Lajmet në gjuhën shqipe 08/04/2015
---Në ristartimin e marrëdhënieve greko-ruse, në dobi të të dy
popujve, por edhe të sigurisë dhe të stabilitetit në rajon, u
përqëndrua kryeministri grek Aleksis Cipras në takimin me presidentin
e Rusisë, Vladimir Putin në Kremlin.
Në përshëndetjen e tij të shkurtër, Putin vuri në dukje se Rusia ishte
partneri kryesor tregtar i Greqisë.
”Në vitin 2013 volumi i shkëmbimeve është dyfishuar. Mirëpo vjet
kishin një rënie në masën 40 për qind. Duhet të diskutojmë dhe të
shohim çfarë do të bëjmë që t’i avancojmë sërish marrëdhëniet”,
deklaroi Putin.
Ndërkohë, kryeministri Cipras shprehu emocionet që e kishin shoqëruar
gjatë vendosjes së një kurore në monumentin e Ushtarit të Panjohur,
duke u bërë homazh miliona njerëzve të thjeshtë që kishin dhënë jetën
e tyre për fitoren e madhe antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.
”Në varësi të numrit të popullsisë, Greqia ka numrin më të madh të
viktimave”, deklaroi Cipras.
”Ekzistojnë marrëdhëni të thella dhe diakronike që lidhin dy popujt
tanë edhe për shkak të luftërave të përbashkëta, edhe për shkak të
traditës së përbashkët fetare dhe kjo marrëdhënie u ruajt me ndjenja
miqësie te të dy popujt”, shtoi ai.
”Qëllimi i pranisë time këtu është që të ristartojmë marrëdhëniet
greko-ruse në dobi të të dy popujve, por edhe në dobi të sigurisë e të
stabilitetit më të gjerë në rajon”, theksoi Cipras.
Pas bisedimeve me presidentin Putin pritet nënshkrimi i një sërë
marrëveshjeve, mes të cilave edhe programi i përbashkët për dyvjeçarin
e ardhshëm (program që nuk ishte rinovuar që prej vitit 2012),
rezoluta për 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin si dhe programi i
bashkëpunimit për vitin kushtuar Greqisë dhe Rusisë, në 2016.
Delegacioni grek, që përbëhet gjithashtu nga ministri i Jashtëm, Nikos
Koxias, ministri i Riorganizimit Produktiv Panajotis Lafazanis,
zëvendës-ministrja e Financave, Nadia Valavani dhe zëdhënësi i
qeverisë Gavriil Sakelaridis, do të zhvillojë takime edhe me
kryeministrin Dmitri Medvedev, patriarkun e Moskës Kiril, dhe
presidentin e Dumës, Sergei Narishkin.
Sipas zëdhënësit të presidentit Putin, Dmitri Peshkov, ndërmjet
çështjeve që do të preken gjithsesi gjatë bisedimeve dypalëshe është
edhe heqja e embargos në importimin e produkteve bujqësore greke.
---Rusia ka projektuar një numër propozimesh që mund të heqin embargon
për ushqimet nga Greqia, ka mbështetur Ministri rus i Zhvillimit,
Aleksey Ulyukayev pas takimit të tij me kryeministrin.
«Detajet për çështjen do të diskutohen në takimin e nesërm të
ministrit rus me homologun e tij grek», ka thënë për një media ruse.
---Në një drejtim pozitiv lëviz sipas POTAMI-t, vizita e Aleksi Cipra
në Rusi dhe vihet në dukje nevoja e forcimit të marrëdhënieve me
Rusinë, pa ndonjë thyerje në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Bashkimit
Evropian.
---Të mos zbatojnë Universitetet vendimin e Këshillit të Shtetit,
sipas të cilit anulohen transferimet e bëra tashmë në Fakultetet e
Arkitektonikës kërkoi Ministri i Arsimit, Aristeídis Baltás.
---Nga sot aplikimet për hyrjen në rregullimin e borxheve ndaj fondeve
të sigurimeve sociale mund të bëhen dhe në mënyrë elektronike.
