Lajmet në gjuhën shqipe 07/04/2015

---Kryeministri grek, Aleksis Cipras theksoi dje në Parlament se
pyetjet që janë shtruar këto pesë vitet e fundit përsa i përket
planeve shtrënguese janë të shumta dhe populli ka të drejtë të marrë
përgjigje.

Cipras u shpreh dje në mbrëmje në Parlament përsa i përket krijimit të
një komisioni auditi për borxhin grek, që ka qenë dhe një prej
premtimeve të fushatës.

Përbërë nga studiues dhe juristë, komisioni parashikon të përcaktojë
origjinën e borxhit grek dhe planeve shtrënguese të ndërmarra që prej
vitit 2010 në këmbim të ndihmës financiare nga BE, BQE dhe FMN.

“Objektivi është përcaktimi i karakterit të mundshëm të urryer, të
paligjshëm apo ilegjitim të borxheve publike të kontraktuara nga
qeveria greke”, kishte theksuar presidentja e Asamblesë, Zoi
Konstantopulu, në muajin mars gjatë prezantimit të komisionit që do të
japë rezultatet e para në muajin qershor.

“Populli grek ka nevojë të kuptojë se si vendi ka pranuar masa që kanë
shkaktuar rritjen e borxhit, duke arritur nga 124 për qind të PBB-së
në fillim të krizës në 175 për qind sot, që kanë çuar në rritjen e
papunësisë, ulje të pagave dhe në eksodin e të rinjve të diplomuar”,
deklaroi Cipras.

“Komisioni do të shqyrtojë pasojat shkatërruese të PSI-së (shkëmbim i
borxhit të kryer nga sektori privat në muajin mars 2012) mbi fondet e
sigurimeve dhe se si ai ka ndihmuar për të lehtësuar barrën mbi bankat
gjermane.

---Qeveria greke ka thënë se Gjermania i detyrohet këtij vendi 279
miliardë euro për dëmet e shkaktuara nga nazistët gjatë Luftës së Dytë
Botërore.

Zëvendësministri i financave të Greqisë, Dimitris Mardas, në një
komision parlamentar në Athinë ka thënë se Gjermania ia ka këtë borxh
vendit të tij për shkak se nazistët e kishin detyruar Bankën e Greqisë
të japë një kredi okupatore.

Edhe qeveritë e tjera greke kanë kërkuar rregullisht nga Gjermania që
kjo e fundit të paguaj për këtë arsye, por asnjë qeveri greke nuk
kishte përmendur ndonjë shumë konkrete.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras rregullisht e ka fajësuar insistimin
e Gjermanisë për masa të kursimit, si shkaktare të vështirësive në
ekonominë greke të zhytur në kredi. Gjermania e ka hedhur poshtë
kërkesën e Greqisë që të paguhen dëme të luftës, duke kujtuar se në
vitin 1960, shteti gjerman i kishte paguar Athinës 115 milionë marka.

---Bisedimet për bashkimin e Qipros, të ndërprera që prej shtatë
muajsh, do të rifillojnë në kërkim të një qetësimi të tensioneve përsa
i përket pasurive energjetike të ishullit, njoftoi të martën i
dërguari special i OKB-së, Espen Barth Eide.

”Qipriotët grekë dhe qipriotët turq ranë dakord për rifillimin e
negociatave nën drejtimin e OKB-së brenda disa javëve dhe jo disa
muajve, duke nisur që prej ditës së sotme”, deklaroi Eide për shtypin.

Ai përmendi një rifillim të bisedimeve pas zgjedhjes së drejtuesit
qiprioto-turk, gjatë një zgjedhjeje me dy raunde, duke nisur nga 19
prilli.

---Ka nisur të martën përpunimi i projekt-ligjit për ERT-in në
komitetin parlamentar kompetent.

Vazhdohet përpunimi i projekt-ligjit të Ministrisë së Drejtësisë,
ndërsa është depozituar dhe projekt-ligji i Ministrisë së Reformës
Administrative.

---Një vizitë dy ditore në Moskë fillon të Mërkurën e Madhe
kryeministri Aleksi Cipra, gjatë të cilës do të takohet me presidentin
Vladimir Putin.

---Në Paris shkon të mërkurën ministri i Financave, Giánis Varufákis
për takime me homologun e tij francez Michel Sapin dhe kreun e OECD-së
 Ángel Gurría.

---Ka nisur të martën përpunimi i projekt-ligjit për ERT-in në
komitetin parlamentar kompetent.

