Lajmet në gjuhën shqipe 22/03/2015
---Uji është një ndër burimet më të rëndësishme në Tokë. Dita Botërore e Ujit festohet më 22 mars.
Është themeluar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992. Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar me 22.03.1993. Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit dhe menaxhimit të ujit.
Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujrat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj. Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do ta tejkalojë furnizimin. Kjo do të rezultojë në ndaljen e zhvillimit, fillimin e luftës për ujë dhe mundësinë e luftës ndërshtetërore. Numri i popullsisë botërore po rritet shpejt, kërkesa për ujë edhe më shpejt, kurse sasia e saj nuk ndryshon.
Deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të mëdha për ujë. Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore. Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milion njerëz në vit, është dhjetë herë më shumë se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat vjetore në botë.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës
Në kuadër të kësaj dite, World Water Development Onu, e cila kryen çdo vit studime mbi çështjet e ujit ka raportuar për vitin 2015 se brenda 15 viteve toka do të ketë një mungesë prej 40% të ujit. Femrat janë ato që goditen më shumë nga kjo mungesë, pasi ato kalojnë 25% të ditës së tyre duke u siguruar familjarëve të tyre nevojat nëpërmjet ujit. Problem tjetër në konsumin e ujit në masë të madhe është agrokultura e cila sipas raportit merr 70% të tij në nivel global. Por, Onu llogarit që në vendet në zhvillim agrokultura merr 90% të konsumit të ujit. Ndërsa, në vitin 2050 llogaritet që 60% e ujit të konsumohet në agrokulturë për shkak të rritjes së produktivitetit agrokulturor.
Për fat të mirë, në Greqi planet për privatizimin e ujit kanë ngrirë, pas protestave të mëdha të qytetarëve, por edhe të vendimit të Këshillit të Shtetit, i cili vendosi se uji është një aset thelbësor publik i patjetërsueshëm për jetën, në të cilin duhet të kenë qasje të gjithë qytetarët pa dallim të gjendjes së tyre financiare dhe nuk duhet të jetë një burim i fitimit.
---Ne grekët, mbi bazën e traditës sonë kulturore dhe demokratike, kemi treguar me shumë mënyra se fenomenet e ksenofobisë dhe të racizmit janë të neveritshme dhe automatikisht të dënueshme, nënvizon në një mesazh për Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, presidenti i Republikës Greke, Prokopis Pavlopulos.
Pavlopulos shton se Greqia ftohet ta respektojë dhe ta forcojë këtë mesazh, duke dhënë madje, shembullin e vet në mbarë botën.
”Posaçërisht në një periudhë krize të thellë ekonomike, që siç dihet nga të gjithë, fsheh sjellje raciste dhe ksenofobe”, vë në dukje Pavlopulos.
---Shtabi i qeverisë bën një garë të vërtetë për përgatitjen e listës me koston e reformave që duhet të marrë «dritën jeshile» të Eurogrupit.
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri Aleksis Cipras duhet të shfrytëzojnë takimin e tyre, në mënyrë që të "kapërcejnë retorikën brutale të javëve të fundit dhe të japin një mundësi të re për marrëdhëniet greko-gjermane" tha bashkë-kryetarja e të Gjelbërve gjermanë, Simone Peter në Agjencinë Gjermane të Lajmeve, duke u përpjekur për të mbajtur distanca të barabarta.
---Partia Demokracia e Re bën një sulm kundër Aleksi Cipra, të cilin e fajëson se përpiqet të uzurpojë arritjet e qeverisë Samara.
---Përgjigje në publikimin e gazetës «Vima» që thotë se ai është paguar për rastet e nënpunësve civilë të dëbuar nga puna ka dhënë zëvendës Ministri i Reformës Administrative, Giórgos Katroúngalos.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ndër të tjera tha se «kjo nuk është shpifje, por një provokim dhe falsifikim».
---Në pretendimin e dëmshpërblimeve gjermane është referuar Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panos Kammenos, gjatë një vizite në Kalávryta, ku mori pjesë në festimet për përvjetorin e çlirimit të qytetit.
