Lajmet në gjuhën shqipe 10/03/2015
---Ministri grek i Financave, Ganis Varufaqis e cilësoi takimin e
eurogrupit si një hap të rëndësishëm për zbatimin e vendimit të 20
shkurtit, në një deklaratë pas takimit me ministrat e Financave të
zonës euro.
Varufaqis theksoi se do të ketë tashmë specifikim të programit të
reformave që do të zbatojë qeveria greke katër muajt e ardhshëm,
ndërkohë që duhen krijuar kushtet e nevojshme për negociatat që do të
çojnë në marrëveshje për periudhën pas qershorit. Varufaqis shtoi se
marrëveshja e 20 shkurtit nuk mund të përmbushej në një ditë, mirëpo
qeveria greke synon arritjen e një marrëveshjeje me institucionet
evropiane mundësisht para datës 20 prill.
Lidhur me letrën dërguar kreut të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem,
ministri grek i financave theksoi se kërkonte fillimin e menjëhershëm
të bisedimeve me institucionet. Drejtuesi i zonës euro, Jeroen
Dijsselbloem i kërkoi dje Greqisë të punonte më shpejt me reformat
duke akuzuar autoritetet e vendit se po humbin kohë që prej
marrëveshjes së arritur në fund të muajit shkurt për zgjatjen deri në
verë të programit të financimit.
“Shumë pak progrese janë bërë në dy javë, që prej takimit të fundit të
Eurogrupit, nuk duhet të humbet kohë dhe duhet të fillojmë të
diskutojmë seriozisht”, konfirmoi Dijsselbloem, pas mbërritjes në një
takim të ministrave të Financave të zonës euro në Bruksel./ec/
---Në mënyrë kategorike përgënjeshtrojnë burime qeveritare me
shprehjen «nuk kanë asnjë lidhje me realitetin», botime që thonë se
duke filluar nga dita e mërkurë do të vendosen në Llogarinë e Shtetit
këshilltarë teknikë të FMN-së, BE-së dhe BQE-së.
---Ndërkohë intensifikohen kontaktet ndërkombëtare të kryeministrit
Aleksi Cipra, i cili të enjten do të shkojë në Paris, ku do të flasë
në konferencën e OECD-së mbi reformat që do të bëhen në Greqi për
riorganizimin e administratës publike dhe rehabilitimin e drejtësisë
sociale dhe do të takohet me kreun e organizatës Ángel Gurría. Ditën
tjetër kryeministri do të takohet në Bruksel me presidentin e
Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
---Banka Qëndrore Evropiane (BQE) do të diskutojë këtë javë një
rizgjatje të kredive të saj të emergjencës në favor të bankave greke,
pasi të bëjnë të qartë të enjten 500 milionë eurot e ndihmës, njoftoi
sot një burim bankar.
”Bordi i guvernatorëve të institucionit do të zhvillojë një konferencë
të enjten që të rishqyrtojë dhe të rrisë potencialisht akoma dhe një
herë tavanin e kësaj kredie”, saktësoi ky burim.
”Këto takime duhet gjithashtu të organizohen çdo javë tashmë, në vënd
të çdo dy javëve, siç bëheshin më parë pasi BQE-ja dëshiron të
monitorojë zhvillimin e situatës së bankave greke në një mënyrë më të
rregullt”, shtoi ai.
---Planin udhëzues për restaurimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së
Përgjithshme Kolektive Kombëtare të Punës, rritjen graduale në pagën
minimale dhe shqyrtimin nga baza fillestare e kuadrit legjislativ për
format fleksibël të punësimit përshkruan dokumenti i Ministrit të
Punës dhe Solidaritetit Social, Panos Skourletis që kaloi në
Parlament, në kuadrin e kontrollit parlamentar.
---Është paraqitur për konsultim publik projekt-ligji për rihapjen e
ERT-it. Konsultimi do të përfundojë të enjten më 12 Mars në orën 10:00
në mëngjes në faqen e internetit opengov.
---Dje në Parlament është diskutuar propozimi i rikrijimit,
riorganizimit dhe përshkallëzimit të Komisionit Ndërpartiak për
rivendikimin e Borxheve që Gjermania i ka Greqisë, i cili ishte bërë
nga Zoí Konstantopoúlou.
---Në datën 20 prill pritet të fillojë gjyqi për çështjen e Agimit të
Artë, i cili do të zhvillohet në një sallë të formuar posaçërisht në
burgun e grave në Korudallo.
