Lajmet në gjuhën shqipe 02/03/2015
---Zëdhënësi i qeverisë Gavriil Sakellaridis njoftoi se kryeministri Aleksi Cipra do të informojë Parlamentin për marrëveshjen e zgjatjes 4-muaj të kontratës me huadhënësit.
"Arsyeja që qeveria në këtë moment ka zgjedhur për të mos sjellë marrëveshjen për ratifikim nga parlamenti, ka të bëjë me faktin se është vetëm një zgjatje e një marrëveshjeje ekzistuese të kredisë", tha z.Sakellaridis, i cili krahas konfirmoi se qeveria do të mbulojë të gjitha detyrimet financiare në mars dhe jo vetëm detyrimet e saj ndaj FMN-së, duke sqaruar se tashmë përparohen zgjidhje, kështu që të mos ketë asnjë problem në lidhje me shlyerjen.
--- Është dërguar në Zyrën e Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit projektligji i qeverisë për të ndalur krizën humanitare, që përfshin masat për furnizimin me energji elektrike, të ushqyerit dhe strehimin e qytetarëve dhe familjeve që jetojnë në një varfëri të skajshme.
Projekt-ligji parashikon ofrimin e energjisë elektrike të lirë deri në 300 kWh për familjet e integruara apo jo në faturën sociale, por dhe për familjet që i është prerë energjia elektrike, për shkak borxheve.
Përsa i përket strehimit, në fazën e parë do të subvencionohet qira për 30.000 familje që nuk zotërojnë pronë private në rajonin ku jetojnë.
Masat për ushqimin kanë lidhje me 300.000 familje dhe do të zbatohen përmes kuponave apo mjeteve të tjera elektronike.
---Me një shumicë të madhe është miratuar vendimi politik i Komitetit Qendror të SYRIZA, gjatë ditës së dytë të punimeve të tij në kinemanë Keramikos, që vlerësoi taktikën dhe rezultatet e qeverisë në negociatat me huadhënësit dhe përcaktoi prioritetet për periudhën e ardhshme. Sekretar i ri i Komitetit Qendror u zgjodh Tásos Koronákis.
Sekretar i ri i Komitetit Qendror u zgjodh Tásos Koronákis, të cilin e propozoi kryetari i radikalëve të Majtë, Aleksis Cipras. Kishte 102 vota për Tásos Koronákis, 64 vota për Alékos Kalývis nga Platforma Komuniste, një votë për Stélios Elliniádis dhe 32 të bardha.
Gjithashtu është refuzuar nga anëtarët e Komitetit Qendror, amendamenti i paraqitur nga Platforma e Majtë dhe me të cilin shprehte kundërshtimet e saj në marrëveshjen e Eurogrupit. Votuan në favor të Amendamentit 68 anëtarë, 92 votuan kundër, dhe u gjetën 5 të bardha.
---Pas reagimit të fortë të Athinës, Ankaraja u detyrua të tërheqë NOTAM që detyronte një sipërfaqe të madhe në pjesën veriore dhe qendrore të Detit Egje për ushtrime me armë zjarri nga data 2 mars deri në fund të vitit më 31 dhjetor 2015, në një zonë nga Skýro deri në Límno. Pala turke më në fund u detyrua të tërhiqet dhe të japë një NOTAM të korrigjuar, që rivendos status quo në rajon.
Tërheqja turke është bërë në dy faza. Së pari, të hënën në mëngjes, pas protestës së qeverisë greke në NATO, BE, Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe OKB, Ankaraja ka lëshuar një NOTAM të parë korrigjuese, me të cilën përjashtonte nga zona fillestare që kishte detyruar pjesën e territorit të Limnos, një veprim që shkel sovranitetin kombëtar.
Përgjigja e Athinës ishte që të jepte një NOTAM anuluese, pasi nuk e plotësonte as kjo lëvizje e Ankarasë dhe provokimi mbetej i pandryshuar. Kështu, Ankaraja u detyrua të japë një NOTAM të dytë korrigjuese, të hënën në mesditë, duke tërhequr të gjithë NOTAM e mëparshme provokuese, që ishte lëshuar të premten, 27 shkurt.
