Lajmet në gjuhën shqipe 03/04/2015
---Të premten është mbledhur ekipi ekonomik nën drejtimin e kryeministrit Aleksi Cipra në Pallatin Maksimou, lidhur me rezervat e shtetit dhe progresin e likuiditetit.
Në këtë takim morrin pjesë zëvendës Kryeministri, Giánnis Dragasákis, ministri i Financave Giánis Varoufákis, zëvendës ministri i financave Dimitris Márdas dhe zëvendës ministri i Jashtëm për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, Efkleídis Tsakalótos.
---Në datat 8 dhe 9 Prill do të mblidhet Euro Working Group, në kohën që skadon afati për pagesën e këstit prej 448 milionë euro që Greqia i ka borxh në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe rezulton nga programi i parë i shpëtimit.
---Situata ekonomike e Greqisë dhe marrëdhëniet Rusi-BE do të jenë mes çështjeve që do të diskutojnë në takimin e ardhshëm të tyre Kryeministri grek Aleksis Cipras dhe presidenti rus Vladimir Putin, sipas zëdhënësit të udhëheqësit rus, i cili, ndër të tjera, theksoi se Greqia, për momentin, nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Rusia.
---Takim me delegacionin e ministrisë zvicerane të Financave do të kenë më 14 prill ministri i Financave, Giánis Varoufákis dhe ministri i Shtetit i ngarkuar për luftimin e korrupsionit, Panagiótis Nikoloúdis.
---Situata e ekonomisë, por dhe çështje të sigurimit kanë mbizotëruar në axhentën e Këshillit Politik të Demokracisë së Re, që u mblodh të premten nën drejtimin e Antoni Samara.
---Ministria greke e Financave përgënjeshtron kategorikisht publikimin anonim të agjencisë britanike të lajmeve, Reuters për çështjet që supozohet se u diskutuan gjatë punimeve të Euro Working Group, më 1 prill.
”Publikime të tilla ofendojnë institucionet europiane”, deklaroi Ministria greke e Financave në përgjigje të një publikimi të agjencisë Reuters, ku pretendohet se qeveria greke informoi kreditorët e saj se paratë mbarojnë më 9 prill, duke kërkuar në të njëjtën kohë disbursimin e një pjese të kësteve të kredisë para kryerjes së reformave.
”Ne e përgënjeshtrojmë kategorikisht këtë njoftim”, theksoi kjo ministri./ a.jor.
---Sqarimet ka dhënë zëvendës ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në lidhje me artikullin e sotëm të tij titulluar «Një thirrje agonie nga ministri» në gazetën Ta Nea, që ka shkaktuar trazira në qeveri dhe SYRIZA.
«Me ndërhyrjet e mia të shkruara mbështes Kryeministrin dhe në tërësi qeverinë në detyrën e saj të vështirë. Çdo gjë tjetër janë interpretime arbitrare dhe shtrembërime të dyshimta», thekson Giánnis Panoúsis.
---Më në fund nuk kthehen në buxhetin e shtetit fondet e pashpenzuara të Rajoneve për financimin e projekteve të infrastrukturës, siç doli nga mbledhja e sotme e udhëheqjes së Ministrisë së Ekonomisë me Rajonet.
---Në zonën e Haidarit, pranë kishës së Panagítsas, (Shën Marisë), në një distancë të shkurtër nga Dromokaḯteio është gjetur në mesditë Vicky Stamatis, e cila është marrë në selinë e policisë.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja e Aki Cohatzopulos, që kishte ikur nga Dromokaḯteio ku kurohej me roje, kontaktoi përmes një personi të tretë me autoritetet e ndjekjes penale, duke shprehur dëshirën e saj për t'u dorëzuar dhe duke treguar vendin se ku ndodhej.
---Të martën, 7 prill në orën 12:00 në mesditë vjen për përpunim në Komitetin e Përhershëm Parlamentar të Administratës Publike, Rendit Publik dhe Drejtësisë, projekt-ligji për ERT-in.
Raportues nga ana e maxhorancës është vendosur deputetja e SYRIZA-s, Aglaḯa Kyrítsi dhe nga partia kryesore e opozitës, Sofia Voúltepsi.
Një ditë më parë, të hënën, 6 prill vjen për përpunim në të njëjtën Komitet Parlamentar dhe projekt-ligji për heqjen e burgjeve të tipit G.
---Ndërkohë, një amendament me të cilën nuk rritet çmimi i energjisë elektrike ka depozituar ministri i Rindërtimit Produktiv Panagiótis Lafazánis, në projekt-ligjin për ERT-in.
Me amendamentin Lafazáni caktohet se mbeten të pandryshuara për vitin 2015 pagesat e Tarifës së Veçantë për Reduktimin e Emisioneve të Ndotësve të Ajrit (ETMEAR) dhe sqarohet se çmimet do të mbeten në nivelin e vitit 2014. Vendimi ka fuqi prapaveprues nga data 1 janar i vitit 2015.
