Lajmet në gjuhën shqipe 18/01/2015

---Përgatiten për javën e fundit kryetarët e partive politike një javë
para zgjedhjeve.
Aleksis Tsipras foli pasdite në Auditorin e Madh të Universitetit të
Thessalias, ndërsa në të njëjtën orë kryeministri Antonis Samara foli
në Kalamata. Në pavionin 12 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut
ka folur të dielën Antoni Samara, ndërsa kryetari i Grekëve të
Pavarur, Pános Kamménos ka folur në Makedonia Palas.
Në Thiva ka folur sot sekretari i Partisë Komuniste Greke, Dimitris
Kutsumbas, ndërsa në Irakleio foli kryetari i POTAMI-it, Stávros
Theodorákis.
Kryetari i Demokratëve Socialistë, Giórgos Papandréou ka folur në orën
18:00 pasdite në Bashkinë e Moschátos.

---Për heqjen e taksës unike mbi pasurinë e patundshme (ENFIA) dhe
zëvendësimin me një taksë të re, të drejtë, u angazhua kryetari i
SYRIZA-s, Aleksis Cipras, gjatë një interviste në televizionin grek
”Skai”.

Kryetari i SYRIZA-s vlerësoi se populli grek do të përzgjedhë me
kriter stabilitetin dhe për këtë arsye shprehu sigurinë se SYRIZA do
të fitojë maxhorancën qeveritare. Ai theksoi se SYRIZA do të vendosë
taksën mbi pasurinë e madhe të patundshme dhe se shtresat me të
ardhura të ulëta dhe të mesme jo vetëm që nuk do të rëndohen, por edhe
do të kenë lehtësime.

---Një dosje kundër 37 personave ka formuar Sigurimi i shtetit për
zhvatje dhe për "mbrojtje" të dyqaneve të natës. Midis 37 të
pandehurve të dyshuar për përfshirje në këtë grup është dhe Ákis
Tsochatzópoulos.

---Nuk kanë asnjë marrëdhënie me xhihadistët të katër të dyshuarit që
janë sjellë në selinë e policisë, pas sinjalit të policisë së
Belgjikës në Policinë Greke, sipas Prokurorit të Belgjikës.

---Në protesta kundër «Guantanamos greke të Domokós» kanë përparuar të
burgosurit në burgun e Korydallos. Siç venë në dukje, si kundërshtim
të parë ata refuzojnë të mbyllen në mesditë në qelitë e tyre deri të
shtunën e ardhshme, ndërsa në ditët në vijim do të përshkallëzohet
protesta e tyre, nëse është e nevojshme. Të burgosurit kërkojnë heqjen
e burgut të tipit G dhe kthimin e të burgosurve, që janë dërguar në
Domokó.

---Përfundoi të dielën në Nosótros, konferenca e 11-të mbarëkombëtare
e Lëvizjes Antipushtetit me moton «Ndryshojmë Botën pa marrë
pushtetin».

---Në Attikë, në lagjet e pjesës jugore të saj nga dita e premte dhe
në pjesën tjetër të Athinës nga dita e shtunë transmetohet programi i
vetë-menaxhuar i ERT3, që tashmë mund të shikohet dhe me sinjal
dixhital në frekuencat 34 dhe 58 në Attikë.
ERT 3 aktualisht mbulon 68% të vendit. Sinjali i saj transmetohet dhe
në Réthymno, Haniá, Pátra, Thessalía dhe Lamía. Transmetimi satelitor
transmetohet nëpërmjet Intelsat 19 në Australi dhe Zelandën e Re.

Shqipëri
---Kuvendi i Shqipërisë çel të hënën sesionin e ri parlamentar, në një
seancë plenare që është parashikuar të mblidhet në orët e pasdites,
ndërsa kalendari i punimeve ka të përcaktuara një serë nismash dhe
diskutimesh të transferuara nga sesioni i mëparshëm.

Në mbyllje të sesionit të kaluar, Kuvendi miratoi kandidaturat për
anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, duke transferuar për këtë sesion
votimin për Guvernatorin e ri.
Në rend të punimeve trejavore, sipas kalendarit të miratuar në
Konferencën e Kryetarëve, është përfshirë edhe shqyrtimi dhe hedhja
për votim e dekretit të Presidentit Bujar Nishani për guvernatorin e
Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, i cili është miratuar nga
mazhoranca si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Listës së nismave parlamentare së fundmi i është shtuar edhe ligji i
ri për huamarrjen, që kreu i shtetit e ktheu për shqyrtim në Kuvend.
Ndërkohë që priten diskutime e debate intensive edhe për faktin se në
planin e punës janë një sërë komisionesh hetimore për t’u ngritur, por
janë paralajmëruar edhe një sërë nismash të rëndësishme, si ajo për
lustracionin apo për decentralizimin e pushtetit vendor, që do të
përcaktojë kompetencat e njësive të reja vendore.

---“Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, kështu quhet
ekspozita e artistëve shqiptarë Edi Hila dhe Adrian Paci, e cila pas
suksesit në Bienalen e Venecias, është hapur në shkollën e
arkitekturës “Architectural Association” (AA), në Londër.

