Lajmet në gjuhën shqipe 02/12/2014

---I mbushur ishte teatri i vetëadministruar «Emprós» në konferencën për shtyp që është mbajtur sot për të katër grevistët e urisë. Gjatë intervistës z.Pétros Konstantínou kërkoi që të tërhiqet mikrofoni i NERIT gjatë fjalës së tij dhe u duartrokit nga pranishmit në teatër. Ndërkohë vazhdojnë veprimet e ndryshme të solidaritetit në të gjithë vendin dhe jashtë tij. Deputetet e SYRIZA, Zoí Konstantopoúlou dhe Vasilikí Katrivánou kanë bërë një hap përfaqësimi tek ministri i Drejtësisë. 
Ndërhyrjen e ministrit të Drejtësisë kërkon SYRIZA dhe me pyetjen e parashtruar në Parlament, nga deputeti Táso Kouráki. Tubime për grevistët e urisë janë zhvilluar në Athinë në zonën e Monastirakit, në Selanik në zonën e Kamáras dhe në dhjetë qytete të tjera.
---Për nesër është planifikuar një tubim në sheshin e Kallithéas në Selanik në orën 17:00 pasdite dhe të enjten në datën 4 dhjetor një mbledhje në stacionin e metrosë në Aigáleo, në orën 18:00.
---Pas deputetit të partisë Demokracia e Re, Ádoni Georgiádi dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Thános Plévris kërkoi në Parlament të largohen refugjatët sirianë nga Sýntagma, të cilët pretendojnë të drejta të kuptueshme të njeriut si refugjatë të luftës, që të nxitet konsumi në festat e Krishtlindjeve, në qendrën e qytetit. Shtatë pyetje kritike ka paraqitur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut pas aplikimit të Sirianëve, në të cilat Greqia është kërkuar që të përgjigjet deri më 5 dhjetor. Në të njëjtën çështje dhe selia e policisë dërgoi një letër në periferinë e Attikës, duke cituar "ankesa" të banorëve të Syntágmatos dhe pronarëve të dyqaneve, për të marrë përgjigjen e ashpër nga ana e Prefekturës. 
---Gjërat janë të vështira për Qeverinë, pasi deri tani nuk është njoftuar nga Treshja kur dhe nëse do të vijë në Athinë. Ndërkohë, në skenën politike, një parti të re krijon Panagiótis Baltákos me emrin «Rízes - Rrënjët» dhe synon për votuesit e Agimit të Artë. Deri tani, deputetët Chrístos Zóis dhe Vasílis Kapernáros duken se do të vendosen në partinë e re. Për shkak të sondazheve, bëhen shumë lëvizje në rërën thithëse që kemi mësuar ta quajmë Qendra në vend.
---Gjobë 10 milion euro për Greqinë në lidhje me vendet ilegale të grumbullimit të plehrave vendosi Gjykata Europiane, duke gjykuar se vendi nuk ka zbatuar një vendim të mëparshëm të vitit 2005, me të cilin është konstatuar se ka pasur shkelje të detyrimeve sipas direktivës së BE-së «mbi mbeturinat e qëndrueshme».
---Frikën për dështimin e funksionimit të Universitetit të Athinës shpreh me një rezolutë të tij, Senati, duke i bërë thirrje "urgjente dhe plot ankth" qeverisë, të kujdeset për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të Institucionit, pasi niveli i financimit të shtetit për vitin 2015 është reduktuar rreth 74% në krahasim me financimin e vitit 2009 dhe në këtë mënyrë del një mungesë serioze të paktën 9,5 milion euro në drejtim të përballimit të shpenzimeve absolutisht të nevojshme të Universitetit.
---Të martën kanë dhënë një konferencë për shtyp dhe studentët e Fakultetit të studimeve bashkëkohore turke dhe aziatike, që janë mbyllur nga studentët për problemet serioze të Degës së tyre, për papërshtatshmërinë e ndërtesës ku ata studiojnë, mungesën e madhe të pajisjeve, mungesën me personel dhe indiferencën e shteti kundrejt çështjeve serioze të mos funksionimit të shkollës së tyre.
---Një operacion të zemrës së hapur do të bëj në Nju Jork, presidenti i Qipros, Níkos Anastasiádis.
---E mbyllur do të jetë të mërkurën nga ora 16:00 pasdite e deri në orën shtatë në mëngjes, Rruga e re Kombëtare Korinth - Patra, ndërmjet nyjeve të Kiátos dhe Ksylokástros për shkak të punimeve të nevojshme.

Lajmet nga Bota
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, me rastin e Festës Kombëtare.
“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh urimet  në emër të vendit tim dhe në emrin tim personal. Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor ishte një moment thelbësor për Shqipërinë, por edhe për vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon për progreset e rëndësishme të kryera nga vendi juaj vitet e fundit.Në përafrimin e procesit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, angazhimi juaj është veçanërisht i vlefshëm për krijimin e një sistemi gjyqësor konform standardeve evropiane. Të gjithë aktorët e jetës politike duhet të jenë të përfshirë në udhëheqjen e reformave të nevojshme. Në këtë aspekt, tavolina e rrumbullakët mbi drejtësinë që ju organizuat në Tiranë, në fillim të muajit tetor më duket e një interesi të veçantë. Më lejoni t’ju siguroj mbështetjen e autoriteteve franceze në forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe, përfundon mesazhin presidenti Hollande.
---Një marrëveshje armëpushimi u arrit për t’i dhënë fund luftimeve në aeroportin e Donetskut, një prej pikave më të nxehta të konfliktit në lindje të Ukrainës, skenë e luftimeve që prej disa muajsh, theksoi drejtuesi separatist, Andrei Purguine. “Sot, një marrëveshje u arrit për t’i dhënë fund luftimeve duke nisur nga ora 18:00, me orën e Moskës (15:00 GMT), në aeroportin e Donetskut”, njoftuan gazetarët.
Më shumë se 3.500 persona kanë humbur jetën që prej muajit prill në konfliktin e Ukrainës Lindore dhe sipas analistëve ka shumë gjasa që luftimet mes Moskës dhe Kievit të vazhdojnë të përshkallëzohen.
---Polonia do të kundërshtojë çdo përpjekje të Londrës për të privuar nga ndihma sociale imigrantët evropianë të vendosur së fundi në Britaninë e Madhe, deklaroi zëvendësministri polak i Punëve të Jashtme për BBC duke e cilësuar këtë masë si diskriminuese.
Nëse një vend kërkon t’i trajtojë imigrantët e Bashkimit Evropian ndryshe dhe t’u paguajë atyre ndihmat sociale vetë pas katër viteve qëndrim në Britaninë e Madhe apo të ekstradojë personat që nuk arrijnë të gjejnë punë pas gjashtë muajve, kjo do të ishte kundër të gjitha ligjeve ekzistuese të Bashkimit Evropian dhe do të përbënte gjithashtu një linjë të kuqe për ne”, deklaroi, Rafal Trzaskowski në emisionin ”BBC Newsnight”. Këto dy masa bëjnë pjesë në propozimet e kryeministrit britanik, David Cameron për të frenuar fluksin e imigrantëve në vendin e tij, denoncuar nga lëvizjet eurofobe, popullariteti i të cilëve u rrit pas zgjedhjeve. 

Moti
Vranësira me shira dhe stuhi fillimisht në rajonet perëndimore dhe veriore dhe pastaj në pjesën më të madhe të vendit presim të mërkurën 3 dhjetor, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik. Temperatura në Athinë do të variojë nga 13-21 gradë Celsius dhe në Selanik nga 11-14 gradë Celsius.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë botën. 
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54