---Është larguar papritmas nga jeta, luftëtari social dhe agronomi
Stavros Hatzistavrou, i njohur në internet si Marx Factor. Varrimi i
tij civil do të mbahet të enjten në orën 15:00 në varrezat e Néas
Smýrnit.
Shqipëria
---Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto
zhvilloi të martën një takim zyrtar me ministrin e Transportit të
Katarit, Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të
vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.
Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Transportit, të dy ministrat
diskutuan për nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit midis dy
institucioneve dhe u fokusuan në konkretizimin e frymës së
bashkëpunimit. Në këtë takim u diskutua gjithashtu për realizimin e
disa marrëveshjeve dypalëshe, si dhe për firmosjen së shpejti të
marrëveshjes për transportin detar. Në takim u ra dakord edhe për
hapat konkrete që duhen ndërrmarrë në funksion të vendosjes së një
linje direkte fluturimi Doha-Tiranë.
Ministrat Haxhinasto dhe Al Sulaiti u ndalën në projektet e
investimeve të shtetit të Katarit në infrastrukturën e Shqipërisë dhe
për këtë qëllim, Ministri Katarez do të vizitojë së afërmi vendin
tonë./a.g/
---Kryqi i Kuq Shqiptar përfundoi të martën fazën e parë të
operacionit të shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë të
prekura nga përmbytjet në jug të vendit, në fillim të muajit shkurt.
Sipas njoftimit nga Kryqi i Kuq Shqiptar janë 2619 familje që kanë
përfituar paketa ndihme me ushqime dhe materiale jo ushqimore sipas
standardit të Kryqit të Kuq. Kategoritë që përfituan nga kjo
mbështetje ishin familje të prekura drejtpërdrejt nga përmbytjet dhe
familjet me probleme sociale në zonat e përmbytura. Shpërndarja sipas
qarqeve përfshiu në Fier 1345 familje, në Vlorë 800 familje, në Berat
304 familje, Gjirokastër 60 familje dhe në Elbasan 110 familje.
Ky operacion u zhvillua në bashkëpunim me Lëvizjen Ndërkombëtare të
Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, të cilat mbështetën
menjëherë apelin e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar në një shumë të
konsiderueshme prej 246 000 franga zvicerane. E menjëhershme ishte
mbështetja e institucioneve të tjera si Vodafon Foundation Albania në
shumën e 5 000 000 lekëve, Vodafone Group me qendër në Londër në
shumën e 10 000 paund; të TAP, zyra në Shqipëri në shumën e 10 000
euro, etj. E veçantë për nga rëndësia dhe madhësia është mbështetja e
Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe në shumën prej 200
000 USD. e.xh//m.m/
---14 marsi, Dita e Verës, një datë e shënuar, i rikthen kryeqytetit
festimet popullore.
Ministria e Kulturës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,
Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Mbrojtjes, në
bashkëpunim me institucionet artistike, shkollat, artizanët, bizneset,
etj, kanë hartuar një kalendar të pasur veprimtarish në Ditën e
Verës.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin
e lashtë te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë
shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të
njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14
Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në
Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.
Dita e Verës do të festohet si një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri
për njeriun, për natyrën, për jetën. Festimi kryhet në nderim të
natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Duke iu referuar Ditës së Verës, kësaj feste me një shije poetike të
hollë e të rrallë, Faik Konica këshillonte dhe uronte, më shumë se një
shekull më parë : “Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të
racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriu, veçse sjellin një gëzim të
kulluar…”
Tirana do të krijojë disa sheshe, lulishte dhe kënde arti, ku
qytetarët e Tiranës do të kenë rastin të ndjekin përgjatë ditës
aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat. Veprimtari të
ndryshme artistike do të organizohen nga Ansambli Kombëtar i Këngëve
dhe Valleve Popullore, Cirku Kombëtar i Tiranës, Teatri Kombëtar i
Kukullave, Liceu Artistik “Jordan Misja”, grupet e muzikës
alternative, këngëtarët e muzikës popullore, etj.
Në ambientin përpara Galerisë Kombëtare do të kompozohet “Qyteti i
Artit”, i rrethuar me piktura të nxënësve të shkollave të ndryshme të
kryeqytetit dhe me koncert harqesh nga Orkestra Rinore e nxënësve të
Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Lulet, simbol i kësaj feste, zënë vendin kryesor në këtë ditë,
shoqëruar me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen nga Elbasani.