Vazhdohet përpunimi i projekt-ligjit të Ministrisë së Drejtësisë,
ndërsa është depozituar dhe projekt-ligji i Ministrisë së Reformës
Administrative.

---Dhe ndërsa projekt-ligji i Ministrisë së Drejtësisë, sipas
kryeministrisë thjesht harmonizon vendin tonë me vërejtjet e
organizatave ndërkombëtare si Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat
dhe Krimin, nga ana e mjeteve sistemike paraqitet si një "çlirim të
krimit".

---Bisedimet për bashkimin e Qipros, të ndërprera që prej shtatë
muajsh, do të rifillojnë në kërkim të një qetësimi të tensioneve përsa
i përket pasurive energjetike të ishullit, njoftoi të martën i
dërguari special i OKB-së, Espen Barth Eide.

”Qipriotët grekë dhe qipriotët turq ranë dakord për rifillimin e
negociatave nën drejtimin e OKB-së brenda disa javëve dhe jo disa
muajve, duke nisur që prej ditës së sotme”, deklaroi Eide për shtypin.
Ai përmendi një rifillim të bisedimeve pas zgjedhjes së drejtuesit
qiprioto-turk, gjatë një zgjedhjeje me dy raunde, duke nisur nga 19
prilli.

---ADEDY u bën thirrje punonjësve në sektorin publik për të marrë
pjesë në demonstratën që organizohet të Enjten e Madhe në Hafteía në
kuadrin e protestës për pagimin e këstit të FMN-së.
Në mënyrë të veçantë, ADEDY së bashku me Iniciativën për Lehtësimin e
Borxhit marrin pjesë në demonstratën që është planifikuar për pasdite
në orën 18:30, për të kundërshtuar pagimin nga qeveria të këstit prej
460 milionë euro për FMN-në të njëjtën ditë.

---Pazari me rastin e festës së Pashkëve me krijime të punuara me dorë
që organizojnë punonjëset e ERT-it do të vazhdojë deri të Mërkurën e
Madhe, 8 prill nga ora 10:00 - 22:00, në ertopen, në sallën e
ekspozitës fotografike, në rrugën Mesogeíon 463, në katin e parë,
përballë ndërtesës së madhe të Radio-Televizionit Publik Grek në Agia
Paraskevi.

---Kthehen të mërkurën lejet e drejtimit të automjeteve si dhe targat
dhe lejet e qarkullimit të makinave që janë hequr deri më sot nga
policia, për shkak të festave të Pashkëve.

Shqipëria
---Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të martën një delegacion
parlamentar të Arabisë Saudite, i kryesuar nga Dr. Zuhair bin Fahad
bin Jaber Al-Harthy, nënkryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë.

Kryeparlamentari Meta duke e konsideruar vizitën dëshmi të vullnetit
për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera e vllazërore që ekzistojnë
mes dy vendeve, theksoi se shkëmbimet ndërparlamentare duhet të luajnë
një rol edhe më dinamik për një të ardhme edhe më të frytshme,
veçanërisht në drejtim të intensifikimit të rritjes së shkëmbimeve
tregtare dhe investimeve saudite në Shqipëri e rajon.

Meta theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare,
ndërsa përcolli përshëndetjet më të përzemërta për Kryetarin e
Këshillit të Surës së Arabisë Sudite Dr. Abdullah Bin Mohammed Bin
Ibrahim Al-Sheikh dhe ripërsëriti ftesën për homologun e tij që të
vizitojë Shqipërinë së shpejti.

Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy u shpreh se parlamentarët
sauditë vlerësojnë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që
ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë duke nënvizuar se të dy
Grupet Parlamentare të Miqësisë do të intensifikojnë përpjekjet e tyre
për forcimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

---Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi të martën projektin e
dixhitalizimit të shkollave me tableta.

I pranishëm në këtë konferencë, Kryeministri Edi Rama theksoi se, kjo
është një fazë e re në transformimin radikal në qasjen e kësaj qeverie
ndaj shkollës, por dhe në marrëdhënien mes mësuesve, nxënësve dhe
prindërve dhe raportin e këtyre tre komponentëve.

Kryeministri Rama u shpreh se, “kjo është një fazë e parë e një
transformimi. Kujtoj që kur ne e propozuam këtë projekt, në kuadrin e
ideve të reja për shkollën, pati shumë njerëz që e panë me
skepticizëm, apo të tjerë që shprehën cinizmin e zakonshëm në këto
raste. Por ja ku jemi sot kur puna ka filluar dhe 60 shkolla do të
përfshihen në këtë program”.

