Lajmet në gjuhën shqipe 14/01/2015

---Përparësi me 3,5% të SYRIZA kundrejt Demokracisë së Re regjistron
sondazhi i kompanisë ALCO, që botohet nesër në gazetën «Pontíki».

--- «Zgjedhjet nuk do të ndryshojnë kushtet bazë. Cilado qeveri që të
jetë, kushdo që të fitojë zgjedhjet, do të vazhdojmë në këtë rrugë»,
deklaroi ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, në rrjetin
televiziv N-24.

---Nevojën e vazhdimit të politikave që janë vendosur nënvizoi
kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, pas takimit me kryeministrin
grek, Antonis Samaras, në pallatin Maksim, në një mesazh të qartë të
mbështetjes për Demokracinë e Re, përpara zgjedhjeve të 25 janarit. Në
mbështetje të Antonis Samaras dhe ish kryeministri Kóstas Karamanlís
me deklaratat e tij të sotme.

--- Në orën 20:00 në mbrëmje, gazeta "AVGI" fton qytetarët për të
marrë pjesë në një debat-intervistë të hapur në internet me kryetarin
e SYRIZA, Aleksis Tsipras, i cili do të zgjasë një orë e 15 minuta.
Qytetarët do të mund të paraqesin pyetjet e tyre publikisht nëpërmjet
twitter, duke përdorur një hashtag tregues.

---Ekstremistët e djathtë dhe jo komunistët po marrin shtëpitë e
botës, deklaroi kryetari i Grekëve të Pavarur, Pános Kaménos, gjatë
turneut të tij në Tripoli.

---«Vota për formacionin të Gjelbrit - e Majta Demokratike (DHMAR),
është votë për një ndryshim progresiv në vend», theksoi kryetari i
DHMAR, Fótis Kouvélis në intervistën për shtyp që dha të mërkurën pak
pas mesditës me Níko Hrysógelo.

---«Ne duam të jemi një partner kombëtar, të ndihmojmë vendin që të
përfundojë me siguri përpjekjen dhe të dalë në epokën e re», theksoi
në një intervistë kryetari i PASOK-ut, Evángelos Venizélos.

---«Unë e vura kokën në rrezik për vendin», theksoi lideri i Lëvizjes
së Demokratëve Socialistë, Giórgos Papandréou në një intervistë për
kanalin televiziv privat SKAI.

---Suficiti kryesor i buxhetit të shtetit arriti në 1,929 miliard
euro, ndërsa është regjistruar një mungesë prej 3,5 miliard euro në të
ardhurat, pasi qëllimi ishte 4,939 miliard, sipas të dhënave të
lëshuara sot nga Ministria e Financave.

---"Lëvizje" e mbylljes së shkollave të mesme nga nxënësit e Patras,
për shkak të përjashtimit të 100.000 të rinjve të moshës 18 vjeç nga
procesit zgjedhor i datës 25 janar.

--- Të premten e ardhëshme pritet që të japin llogari para hetuesit të
veçantë të apelit, që heton rastet e terrorizmit, dy të arrestuarit që
akuzohen për pjesmarrje në një organizatë terroriste, për posedim të
paligjshëm dhe për strehimin e Kristódoulos Ksiroú.

---Është miratuar nga Bashkimi Evropian legjislacioni që lejon në
Shtetet Anëtare të BE-së, për të vendosur vetë ato nëse do të lejojnë
kultivimin e ushqimeve të modifikuara gjenetikisht. Shkencëtarët
pohojnë se këto ushqime janë një kërcënim potencial për shëndetin
publik, si dhe reputacionin dhe integritetin e prodhimit bujqësor.

---Temperaturat shumë të ulëta duket se janë shkaku i vdekjes së shumë
viktimave të tragjedisë detare të Norman Atlantic, në bazë të
rezultateve të morteve të para. Vdekja e tre grekëve, Gerásimo
Kazantzídi, Konstantíno Koufópoulo dhe Nikólao Paráschi ka ardhur për
shkak të mbytjes së tyre nga "shoku" që ka pësuar organizmi i tyre nga
temperatura e ulët e ujit, siç raporton shtypi italian.

