Δελτίο ειδήσεων στα αλβανικά

Shpallet brenda disa ditësh reformimi i qeverisë
Brenda ditës, ndoshta pas mesditës, pritet të njoftohet kabineti i ri i qeverisë. Siç duket, ka përfunduar të dielën në mbrëmje reformimi
dhe ka mundësi që kryeministri Antonis Samaras pas mesditës të bëj njoftimin përkatës. Objektivi kryesor i kryeministrit është që
nëpërmjet reformimit të fitojë qeveria kohë dhe të arrijë të kapërcejë pengesat e ardhshme, për të vazhduar politikën e aplikuar të
memorandumeve.


Panagiotis Lafazanis: "Reformimi nuk dotë shpëtojë qeverinë"

"Asnjëherë nuk pashë një qeveri që të përpiqet të shpëtojë nga reformimi i saj, reformimi sjell vetëm ndryshime të rrufeshëme,
klimën" deklaroi në kanalin privat SKAI, Panagiotis Lafazanis. "Kemi një kuadër politik asfiksues neoliberal dhe jemi në një kujdestari të re me trojkën dhe memorandumet ... Janë dy faktorë të ndaluar, qoftë dhe për modifikimet e politikave ekzistuese" argumentoi
përfaqësuesi parlamentar i SYRIZA.

Dhe një tjetër sulm mbi qeverinë nga Terens Kuik

Një tjetër sulm ndaj qeverisë, me rastin e reformimit të saj ka lëshuar Terens Kuik. Përfaqësuesi i Grekëve të Pavarur pasi thekson se
"Demokracia e Re përgatit qeverinë e re të PASOK-ut", përfundon: "Është e qartë se personat e rinj nuk mund të ndryshojnë politikat
shkatërruese, me të cilat përballen qytetarët grekë për shkak të memorandumeve, marrëveshjeve të kredive dhe të dhënies së sovranitetit kombëtar".

Nuk është pranuar dorëheqja e Fotis Kuvelis nga e Majta Demokratike

Komiteti Qendror i të Majtës Demokratike hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes së Fotis Kuvelis dhe vendosi të mbajë një kongres të
jashtëzakonshëm në muajin shtator. Kryetari i partisë foli për një kongres të unitetit të partisë dhe jo për të sqaruar llogaritë dhe
foli për praninë autonome të partisë në skenën politike. 

"Goditi përsëri" Theodoros Pangalos

Devijim i ri i Theodoros Pangalos: Në artikullin e tij në gazetën "Vima" ai ka lidhur bashkëpunimin e gjyqësorit me kolonelët e grushtit
të shtetit me vendimin gjyqësor që shpall të paligjshëm shkarkimin nga puna të pastrueseve të ministrisë së Financave!
Ish-ministri me sa duket konsideron devijim kushtetues një krizë të Drejtësisë dhe jo mos zbatimin e vendimeve të saj. Kujtojmë se të
martën gjykohet rasti i pastrueseve dhe kështu deklarata e Theodoros Pangalos është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin gjyqësor.

Grevë 3-orëshe bëjnë nesër punonjësit e Zyrës Tatimore

Të martën, 10 qershor për shkak të gjykimit të çështjes së pastrueseve të ministrisë së Financave, që janë shkarkuar nga puna, Federata
Panhelenike e Punonjësve të Zyrës Tatimore dhe Federata e Shoqatës së Punonjësve e ministrisë së Financave bëjnë një grevë 3 -orëshe dhe një tubim jashtë ministrisë në rrugën Karagiorgi Servias. Është emëruar komisioni i vlerësimit për postin e Sekretarit të
Përgjithshëm të të Ardhurave të Shtetit U emërua komisioni pesë anëtarësh i vlerësimit të kandidatëve për
postin e Sekretarit të Përgjithshëm të të Ardhurave të Shtetit, të cilin deri kohën e fundit e kishte Haris Theoharis.
Komisioni kryesohet nga Ministri i Financave, por në njoftim nuk përmendet emri i tij dhe marrin pjesë dy profesorë universiteti,
Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit z.Tendes si dhe Inspektori i Përgjithshëm i Ministrisë franceze të Financave.

Shtrëngatat e djeshme kanë shkaktuar dëme në kultivimet e Prefekturës së Ilias

Janë shkatërruar kultivimet në Ilias nga stuhia e ditës së dielë, e cila i dha goditjen përfundimtare prodhuesve të rrushit dhe të verës,
sipas gazetës Proini. Në të gjitha fshatrat e rajonit shirat e majit, në kombinim me temperaturat e sezonit krijuan kushtet e përshtatëshme për përhapjen e mykut në hardhitë e rrushit dhe prodhuesit bëjnë çështë e mundur, duke spërkatur vazhdimisht me pesticide, për të zbutur efektet nga sëmundja. Pas stuhisë së fundit, shpresa se diçka mund të shpëtonin nga prodhimi i këtij viti, u zhduk!