“Ky sistem krijoi kushtet për mbedhjen e një informacioni që do të
ndikojë jo vetëm në mënyrën e mësimdhënies dhe marrjes së dijeve, por
edhe në mënyrën sesi do të veprojnë inistitucionet”, tha Kryeministri
Rama./a.g/

---Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare miratoi të martën në
parim pr/ligjin ‘për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit’ i
propozuar nga Qeveria, ndërsa rrëzoi nismën ligjore të hartuar nga
shoqëria civile, e mbështetur nga dy deputetët Mesila Doda(PD) dhe
Shpëtim Idrizi(PDIU).

Anëtarët e komisionit miratuan në parim me 8 vota pro dhe 3 kundër
draftin e paraqitur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
ndërsa rrëzuan variantin e mbështetur nga deputetët Doda dhe Idrizi,
pasi është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe
opinionin e Komisionit të Venecias.

---Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit rrezikojnë të dënohen
me gjobë nga 50.000 deri në 200.000 mijë lekë.

Masat shtrënguese për respektimin e kushteve dhe masat lehtësuese për
investitorët, duke u vënë në dispozicion tokën shtetërore me 1 euro
për 99 vjet, janë parashikuar në draftin e ri.

Sipas draftit që është dorëzuar në Kuvend, përdorimi i paautorizuar i
shenjave dalluese të klasifikimit, të strukturave akomoduese dënohet
me gjobë 150.000 lekë, ndërsa ushtrimi i veprimtarisë pa licencën
përkatëse dënohet me gjobë 200.000 lekë./a.g/

---Sakrificat, uljet dhe ngritjet e jetës vinë në 7 kohë të derdhura
me mjeshtëri nga kompozitori Gabriel Faure ne "Requiem".

Premiera e "Requiem" do të ngjitet në skenën  Tetatrit të Operas dhe
Baletit  këtë të martë në orën 19:00. Kjo vepër shpalos të gjithë
perceptimin e Faurit për fenë, duke shtuar edhe faktin që e gjitha kjo
shoqërohet me një ndjenjë tejet njerëzore të besimit në prehjen e
përjetshme.

Dirigjenti Italian Sebastiano Rolli pohon se ftesen për të qënë pjesë
e kësaj shfaqje e ka pritur me shumë dashamirësi, jo vetem për
ngrohtësinë që kjo skene i ka dhuruar, por edhe për tematikën dhe
kohën në të cilën vepra do të ngjitët në skenë.

Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e korit, orkestrës dhe 2 solistëve.
Në rolin e sopranës do të jetë Besa Llugiqi dhe si bariton Armando
Likaj, të cilët shprehen entuziaste për koncertin.

Gabriel Fauré e kompozoi "Requiem" në fund të viteve 1880-të dhe e
rishikoi edhe njëherë në 1890 për ta finalizuar në 1900. Versioni i
parë është interpretuar premierë në vitin 1888 në La Madelene në
Paris.

---Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) raportoi të martën se për shkak
të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta qarkullimi i mjeteve
është vështirësuar në disa akse rrugore, ndërsa rekomandohet përdorimi
i zinxhirëve.

ARRSH dhe DPSHTRR i kërkojnë drejtuesve të mjeteve që në zonat ku ka
vështirësi qarkullimi, të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe
të respektojnë sinjalistikën.

Bota
---Të paktën 540 persona janë vrarë dhe 1.700 të tjerë janë plagosur
në Jemen që prej 19 marsit, njoftoi të martën një zëdhënës i
Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

”Ky bilanc daton më 6 prill”, theksoi zëdhënësi, Christian Lindmeier
në një konferencë shtypi.

Një zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijët (Unicef),
Christophe Bulierac, theksoi se të paktën 74 fëmijë janë vrarë dhe 44
janë plagosur që prej 26 marsit. ”Por, organizata mendon se numri i
fëmijëve të vrarë është shumë më i lartë”, shtoi ai.

Unicef theksoi përveç të tjerave se një milion fëmijë nuk mund të
shkojnë në shkollë.

Zëdhënësi theksoi, pa dhënë detaje, se fëmijët kishin qenë viktima të
drejtëpërdrejta e të armëve, si dhe viktima të pasojave indirekte të
këtij konflikti sepse dhuna ka prekur infrastrukturat shëndetësore.

“Një tjetër efekt indirekt është mungesa e ujit të pijshëm, që është
shkaku kryesor për shumë sëmundje”, shtoi ai duke cituar gjithashtu
ndërprerjen e vaksinimeve për shkaqe sigurie. ”Më shumë se 100 000
persona janë zhvendosur nga dhuna”, sipas Unicef.

