Lajmet në gjuhën shqipe 04/06/2015
---Përpara rendit të ditës do të mbahet diskutimi në Parlament, të premten në orën 18:00 pasdite, me iniciativën e qeverisë për të informuar deputetët në lidhje me rrjedhën e negociatave.
--- Propozimi që ka paraqitur pala greke mbetet e vetmja ofertë realiste dhe konstruktive mbi tavolinë, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, pak pas takimit që kishte dje në mbrëmje vonë me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Kryeministri i cilësoi si “konstruktive dhe miqësore”, bisedimet me kreun e KE-së dhe tha se në këto bisedime u përfshi më pas edhe presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
“Nga propozimet që dëgjuam prej tre institucioneve dua të mbaj si bazë për diskutim anët pozitive më të ulëta në raport me programet e mëparshme. Sigurisht, ekzistojnë edhe shumë pika të tjera të përbashkëta. Mirëpo ka edhe pika të cilat askush nuk do të donte t’i diskutonte, sepse të gjithë duhet ta dinë se flasim për një vend, i cili në pesë vitet e fundit ka pësuar një katastrofë të madhe ekonomike”, deklaroi Cipras.
”U humb 25 për qind e PBB-së në pesë vite të kursimit të ashpër. Propozimet që hedhin sërish në tryezë, idetë se si të hiqet ndihma (EKAS) për pensionet e ulëta apo të rritet TVSH-ja në energji me 10 njësi, janë propozime që nuk mund të përbëjnë bazë për diskutim”, theksoi ai.
”Propozimet që ka paraqitur qeveria greke përbëjnë terrenin e përbashkët dhe diskutimet do të vazhdojnë dhe besoj se pozitivja është dëshmia nga ana e Komisionit Europian se ka predispozicion për të arritur shumë shpejt në një marrëveshje realiste”, shtoi kryeministri grek.
Ndërsa Jean-Claude Juncker, në një njoftim për shtyp deklaroi se “ishte një takim i mirë dhe konstruktiv. U shënua progres për kuptimin e tezave të secilës palë, mbi bazën e propozimeve të ndryshme nga njeri-tjetri”.
---Kryeministri pritet të paraqesë në detaje propozimet e huadhënësve në këshillin qeveritar, që do të mblidhet me kthimin e tij nga Brukseli.
Në këtë mbledhje pritet të formohet qëndrimi i qeverisë greke në kuadrin e takimit të ri, që do të ketë Kryeministri, Aleksi Cipra me presidentin e Komisionit Evropian.
---«Vendi nuk do të humbet nëse nuk tërhiqen huadhënësit.
Ka mundësi, alternativa dhe rrugë demokratike për të vendosur populli», tha zëvendës Ministri i Sigurimeve Shoqërore, Dimitris Stratoulis, duke u referuar në parlament për negociatat me huadhënësit.
---Ministri i Financave, Giánis Varufákis kur u pyet nëse ka një thyerje me huadhënësit, u përgjigj: «Ka negociata». Në të njëjtën kohë ai sqaroi se nuk ka asnjë mundësi për të imponuar 23% në TVSH.
----Ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias u takua të enjten me zëvendëskryeministrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Fatmir Besimi që është nga partia shqiptare e shtetit fqinj.
Sipas asaj që tha Ministri grek, Drejtori Politik i Ministrisë së Jashtme do të udhëtojë në ditët e ardhshme në vendin fqinj, për të diskutuar në detaje masat dypalëshe për ndërtimin e besimit.
Nga ana e tij, zoti Besimi bërë referenca të përsëritura për perspektivën euro-atlantike të vendit të tij dhe në tryezë ishte natyrisht dhe çështja e emrit. Ai gjithashtu theksoi nevojën e forcimit të kontakteve ekonomike dhe sociale në mes të dy vendeve.