Argëtimet për fëmijë do të jenë të larmishme, që nga koncertet, te
pikturat e të tjera aktivitete. Në lulishtet, apo sheshe të
improvizuara do të zhvillohen edhe aktivitete e ndeshje sportive për
të rinjtë që duan basketbollin, futbollin, etj.
Një risi për Diten e Verës në kryeqytet do të jetë hapja e panairit
me produkte shqiptare, në sheshin përpara Piramidës. Agjencia publike
“Nxitja e Biznesit Social” organizon në prag të ditës së verës,
Panairin e Artizanatit, Tiranë. Ky Panair do të organizohet te sheshi
përpara Piramidës. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200
Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat perreth, që u përkasin
zonave rurale, të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi
,gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar
dhe komuniteti rom./a.g/
Bota
---Kryeministri italian, Matteo Renzi premtoi një kontribut prej tetë
miliardë eurosh për planin e investimeve të Bashkimit Evropian
parashikuar nga presidenti i Komisonit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Italia do të kontribuojë për planin ”JunckerBE” me iniciativë të
Bankës së Kursimeve, institucion financiar publik, me tetë miliardë
euro”, shkruan Renzi në rrjetin social ”Twitter”.
Në fillim të muajit mars, Franca premtoi gjithashtu tetë miliardë euro
ashtu si Gjermania që kishte premtuar pesë miliardë euro shtesë për
investimet deri në vitin 2018, katër muaj pasi kishte njoftuar 10
miliardë euro investime, veçanërisht në infrastruktura.
Në fund të muajit shkurt, Spanja njoftoi premtoi gjithashtu 1,5
miliardë euro, nëpërmjet bashkëfinancimit të projekteve. Këto
kontribute kombëtare do të mundësojnë bashkëfinancimin e projekteve të
zgjehdura në kuadër të planit të investimeve të ndërmarrë nga Juncer
dhe duke marrë parasysh një shumë totale prej 315 miliardë eurosh./ec/
---Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko konfirmoi tërheqjen e pjesës
më të madhe të armëve të rënda nga zona e konfliktit në lindje të
Ukrainës duke përfshirë këtu dhe krahun e separatistëve prorusë,
ndërkohë që Londra akuzoi sot Rusinë se po minonte sigurinë në Evropën
lindore.
“Pala ukrainase ka tërhequr pjesën më të madhe të sistemeve të
raketave dhe artilerisë së rëndë konform marrëveshjeve të paqes Minsk
2”, deklaroi presidenti Poroshenko në një intervistë për televizionit
publik ukrainas të publikuar në mesnatë.
“Ne kemi konstatuar se edhe rebelët, të mbështetur nga Rusia, kanë
tërhequr gjithashtu një pjesë të kosniderueshme të armëve të tyre të
rënda”, shtoi presidenti ukrainas.
Kievi dhe perëndimorët akuzojnë Moskën për armatosje të sepratistëve
dhe dërgimin e trupave të saj nëë Ukrainës, gjë që Rusia e hedh poshtë
pavarësisht dëshmive të shumta të publikuara nga media./ec/
---Dhjetë persona humbën jetën sot si pasojë e përplasjes në fluturim
mes dy helikopterëve, në një zonë turistike të La Riojas, në veri të
Argjentinës, njoftoi sekretari për Sigurinë e provincës.
“Ka dhjetë të vdekur. Nuk ka të mbijetuar”, deklaroi Cesar Angulo për
stacionin informativ TN, ndërkohë që sipas medias lokale, një prej dy
helikopterëve ishte përdorur nga disa të huaj për të zhvilluar një
xhirim.
”Të paktën tetë francezë, të cilët merrnin pjesë në xhirimin e një
emisioni për televizionin francez në provincën La Rioja, kanë humbur
jetën si pasojë e përpjasjes së dy helikopterëve dje në Argjentinë”,
sipas një burimi policor.
”Edhe dy pilotët argjentinas kanë humbur jetën gjithashtu”,shtoi burimi.
Tetë prej viktimave ishin sportistë të njohur francezë, mes të cilëve
Florence Arthaud, kampione në garat me vela, notarja fituese e
medaljes së artë në Olimpiadën e 2012, Camille Muffat, si dhe boksieri
28-vjeçar, Alexis Vastine./ec/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të mërkurën 11 Mars
vransira në pjesën më të madhe të vendit, shira lokale dhe dëborë në
zonat malore, por dhe në zonat fushore të Maqedonisë Perëndimore.
Në Attikë, temperatura maksimale do të jetë 15 gradë Celsius, ndërsa
në Selanik, temperatura maksimale do të jetë 11gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital
në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet
Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.