Οι ειδήσεις στα Αλβανικά


Provimet mbarëkombëtare sot me mësimin e Matematikës dhe të Greqisë së Lashtë

Me mësimin e Matematikës dhe të Greqisë së Lashtë vazhduan edhe sot Provimet e Përgjithshme, me tema që konsiderohen në përgjithësi të pajtueshme.
 
PASOK: Jemi dakord që të zbatohet vendimi i gjykatës për pastrueset

Një deklaratë të PASOK-ut se është dakord që të zbatohet vendimi i gjykatës për pastrueset e ministrisë së Financave, arritën të marrin protestueset me bllokimin simbolik të selisë së partisë në rrugën Harilau Trikupi. Por, para se të marrin këtë deklaratë, ato janë pritur jo mirë nga një punonjës i partisë. Provokues qëndrimi i presidencës greke për produktet e modifikuara Mbetet provokues qëndrimi i presidencës greke në çështjen e produkteve të modifikuara. Me referimin e zv/kryeministrit Evangjelos Venizelos dhe të ministrit Jannis Maniatis në thelb lejohet kultivimi i farave të modifikuara në Bashkimin Evropian, duke dobësuar vendet anëtare, që mund të dëshirojnë rezistencën e tyre ndaj planeve të kompanive shumëkombësheve.

Për këtë faqe të zezë të

Presidencës Greke foli në edicionin e lajmeve të ERA, znj.Elena Danalis nga zyra greke e Greenpeace.

Pesë Sindikata të DEH kërkojnë të anulohet tenderi për shitjen e kompanisë 

Të anulohet tenderi për shitjen tek individët e 66% të infrastrukturës dhe të rrjeteve të transportimit të energjisë elektrike në të gjithë vendin, kërkojnë me një apelim në Këshillin e Shtetit pesë shoqata sindikaliste të Koorporatës Elektroenergjitike të Greqisë (DEH). Në apelimin e tyre thonë se shitja e rrjetit të DEH-së është antikushtetuese, e paligjshme dhe në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

POSPERT: Lëvizje panevropiane para ambasadave greke në bashkëpunim me UNI/MEI për 11 qershorin

Lëvizje panevropiane para ambasadave greke në bashkëpunim me UNI / MEI dhe organizata të tjera, planifikohet për në datën 11 qershor, kur do të mbushet një vit nga mbyllja fashiste e Radio-Televizionit Publik e Greqisë (ERT). Të hënën, 2 qershor në orën 18:00 pasdite, POSPERT dhe Shoqata e Punonjësve të Administratës (EKPA) kanë bërë thirrje për një takim të të gjitha shoqatave dhe kolektivave të punonjësve dhe të papunëve në Qendrën e Punës së Athinës, me temë organizimin e tubimit më 10
qershor, ditën që do të gjykohet rasti i pastrueseve të ministrisë së Financave, dhe të veprimeve për datën 11 qershor, me rastin e përvjetorit të mbylljes së zezë të ERT-it.

Jep dorëheqjen Mbreti Juan Carlos

Mbreti i Spanjës, Juan Carlos konfirmoi në një mesazh televiziv se kishte vendosur të jepte dorëheqjen nga froni për t’ia kaluar djalit të tij, princit Filip, me qëllim për t’i dhënë një shtysë të re monarkisë, pas njoftimit të papritur nga qeveria.

Duke përmendur dëshirën për frymën e ndryshimit, kapërcimit dhe korrigjimit të gabimeve, monarku 76-vjeçar, deklaroi se djali i tij ka maturinë, përgatitjen dhe sensin e përgjegjësisë së nevojshme për të marrë me të gjitha garancitë kryesimin e Shtetit dhe të nisë një etapë të re shprese, ku do të bashkëveprojnë eksperienca e fituar me
impulsivitetin e një gjenerate të re.

Rusia do të propozojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së projektrezolutën për dhunën në Ukrainë

Rusia do t’i propozojë sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë në kuadër të krijimit të korridoreve humanitare në lindje të Ukrainës, ku përplasjet e dhunshme vazhdojnë mes ushtrisë dhe separatistëve pro-rusë. “Kjo projektrezolutë do të kërkojë krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare me qëllim që civilët të mund të largohen nga zonat luftarake”, theksoi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov.
“Ne dëshirojmë që Këshilli i Sigurimit të kërkojë që asnjë pengesë të mos ekzistojë as në largimin e civilëve nga zonat e luftës, as dërgimin në këto zona të ndihmës umanitare”, shtoi ai. Rezoluta ruse kërkon ndërprerjen e operacioneve të armatosura nga ushtria ukrainase në lindjen separatiste dhe një armëpushim me kryengritësit pro-rusë, si dhe fillimin e negociatave mes dy kampeve. Përleshjet e përgjakshme vazhdojnë që prej një jave në lindje dhe
veçanërisht në bastionin separatist të Donetskut.

MOTI

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të martën 3 qershor vransira të shumta në pjesën më të madhe të vendit, shira lokale në rajonet kontinentale, të cilat kryesisht nga dreka do të rriten dhe do të ketë stuhi sporadike në rajonet qendrore dhe veriore. Në Greqinë Jugore do të vihet re kalimi i pluhurit nga Afrika. Temperatura do të variojë nga 14ºC-26ºC në Greqinë Veriore, 14ºC-24ºC  në Greqinë Qendrore, 16ºC-24ºC në Greqinë Jugore, 16ºC-28ºC në Greqinë Perëndimore dhe 18ºC-25ºC në ishujt e Egjeut dhe në Kretë, ku temperatura mesatare në plazhet veriore të ishullit do të arrijë deri në 30ºC. Era në Egje do të fryjë në drejtimin lindore me intensitet mesatar, ndërsa në Jon do të fryjë në drejtimin lindor me intensitet mesatar. Në Attikë presim të martën vransira me shira lokale dhe temperatura në qendër do të arrijë në 23ºC. Era do të fryjë në drejtimin verilindje pothuajse mesatare dhe nga dreka më e fuqishme. Vransira me shira lokale në mbrëmje presim të martën në Selanik dhe
temperatura do të arrijë në 26ºC. Era në Thermaiko do të fryjë mesatare në drejtimin jugor, ndërsa në mbrëmje do të kthehet në drejtimin veriperëndim dhe me të njëjtin intensitet.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54