---«Nuk ka vend për rritjen e TVSH-së për energjinë», tha ministri i Riorganizimit të Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis duke folur në Komitetin e Parlamentit për Prodhimin dhe Tregtinë.
Komiteti i Parlamentit për Prodhimin dhe Tregtinë është mbledhur që të informohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjitike të Greqisë (DEH), Emmanuil Panagiotaki në lidhje me vendosjen e kontratën me Postat Greke (ELTA) për transportimin dhe shpërndarjen e faturave të DEH AE.
Protestë do të mbajë të premten në orën 10:00 në mëngjes Federata e Mësuesve të Greqisë në Ministrinë e Arsimit.
Federata kërkon një takim me udhëheqjen politike të ministrisë, që të jepen "përgjigje të përgjegjshme dhe të angazhohet ministria për një afat kohor të caktuar, të kryerjes të të gjitha ndryshimeve të shërbimeve dhe zgjidhje definitive për çështjen e transferimeve me krijimin e vendeve të nevojshme të punës për të gjitha specializimet e mësuesve.
---Sipas të dhënave nga Autoriteti Statistikor i Greqisë (ELSTAT), 23,1% e popullsisë së Greqisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe nëse nuk do të kishte pasur ndihma të tjera ndihma sociale, përqindja do të arrinte në 28% të popullsisë.
Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të lëshuara nga Autoriteti Statistikor Grek, totali i të punësuarve është vlerësuar se është në 3.518.858 njerëz. Të papunët arritën në 1.211.507 persona, ndërsa popullsia ekonomikisht joaktive arriti në 3.368.392 njerëz.
---Një tubim proteste organizojnë të premten në vendin e urgjencave, punonjësit në spitalin «Evangelismós», pasi siç thonë ata ky spital është në kufijtë e tij, për shkak të mungesës së fondeve dhe të personelit.
---Dy vjet pas «mbylljes së zezë», Radio EPA e Janinës përgatitet për të festuar rihapjen e stacionit historik dhe fton miqtë dhe të solidarizuarit për të vendosur së bashku programin e aktiviteteve të datës 11 qershor, të enjten 4 qershor në orën 20:00 në ambientet e ERA-Janinës.
---Punonjësit e ERT-it dhe ertopen, POSPERT dhe Koordinimi Kundër Mbylljes dhe Disponueshmërisë bëjnë thirrje për një tubim të enjten, 11 qershor në orën 19:00 pasdite në ndërtesën e ERT-it në Agia Paraskevi.
Më 11 qershor mbushen dy vjet nga mbyllja e ERT-it dhe përpjekja për të pretenduar ERT-in e ëndrrave tona dhe të shoqërisë, një ERT i hapur, publik, të lirë dhe me të gjitha strukturat e tij vazhdon.
---Edhe të enjten ka vazhduar votimi i gazetarëve të Athinës, të cilët ftohen për të zgjedhur një Këshilli të ri drejtues me 11 anëtarë në Shoqatën e Redaktorëve të Gazetave të Përditshme të Athinës, si dhe për Këshillin e ri drejtues për Fondacionin Kulturor, përfaqësuesit e vendeve të punës, por edhe anëtarët, të cilët do të përbëjnë stafin e instancave të nivelit të parë e të dytë të Bordit Disiplinor.
Shqipëria
---Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako zhvilloi një takim pune gjatë paradites së sotme me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Në takim ishin të pranishëm, Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa, Drejtori i Drejtorisë së Hetimit, Kontrollit dhe Ndjekjes Penale dhe i Drejtorisë së Tack-Forcës në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluri.
Në takim u diskutuan çështjet e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimi i opinioneve për propozimet ligjore që lidhen me rritjen e aftësisë investiguese nga të dy institucionet ndaj grupeve kriminale, të krimit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit. Palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkëta që duhet të hidhen për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri- tjetrin, pritet të finalizojnë. Një theks i veçantë gjatë takimit u vendos për kordinimin më të mirë të veprimeve Polici-Prokurori, për hetimet ndërkombëtare ku grupet kriminale të krimit të organizuar përdorin si origjinë, tranzit apo destinacion vendin tonë.
