Lajmet në gjuhën shqipe 01/12/2014

---Edhe pse qeveria është tërhequr nga të supozuarat linja «të kuqe»,
që kishte hartuar Komisioni Evropian, është kufizuar në konstatimin e
"një qasje" midis të dy palëve, ndërsa troika nuk është përgjigjur
ende në mail-in e ekipit ekonomik, që përfshin një sërë masash të
ashpra për zbatim të menjëhershëm. "Pas diskutimeve të kohëve të
fundit në Paris, kishte qasje në pikëpamje, diskutimet vazhdohen me
qëllim që të përfundohet vlerësimi", u kufizua për të përsëritur,
përfaqësuesi i Komisionit, Margarítis Schoinás.
Ai shtoi se çështja do të diskutohet në samitin e Eurogroup-it të
datës 8 dhjetor.
Propozimi grek, ndër të tjera, përfshin: ngrirjen e pensioneve deri
dhe në vitin 2018, shfuqizimi nga viti 2019 i daljes në pension para
moshës 62 vjeç, rritja e kohës minimale për të dalë në pension në 20
vjet, ulja e numrit të përfituesve të ndihmës EKAS, paga të ulta për
nënpunësit e rinj në sektorin Publik dhe rritje e TVSH-së në hotele
nga 6,5% në 13%.

---Për zhvillimet në çështjet kombëtare është informuar në mesditë
lideri i SYRIZA, Aléksis Tsípras nga ministri i Jashtëm, Evángelo
Venizélo. Debat thelbësor dhe interesant karakterizoi diskutimin zoti
Venizélos, ndërsa lideri i opozitës tha se "në çështjet e politikës së
jashtme duhet planifikim politik kombëtar, gjakftohtësi dhe
seriozitet". Z.Tsipras shtoi se gjatë diskutimit janë trajtuar vetëm
çështje të politikës së jashtme.

---Deputet i Pavarur është tashmë Panagiótis Melás, i cili njoftoi me
një letër drejtuar Kryetarit të Parlamentit largimin e tij nga Grupi
Parlamentar i Grekëve të Pavarur. Rikujtojmë se zoti Melás nuk ishte
pajtuar me vendimin e partisë, që të mos votojë për Presidentin e
Republikës, në mënyrë që të mos zhvillohen zgjedhjet kombëtare. Pas
pavarësisë së z.Melá, Grekët e Pavarur tani mbeten me 12 deputetë.

---Jemi në ditën e 22-të të grevës së urisë dhe "gjendja e Níko
Romanos vazhdimisht përkeqësohet", deklaroi mjekja e familjes, Lína
Vergopoúlou.
Gjithashtu, në spital është transferuar dhe shoku i ngushtë i Romanos,
i burgosur dhe i dënuar edhe ai për vjedhjen në Velventó, Giánnis
Michailídis, që ndodhet në ditën e 14-të të grevës së urisë , ndërsa
nga sot fillojnë dhe dy shokë të tjerë të tyre të njëjtën mënyrë
ekstreme të protestës..

---I dha fund jetës së saj një nga gratë që ishin arrestuar në maj të
vitit 2012, si persona me të dhëna seropozitive dhe të dhënat e saj
ishin publikuar së bashku me fotot e tyre, në emër të shëndetit publik
nga ministri aktual i Shëndetësisë, Andréas Lovérdos. Për këtë çështje
ajo ishte shfajësuar nga drejtësia dhe kishte marrë pjesë me sukses në
programin e rehabilitimit.

---Në moshën 76 vjeç, vdiq sot në të gdhirë, mjeku dhe studiuesi i
madh grek, Dimítris Trichópoulos. Studiuesi i shquar dhe profesor i
mjekësisë në universitetet e Harvardit dhe Athinës la frymën e fundit
në spitalin «Evangelismós», me një episod akut kardiak. Kontributi i
Dimítris Trichópoulos në kërkimet mjekësore është e paçmueshme me
shpallje të rëndësishme dhe publikime në revista kryesore
ndërkombëtare, që i përkasin kryesisht faktorëve mjedisorë të
karcinogjenezës. Veprat e tij për parandalimin e sëmundjeve, me theks
të veçantë në mënyrën e të ushqyerit, ishin shpesh në mesin e lajmeve
të para në rrjetet e mëdha ndërkombëtare televizive.

Lajmet nga Bota

---Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është takuar sot në
mesditë në Romë me Ministrin e Brendshëm italian, Angelino Alfano, me
të cilin ka biseduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të
paligjshme dhe terrorizmit.

Takimi i sotëm i dy ministrave vjen pas atij të zhvilluar në muajin
qershor të këtij viti, pak përpara nisjes së operacionit kombëtar
antikanabis, ku u asgjesuan mbi 500 mijë rrënjë bimë narkotike dhe mbi
100 ton hashash.

Ministri Tahiri e informoi homologun italian për rezultatet e
operacionit dhe gjeti rastin për t’a falenderuar në mënyrë të
drejpërdrejtë për ndihmën e rëndësishme që dha shteti Italian në këtë
operacion, nëpërmjet mbështetjes me avionët e Guardia di Finanza.

Ministri Alfano nga ana e tij përgëzoi homologun shqiptar, duke
shprehur konsideratën e lartë për rezultatet e Policisë së Shtetit në
luftën kundër drogës.

---Të paktën 16 roje kufitare u vranë sot në perëndim të Irakut nga
xhihadistët e Shtetit Islamik, njoftoi një zyrtar i lartë lokal.

“Të paktën 16 roja kufitare, prej të cilëve një oficer, u vranë dhe
katër të tjerë u plagosën pas një sulmi kundër selisë së tyre në Al
Walid, në kufirin sirian”, theksoi Faleh al-Issawi, zëvendësshefi i
këshillit të provincës Al Anbar.

Pika kufitare në Al Walid është një prej më të izoluarave në Irak, në
perëndim të Al Anbar, një provincë kufi me Sirinë, Jordaninë dhe
Arabinë Saudite.

---Të paktën tre ushtarë ukrainas u vranë në 24 orët e fundit dhe 14
të tjerë u plagosën në lindjen separatiste të Ukrainës, ku luftimet
janë dyfishuar në aeroportin e Donetskut, një nga pikat më të nxehta
të konfliktit.

Përplasjet më të forta zhvillohen në rrënojat e aeroportit të
Donetskut, që zgjasin prej muajsh mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë
ukrainase. Andri Lyssenko, zëdhënës i operatorit ushtarak të drejtuar
nga Kievi në Lindje njoftoi se ishte e pamundur që të përllogariten të
gjitha humbjet në këtë zonë për shkak të luftimeve të pandërprera prej
tre ditësh.

Në Donetsk, tjetër bastion i rebelëve prorusë, disa dhjetra predha
shpërthyen gjatë natës, duke dëmtuar një godinë banimi dhe duke bërë
shumë të plagosur, sipas gazetarëve në terren. Bashkia nga ana e vetë
flet për 14 civilë të plagosur.

Konflikti mes rebelëve prorusë dhe ushtrisë ukrainse që shkatërron
lindjen e vednit prej shtatë muajsh, sipas një bilanci të fundit të
OKB-së ka bërë më shumë se 4 300 të vdekur dhe 930 mijë të
shpërngulur.

Çdo të hënë në orën 19:00 mund të dëgjoni buletinin e lajmeve në
gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën
ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale
të ERA në të gjithë Greqinë - dhe në valët e shkurtra në të gjithë
botën.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
që mbulon Fokída, Fthiótida, Peloponnezi Verior dhe Évia dhe nga radio
e punonjësve të Chalkídas në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës
e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54