---Është lënë e lirë në mesditë me urdhër të Prokurorit të Ndjekjes Penale, 22 vjeçarja që ka plagosur të enjten pasdite me thikë tre shoqet e saj, brenda në sallën e mësimit në shkollën teknike të Agjencisë së Punësimit të Fuqisë Punëtore (OAED) në Redi.
Prokurori e ka dërguar të akuzuarën të shprehet në një seancë dëgjimore, më 8 qershor 2015 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Pireut dhe të dërgohet në një psikolog dhe psikiatër, për të diagnostikuar nëse shëndeti i saj mendor është i brishtë.
---Ka filluar regjistrimi i sipërfaqeve të përmbytura në Serrea dhe të dhënat e sakta pritet të jepen të hënën, 6 Prill.
---Punonjësit e ΒΙΟΜΕ, e Fabrikës së Çimentos të Halkidas, punonjësit e ERT-3, pastrueset e ministrisë së Financave, rojet e shkollave të Selanikut, mësues të dalë në disponueshmëri, shoqata, lëvizje sindikaliste, nisma dhe lëvizje të tjera fillojnë të bashkuar të premten, 3 prill nga Selaniku një udhëtim dinjiteti me "Karvanin e Luftës dhe Solidaritetit", që do të përfundojë të hënën 6 prill në Athinë me një marshim në ministrinë e Punës.
Stacione të ndërmjetme do të jenë: Larisa, Volos, radiot e lira të ERA në periferi, Livadia, Fabrika e Çimentos e Halkidas.
Të dielën, në orën 18:00 pasdite "Karvani i Luftës dhe Solidaritetit" do të bëj një ndalesë në ertopen.
---Një pazar me rastin e festës së Pashkëve me krijime të punuara me dorë organizojnë punonjëset e ERT-it nga data 3 deri më 6 prill, nga ora 10:00 - 22:00, në ertopen, Mesogeíon 463, në katin e parë, përballë ndërtesës së madhe të Radio-Televizionit Publik Grek në Agia Paraskevi.
Shqipëria
---Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin, gjatë 2 muajve të parë të vitit 2015 rezultuan 13,2 % më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-shkurt 2015, në buxhet u arkëtuan 2.051 milionë lekë nga tatimi mbi fitimin, rreth 921 milionë leke më pak se planifikimi, ose 31 % më pak. Krahasuar me vitin 2014, gjatë periudhës janar-shkurt 2015 u mblodhën 312 milionë lekë më pak ose 13,2 %.
Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë./a.gjonaj/f.n/
---Eksportet e këpucëve të prodhuara në Shqipëri u rritën ndjeshëm gjatë vitit të shkuar me 26,6% më shumë se në 2013-tën.
Sipas INSTAT, në vitin 2014 eksporti i këpucëve kapi vlerën prej 42.3 miliardë lekë ose 26.6% më shumë se një vit më parë. Ndërsa Italia është tregu kryesor me mbi 90% të eksportit të këpucëve “made in Albania” si prodhim me cikël të mbyllur, ku për periudhën janar –dhjetor 2014, vlera e eksportit të këpucëve arriti mbi 38 miliardë lekë, vërehet se tregu rajonal ka njohur zgjerim të eksporteve për këpucët ku llogaritet që ndonëse me sasi të vogla, eksportet drejt tyre u dyfishuan, duke arritur vlerën 750 milionë lekë nga rreth 360 milionë lekë që ishin në vitin 2013.
Rritjen më të madhe të eksporteve e zë Bullgaria me 318 miliardë lekë, nga 74 miliardë lekë që ishin në 2013-tën. Këpucët shqiptare tashmë shiten edhe në Serbi, Malin e Zi, në Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kroaci, duke dëshmuar sinjal pozitiv për zgjerim të mëtejshëm. Gjatë vitit 2014 pas Bullgarisë, shitjet kryesore të këpucëve prodhuar në fabrikat kryesore shqiptare me cikël të mbyllur u bënë në tregun serb dhe atë kroat me 93 milionë lekë, të ndjekur nga shitjet në tregjet e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, ku eksportet kapën vlerën me rreth 30-45 milionë lekë për secilin shtet./n.m/f.n/
---Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa në të njejtën periudhë të vitit 2014.
Tragetet janë shfrytëzuar nga 115.539 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, një shifër 4 përqind më e lartë se sa 3-mujori i parë i vitit të kaluar – bën me dije sektori i statistikave të Autoritetit Portual Durrës.
Megjithëse tragetet kanë kryer 9 lundrime më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shifrat e transportit në 3 muajt e parë të vitit 2015 janë përgjithësisht më të larta se sa ato të periudhës janar – mars 2014.
Sipas të njejtave burime, 72.397 udhëtarë janë nisur me tragete drejt porteve të Barit, Brindizit, Triestes dhe Ankonës (Itali), duke shënuar një rritje prej 10 për qind krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraardhës. Numri i udhëtarëve në hyrje ka qenë shumë më i vogël se në dalje, vetëm 43.142 vetë, duke regjistruar një rënie prej 5 për qind.