Njëkohësisht është dakordësuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteve policore dhe Prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar si domosdoshmëri këtë bashkëpunim për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim./f.n/
---14 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri gjatë operacionit ndërkombëtar me emrin e koduar “BALCANIA”.
12 persona janë arrestuar në Itali dhe dy në Shqipëri. Tetë prej tyre janë shqiptarë, pesë rumunë dhe një italian. Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzmin e prostitucionit në zonen e Riminit. Dy shtetastit shqiptarë të arrestuar në Tiranë dhe në Krujë, pritet të ekstradohen në Itali.
---Teatri Kombetar i Operas e Baletit (TKOB) do te prezantoje nje tjeter koncert me pjese te zgjedhura nga Mozart dhe Weber, te dielen, me 7 qershor, ora 20.00.
Vijon ne kete menyre cikli i koncerteve simfonike ne TKOB, duke i qendruar besnik qellimeve per te nxjerre ne pah orkestren dhe orkestrantet, te cilet jane pjese shume e rendeshishme per cdo aktivitetet qe ne zhvillojme, bejne te ditur burime nga ky institucion.
Nga Weber do te prezantohet nje nga dy koncertet per fagot qe ai ka shkruar ne te gjithe karrieren e tij, e cila se bashku me koncertin per fagot nga Mozart perbejne dy nga koncertet me te njohura dhe te luajtura gjeresisht ne repertorin e ketij instrumenti. Ky koncert do te interpretohet nga solist Orges Malaj dhe do te shoqerohet nga orkestra e drejtuar nga Edmond Doko. Nga Mozart do te prezantohet Simfonine Nr 41 “Jupiter” e interpretuar nga Orkestra simfonike e TKOB, drejtuar nga Edmond Doko./a.ke/
---Kombëtarja shqiptare e futbollit është ngjitur në renditjen më të re të FIFA-s.
Kuqezinjtë, në renditjen e publikuar nga FIFA te enjten, ndodhen ne vendin e 51-të, gjashtë pozicione më lart, në krahasim me muajin e kaluar.
Ekipi i drejtuar nga italiani Gianni De Biasit, edhe pse nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin maj, tani ka 624 pikë. /z.t/ /a.ke/
Bota
---Procesi i paqes në lindje të Ukrainës, ku një konflikt i armatosur po ndodh mes trupave qeveritare dhe separatistëve, rrezikon të hidhet në erë për shkak të veprimeve të Kievit, deklaroi të enjten ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
”Marrëveshjet e Paqes të Minskut janë përherë të rrezikuara nga veprimet e autoriteteve të Kievit, që përpiqen t’u shmangen detyrimeve të tyre për vendosjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me separatistët”, theksoi Lavrov, i cituar nga agjencia Interfax, gjatë një konferencë për sigurinë që po zhvillohet në Moskë.
Të paktën 24 persona, përfshirë civilë, u vranë dje në rajonin e Donetskut, nën kontrollin e pjesshëm të rebelëve, pas betejave më të përgjakshme që nga fundi i shkurtit, kur u nënshkrua armëpushimi mes palëve. Më shumë se 6.400 persona janë vrarë që nga prilli i vitit 2014 në lindje të Ukrainës, sipas OKB-së./ a.jor.
---Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent nesër për të diskutuar lidhur me rikthimin e dhunës në Ukrainë që kërcënon një armëpushim, mbështetur nga Evropa dhe hyrë në fuqi që prej katër muajsh.
Takimi u kërkua të enjten nga Lituania pasi presidenti ukrainas konfirmoi se më shumë se 9.000 ushtarë rusë ishin vendosur në të gjithë pjesën lindore të Ukrainës. Ukraina paralajmëroi kundër kërcënimit të madh me rifillimin e sulmeve rebele pas shpërthimit të dhunës që ka shkaktuar 26 të vdekur në lindje të vendit, ndërkohë që Rusia ka paralajmëruar nga ana e saj se procesi i paqes rrezikon të hidhet në erë.