Shqipëri
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh
Presidentit Giorgio Napolitano ku vlerëson maksimalisht bashkëpunimin
me të dhe kontributin e tij gjatë kohës që ishte në krye të Republikës
italiane.

“I nderuar Shkëlqesi President. Pas lajmit të dorëheqjes tuaj nga
detyra e Presidentit të Republikës italiane, të cilin jam i bindur se
e keni marrë jo pa vështirësi, por me ndjenjën e përgjegjësisë më të
lartë shtetërore, dëshiroj t’ju përcjell vlerësimin dhe kënaqësinë
maksimale që pata në bashkëpunimin me ju gjatë kohës në detyrë.
Ju garantoj se do të mbeteni gjatë e pashlyeshëm jo vetëm në historinë
politike të vendit e popullit tuaj si një personalitet peshërëndë e
shkëlqimplotë, me kontribut dhe ndikim të madh në politikë  në
përballimin e kohëve të vështira e sfidave reale për Italinë, por edhe
për shtetin e popullin shqiptar, fqinjët e partnerët tuaj strategjikë.
Me këtë rast, dëshiroj edhe një herë t’ju përcjell vlerësimin maksimal
për mbështetjen që ju dhe vendi juaj i keni dhënë Shqipërisë e
popullit shqiptar gjatë kësaj kohe, për realizimin e reformave
demokratike, për avokaturën e zëshme për integrimin euro-atlantik dhe
evropian të Shqipërisë, si dhe për pritjen bujare e dinjitoze të
emigrantëve e studentëve shqiptarë në Itali.

Duke ju uruar shëndet të plotë dhe çdo të mirë në jetën tuaj private,
më lejoni i dashur mik, t’ju përcjell sigurimet e konsideratës sime më
të lartë.” – përmbyllet mesazhi i Presidentit të Republikës./m.m/

---Kryeministri Edi Rama u ofron mbështetje financiare ideve më të
mira të të rinjve në ëndrrën e tyre, duke i ftuar të aplikojnë në
projektin, “Endrra ime 2015”.

“Deri tani ka shkuar në 148 numri i aplikimeve për “Ëndrra ime 2015”,
ku spikasin disa ide mjaft interesante. Në adresën
Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από τους αυτοματισμούς αποστολέων ανεπιθύμητων μηνυμάτων. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε τη JavaScript για να μπορέσετε να τη δείτε. ju mund të kërkoni shpjegime për çdo
paqartësi gjatë procesit të aplikimit. Afati përfundimtar është data
28 shkurt. Kurajo!”, shkruan Rama.
Po ashtu, Kryeministri Rama në tabelen udhëzuese jep të gjitha
shpjegimet dhe kadegoritë që duhet aplikojnë në projektin “Enddrra ime
2015”, duke filluar nga gjimnazistët, studentët deri në moshën 30
vjeç, si dhe individe apo grup individësh.

---Filmi “Bota” me skenar dhe regji të Iris Elezit dhe Thomas
Logorecit, nis vitin 2015 me pjesëmarrje në edicionin e 38-të të
“Goteborg Film Festival”.
Edicioni fillon më 23 janar e deri më 5 shkurt, në Suedi. Filmi është
bashkëprodhim midis Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.
“Goteborg Film Festival” radhitet si një ndër festivalet më të mira në
botë. Festivali ka shfaqur mbi 500 filma nga 84 shtete të botës,
ndërsa gjatë ditëve të festivalit mbahen edhe mbi 40 seminare e
diskutime mbi filmin.
Një vit më parë, festivali ndërkombëtar i filmit në Çeki, “Karlovy
Vary”, shpalli fituesit e edicionit të 49-të, ndër të cilët, në
programin “East of the West” ishte filmi me produksion kosovar,
shqiptar dhe italian, “Bota”.
Pas suksesit të tij në Çeki, Francë, Finlandë dhe Gjermani, filmi
“Bota”, u shfaq në nëntor për publikun shqiptar në Tiranë, në Kinema
Millennium. Në film luajnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti,
Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja dhe Alban
Ujkaj. Historia ndodh në një rajon të harruar ku gjatë regjimit
diktatorial në Shqipëri, armiqtë e regjimit u internuan me familjet e
tyre./a.g/

Bota
---Al-Kaeda në Jemen mori përsipër atentatin e përgjakshëm të 7
janarit ndaj redaksisë të të përjavshmes satirike franceze ”Charlie
Hebdo”, në një video të publikuar sot.