---Të Enjten e Madhe, 9 prill, në orën 11:00 do të bëhet aktiviteti i
festës së Pashkëve në nderim të grevistëve të Coca Colës, në Qendrën e
Punës së Selanikut.
---ADEDY u bën thirrje punonjësve në sektorin publik për të marrë
pjesë në demonstratën që organizohet të Enjten e Madhe në Hafteía në
kuadrin e protestës për pagimin e këstit të FMN-së.
Në mënyrë të veçantë, ADEDY së bashku me Iniciativën për Lehtësimin e
Borxhit marrin pjesë në demonstratën që është planifikuar për pasdite
në orën 18:30, për të kundërshtuar pagimin nga qeveria të këstit prej
460 milionë euro për FMN-në të njëjtën ditë.
---Gjithashtu, një demostratë dhe marshim të hënën, 20 prill, ditën që
fillon gjyqi i Agimit të Artë. Gjithashtu, ADEDY organizon ndalimin e
punës katër orë nga ora 7:30 deri në orën 11:30 në mëngjes, për të
lehtësuar punonjësit që dëshirojnë të marrin pjesë.
---Kthehen të mërkurën lejet e drejtimit të automjeteve si dhe targat
dhe lejet e qarkullimit të makinave që janë hequr deri më sot nga
policia, për shkak të festave të Pashkëve.
---Deri në verë do të vihet në zbatim karta për lëvizjen falas të të
papunëve afatgjatë për mjetet e transportit publik të Athinës, sipas
vlerësimeve të zëvendës-ministrit të Infrastrukturave, Transporteve
dhe Rrjeteve, Xristo Spirtxi.
---Edhe sot vazhdon Pazari me rastin e festës së Pashkëve, me krijime
të punuara me dorë nga punonjëset e ERT-it deri në orën 22:00, në
ertopen, në sallën e ekspozitës fotografike, në rrugën Mesogeíon 463,
në katin e parë, përballë ndërtesës së madhe të Radio-Televizionit
Publik Grek në Agia Paraskevi.
Shqipëria
---Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në ditën e parë të vizitës
së tij në Kalabri, vizitoi një sërë vendbanimesh të hershme arbëreshe,
ku u takua e përcolli mesazhe te të zgjedhurit e institucioneve
qendrore e vendore, përfaqësues të institucioneve fetare e shoqërisë
civile arbëreshe.
Fillimisht, Presidenti Nishani u ndal në Firmo, një ngulim arbëresh me
tradita të hershme e ku, sikurse u shpreh ai, duhet të vijohet me
mësimin e shqipes për fëmijët e brezat e rinj. Ndalesa e radhës ishte
qendra e Eparkisë në Lungro, ku në një takim të ngrohtë e vëllazëror,
Kreu i Shtetit u prit nga Peshkopi Donato Oliverio, si dhe autoritetet
qendrore e vendore të Prefekturës së Kozencës.
Kreu i Shtetit nënvizoi pritjen e ngrohtë e vëllazërore që gjeti në
Kalabri dhe shprehu mirënjohjen e madhe për trashëgiminë shekullore që
arbëreshët kanë ruajtur në shekuj. Presidenti vijoi më tej, duke
theksuar që arbëreshët e Italisë janë simbol i identitetit evropian të
kombit shqiptar, dhe se shqiptarët kudo ndodhen sot, në Evropë,
Amerikë apo Australinë e largët i janë mirënjohës trashëgimisë
arbëreshe në shekuj.
Presidenti i Republikës ndër të tjera falenderoi autoritetet italiane
për krijimin e kushteve për integrimin e plotë edhe të brezit të ri të
emigrantëve pas viteve ’90-të, të cilët sot kanë një vend të denjë në
zhvillimin e prosperitetin e shoqërisë italiane.
---Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën nisjen e një
operacioni kombëtar në tregun e karburanteve.
