Lajmet në gjuhën shqipe 06/04/2015
---Me temë shfrytëzimin e pronës publike është zhvilluar në kryeministri nj; mbledhje nën drejtimin e kryeministrit Aleksi Cipra dhe me pjesmarrjen e Giánni Dragasáki, Giórgo Statháki, Nándia Valaváni dhe kreu i TAIPED, Stérgio Piciórla.
---Filloi të Hënën e madhe pasdite një debat në seancën plenare për propozimin e Grupit Parlamentar të SYRIZA në lidhje me një komision hetimor, që do të hetojë shkaqet dhe autorët që e çuan vendin në Memorandum.
Mes debateve intensive propozimi pritet të votohet, pasi që të pranohet kërkesa, sipas Rregullores së Parlamentit, duhet që propozimi të marrë votat pozitive të shumicës absolute të të pranishmëve. Procesi filloi në orën 18:00 në seancë plenare dhe do të përfundojë vonë në mbrëmje.
---Kishim një takim konstruktiv, veçanërisht produktiv për propozimet greke mbi reformat, deklaroi ministri grek i Financave, Ganis Varufakis, pas takimit me drejtoreshën e përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, në selinë e këtij fondi në Uashington.
“Qeveria jonë është reformatore. Jemi të vendosur të reformojmë thellësisht Greqinë. Ky është premtimi ynë ndaj popullit grek”, theksoi Varufakis. “Shansi për të diskutuar programin reformator të Greqisë këtu në FMN me drejtoreshën e përgjithshme është një hap i jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Diskutuam gjithashtu mënyra për përmirësimin e eficencës së negociatave që po bëhen sa në Grupin e Brukselit, aq edhe në nivel teknik në Greqi”, shtoi ai.
Ndërkohë, znj.Lagarde nënvizoi në një deklaratë me shkrim se “bashkëpunimi eficent është në interes të të gjithëve”, duke theksuar se “ministri Varufakis dhe unë shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet aktuale dhe ramë dakord se bashkëpunimi eficent është në favor të të gjithëve”.
“Vumë në dukje se pasiguria e vazhdueshme nuk është në interes të Greqisë dhe përshëndeta garantimin nga ana e ministrit se pagesa ndaj fondit do të bëhet më 9 prill. Shpreha vlerësimin tim për angazhimin e ministrit për përmirësimin e aftësive të ekipeve teknike që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe forcimin e bisedimeve lidhur me politikën me Grupin e Brukselit dhe të dy grupet do të vazhdojnë përsëri punën e tyre të hënën. Përsërita se fondi mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të ndihmuar Greqinë që të rikthehet në një rrugë jetësore zhvillimi dhe punësimi”.
Ministri i Financave do të takohet sot edhe me ekipin drejtues të Departamentit amerikan të Thesarit, ndërsa do të të ketë takim edhe me këshilltaren e presidentit Obama për çështjet e sigurisë, Caroline Atkinson.
---Kritikues për Ministrin e Financave, Giáni Varufáki është deklarata e Partisë Komuniste e cila thotë: «Ministri i Financave në një anë siguron huadhënësit se populli grek do të vazhdojë të vuajë një jetë, për të shlyer një borxh që nuk e ka krijuar ai dhe nga ana tjetër qetëson kapitalin se do të zbatojë reformat jopopullore».
---Të Mërkurën e Madhe të Shenjtë, 8 prill 2015, do të paguhen nga OGA ndihmat familjare të tremujorit të parë të vitit 2015.
---Kanë ndërprerë grevën e urisë të burgosurit - anëtarë të Grupit «Celulat e Zjarrit», duke thënë se kërkesa e tyre është plotësuar.
Vazhdojnë grevën e urisë dhjetë të burgosur të tjerë politikë, për të pretenduar kërkesat e tjera.
---Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Attikës shkon bashkëshortja e Áki Cochaxópulos, Víky Stamáti, pasi sipas avokatit të saj, Frangisko Ragúsi pritet të japë dëshmi shtesë tek prokurorët, Isídoro Dogiáko dhe Grigóri Pepóni.
Ka filluar dorëzimi i aplikacioneve të palëve të interesuara për të marrë pjesë në programin e punës në dobi të përgjithshme e OAED për Bashkitë e vendit.
Me programin e ri, ftesa e parë publike e të cilit është lëshuar sot, 32.433 të papunë do të punësohen në poste me orar të plotë, për një periudhë prej pesë muajsh. Dorëzimi i aplikacioneve bëhet ekskluzivisht nëpërmjet internetit, në website të OAED (www.oaed.gr) duke përdorur fushën «regjistrimi i aplikacioneve elektronike ».
---Gati janë të dy projekt-ligjet e Ministrisë së Punës, me të cilat qeveria synon të risjellë gradualisht rivendosjen e pagës minimale në 751 euro dhe të rivendosë ligjin e kontratave sektoriale të punësimit dhe të negociatave kolektive në nivelin që ishte përpara zbatimit të ligjeve të Memorandumit.