Pjesëmarrës në hapjen e ekspozitës ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i
cili e quajti atë si një tjetër rast “për të rrëfyer përsëri, me fjalë
e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”.
Për organizatorët ekspozita nuk përfaqëson thjesht një bashkëpunim të
tashëm, por një urë për të ardhmen.
“Është shumë emocionuese që kemi këtë lidhje me Shqipërinë dhe gjithë
këta artistë që kanë ardhur nga vendi juaj. Kjo ekspozitë ka udhëtuar
që nga Bienalia deri këtu dhe përfaqëson një bashkëpunim, jo vetëm për
tani, po edhe për të ardhmen, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe
Shqipërisë, si edhe mundësinë e këtyre instituteve për të transmetuar
këtë energji dhe dinamizëm në një komunitet më të gjerë dhe në sa më
shumë njerëz”, tha Abigail Batcheloris, drejtuese e “Architectural
Association”.
Kuratorja shqiptare Jonida Turani jep këtë vlerësim për punimet e dy
artistëve shqiptarë.
“Ekspozita u prit mjaft mirë, pati një prezencë të madhe të studentëve
dhe profesorëve. Gjithashtu një interes të veçantë tregoi edhe shtypi
i huaj për këtë ekspozitë”, shprehet Turani.

Bota
---Të paktën 35 ushtarë vdiqën sot në mbrëmje pas rrëzimit të një
avioni ushtarak në veriperëndim të Sirisë, për shkak të kushteve të
këqija atmosferike, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e
Njeriut (OSDH).

“Avioni preku linjat e tensionit të lartë për shkak të mjegullës në
aeroportin ushtarak të Abu Duhurit, në provincën Idleb”, saktësoi
OSDH-ja.
Ndërkohë, filiali i al-Kaedës në Siri, Fronti Al-Nosra, mori
përgjegjësinë për rrëzimin e avionit./ a.jor.

---Në qytetin-port të Ukrainës, Odesa, ka shpërthyer një bombë, e cila
ka shkatkuar dëme materiale në ndërtesat e afërta.

Eksplodimi ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së shtunës afër një banke.
Hetuesit po kërkojnë informacione dhe dëshmi në vendin e shpërthimit.
Kjo ishte bomba e gjashtë që ka ekspoloduar në këtë qytet-port në
Detin e Zi, në dy muajt e fundit. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se këto
ishin sulme terroriste.

---Qarkullimi i trenave nëpërmjet tunelit të La Manshit rifilloi të
dielën, njoftoi operatori i këtij tuneli, një ditë pas ndërprerjes për
shkak të pranisë në tymrave.

“Konfirmojmë se një zjarr i vogël në një kamion u vu menjëherë nën
kontroll”, tha kompania që menaxhon tunelin.
Shërbimi në tunelin e La Manshit, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën
kontinentale me tren, u ndërpre dje pas tymit të detektuar në një nga
linjat hekurudhore.
Për shkak të zjarreve, shërbimi hekurudhor në këtë tunel është
ndërprerë shumë herë përgjatë viteve./ a.jor.

---2014 ka qënë viti më i nxehtë, me temperaturë globale 0.68 gradë
Celcius mbi mesataren afatgjatë.

Kështu kanë thënë shkencëtarët e qeverisë amerikane. Rezultatet
nënkuptojnë se 14 nga 15 vitet më nxehta janë regjistruar që nga
ndërrimi i shekujve. Analiza është publikuar të premten nga studiuesit
e NASA dhe NOAA.
Muajin e kaluar Organizata Botërore e Meteorologjisë nëpërmjet
shifrave provizore kishte bërë të ditur të dhënat për 12 muajt e
fundit. Temperatura mesatare globale afatgjatë llogaritet nga të
dhënat e mbledhura në vitet 1951 dhe 1980.

Moti
Vransira në të gjithë vendin me shira kryesisht në rajonet perëndimore
dhe veriore, stuhi sporadike në rajonet veriperëndimore dhe reshje
dëbore të përkohëshme në zonat malore të Maqedonisë Perëndimore e në
Epir presim për të hënën 19 janar, sipas Shërbimit Kombëtar
Meteorologjik. Deri në mbrëmje moti në zonat më të shumta do të
përmirësohet, ndërsa në mëngjes dukshmëria në zonat kontinentale do të
jetë e kufizuar. Era në Egje do të fryjë mesatare në drejtimin jugor
dhe në Jon mesatare në drejtimin juglindje.

Në Attikë gjatë ditës do të ketë vransira dhe ka mundësi reshje shiu
të përkohëshme. Temperatura do të arrijë deri në 19 gradë Celsius,
ndërsa era do të fryjë mesatare në drejtimin jugor.

Vransira me mundësi të mëdha për reshje shiu të përkohshme presim të
hënën në Selanik. Temperatura do të arrijë në 15 gradë Celsius, ndërsa
era në Thermaiko do të fryjë mesatare në drejtimin jugor.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54