---Gjyqi për çështjen e Vatopedit, i cili do të fillonte sot, do të bëhet në datën 23 mars.
Gjykata vendosi ndërprerjen e tij, për të gjetur një sallë më të madhe, për 13 të pandehurit dhe avokatët e tyre. Megjithatë, që në ditën e parë të gjyqit, shteti deklaroi pjesmarrjen e tij në gjyq, duke pretenduar një shumë prej 234 milionë euro.
---Është arrestuar në mëngjes në Salaminë studentja 22 vjeçare, Angelikí Spyropoúlou, që duket se është bashkëpunëtore e Hristódoulo Ksiro dhe anëtare e grupit ekstremist grek pro-anarkist “Komploti i celulave të zjarrit”.
---Pa pranga priten të shkojnë në gjyq për çështjen e Agimit të Artë, Níkos Mihaloliákos, Giánnis Lagós dhe Hrístos Pappás, pasi përfundon mbajtja e tyre 18 muaj në burg. Gjyqi pritet të fillojë në mes të prillit.
Në burg do të mbeten deputetët e Agimit të Artë, Ilías Kasidiáris, Níkos Míhos dhe Giórgos Germenís, për të cilët 18-mujori përfundon më vonë.
Shqipëria
--- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë sot në seksionin e 28-të, të Këshillit të Mbrojtjes të të drejtave të njeriut, në Gjenevë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjeneva, transmetuar në media, gjatë fjalës së tij, Bushati u ndal në rëndësinë e bashkepunimit mes vendeve të ndryshme për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në botë. “Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe zyrtarëve, masat që merren per tu ekzekutuar dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve, duhet të jenë efektive në mënyrë që të mbrohen të drejtat e njeriut”, u shpreh Bushati.
Sipas Bushatit, është shumë e rëndësishme ti themi ndal diskriminit. “Qeveria Shqiptare është e fokusuar tek detyrimet që ka ndaj qytetarëve. Shqipëria është një ndër shtetet jo vetëm promovuese të paqes, të mbrojtjes të të drejtave të njeriut por edhe simbol i harmonisë fetare”, nënvizoi Bushati.
Ministri i Punëve të Jashme të Shqipërisë, ndër të tjera, tha se “Shqipëria ka shumë sfida përpara, por ne si qeveri jemi të vendosur për të siguruar në veçanti të drejtat e grave dhe fëmijëve”./f.n/
---Komisioni për Integrimin Evropian shqyrtoi sot projektligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Në seancën e sotme të komisionit ishin thirrur përfaqësues nga shoqëria civile, e cila do të ketë 3 vende në Këshillin Kombëtar të Integrimit.
Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit shprehu vlerësim për përpjekjen për të formalizuar përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit. Ajo u shpreh se e sheh përfaqësimin e shoqërisë civile në Këshillin Kombëtarë të Integrimit si një përfshirje me listë organizatash të specializuara për fusha të ndryshme dhe për çdo çështje të thirrej organizata që është specialiste për atë fushë.
Bota
---Rreth 30.000 anëtarë të forcave irakiane, të mbështetura nga avionë nisën të hënën një ofensivë kundër xhihadistëve të qytetit Tikrit, një bastion i grupit të Shtetit Islamik, që ndodhet pranë Bagdadit, theksoi sot ushtria.
”Forcat e sigurisë kanë avancuar në tre drejtime, drejt Tikritit, Ad-Dawrit dhe Al-Alamit”, deklaroi një kolonel i ushtrisë irakiane. Edhe luftëtarët kurdë dhe ushtria siriane ndërmorën sot një ofensivë kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik në provincën Hassake, vend strategjik pranë Irakut dhe Turqisë.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), forcat e regjimit, mbështetur nga luftëtarët kurdë, kanë marrë kontrollin e 23 fshatrave pas tre ditëve luftime në këtë provincë me maxhorancë kurde.
Në jugperëndim, njësitë për mbrojtjen e popullit, forca kryesore kurde në Siri, bombarduan fshatra rreth Tall Tamerit për rimarrjen e 10 fshatrave të krishterë asirianë pushtuar javën e kaluar nga ISIS, që rrëmbyen 220 banorë. Avancimi i xhihadistëve kishte shkaktuar largimin e rreth 5 000 të krishterëve asirianë drejt dy qyteteve të mëdha të kësaj province./ec/ a.jor.