Ministri i punës, Pános Skurlétis, megjithë kundërshtimin e fortë të «institucioneve», synon që brenda kësaj jave të dërgojë një letër për partnerët socialë, në mënyrë që pas Pashkëve të fillojë dialogu i nevojshëm në mes të gjitha palëve të përfshira.
---Marshim nga Propýlea dhe një tubim jashtë Ministrisë së Punës kanë bërë të hënën shoqata të punëtorëve që janë vendosur në disponueshmëri apo janë shkurtuar.
Demonstrata u organizua bashkërisht nga punonjësit e ERT-it, pastrueset e Ministrisë së Financave, punonjësve të ΒΙΟ.ΜΕ, rojeve të shkollave, punëtorët e Fabrikës së Çimentos të Halkidës dhe kolektivave të tjera.
Protestuesit kanë bërë thirrje për kthimin e të gjithë punonjësve që janë në disponueshmëri dhe të dëbuarve në vendin e tyre të punës si dhe rihapjen e ERT-it, në bazë të atyre që u arritën përmes luftës shumë mujore të ertopen i vetë-menaxhuar.
--Ka ndërruar jetë të hënën në agim, në moshës 81 vjeç, Búba Dimitrokálli, motra e Manoli dhe Niko Glezos dhe i Giórgo Dimitrokálli.
Búba Dimitrokálli ishte Luftëtare e së Majtës, e pranishme në të gjitha luftimet nga pushtimi e deri sot, gjithmonë pranë Manolit me një prezencë të fortë në fushën e librit.
Ishte anëtare e Qytetarëve Aktiv dhe përgjegjëse e botimit të revistës «Qytetarë».
---Pazari me rastin e festës së Pashkëve me krijime të punuara me dorë që organizojnë punonjëset e ERT-it do të vazhdojë deri të Mërkurën e Madhe, 8 prill nga ora 10:00 - 22:00, në ertopen, në sallën e ekspozitës fotografike, në rrugën Mesogeíon 463, në katin e parë, përballë ndërtesës së madhe të Radio-Televizionit Publik Grek në Agia Paraskevi.
Shqipëria
---Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Fierit dhe Durrësit.
Në Fier, lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij. Lagjet e përmbytura deri tani në Fier janë ‘1 Maji’ dhe ‘Konferenca e Pezës’. Ndërkohë që institucionet e linjës po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.
Mbrëmjen e kaluar edhe në qytetin e Durrësit, uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet nr. 14, nr. 17, nr. 18, në afërsi të stacionit të trenit dhe në zonën e ish-kënetës.
Ndërkohë në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Aktualisht trashësia e borës në qytetet e Kukësit dhe Krumës është 20 cm, ndërkohë që në zonat malore ka arritur në 45 cm. Tropoja ka më pak reshje, ndërsa burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftuan se, për shkak të rrëshqitjes së një masivi shkëmbor, rruga e Kombit është e kalueshme vetëm në një korsi. /e.xh//m.m/
---Reshje dëbore dhe shiu, madje edhe temperatura deri në -2 gradë Celcius, ka përjetuar i gjithë vendi dy ditët e fundit, ndërkohë që kjo situatë sipas meteorologëve parashikohet të zgjasë deri në mes të kësaj jave.
Ata shprehen se kjo pranverë në të tilla kushte sinoptike ngjason me ato pranvera para viteve '90 në Shqipëri, megjithatë kushtet atmosferike janë pranë vlerave normale. Nëse këto ditë temperaturat sipas meteorologëve kanë shkuar edhe disa gradë poshtë zeros, tipike me stinën e dimrit, në fundjavë do ti rikthehemi sërish temperaturave mbi 20 gradë Celcius.
Gjatë këtyre ditëve edhe deti ka qënë i trazuar. Stuhitë si pasojë e erës, fuqia e së cilës ka qënë deri në 50km në orë ka sjellë dallgë, si dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve detare. Megjithatë meteorologët shprehen se mesi i javës do të sjellë kushte më të mira sinoptike, duke rikthyer pranverën.
---Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati nisi të hënën vizitën zyrtare në Japoni me një numër takimesh të nivelit të lartë.
Qëllimi i kësaj vizite është intensifikimi i dialogut politik, rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe nxitja e kompanive dhe biznesit japonez për të investuar në vendin tonë.
Gjatë ditës së parë të kësaj vizite, ministri Bushati u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, Nabutaka Machimura, me Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri dhe me zv. Presidentët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), Masakazu Ichikawa dhe Domichi Hideaki.