Njihet e drejta e debitorit për të kërkuar kompensim nga kompanitë e mbledhjes së borxheve

Me një vendim të gjykatës njihet për herë të parë e drejta e debitorit për të kërkuar dëmshpërblim për bezdisjen e tij dhe të familjes nga
kompanitë e mbledhjes së borxheve. Për herë të parë njihet me një vendim gjykate, se mungesa e informacionit të qytetarit dhe kujtesa e vazhdueshme e huamarrësit për borxhin e tij në shtëpi dhe në punë, por dhe kërkimi i afërmve të tij, janë fyerje e personalitetit të qytetarit, i cili tashmë themelon të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.

Të mërkurën, 11 qershor miting jashtë ERT-it

Të mërkurën, 11 qershor, organizojmë një miting jashtë ERT-it në Agia Parashkevi, për të demonstruar kundërshtimin tonë në mbylljen fashiste të Radio-Televizionit Publik një vit më parë nga qeveria, duke lënë në rrugë brenda një nate 2.656 punonjës. Gjithashtu për të denoncuar shpërdorimin e pasurisë publike që bëhet në të ashtuquajturin NERIT, një kanal qeveritar që denoncohet edhe nga
vetë miqtë e qeverisë, të cilët largohen për t'u zëvendësuar me të tjerë. Gjithashtu, në kuadrin e aktiviteteve për përvjetorin e mbylljes së ERT-it, në të gjitha radiot lokale ERA organizohen aktivitete tre dhe katër ditore nga punonjësit dhe të solidarizuarit e ERT-it të lirë e
të vetë menaxhuar, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve, për të festuar përpjekjen e përbashkët një vjeçare dhe për të deklaruar: Të
hapet përsëri ERT-i, të ruhet dhe në të ardhmen karakteri i tij i lirë dhe i vetë menaxhuar dhe të vazhdojmë deri në fitoren përfundimtare.

Gjykata e Punës e São Paulo gjykoi të paligjshme dhe abuzive grevën e
punonjësve në Metronë e qytetit

Policia ushtarake e São Paulo shpëndau me gaz lotsjellëse, tre ditë para Botërorit, disa qindra manifestues të grupeve sociale që
mbështesin grevën e punonjësve të metrosë. Manifestuesit kishin bllokuar, në orën 06:00 (09:00 GMT), një nga rrugët kryesore të kryeqytetit ekonomik (Rua Vergueiro), duke bllokuar qarkullimin dhe duke i vendosur zjarrin koshave të plehrave kur
policia u sul për të liruar kalimin e automjeteve. Tre ditë para Botërorit, punonjësit e metrosë së São Paulo, kanë hyrë
në ditën e pestë të grevës, duke kërkuar një rritje me 12,2 për qind të rrogave. Vazhdimi i grevës u votua të dielën në mbrëmje, disa orë pas një vendimi të Gjykatës Rajonale të Punës në São Paulo që e kishte gjykuar si të jashtëligjshme dhe abuzive. Gjykata i kërkoi sindikatës që t'i japë fund lëvizjes nën presionin e një gjobe prej rreth 30 mijë eurosh.

Angela Merkel përballet me vështirësi në vendosjen e Jean-Claude
Juncker, si President i Komisionit Evropian

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vështirësohet shumë për të vendosur në postin e presidentit të Komisionit Evropian, z.Jean-Claude Juncker. Sipas Deutsche Welle disa udhëheqës të vendeve anëtare kundërshtojnë fuqishëm kandidaturën e tij dhe Britania e Madhe kryeson në këtë kundërshtim. Vështirësia bëhet edhe më e madhe pas zbulimeve në lidhje me të kaluarën e tij, por dhe të marrëdhënieve të familjes së tij me nazistët.

Talibanët përgjegjës të sulmit

Talibanët pakistanezë morën përsipër sulmin në aeroportin më të madh të vendit, gjatë të cilit mbetëm të vrarë të paktën 28 persona, 10 prej të cilëve militantë. Sulmi nisi mbrëmjen e së dielës në një terminal që përdorej për fluturimet VIP dhe ngarkesat në aeroportin ndërkombëtar të Karaçit. Luftimet kanë zgjatur deri në orët e para të së hënës, thanë zyrtarët e aeroportit, të cilët saktësuan se rrethimi kishte përfunduar dhe fluturimet do të rinisin pasdite. Karaçi ka qenë shenjëstër e shumë sulmeve nga ana e talibanëve. Një
zëdhënës i grupit, Shahidullah Shahid, deklaroi se sulmi në aeroport ishte një mesazh për Qeverinë e Pakistanit se talibanët janë gjallë e
aktivë për të reaguar ndaj vrasjes së njerëzve të pafajshëm gjatë bombardimit të fshatrave. Të vrarët nga stafi i terminalit ishin në
pjesën më të madhe roje të sigurisë por edhe punonjës të kompanive ajrore. Të paktën 14 persona mbetën të plagosur.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka dhënë një buletin të përkoshëm të përkeqësimit të motit. Rajonet që kryesisht do të preken janë:
Thesalia, Greqia Lindore, Evia, Sporades veriore dhe ka mundësi Peloponezi Lindor dhe Jugor. Temperatura minimale dhe maksimale në
Athinë do të jetë 18ºC dhe 29ºC, ndërsa në Selanik 19ºC dhe 30ºC. 
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54