---Papunësia ka regjistruar rënie edhe në muajin janar në zonën euro për të dytin muaj radhazi, duke arritur në nivelin më të ulët që prej muajit prill 2012, sipas shifrave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave ”Eurostat”.
Niveli i papunësisë arriti në 11,2 për qind nga 11,3 për qind në dhjetor të vitit 2014. Në një muaj, papunësia është ulur ose ka mbetur e qendrueshme në të gjitha vendet e zonës euro.
Në total, rreth 18,06 milionë persona janë regjistruar të papunë në muajin janar në zonën euro, rreth 140 000 më pak se një muaj më parë dhe 896 000 më pas se në muajin janar 2014.
Gjermania mbetet vendi, ku niveli i papunësisë është më i ulët me 4,7 për qind, ndjekur nga Austria me 4,8 për qind, Luksemburgu 5,9 për qind dhe Malta 6,0 për qind.
Në anën tjetër të medaljes, është Greqia që regjistron përqindjen më të lartë të papunësisë me 25,8 për qind, sipas statistikave të fundit të disponueshme, që datojnë në nëntor 2014. Spanja pason me 23,4 për qind dhe Qipro me 16,1 për qind. Në Francë niveli i papunësisë ka regjistruar rënie në 10,2 për qind kundër 10,3 për qind në muajin dhjetor./ec/
---Partia e reformave në pushtet në Estoni fitoi dje zgjedhjet legjislative në sfondin e shqetësimeve për sigurinë përballë Moskës, sipas rezultateve të plota të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Zgjedhor.
Kryeministrit në ikje, Taavi Roivas duhet gjithashtu t’i besohet nga presidenti detyra për të formuar një koalicion të ri, ndërkohë që partia e tij ka marrë 30 nga 101 vende deputetësh para Partisë së Qendrës, proruse që mori 27 vende, socialdemokratëve 15 vende dhe konservatorëve të IRL, që morën 14 vende.
Dy aleatët aktualë, Partia e Reformave dhe Socialdemokratët, nuk kanë maxhorancën absolute në Parlament dhe do të duhet të kërkojnë një aleat të ri./ec/
---Një band punk i përbërë nga muzikantë me aftësi të kufizuara, do të përfaqësojnë Finlandën në Eurovision Song Contest 2015.
Kuarteti me emrin PKN është zgjedhur të shtunën nga votimi shtetëror ndërsa po merr vlerësime nga forumet online, ku fansat po e lartësojnë shijen e tyre muzikore. Anëtarët e grupit kanë autizëm dhe Down Syndrome ndërsa do të këndojnë këngën “I always have to”, në Vjenë të Austrisë. Grupi është bashkuar pas një takimi në një klub bamirësie, ndërsa janë paraqitur në dokumentarin “The Punk Syndrome”. /a.g/
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 3 Mars shira lokale, kryesisht në zonat malore të Greqisë Perëndimore dhe Veriore, përmirësim gradual të motit dhe diell me pak re në pjesën tjetër të vendit.
Temperatura minimale dhe maksimale në Maqedoninë Perëndimore do të jenë 2 dhe 15 gradë Celsius, temperatura minimale dhe maksimale në Greqinë Veriore do të jenë 2 dhe 18 gradë Celsius, 5 dhe 20 gradë në Greqinë Qendrore, 7 dhe 18 gradë Celsius në Greqinë Perëndimore, 6 dhe 21 gradë Celsius në zonat e tjera kontinentale dhe 9 dhe 17 në ishujt e Egjeut.
Vransira të pakta presim të martën në Attikë, ndërsa temperatura në qendrën e qytetit do të arrijë në 20 deri 21 gradë Celsius. Vransira të përkohshme dhe dukshmëri lokale të kufizuar në mëngjes do të ketë të martën Selaniku, ndërsa temperatura do të arrijë në 16 gradë Celsius.
---Ju kujtojmë se në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në frekuencat 34 dhe 58, ndërsa transmetimi satelitor bëhet nëpërmjet Intelsat 19.
Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.