Në takimin me Ministrin e Jashtëm Kishida u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike dhe ekonomike dhe u theksua ruajtja e dialogut politik në nivelet më të larta të mundshme. Ministri Bushati vlerësoi asistencën dhe ndihmën e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, duke theksuar se “mbështetja e pandërprerë e Japonisë në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të kapaciteteve të administratës shtetërore, është një histori suksesi.”
Gjithashtu, ministrat e jashtëm të dy vendeve diskutuan mbi bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare si dhe për rakordimin e qëndrimeve mes Shqipërisë dhe Japonisë për çështje të sigurisë ndërkombëtare.
Bota
---Autoritetet turke urdhëruan të hënën bllokimin e rrjeteve sociale Twitter, Facebook dhe YouTube, për të penguar shpërndarjen e fotografive të një prokurori, i cili vdiq javën e kaluar pas marrjes peng në një gjykatë të Stambollit, njoftoi media turke.
Një mesazh i Autoritetit Administrativ të Telekomunikacioneve (TIB), i postuar në YouTube tregon se kjo ndërprerje, e para që nga bllokimi i një viti më parë, për të penguar shpërndarjen e akuzave për korrupsion kundër qeverisë islamiko-konservatore në pushtet, është urdhëruar si ”masë administrative”.
Javën e kaluar, prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, i cili po hetonte çështjen në lidhje me vdekjen e protestuesit Berkin Elvan, u mor peng në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll dhe më pas u vra. Sipas informacioneve, autorët ishin persona të organizatave ilegale./ a.jor.
---Të paktën 57 persona, përfshirë 17 civilë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit pas përleshjeve të ashpra në Aden, në jug të Jemenit, njoftuan sot burime ushtarake dhe spitalore.
”Luftimet kanë shkaktuar edhe vdekjen e 17 civilëve dhe 10 luftëtarëve të komiteteve popullore (përkrahës të presidentit Abd Rabbo Mansour Hadi – shën. përkth.)”, njoftoi një burim mjekësor.
Rebelët shiitë dhe aleatët e tyre, militantët e armatosur të ish-presidentit Ali Abdallah Saleh, po avancojnë drejt Adenit. Megjithatë, ky avancim ka ndeshur në rezistencën e luftëtarëve të komiteteve popullore, të cilët mbështeten fuqimisht në armë dhe municione nga koalicioni nën drejtimin e Arabisë Saudite, që filloi një operacion ushtarak kundër milicisë shiite të mbështetur nga Irani./ a.jor.
---Papa Françesku kërkoi të dielën paqe për Sirinë, Irakun dhe Tokën e Shenjtë.
”Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të rrijë indiferent. Kërkojmë paqe për Tokën e Shenjtë dhe për takimet mes izraelitëve dhe palestinezëve”, deklaroi papa Françesku.
”Ky komunitet nuk duhet të rrijë indiferent përballë tragjedisë së pamatë humanitare në këto vende dhe dramës së refugjatëve të shumtë. Ne duam paqe për të gjithë banorët e Tokës së Shenjtë”, theksoi Papa.
”Le të rritet mes izraelitëve dhe palestinezëve kultura e takimeve dhe le të rifillojë procesi i paqes për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe ndarjeve”, tha papa Françesku në meshën ”Urbi et Orbi”./ a.jor.
---Mieko Nagaoka, japonezja 100-vjeçare, arriti të përfundojë një garë noti prej 1.500 metrash, stil i lirë, në një provë që asnjë bashkëmoshatar i saj në botë nuk e ka bërë ende.
E vetme në kategorinë 100-104 vjeç, Nagaoka e përfundoi sfidën e saj për 1h 15′ 54”, të shtunën në prefekturën e Ehimes, nën duartrokitjet e një publiku entuziast. Rekordi i saj u homologua nga Libri i Rekordeve ”Guinness”.
”Dua të notoj deri sa të arrij 105 vjeç, nëse do të rroj kaq gjatë”, deklaroi ajo për agjencinë japoneze të lajmeve, Kyodo. ”Nagaoka filloi të notojë vetëm kur mbushi 80 vjeç për shkak të një dëmtimi në gju”, shton agjencia.
Në Japoni ka 59.000 persona mbi 100 vjeç, ku 87% janë femra./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Martën e Madhe, 7 prill, shira dhe stuhi në rajonet perëndimore, qendrore, veriore, ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez, ku në mëngjes do të jenë lokalisht të fuqishme. Reshje dëbore do të ketë në zonat malore si dhe në kodrinat e Epirit dhe Maqedonisë. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior nga 4 deri në 6 ballë.
Në Attikë priten re të pakta, por shumë shpejt do të rriten dhe do të ketë shira lokale dhe ka mundësi stuhi sporadike, kryesisht në zonat veriore të saj. Temperatura do të variojë nga 10 deri në 16 gradë Celsius.
Në Selanik, parashikohen vransira me shira lokale, dëborë në zonat malore dhe ka mundësi stuhi sporadike. Temperatura do të variojë nga 6 deri në 10 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.