov dhe nga Profesor B. G. Tevlin, një prej dirigjentëve të jashtëzakonshëm koralë, Artist i Popullit i Rusisë, që e drejtoi korin deri në fund të jetës së tij. /a.ke/
---Shfaqja “Penetrimi i shpirtrave”, plurishow bazuar në poemën “Vrima” të Rita Petro-s me koreografi dhe regji të Arian Sukniqit, do të ngjitet në 8-9 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar.
I konceptuar si një plurishow, me vleren e një spektakli shumëdimensional, koreografi dhe regjizori i shfaqjes, Sukniqi, ka zgjedhur plastiken dhe energjine e baletit për të përçuar tek publiku disa të vërteta, që ndonjëherë vështirësisht ia pohojme edhe vetes. E ngritur mbi nje frymezim vargjesh te Rita Petros, koreografia moderne e Arian Sukniqit merr vlera te vecanta per zgjidhjen e situatave dhe përçimin e mesazheve të fjalës, me anë të lëvizjeve.
Duke vënë në qendër dy balerinë të Trupes Kombetare te Athines, Altin Andon Koruti dhe Aretia Notis, “Penetrimi i shpirtrave” ngërthehet bukur në skenë me interpretimet aktoreske te aktorëve Olta Gixhari, Laurela Nezha, Armela Demaj, Florian Kokona dhe balerinëve të tjerë si, Adela Lami, Kristi Dalipi.
Pjesë e shfaqjes janë edhe skenografia dhe kostumet të përgatitura nga Laedia Hajdari, ndërsa formulimi muzikor eshte i Klodian Qafoku e Julian Llukani dhe skenar Genc Ymeraj. Të bëra bashkë, ato percjellin jo vetem një provokim seksual, por një mesazh ndërgjegjësimi për një realitet, të cilin në shumicen e kohes, njerëzit e anashkalojnë, ose për arsye të ndryshme, nuk kanë guxim ta permendin. /a.ke/
Bota
---Qeveria islamo-konservatore dhe opozita turke mbyllën të shtunën fushatën e tyre për zgjedhjet legjislative në një klimë të tendosur, pas një atentati të përgjakshëm kundër partisë kryesore kurde.
Drejtuesit e katër partive kryesore, ashtu si presidenti, Recep Tayyip Erdogan shfaqën edhe një herë sloganet e tyre dhe u bënë thirrje mbështetësve, pas një atentati me bombë që shkaktoi dy të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur në Diyarbakir gjatë një takimi publik të Partisë Demokratike të Popullit (HDP).
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të dielën parashikohen të jenë ndër më të ngushtat në më shumë se një dekadë për partinë AK në pushtet. Presidenti Recep Tayyip Erdogan po sulmon gjithnjë e më shumë partinë opozitare pro-kurde HDP, e cila është duke kërkuar për të hyrë në Parlament për herë të parë si parti politike.
Edhe pse Presidenti është i detyruar nga Kushtetuta të jetë i paanshëm, ai i ka shtuar retorikat kundër HDP-së, për të cilën sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se do ta kalojë pragun zgjedhor 10 për qind të nevojshëm për përfaqësim parlamentar. Elementët e para të hetimit konfirmuan origjinën kriminale të shpërthimit të dyfishtë./ec/
---Nuk ka qenë faji i Rusisë që raportet me vendet e Bashkimit Evropian u përkeqësuan, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.
”Nuk ishim ne ata që kufizuam tregtinë dhe aktivitetin ekonomik. Kjo u bë kundër nesh dhe ne u detyruam të merrnim masa. Sidoqoftë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Italisë kanë qenë gjithmonë të privilegjuara si në politikë ashtu edhe në ekonomi”, thekson Putin.
Presidenti rus e sheh marrëveshjen Minsk 2 si rrugën e vetme për zgjidhjen e problemit të lindjes së Ukrainës. “Por, jo gjithçka varet nga ne. Evropa dhe SHBA duhet të ndikojnë te Kievi për të respektuar atë që është arritur në Minsk”, thekson Putin.
“Vetëm një i çmendur apo një njeri që është në ëndërr mund të imagjinojë që Rusia mund të sulmojë NATO-n. Ndoshta dikush është i interesuar që të ushqejë këtë frikë. Ndoshta SHBA i frikësohet një afrimi mes Evropës dhe Rusisë”, shton ai.
---Protestat po shtohen në jug të Gjermanisë, në prag të samitit të G7-ës.
Mijerë perona u mblodhën në Mynih të shtunën për të kundërshtuar takimin e shtatë udhëheqësve botërorë. Thirrjet e tyre ishin: “Shpëtoni Klimën” apo “Luftoni Varfërinë”.
Axhenda e takimit do të përfshijë disa cështje: nga lufta kundër terrorizmit deri tek fuqizimi i grave. Të paktën 17 mijë policë janë dërguar në bavari për të garantuar sigurinë e samitit.
---Numri i viktimave nga mbytja e tragetit në Kinë ka arritur në 396 të vdekur ndërsa ekipet vazhdojnë të kërkojnë në ujërat e lumit Jangtze.
Trageti “Eastern Star” me 456 pasagjerë u mbyt të hënën pas një stuhie dhe u përmbys. Vetëm 14 persona mundën të mbijetojnë, mbi 40 të tjerë konsiderohen të humbur. Kjo konsiderohet si tragjedia më e rëndë e këtij lloji në Kinë, këto 60 vitet e fundit.
---Shkrimtari dhe gazetari çek, Ludvik Vaculik, kundërshtar i ashpër i regjimit komunist në pushtet në ish-Çekosllovaki nga viti 1948 deri në 1989, vdiq të shtunën në moshën 88-vjeçare, njoftoi media çeke.
Vaculik kishte fituar famë me romanin e tij “La Hache” (1966) (”Sëpata”) që fliste për një njeri, të cilit, simpatë komuniste në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, iu kthyen në zhgënjim, për vetë atë dhe për familjen. Në vitin 1968, gjatë ”Pranverës së Pragës”, ai shkroi manifestin prej dy mijë fjalësh, duke bërë thirrje për reformat, që ishin nënshkruar nga qindra mijëra persona./ec/
Moti
---Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik shira priten të Dielën, 7 qershor në rajonet lindore, kontinentale, në Sporade dhe në pjesët perëndimore të Ciklades dhe Kretës. Në rajonet e tjera do të ketë vransira dhe shira, kryesisht në rajonet kontinentale, në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior nga 6 deri në 7 ballë.
Në Attikë parashikohen vransira me shira dhe stuhi lokale të forta, kryesisht në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtimin veri - verilindje nga 5 deri në 6 ballë. Temperatura do të variojë nga 18 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa në zonat veriore dhe lindore të saj do të jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik, parashikohen vransira të cilat do të dendësohen me shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në pasdite. Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme deri në 4 ballë dhe në pjesët lindore të qytetit në drejtimin verilindje nga 5 deri në 6 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 17 deri në 27 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.