---Në ditën e tretë të zisë kombëtare dekretuar pas masakrës së 2
prillit në Universitetin e Garissas dhe pas bombardimeve të Kenias
kundër kampeve të Al-Shebabit në Somali, një manifestim është mbajtur
të martën, për të protestuar kundër paaftësisë së qeverisë për të
mbrojtur popullsinë.

Manifestimi, i organizuar me iniciativë të një grupi të shoqërisë
civile do të zhvillohet një ditë para ceremonisë përkujtimore për
viktimat e sulmit që shkaktoi 148 të vdekur, 142 prej të cilëve
studentë.

Dje, Aviacioni ushtarak i vendit bombardoi në Somali dy kampe të
islamikëve somalez shebab, që morën përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Sulmi i Garissas është më i përgjakshmi në Kenia që prej atentatit
kundër ambasadës amerikane në Nairobi, kryer nga Al-Kaeda, ku si
pasojë humbën jetën 213 persona në vitin 1998./ec/

---Tetë ushtarë iranianë u vranë në rajonin e Negurit, në ekstremin
juglindor të Iranit, jo shumë larg kufirit pakistanez, nga terroristët
e armatosur, deklaroi një zyrtar lokal cituar të martën nga agjencia
zyrtare e lajmeve Irna.

“Terroristët e armatosur vranë tetë roja kufitare dhe u arratisën
drejt Pakistanit”, deklaroi Ali Asghar Mirshekari, zëvendësguvernator
i provincës Sistan Balouchistan, pas këtij sulmi të ndodhur dje në
mbrëmje.

Autoritetet iraniane përdorin zakonisht termin ”terrorist” për të
emërtuar grupet rebele sunite aktive në këtë zonë. Bëhet fjalë për
sulmin më të përgjakshëm të kryer nga këta rebelë në rajon që prej
tetorit 2013./ec/

---Sot është Dita Botërore e Shëndetit që kujtohet në 7 Prill dhe e
cila shënon dhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të
Shëndetësisë (7 prill 1948).

Çdo vit zgjidhet një temë e caktuar shëndetësore për Ditën Botërore të
Shëndetit, e cila trajton një çështje shqetësuese të shëndetit publik
në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetit në Evropë vlerëson
se nivelet e sëmundjeve me prejardhje nga ushqimet janë shumë më të
larta se ç’raportohet dhe nënvizon nevojën e bashkëpunimit sa më të
mirë ndërmjet sektorëve për të ulur rreziqet kundër shëndetit që
shoqërojnë ushqimet e pasigurta.

Këtë vit motoja në kuadër të kësaj ditë është “Siguroni ushqimin tuaj,
që nga toka deri në pjatë”.

Moti
---Shërbimi Kombëtar Meteorologjik parashikon për të Mërkurën e Madhe,
8 prill, re të shumta në pjesën më të madhe të vendit me shira lokale
në Greqinë Qendrore dhe Lindore, në Evia, Peloponez, Cyklades dhe në
Kretë.

Dëborë do të bjerë në zonat malore ndërsa stuhi lokale do të ketë në
Egje. Temperatura do të variojë nga 0 deri në 16 gradë Celsius. Era në
Egje do të fryjë e fuqishme në drejtimin verior, ndërsa në Jon do të
fryjë mesatare në drejtimin veri- perëndim.

Vransira me shira lokale dhe dëborë në Parnitha presim të mërkurën në
Attikë, ku temperatura maksimale do të arrijë në 14 gradë Celsius.
Në Selanik, parashikohen vransira me shira lokale, ndërsa temperatura
maksimale do të jetë 13 gradë Celsius.

Është buletini i lajmeve në gjuhën shqipe, që transmetohet nga Rrjeti
i ERA në internet në adresën www.ertopen.com, në valët FM dhe të Mesme
- nëpërmjet stacioneve rajonale të ERA në të gjithë Greqinë, në valët
e shkurtra në të gjithë botën, por dhe në valët FM 106,7 në Athinë.

Gjithashtu, programi ynë transmetohet 24 orë nga stacioni i radios së
shoqatës së Punonjësve të Aluminit në valët FM 97,3 me seli Voiotían,
dhe nga radio e punonjësve të Halkídës në valët FM 96,5 nga ora 13:00
pas mesditës e deri në orën 19:00 në mbrëmje.

Në Attikë mund të shikoni ERT-3 me sinjal digjital në kanalet
televizive 34 dhe 58, ndërsa në Maqedoninë Qendrore në kanalin 50.
Τελευταία τροποποίηση στις Παρασκευή, 14/06/2013 - 23:54