“Në ditët në vijim kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush
standardet e parashikuara të cilësisë, ka pak javë kohë për t’u kthyer
njëherë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji”,
deklaroi Rama në një konferencë mbi bilancin e kompanisë së
shpërndarjes së energjisë, OSHEE.
Operacioni antikrim në sektorin e naftës do të jetë frontal, theksoi
Rama dhe do të shtrihet nga pika hyrëse në dogana tek çdo pikë
nxjerrjeje e përpunimi të naftës, deri tek çdo pikë shiteje në
territorine vendit. “Do të jetë një operacion që nuk do të tolerojë
askënd. /a.gjonaj/ /a.g/
---E njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Romëve, 8 prilli sjell
mesazhin e këtij viti “Paqe dhe zhvillim për të gjithë romët në botë”.
Në korrik të vitit 2008, Shqipëria u anëtarësua në “Dekadën e
Përfshirjes së Romëve”, e cila synon përmirësimin e gjendjes
social-ekonomike për minoritetin rom në Shqipëri. Romët kanë mbërritur
nga India në Ballkan, në Shqipëri rreth 6 shekuj më parë, për t’u
përhapur më vonë në Evropë.
Sipas Ministrisë së Arsimit, për të mbështetur arsimimin dhe
gjithpërfshirjen e komunitetit rom në arsim, janë dhënë tekste
shkollore falas për rreth 3.219 romë , shifër kjo e përafërt, pasi
raporti përfundimtar në MAS vjen në prill.
Sa i përket arsimit bazë, janë regjistruar 4.437 nxënës rom në arsimin
publik, ndërsa 66 në arsimin jopublik. Ndërkohë, që në arsimin e mesëm
janë regjistruar 408 nxënës rom në arsimin publik dhe 14 në arsimin
jopublik. Për profesionet e rregulluara, kryesisht për profesionin e
mësuesit janë punësuar 35 mësues rom. Duke filluar nga viti 2009, në
çdo vit akademik, me VKM pranohen nga 20 studentë rom dhe egjiptian në
çdo nivel studimesh. Tarifa e shkollimit të studentëve rom dhe
egjiptian, po ashtu, caktohet çdo vit me VKM dhe është në nivelet 50%
- 100% bursë.
Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare të MAS, tanimë ka përfunduar hartimi i
Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve
në Republikën e Shqipërisë, 2015-2020, ku MAS dha ndihmesën e saj si
ministri e linjës./m.m/
---Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të mërkurën se qarkullimi i
mjeteve paraqet vështirësi në akset rrugore në veri të vendit, si
rezultat i shkarjeve pas reshjeve dhe temperaturave të ulëta të ditëve
të fundit.
Përmes një njoftimi për shtyp ARRSH u bëri apel të gjithë drejtuesve
të mjeteve në zonat ku ka vështirëi qarkullimi, për të zbatuar
rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën.
Në rajonin verior, Shkodër, vazhdojnë të jenë të bllokuara dy korsi të
autostradës, për shkak të masiveve shkëmbore që kanë rënë. Për
eliminimin e tyre specialistët dhe grupet e ngritura nga ARRSH po
shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të lëndëve plasëse.
E njëjtë vazhdon situata edhe në shkarjet e ndodhura në Bushtricë dhe
në aksin Krum-Qafë Prush. Në aksin B.Curri – Fierzë, 7 km nga B.
Curri, ka ndodhur ditën e djeshme një shkarje e materialit të pjesës
së sipërme të rrugës, që ka sjellë edhe dëmtimin e murit pritës të
saj. Për momentin qarkullimi në këtë aks është me një kalim. Vazhdon
puna për pastrimin e aksit./m.m/
Bota
---Të paktën 11 persona u vranë të mërkurën në Aden, qyteti i dytë i
Jemenit gjatë përlasjeve mes rebelëve shiitë dhe forcave besnike të
presidentit, Abd Rabbo Mansour Hadi, larguar në Arabinë Saudite,
theksoi një burim ushtarak.
