Lajmet në gjuhën shqipe 19/11/2014

---Tregjet nuk e besojnë qeverinë Samara - Venizelos, siç del dhe nga
rritja aktuale e bonove 10-vjeçare në 8,4%, në mes të pasigurisë
politike dhe konfuzionit që rrjedh nga ardhja e Trojkës, por dhe e
ultimatumit të Brukselit, që përfundon sot.
Mesazhet që marrin tregjet si nga mosmarrëveshja ndërqeveritare dhe
nga pasiguria në lidhje me përmbajtjen e projekt-buxhetit për vitin
2015, që do të paraqitet në parlament të premten, krijojnë një skenë
shpërthyese që pasqyrohet me rritjen e re të spreads..

---Kryerjen e hetimit nga Prokuroria mbi incidentin, gjatë të cilit në
mbrëmjen e datës 17 nëntor, disa policë të forcave policore MAT kanë
goditur punonjësin e një kioske në sheshin  Exarcheía dhe morën shishe
me ujë pa i paguar, urdhëroi Kryeprokurori i Kundërvajtjes,  Ilías
Zagoraíos. Mendimin se "duhej të arrestohej punonjësi i kioskës" ka
shprehur zëdhënësi i policisë.
---Me shkeljen në nivelin e krimit përballen pesë nga shtatë të
arrestuarit gjatë represionit policor pas marshimit në përvjetorin e
kryengritjes së Universitetit Politeknik.

---Në deklaratën e rektorëve të Universitetit Kombëtar dhe
Kapodistrian të Athinës (EKPA) për Universitetin Politeknik propozohet
për sugjerim në Fakultetet, zhvillimi i referendumeve elektronike
sipas degëve, në mënyrë që të vendosin të gjithë direkt në lidhje me
ndërprerjen përkatëse të kurseve që propozojnë disa.
Ky propozim në thelb heq vendimet që rezultojnë nga mbledhjet e
përgjithshme të studentëve dhe krahas vë në rrezik vetë ekzistencën e
shoqatave studentore, pasi i përjashton ato nga procesi i
vendimmarrjes. I menjëhershëm ishte reagimi i studentëve, të cilët
kanë shkuar pasdite në Dekanatin e Shkencave të Shëndetit, duke
denoncuar propozimet e Fortsákit.

---Çështje të korrupsionit dhe evazionit fiskal në lidhje me kontratat
e shitjes në Greqi të materialit ushtarak dhe armatimeve në 17 vitet e
fundit, hetojnë prokurorët në Mynih, sipas një artikulli në agjencinë
e lajmeve Bloomberg.

---99,4 milion euro janë deri tani taksat e konfirmuara në kompanitë
off shore që operojnë në Greqi, siç tha në Parlament, zëvendës
ministri i financave, Giórgos Mavragánis, por pa dhënë informacion se
sa euro janë mbledhur. Sipas z.Mavragánis janë dërguar tashmë për
kontroll 735 raste, nga të cilat hetimi ka përfunduar në vetëm 251.
Ndërkohë, deklaroi se kërkohet që shërbimet e kontrollit të pajisen me
staf të kualifikuar dhe të mbrohet  legjislacioni tatimor.

---Ndërkohë, në prokurori dhe në Gjykatën e Kontrollit dërgon
kryetarin e LA.OS, Giórgo Karatzaféri, rezultati i kontabilistëve që
është dorëzuar në komitetin «e deklarimit të pasurisë» të Parlamentit.
Z.Karatzaféri është i përballur me tre Krimeve të Rënda dhe
konkretisht me atë të pastrimit të parave, dorëzimit të pavërtetë «të
deklarimit të pasurisë» dhe me shkeljen e ligjit për kompanitë
offshore.

---Një mbledhje në Sýntagma me familjet e tyre kanë bërë pasdite
refugjatët sirianë të pastrehë, duke kërkuar azil dhe strehim nga
autoritetet greke. Vetëm në ditët e fundit kanë ardhur në Greqi, më
shumë se 250 refugjatë sirianë, të cilët kërkojnë gjithashtu të
pajisen me dokumentet e udhëtimit.

---Në krijimin e Orkestrës Simfonike të Rinisë me emrin «ERT Open
Orchestra - Youth" përparon POSPERT-i (Federata Kombëtare e Shoqatave
të Personelit të Radiotelevizionit Grek) në bashkëpunim me Ambasadën e
Republikës Bolivariane të Venezuelës dhe fton të reja e të rinj nga
mosha 16-25 vjeç. Për të deklaruar pjesëmarrjen tuaj mund të
kontaktoni në telefonin me numër 210 6018208 dhe në adresën
elektronike email
Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από τους αυτοματισμούς αποστολέων ανεπιθύμητων μηνυμάτων. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε τη JavaScript για να μπορέσετε να τη δείτε.

Lajme nga Bota

---Me mbështetjen e të gjitha partive parlamentare, Parlamenti
spanjoll miratoi një rezolutë e cilia i bën thirrje qeverisë së
vendit, për të njohur shtetin e Palestinës.
Në Rezolutë sqarohet se njohja e Palestinës duhet të jetë rezultat i
"negociatave" midis të dy palëve dhe kërkohet nga qeveria spanjolle
për të koordinuar veprimet e saj me Bashkimin Evropian.

---Grevë kanë shpallur për në datën 12 dhjetor sindikatat më të mëdha
italiane Cgil dhe Uil, duke bërë thirrje për një front të luftës
kundër politikave shtrënguese të qeverisë së Matteo Renzit.

Moti

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon shira dhe stuhi në Egjeun
lindor për të enjten 20 nëntor, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do
të jetë mot i mirë. Ka mundësi që në zonat veriore të Jonit të kemi
shira lokale pasdite. Era në Egje si dhe në detin Jon do të fryjë
mesatare në drejtimin veriperëndim nga 5-6 ballë.
Kohë të mirë presim të enjten në Attikë, ku temperatura në qendrën e
Athinës do të jetë 20ºC. Vransira të pakta do të ketë në Selanik,
ndërsa temperatura do të arrijë në 15ºC.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54