---Është nderuar të dielën në Kilelér 105 vjetori i kryengritjes së fermerëve të Thesalisë në vitin 1910. Në evenimentet e organizuara në kujtim të tyre edhe këtë vit, fermerët nuk kanë marrë pjesë.
---Deri në 38% kanë rënë të ardhurat e nënpunësve civilë në pesë vitet 2009-2013, sipas një botimi në Gazetën e Redaktorëve.
---Me shi është bërë marshimi me motoçikleta në solidaritet me të burgosut që bëjnë grevë urie.
Gjendja shëndetësore e grevistëve konsiderohet kritike, sipas një deklarate të mjekëve të tyre.
---Asnjë leje nuk jepet për të burgosurit e burgut Nigritas dhe Iniciativa për Drejtat e të Burgosurve akuzon ish-drejtorin e Burgut, Antóni Stamboulí, i cili edhe pse është i akuzuar për rastin e rrahjes së egër për vdekje të të burgosurit Ili Kareli, tani nga pozita e shefit të Sekretariatit «ngrin» dhënien e lejeve për të burgosurit.
---Të dielën ka përfunduar dialogu para kongresit, që filloi të shtunën për një federatë bazë të punës, Universitetin Politeknik, në Athinë, në Amfiteatrin e Madh të Kimistëve.
---Përzjerje të kompanive greke në çështje të ryshfetit jashtë vendit zbulon raporti i OECD-së.
---Në vendin e parë të vendeve evropiane që shtetasit e saj punojnë më shumë orë, përkatësisht 42 orë në javë, është Greqia sipas një botimi në The Independent.
Shqipëria
---Kryeministri Edi Rama inspektoi të dielën punimet për ndërtimin e një landfilli rajonal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane për bregdetin e jugut në Bajkaj të Sarandës.
Në një postim në rrjetin social “‘Facebook”, kryeministri Rama bën të ditur se përmes këtij investimi të qeverisë, çelet rruga për zhdukjen e gangrenës 25-vjeçare të krijuar nga plehrat e hedhura kudo nëpër zonën e mrekullueshme turistike të Shqipërisë.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, kryeministri inspektoi edhe punimet për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, i cili synon zgjidhjen përfundimtare nga ndotja e ujërave dhe shkarkimin e tyre në bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit. Në Sarandë kreu i qeverisë, Rama vizitoi edhe kurorën e gjelbër të qytetit, ku qeveria, nëpërmjet investimeve synon pyllëzimin dhe gjelbërimin e kurorës së Sarandës./a.gjonaj/ /m.m/
---Në një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj, festës së Sulltan Novruzit, politikanët shqiptarë vizituan Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ndërsa uruan të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati.
“Uroj që kjo ditë e veçantë për të gjithë besimtarët të sjellë sa më shumë paqe, begati, mirësi”, deklaroi Presidenti Bujar Nishani, pas vizitës që zhvilloi në selinë e Kryegjyshatës, i shoqëruar nga zonja e parë, Odeta Nishani.
Presidenti i Republikës i bëri thirrje politikanëve që të “orientohen nga mirësia dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve”.
---Festa e Sulltan Novruzit, është dita e përkujtimit të Imam Aliut, dijetarit dhe shenjtorit më të madh, që luftoi ndaj diktaturës, injorancës, duke sjellë paqe, dashuri dhe mirësi. Gjatë paradites, të dielën në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, është mbajtur edhe ceremonia e drejtuar nga Kryegjyshi Botëror./a.gjonaj/ /m.m/
ktori, regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, feston sot 71-vjetorin e lindjes.
---Aktor dhe regjisor i mbi 20 premierave në Teatrin e Estradës, një nga talentet e Bujar Kapexhiut është edhe filmi i animuar, me të cilin ka fituar edhe çmime ndërkombëtare.
