Lajmet në gjuhën shqipe - 10/07/2014

Në Konferencën e Kryetarëve të Parlamentit 7 propozimet e opozitës
Në Konferencën e Kryetarëve të Parlamentit janë dërguar shtatë propozimet për një referendum mbi shitjen e "DEH-së së vogël", me pyetjen e përmbledhjes apo të  nënshkrimeve të deputetëve. Deri tani 139 deputetë kanë nënshkruar dhe kërkojnë që të zhvillohet një debat për zhvillimin ose jo të referendumit. Një debat i tillë duhet të bëhet në Pleniumin e Parlamentit, një eventualitet të cilin e hedh poshtë qeveria dhe propozon të bëhet në një nga seancat verore të Parlamentit. Sipas rregullores, nëse bëhet kështu, kjo është një devijim kushtetues.
Ndërkohë, projektligji për shitjen e 30% të Koorporatës Elektroenergjitike të Greqisë është votuar me një diferencë vetëm pesë vota.

Me masën e paraburgimit deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris 
Ilias Kassidiaris, deputet i partisë neonaziste greke do të përgjigjet për akuzat për transport të paligjshëm të armëve për një organizatë kriminale.
Ai është deputeti i nëntë i partisë që i është komunikuar masa e paraburgimit. Zëdhënësi i partisë neonazite greke, ”Agimi i Artë”,  Ilias Kassidiaris ka dalë para gjykatës në kuadër të një hetimi gjyqësor të ndërmarrë në muajin shtator ndaj partisë së tij, ku pjesa më e madhe e deputetëve janë akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Anëtarët e ”Agimit të Artë” janë përgjegjës për të paktën dy vrasje, si dhe dhunime të shumta.
Tashmë, pothuajse gjysma e 18 deputetëve të zgjedhur të partisë Agimi i Artë në vitin 2012, po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një shoqëri kriminale, tetë prej të cilëve ndodhen në burg.

Tubim me sloganin "Kimikatet-Skuries-Bregdetet. Ndodhin tani! Së bashku i ndalojmë tani!"
Një tubim kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Mesdhe, për minierën e arit në Skuries të Halkidikisë dhe për projektligjin në lidhje me bregdetet organizohet të premten më 11 korrik në orën 20:00 në mbrëmje, në sheshin Sintagma me sloganin "Kimikatet-Skuries-Bregdetet. Ndodhin tani! Së bashku i ndalojmë tani!"
Punonjësit e ERT-it, që atë ditë plotësojmë 13 muaj përpjekje kundër mbylljes fashiste të tij dhe gjithë këtë kohë përdorim mikrofonat që të dëgjohen zërat e sindikatave dhe lëvizjeve të ndryshme, zgjodhëm të premten, për të bashkuar zërat tanë me ata, në një tubim të përbashkët. Më pas do të jepet një koncert. 

Tubim jashtë ambasadës izraelite 
Nisma «një anije për në Gaza», së bashku me dhjetra shoqata, organizata dhe parti organizuan një tubim të enjten pasdite, jashtë ambasadës së Izraelit, duke kërkuar «t'i jepet fund tolerancës së krimeve të shtetit izraelit».

Të premten vendimi për grevën e GENOP-DEH
Të premten jepet vendimi i gjykatës për akuzën e Sektorit Publik kundër sindikatës më të madhe të punonjësve në sektorin publik ADEDH, me të cilën kërkon që të shpallet e paligjshme greva e ditës së mërkurë, kundër vlerësimit, disponueshmërisë, pushimeve nga puna, shkurtimeve të reja të pagave dhe pensioneve si dhe kundër privatizimit të Koorporatës Elektroenergjitike e Greqisë. 

Nga baza fillestare duhet të fillojë ndryshimi i PASOK-ut
Nga zero procesi i konvertimit të PASOK-ut, me një tjetër politikë, me aktorë të tjerë, por dhe me konvergjenca progresive kërkojnë kuadro sindikalistë dhe deputetë të Lëvizjes dhe mbledhin nënshkrime në një tekst konkret. Ata kërkojnë hedhjen poshtë të kthesës neoliberale dhe të konvertimit të PASOK-ut qeveritar në një plotësim të Demokracisë së Re dhe madje në versionin më ekstrem të tij, por dhe refuzimin e "Qendrës së majtë" figurative, që ndërtohet me favorizimin e interesave të korrupsionit.

Tronditet e Majta Demokratike nga largimet e deputetëve të saj
Largimin e tij nga Komiteti Qendror i të Majtës Demokratike, komunikoi Andreas Papadopulos, pak pas dorëheqjes së deputetes Katerina Marku nga Grupi Parlamentar i partisë dhe shkarkimi i deputetit Grigori Psariano nga kryetari i partisë, Foti Kuveli. 