Rebelët dhe aleatët e tyre kërkojnë të marrin kontrollin e qytetit të
madh portual në jug, në ditën e 14-të të fushatës ajrore të ndërmarrë
kundër tyre nga Arabia Saudite, në krye të një koalicioni ushtarak të
përbërë nga dhjetëra vende arabe.
Luftëtarët e komiteteve popullore, përkrahës të ushtrisë që mbështesin
presidentin Hadi sulmuan një pozicion të milicëve shiitë në Dar Saad,
një lagje në veri të Aden, sipas burimit ushtarak./ec/
---Policia e Katalonjës ka arrestuar dhjetë të dyshuar si terroristë
për lidhjet me xhihadistët e ISIS.
Autoritetet kanë vënë re se operacioni për arrestimet është bërë në
pesë qytete të rajonit, përfshirë edhe Barcelonën. Rreth 360 agjentë
të rajonit policor kanë marr pjesë në 13 bastisjet e një prej
operacioneve më të mëdha në rajon kundër terrorizmit islamik.
---Doganierët e aeroportit të Zyrihut, më i madhi në Zvicër,
sekuestruan një sasi rekord prej 4.442 kilogramë bimë narkotike, sipas
një komunikate të publikuar sot.
Gjatë një kontrolli të kryer në trafikun postal mes 24 marsit dhe 6
prillit 2015, bashkëpunëtorët e zyrës së doganave në aeropostin e
Zyrihut sekuestruan 495 pako postale që përmbanin bimë narkotike.
Pakot vinin nga Kenia dhe Tanzania dhe ishin deklaruar se përmbanin
çaj, këna apo erëza.
Pjesa më e madhe e këtyre bimëve narkotike, rreth 4.290 kilogramë
ishte e destinuar në Amerikën e Veriut, në Evropë dhe në Azi. Rreth
150 kilogramë ishin të destinuara për në Zvicër./ec/
---Ndërsa tensionet në SHBA mes autoriteteve të vendit dhe
komuniteteve në pakicë janë rritur, një video e filmuar nga një
kalimtar tregon se si një polic i bardhë ka qëlluar për vdekje një
person me ngjyrë.
Në video tregohet se polici Michael Thomas Slager, që tashmë
përballet me akuzën për vrasje, ka qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer
Scott disa herë në shpinë, teksa ai largohej pas një zënke.
Ngjarja në North Charleston vjen në kohën e tensioneve midis
autoriteteve të rendit në SHBA dhe komuniteteve pakicë, pas disa
vrasjeve të personave me ngjyrë nga zyrtarët policorë. Vdekja e
Michael Broën në Ferguson të Misurit dhe e Eric Garner në Nju Jork,
vitin e kaluar, ka shkaktuar protesta kombëtare.
---Shpërthimi në një uzinë në periferi të Uashingtonit ka shkaktuar
ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në një sërë agjencish
federale në SHBA, përfshi dhe Shtpëpinë e Bardhe dhe Departamentin e
Shtetit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se në
rezidencën e presidentit Barack Obama janë kyçur gjeneratorët
emergjentë. Ndërprerja e energjisë ka bërë po ashtu që shumë muze të
evakuohen. Departamenti për Siguri Kombëtare ka përjashtuar çdo
kërcënim nga terrorizmi.
Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Enjten e Madhe, 9
prill, shira lokale në rajonet lindore dhe jugore, dëborë në zonat
malore, kryesisht të pjesës qendrore dhe veriore të vendit.
Në Attikë parashikohen vransira me shira lokale dhe ka mundësi pasdite
të ketë stuhi sporadike kryesisht në zonat lindore të saj. Temperatura
do të variojë nga 7 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa në zonat e saj
veriore dhe lindore do të jetë dy deri në katër gradë më e ulët.
Në Selanik priten vransira me reshje të dobta në mëngjes, kryesisht në
zonat lindore. Pak dëborë do të bjerë në zonat malore të tij, ndërsa
temperatura do të variojë nga 5 deri në 15 gradë Celsius.
Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.
Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.