Krahas teatrit dhe kinematografisë, Kapexhiu është edhe një nga karikaturistët e shquar shqiptarë, me një mori botimesh në median e shkruar. I pajisur me disa talente njëherësh, ai është skenarist, piktor e regisor i filmave të vet, duke krijuar edhe një stil të vetin origjinal.
Kapexhiu mban titujt “Artist i merituar”, “Profesor” dhe Mjeshtër i Madh i Punës”.
Krahas teatrit dhe kinematografisë, Kapexhiu është edhe një nga karikaturistët e shquar shqiptarë, me një mori botimesh në median e shkruar. Kapexhiu ka marrë pjesë në ekspozita apo konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare (Greqi, Turqi, Bullgari, Kosovë, Itali, Francë, Gjermani, Kanada, Japoni etj.) dhe ka fituar disa çmime.
Përposh karikaturës, ai është marrë edhe me ilustrimin e librave humoristike, sidomos ata për fëmijë. Kapexhiu është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Karikaturistëve Shqiptarë. Ai mban titujt “Artist i merituar”, “Profesor” dhe Mjeshtër i Madh i Punës”./m.m/
Bota
---Të paktën 43 milionë francezë janë thirrur të dielën për turin e parë të zgjedhjeve administrative, që u korrespondojnë zgjedhjeve rajonale.
Sondazhet favorizojnë Frontin Nacional të Marine Le Pen kundrejt UMP-së së Nicolas Sarkozy. Në ndërkohë, në vend të tretë është Partia Socialiste që drejton vendin.
Pritet një pjesëmarrje rekord në këto zgjedhje./ a.jor.
---Presidenti i Jemenit premton luftë të ashpër kundër ndikimit të Iranit në vendin e tij si edhe kundër ekstremizmit shiit dhe atij sunit, pas atentateve vdekjeprurëse kundër dy xhamive në Sanaa, që frekuentoheshin nga shiitët.
---Ambasadori amerikan në Izrael, Dan Shapira akuzoi të dielën kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu se ka krijuar konfuzion kur ditët e fundit ka bërë deklarata kontradiktore për përkushtimin e tij lidhur me zgjidhjen e ashtuquajtur Dy Shtete, pavarësisht se ato i siguruan fitoren e zgjedhjeve.
---Zyrtarët në Pakistan thonë se trupat e këtij vendi i kanë vrarë 80 militantë gjatë një jave të sulmeve ajrore dhe ofensivës tokësore, në pjesën e trazuar veriperëndimore afër kufirit me Afganistanin.
Zyrtarët ushtarakë thanë sot se së paku 7 ushtarë, po ashtu, janë vrarë gjatë përljeshjeve në luginën Tirah të provincës Khyber. Këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Një zëdhënës i talibanëve tha se ka pasur luftime të ashpra në këtë rajon gjatë tri ditëve.
---NASA ka publikuar imazhe shokuese mbi fenomenin e "vrimave kurorë" në diell, të cilat aktualisht mbulojnë gati 10% të sipërfaqes së diellit.
Sipas NASA, dy fusha të mëdha gri janë duke u zgjeruar në polet e diellit dhe kërcënojnë të shuajnë yllin pa të cilin jeta në tokë do të ishte e pamundur. Kjo është njëkohësisht sipërfaqja gri më e madhe e regjistruar ndonjëherë në historinë e vëzhgimeve diellore.
Vrima më e madhe është pozicionuar në polin jugor të yllit dhe mbulon të paktën 8% të sipërfaqes totale të Diellit, rreth 230.000.000.000 km2, që e bën atë një nga zonat më të gjera të vërejtura ndonjëherë nga shkencëtarët.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të hënën 23 mars shira lokale dhe stuhi sporadike, ka mundësi të forta në rajonet veriperëndimore dhe në zonën e Egjeut. Kushtet meteorologjike favorizojnë transportin e pluhurit kryesisht në perëndim dhe në jug.
Në Attikë, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 9 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa në Selanik, temperatura minimale dhe maksimale do të jenë 5 dhe 14 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.