Statistikat bëjnë me dije se shifrat e udhëtarëve vendas që shfrytëzojnë tragetet kanë shënuar një rritje prej 7 për qind, ndërsa është regjistruar një rënie prej 6 për qind e udhëtarëve të huaj që zgjedhin këtë lloj shërbimi. Rritje prej 8 për qind ka patur edhe në transportin e kamionëve me tragete, ndërkohë që vihet re një rënie prej 2 për qind në numrin e përgjithshëm të autoveturave.
Gjatë këtij 3-mujori tragetet kanë transportuar 20.123 autovetura dhe dhe afro 15.600 kamionë dhe trajlerë, ndërsa sasia e mallrave ka arritur në 181.263 ton, ose 4 për qind më shumë se sa në 3 muajt e parë të vitit 2014. /a.ke/
---Tirana u përfshi orët e para të ditës së premte nga dy lëkundje të lehta tërmeti, por fatmirësisht pa të lënduar dhe dëme materiale.
Tërmeti me magnitudë 3.8 ballë është regjistruar në orën 04:14 minuta. Epiqendra e tërmeti ka qenë 52 kilometra në verilindje të kryeqytetit, me një thellësi prej 5 kilometrash.
Ndërkohë që pas lëkundjeve të para u regjistrua edhe një tërmet tjetër me magnitudë 3.2 ballë . Epiqendra ka qenë 47 km larg nga Tirana, rreth 8 km nga Bulqiza, me thellësi 1 km./a.ke/
Bota
---Marrëveshja me Iranin është pajtueshmëri për zgjidhjen e çështjeve kryesore për programin atomik të Iranit.
Kështu është shprehur John Kerry, sekretari amerikan i shtetit duke shtuar se do të kthehen së shpejti në Lozanë për të punuar për marrëveshjen finale.
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore mbrëmë thanë se kanë arritur pajtueshmëri për "parametrat kryesorë" të marrëveshjes gjithpërfshirëse, që duhet të finalizohet deri më 30 qershor.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, duke e lexuar deklaratën e përbashkët me zyrtarët e Iranit në konferencën për gazetarë në Lozanë të Zvicrës, tha se mirëkuptimi i arritur mbrëmë është "hap vendimtar" në negociatat e gjata për ta ndalur programin atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.
Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se zyrtarët nga Franca, Britania, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, janë ende "për një kohë larg nga ajo ku ne dëshirojmë të jemi".
Sipas tij, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilat janë imponuar sanksione kundër Iranit, do të përfundojnë me arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse.
---Ministri i Jashtëm iranian Xhavad Zarif është pritur si hero në Teheran, pas suksesit në negociatat me fuqitë e mëdha, për programin bërthamor.
Sipas marrëveshjes paraprake, Irani duhet të ulë kuotat e pasurimit të uraniumit. Si shpërblim, sanksionet e rënda ekonomike disa vjeçare pritet të shfuqizohen.
---Bashkimi Europia premtoi mbështetjen e tij për Kenian në luftën kundër terrorizmit, pas sulmit të kryer një ditë më parë nga islamikët somalezë të Al-Shebabit kundër studentëve të Universitetit të Garisas duke shkaktuar vdekjen e 147 personave.
”BE-ja përsëriti angazhimin e saj për të mbështetur qeverinë dhe popullin kenian për të mposhtur kërcënimin terrorist”, theksoi në një komunikatë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
”Kenia mund të mbështetet në solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe ne do të punojmë për të rritur mbështetjen për përpjekjet e Kenias për të luftuar kundër terrorizmit”, shtoi Mogherini.
”Ekstremizmi po dhunon përsëri të drejtën e popullit kenian për të jetuar në paqe si dhe liri fetare”, shtoi ajo.
Të paktën 147 persona, kryesisht studentë, u vranë dje pas një sulmi të kryer nga një komando islamike e Al Shebabit kundër Universitetit kenian të Garissas, në lindje të Kenias, sipas një bilanci të ri të njoftuar nga qendra kombëtare për menaxhimin ne katastrofave (NDOC)./ec/
---Konservatorët janë në krye të sondazheve, edhe pse me avantazh të ngushtë ndaj laburistëve, doli pas debatit të dytë televiziv mes partive që u bë të enjten në Britaninë e Madhe.
Sipas tyre, kryeministri David Cameron arriti pikun e preferencave me 37 për qind, thënë ndryshe dy më shumë sesa laburistët e David Milibandit.
Në ndërkohë, në Skoci, rritja e nacionalistëve rrezikon laburistët.
UKIP -i i Nigel Farage konfirmohet partia e tretë me pak më shumë se 13 për qind të parapëlqimeve./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të shtunën 4 prill vransira lokale dhe kthimin gradual të erës nga drejtimi perëndimor në drejtimin jugor 3 deri në 5 ballë. Në zonat malore në mëngjes, dukshmëria do të jetë e kufizuar.
Temperatura në Athinë do të variojë nga 9 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura do të variojë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.