Filluan kontaktet e Trojkës me qeverinë greke
Të enjten pasdite takimin e tyre të parë kishin përfaqësuesit e Trojkës me ministrin e Financave, Gjikas Harduvelis, ku përfaqësuesit e huadhënësve kanë paraqitur edhe parakushte të tjera. 

Apelim kundër vendimit për hapjen e dyqaneve 52 të dielat e vitit
Apelim të përbashkët në Këshillin e Shtetit kundër vendimit të Gerasimos Giakumatos për funksionimin e dyqaneve në të 52 të dielat e vitit parashtrojnë Konfederatat e Tregtarëve dhe të punësuarve në dyqane.

Qeveria përgatit ndryshimin e ligjit sindikalist
Rikthimin e lokaut nga ana e punëdhënësve të vendimeve për greva vetëm me shumicë 50 +1 të anëtarëve të sindikatave dhe ndalimin e subvencioneve shtetërore ose të punëdhënësve për sindikatat, përgatit qeveria, në një përpjekje që të lirohet nga protestat. Ndryshimi i ligjit sindikalist pritet deri në fund të vitit. 

Filloi procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë
Filloi procesi i shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, sipas një njoftimi të Pentagonit të SHBA-së. 
Ndërkohë, reagime të papara dhe një valë të pazakontë të zemërimit kundër kryetarit të PASOK-ut ka përfshirë Kretën, për shkak të qëndrimit të Evangelos Venizelos, i cili hapi dyert për shkatërrimin e arsenalit kimik në afërsi të ishullit.
Degët e ndryshme të ishullit vendosën të mërkurën për të zhvilluar një veprimtari mbarëkombëtare një javë, që do të përfshijë dhe bllokimin nga data 19-21 korrik e bazës së NATO-s në Suda, duke reaguar për shkatërrimin e armëve kimike në Mesdhe. Krahas, do të bëhet një protestë në det me anije dhe varka që do të afrohen në anijen «Cape Ray», mbi të cilën bëhet procesi i hidrolizës. 

Lajme nga bota

80 të vdekur nga sulmet izraelite
Ndërkohë që sulmet izraelite vazhduan edhe sot, Kajro njoftoi hapjen e pikës së kalimit të Rafahut, i vetmi aks në Rripin e Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli. Bilanci i këtij operacioni ka arritur në më shumë se 80 të vdekur në tre ditë. 
Tre shpërthime të fuqishme tronditën sot Izraelin pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në qytet. Sirenat janë dëgjuar gjithashtu në koloninë Ma’ale Adumim, në lindje të Jerusalemit, në Cisjordaninë e pushtuar, sipas dëshmitarëve.
Në mëngjesin e ditës së enjte, Egjipti hapi pikën e kalimit të Rafahut për të pritur palestinezët e plagosur në ofensivën izraelite ndërmarrë që prej tre ditësh në përgjigje të raketave të hedhura që nga enklava palestineze. Sipas agjencisë zyrtare Mena, spitalet në veri të Sinait, në kufi me Rripin e Gazës dhe Izraelin, janë të gatshme të presin të plagosurit palestinezë.
Terminali kufitar i Rafahut është i vetmi akses në territorin palestinez që nuk mund të kontrollohet nga Izraeli. 

Nuk paraqet rrezik materiali atomik në Irak sipas OKB-së
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore e Kombeve të Bashkuara thotë se materiali atomik, i zënë nga militantët në Irak, nuk paraqet rrezik domethënës.
Kjo agjenci në përgjigjen e sotme dërguar agjencisë Reuters, tha se ''në bazë të informacionit  fillestar, ne besojmë se materiali i involvuar është i shkallës së ulët dhe nuk do të paraqes rrezik domethënës për sigurinë dhe për zgjerimin atomik''.
Iraku i ka njoftuar Kombet e Bashkuara, në letrën dërguar pardje, se ''grupet terroriste'' kanë konfiskuar materiale atomike, që përdoreshin për kërkime shkencore në universitetin e qytetit Mosul, në pjesën veriore të Irakut. 
Gjatë javëve të fundit, kryengritësit e Shtetit Islamik, që më parë njiheshin si Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant, kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriperëndimore të Irakut.

Moti
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të premten mot me diell në të gjithë vendin, por dhe rënie të temperaturës dhe shira lokale në orët më të nxehta të ditës në zonat malore të Epirit.  
Temperatura në Athinë do të arrijë në 31ºC, ndërsa në Selanik temperatura do të arrijë në 30ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54