Bëhet fjalë për shpërthimin më të madh të dhunës që prej vendosjes së armëpushimit pas marrëveshjeve të Minskut./ec/
---Irani dhe Fuqitë e Mëdha kanë bërë përparime të dukshme dhe të rëndësishme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mbi çështjen bërthamore iraniane që duhet të përfundojë në fund të qershorit, deklaroi të enjten një negociator i Republikës Islamike.
“Kemi mundur të arrijmë përparime të rëndësishme në tekstin përfundimtar, por kemi ende për të bërë për çështje të tjera dhe puna vazhdon”, deklaroi Abbas Araghchi, sipas faqes në internet të televizionit shtetëror iraniane.
Araghchi ndodhet sot në Vjenë për vazhdimin e bisedimeve./ a.jor.
---Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do të rigjykohet në rastin e vrasjes së protestuesve më 2011.
Gjykata e Apelit në Egjipt ka pranuar apelin e Prokurorisë Publike kundër një vendimi të mëparshëm të gjykatës, me të cilin është hedhur poshtë rasti kundër Mubarakut. Gjykatësi ka thënë se rigjykimi do të nisë më 5 nëntor.
Mubarak është shpallur i pafajshëm në rigjykimin në nëntor të 2014-ës, pasi fillimisht është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 800 njerëzve gjatë revoltës popullore, më 2011. Këtë vit, një gjykatë në Egjipt ka dënuar Mubarakun dhe dy djemtë e tij me nga tre vjet burgim, në një rast të korrupsionit. Ai ndodhet aktualisht në një spital ushtarak në Kajro.
---Ish – kryeministri britanik Tony Blair do të drejtojë një organizatë që ka si kryefjalë luftën ndaj anti-semitizmit dhe racizmit në Europë.
Blair pritet të marrë kryesimin e Këshillit Europiuan për Tolerancën dhe Bashkëjetesën. Këtë muaj, ai dha dorëheqjen si i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
---Festa e tifozëve, e organizuar nga UEFA u hap të enjten në Berlin, dy ditë para se Barcelona dhe Juventusi të takohen në ”Olympic Stadium” për finalen e Champions League.
“Urimi im është që tifozët janë të parët, në ndërkohë që futbolli është më shumë sesa titujt kryesorë të gazetave të ditëve të fundit”, deklaroi zyrtari i lartë gjerman, Frank Henkel duke iu referuar skandaleve të fundit që kanë përfshirë FIFA-n.
Sot, së bashku me kryefinanciaerin e Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel dhe me ish-fituesin e një prej finaleve, Christian Karembeu, Henkel prezantoi trofeun e Champions League përgjatë Portës së Brandenburgut./ a.jor.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Premten, 5 qershor mot i paqëndrueshëm, me vransira, shira lokale dhe stuhi sporadike në rajonet kontinentale, në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë mesatare në Egje në drejtimin verior deri në 6 ballë dhe gradualisht lokalisht deri në 7 ballë.
Në Attikë moti parashikohet i paqëndrueshëm, gjatë ditës me vransira dhe shira të përkohshme, kryesisht në mesditë dhe pasdite, por dhe intervale me diell. Era do të fryjë mesatare në drejtimin verior nga 4 deri në 5 ballë dhe në zonat lindore lokalisht deri në 6 ballë. Temperatura do të variojë nga 18 deri në 28 gradë Celsius, ndërsa në zonat veriore dhe lindore të saj do të jetë dy me tre gradë më e ulët.
Në Selanik, parashikohen vransira të cilat do të dendësohen me shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë mesatare në drejtime të ndryshme nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa temperatura do të variojë nga 15 deri në 27 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme - nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían, dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00 pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.