“Heronjtë kanë qenë të rekrutuar dhe kanë reaguar”, deklaroi në një
video në një faqe islamike në internet një prej drejtuesve të
Al-Kaedas në gadishullit Arabik (Aqpa), Nasser Ben Ali al-Anassi.
“Ne, Al-Kaeda në gadishullin arabik, marrim përsipër përgjegjësinë për
këtë operacion, si shenjë hakmarrjeje për të dërguarin e Zotit”, shtoi
ai.
Drejtuesi i degës së Al-Kaedas në Jemen iu referua autorëve të
atentatit kundër gazetës franceze, vëllezërve Kouachi.
“Operacioni u krye me urdhër të emirit tonë të përgjithshëm, Ayman
al-Zawahiri dhe konform dëshirës të pas vdekjes të Oussama ben Laden”,
shtoi ai.

---Numri i parë i të përjavshmes ”Charlie Hebdo”, që prej atentatit që
përgjaku redaksinë e saj një javë më parë, në orën 07:00 GMT ishte e
pamundur të gjendej në një numër të madh kioskash dhe stendash të
shitjeve të gazetave në Francë, theksuan gazetarët.

“Nuk ka më”, përsërisnin njëri pas tjetrit shitësit parisian, duke
ngjallur një dëshpërim të fortë të klientëve.
Disa prej tyre i janë rikthyer të përjavshmes më të madhe satirike në
Francë ”Canard Enchaine”, që titullonte sot artikullin e saj në shenjë
solidariteti me Charlie Hebdo: “Përpara djema, nuk do t’iu lëmë të
dekurajoheni”.
”Tirazhi i numrit të parë të ”Charlie Hebdo” që prej atentatit që
përgjaku redaksinë, publikuar sot, arriti nga tre në pesë milionë
kopje për t’i bërë ballë një kërkese të jashtëzakonshme në Francë”,
njoftoi shpërndarësi.

---Presidenti italian, Giorgio Napolitano, 89 vjeç, dha sot
dorëheqjen, njoftoi presidenca e Republikës në një komunikatë të
shkurtër.

”Napolitano nënshkroi sot në mëngjes aktin e dorëheqjes nga posti i
tij. Sekretari i përgjithshëm i presidencës u ngarkua për t’ia
komunikuar zyrtarisht dorëheqjen e presidentit Napolitano krerëve të
Senatit, Dhomës së deputetëve dhe Këshillit të Ministrave”, vijon
komunikata.

Zgjedhur në vitin 2006 dhe shumë i respektuar në vend, Napolitano u
rizgjodh në vitin 2013 pas mosmarrëveshjeve mes partive për një
pasardhës, por nuk e fshehu kurrë qëllimin e tij për të lënë
funksionin para përfundimit të mandatit shtatëvjeçar në 2020 për shkak
të moshës dhe shëndetit.
Gara për gjetjen e një pasardhësi ka nisur që prej mesit të muajit
dhjetor, kur Napolitani njoftoi se nuk kishte si qëllim të qëndronte
edhe për shumë kohë në krye të vendit duke siguruar se funksioni i tij
do të merrte fund në të njëjtën kohë me përfundimin e presidencës
italiane të BE-së./

Moti
---Mot të mirë, ku era në Jon do të fryjë mesatare në drejtimin
veriperëndim 5 deri në 6 ballë dhe ngricë në mëngjes parashikon për të
enjten 15 janar, Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.
Në Attikë temperatura minimale do të jetë 4 gradë Celsius dhe
temperatura maksimale 16 gradë Celsius, ndërsa në Selanik temperatura
minimale do të jetë -1 gradë Celsius dhe ajo maksimale 11 gradë
celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën,
por dhe në valët FM 91,8 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54